Ka dy mënyra se si mund të trajtohet krimi në vend. Njëra mënyrë është të luftohet pa ndërprere, pa kompromis dhe pa mbajtur anë tjetër përveç ligjit. Tjetra është t’i lëshosh terren e të besh pakt me të. Qeveria dhe Edi Rama nuk kanë zgjedhur ta luftojnë krimin dhe kjo dëshmohet nga ngjarjet tronditëse që po ndodhin çdo ditë. Ata kanë zgjedhur të luftojnë  dhe sulmojnë opozitën, e cila po denoncon çdo ditë pasigurinë dhe rënien e rendit, pra po i jep zë asaj që përjetojnë çdo ditë qytetarët.

Si kryeministër i vendit, Edi Rama do të duhej ta dënonte kërcenimin që Shullazi i bëri kryetarit të opozitës. Por ai zgjodhi ta bekojë këtë ngjarje të rëndë duke heshtur e duke mos u distancuar. Duhet të kujtojmë këtu se kërcënimi i Shullazit erdhi ditën kur ky person përfitoi të gjithë shërbimet qeveritare, nga pastrimi i provave e zonës së krimit, deri tek shoqërimi në banesë. Mosdistancimi është po aq i rëndë sa edhe kërcënimi. Mosdistancimi dhe mosdënimi i kësaj ngjarje nga Edi Rama është baraz me dalje zot kërcënimit, është baraz me mbrojtjen e kërcënuesit.

Sot me papagallin e radhës përpiqet edhe ti rregullojë biografinë kërcenuesit.


Njoftim për shtyp e Partisë Demokratike, 19 Shkurt 2015