Zbulohen 7 fatura identike për banorët e një pallati në Lac, të ngarkuar me 30 mijë lekë në muaj secili. Kjo nuk është matje energjie mbi bazën e konsumit. Eshtë urdhër për të gjobitur qytetarët, për të plotësuar planin. Eshtë sjellja tipike e keqbërësve të OSHEE, të cilët po ndjekin direktivën për të rrjepur shqiptarët deri në qindarkën e fundit, për të mbuluar keqmenaxhimin, dështimin, dhe vjedhjet e mëdha që po bëjnë qeveritarët me energjinë.
Çdo ditë zbulohen raste të reja të arbitraritetit të qeverisë ndaj qytetarëve në faturimin e energjisë.
Sa më shumë bën propagandë Edi Rama në salla me regji, aq më shumë bie poshtë ajo në realitet, atje ku OSHEE sillet si bandë keqbërëse ndaj konsumatorëve e familjarëve.
A mund të ndodhë që 7 familje të një lagjeje, madje të një pallati, të kenë shpenzuar për muajin dhjetor-janar, të njëjtën sasi energjie, prej 300 mijë lekë secili.
Po, kjo mund të ndodhë me OSHEE-në e Edi Ramës.
Ja ku kemi këtu 7 fatura identike, edhe me shifrat pas presjes për 7 familje në qytetin e Lacit.
Eshtë e qartë se kjo nuk është matje energjie mbi bazën e konsumit.
Eshtë urdhër për të gjobitur qytetarët, për të plotësuar planin.
Eshtë sjellja tipike e keqbërësve të OSHEE, të cilët po ndjekin direktivën për të rrjepur qytetarët deri në qindarkën e fundit, për të mbuluar keqmenaxhimin, dështimin, dhe vjedhjet e mëdha që po bëjnë qeveritarët me energjinë.
Janë me qindra e me mijëra fatura si këto në gjithë vendin. Ky është ndëshkim, asgjë tjetër.
Del e flet për falje e raporte me qytetarin, por ja cila është e vërteta.
Partia Demokratike i kërkon qytetarëve të ankimojnë e të kundërshtojnë me cdo mjet të ligjshëm deri në fund të tilla abuzime.
E paralajmërojmë OSHEE-në, e cila merret cdo ditë me propagandë dhe është kthyer në një zyrë sulmi ndaj opozitës, të zbatojë ligjin.
Cdo abuzim e keqtrajtim i qytetarëve sot, janë një provë mbi të cilën ata do të japin nesër llogari, secili, nga i pari tek i fundit.
Deklarate per mediat e anetares se Keshillit Kombetar te PD, Reila Bozdo, 15 Shkurt 2015