Qeverisja, në vend që të reflektojë dhe tërhiqet nga vendime të tilla të rrezikshme, ngulmon në rrugën e saj duke thelluar përplasjet me personelin e sistemit shëndetësor. Ajo po tregohet e shurdhër qoftë edhe për të dëgjuar mendimet e Urdhërave, Komisionit Parlamentar, Avokatit të Popullit etj.
Së pari, dëshiroj të përshëndes sot Urdhërin e Infermiereve për paraqitjen e kundërshtimit në Gjykatën Administrative të vendimit qeveritar për të ashtuquajturin “testim”.
Së dyti, përshëndesim solidaritetin e plotë të mjekëve, stomatologëve, farmacistëve, infermierëve, laborantëve etj, të demostruar këto javë për të ndaluar këtë projekt të paligjshëm e diskriminues ndaj atyre vetë.
Por fatkeqësisht, qeverisja në vend që të reflektojë dhe tërhiqet nga vendime të tilla të rrezikshme, ngulmon në rrugën e saj duke thelluar përplasjet me personelin e sistemit shëndetësor.
Ajo po tregohet e shurdhër qoftë edhe për të dëgjuar mendimet e Urdhërave, Komisionit Parlamentar, Avokatit të Popullit etj.
Në këtë mënyrë po kërkohet që artificialisht të krijohen konflikte të pa nevojshme mjekë-pacientë, për të fshehur përgjegjësitë për problemet e mëdha dhe reale të atij sistemi, që kjo qeveri veçse po i shton e zgjeron çdo ditë.
Kërkohet kështu që nëpërmjet këtij “testimi” arbitrar të hidhet mbi personelin shëndetësor përgjegjësia për atë çfarë po ndodh me të gjithë përbërësit e shëndetësisë shqiptare.
Po tentohet nga ana tjetër që ky personel të mbahet i heshtur dhe i terrorizuar, si dhe që vendet e punës të rindahen sipas vullneteve politike e klienteliste.
Në këto kushte anormale, ne dëshirojmë të sigurojmë të gjithë ata që po përballen e ndeshen me padrejtesi të tilla të pashembullta, për solidaritetin e mbështetjen tonë të plotë.
Mbështetja jonë nuk do t’u mungojë atyre në të gjitha hapat e mëtejshme që ata do të ndërmarrin në kundërvënien ndaj arbitraritetit dhe në mbrojtjen e një mjedisi demokratik.
Deklaratë për media e drejtuesit të Departamentit të Shëndetësisë, Tritan Shehu, 22 Shkurt 2015