Free Market Road Show, i cili viziton 36 qytete europiane, ndaloi sot në Tiranë me temë:  Si të nxisim rritjen ekonomike? Organizuar nga Austrian Economic Centre dhe Fondacioni për Liri Ekonomike.

I ftuar ishte Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Politikat e ndjekura nga qeveria sipas zotit Basha, e kane zhytur vendin në krizë dhe pasojë e drejtpërdrejt e kësaj është eksodi. Niveli i papunësisë në dy vite është rritur nga 13% në 18.8%, afro 7% rritje në dy vite. Rënia e investimeve të huaja me 124 milion euro në raport me vitin paraardhës, defiçiti është rritur. 10.9% në tre mujorin  e parë krahasuar me tre mujorin e parë të vitit të kaluar. Kreditimi ka një tkurrje prej 40 milionë dollarësh më të ulët se nëntorin e vitit 2014, 60 milion dollarë më të ulët kreditimi i biznesit. Dhe, ajo që është me shqetësuese rënia e besimit dhe e shpresës së qytetarëve dhe bizneseve.

·        20.000 familje u hoqën në mënyrë arbitrare nga lista e ndihmës sociale, dhe vetë ndihma sociale u reduktua në 16 dollar për familje, ndërkohë që fatura më e vogël, fatura aforfe, vjen 35 dollarë. Që të kuptohet se për çfarë bëhet fjalë, sigurisht për audiencën dhe për qytetarët, bëhet fjala për një diferencë 16 lekë të vjetra me 35 lekë fatura e energjisë. Kjo është situata përsa i përket varfërisë.

·        Rritjes së çmimit të energjisë përkundër premtimeve që kishin bërë në fushatë për ta ulur çmimin e energjisë , pra në tërësi rritjen e barrës fiskale dhe rrijen e çmimeve në të gjithë strukturën e ekonomisë.

·        Ka një dobësim të ndjeshëm të përkushtimit gjithmonë problematik të kësaj qeverie ndaj shtetit ligjor, ndaj sigurisë juridike, që reflektuan anullimin kolektive të dhjetra kontratave , veçanërisht në sektorin e energjisë , që rekletohet në arbitraritetin e përditshëm në raport me biznesin e vogël, me biznesin e mesëm, me biznesin e madh, që reflektohet me trajtimin selektiv në çështjet e zbatimit të ligjit, shumicës nga njëra anë dhe pakicës klienteliste në anën tjetër, siç i themi këtu në shqipëri shumicës së njerkës dhe pakicës së nënës, ç’ka ka bjerrë edhe më shumë indeksin problematik të besueshmërisë tek shteti ligjor.

·        Detyra jonë si vendimarrës, si politikbërës është të rikthejmë besimin tek demokracia, që do të thotë që të rikthejmë besimin se shqiptarët me votë mund të ndryshojnë dhe të vendosin për platformën më të mirë, jo për mashtruesin më të madh. Se vota e shqiptarit nuk vlen vetëm 20, 30 40 apo 50 euro dhe mbylle gojën, ule kokën për katër vitet e ardhshme. Si mund ta bëjmë këtë? Së pari duke parë me sy kritik  se çfarë nuk funksionon më në Republikën 25 vjeçare të tranzicionit.

·        Mbi 60% e shqiptarëve nuk e shohin qeverinë  të ecë në rrugën e duhur. Kam bindjen e plotë se qeveria do ta marrë këtë mesazh më 21 qershor nga një votë e cila do të tejkalojë dhe duhet të tejkalojë përmasat e zgjedhjeve vendore. Të kthehet në një këmbanë alarmi për të përmirësuar gjërat në vend, për të zgjidhur gjërat në vend, për t’u thënë ik, jo shqiptarëve nga shtëpitë e tyre, por taksave të larta, çmimeve të larta, arbitrariteti, arrogancës, paligjshërisë, selektivitetit, për ti zëvendësuar këto me një shtet llogaridhënës para qytetarëve, me një shtet me një qeverisje të kufizuar brenda kufijve të ligjit me një qeverisje e cila qëllim kryesor të saj ka dhe duhet të ketë mirëqënien e qyetarëve, punësimin dhe zhvillimin ekonomik.

Më poshtë gjeni një përmbledhje të fjalës së kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha:

Sfidat e sotme për Shqipërinë dhe rruga që kemi përpara nuk na jep shumë arsye për optimizëm. Ndonëse arriti ti shpëtojë valës së parë të krizës financiare, Shqipëria po përballet me pasojat e kësaj krize dhe të gjitha kriteret themelore të ekonomisë. Në 2013, patëm një rrotacion paqësor të pushtetit pas 8 vitesh qeverisje të forcës politike që unë drejtoj, kaloi dhe opozitë dhe ky ëhstë realiteti që me reformat e qeverisjes Shqipëria u bë anëtare e NATO-s, kishte përfituar lëvizjen e lirë, dhe ishte në prag të marrjes së statusit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Europian çka u materializua pak muaj pas ardhjes së kësaj qeverie si rezultat i reformave të shtrira në 8-10 vite paraardhëse që bënë të mundur realizimin e këtij hapi të rëndësishëm.

Por qeverisja nuk u përshëndet në kurse positive nga ekonomia. Për herë të parë nëhistorinë 25 vjeçare të Shqipërisë ku edhe zëvëndësimi i një ministri Financash apo një drejtori tatimesh sjell reagime pozitive nga biznesi dhe ekonomia, nuk pati asnjë sinjal pozitiv. Madje as të vakët. Ankthi i bizesit të vogël, të mesëm, të madh korporatave, investitorëve, i konsumatorëve, u shtua edhe më shumë nga paqartësia, mungesa e vizionit dhe rikthimi i disa dogmave etatiste së pari në fjalor dhe më pas në veprime të kësaj qeverie.

Dy vjet më vonë shohim se qeveria, shumica, e cila e filloi politikën e saj ekonomike me sindromën e vitit 0 pra të mohimit të gjithçkaje që kishte ndodhur më përpara dhe rishikimin dhe anullimin e shumë kontratave të sektorit privat veçanërisht në një nga sektrët kyç që është ai i energjisë, duke shkaktuar pasiguri të madhe juridike, iu përvesh një procesi të zhbërjes të politikave tona të stimulimit për biznesin dhe punësimit përmes biznesit, të politikës së taksës së sheshtë, të politikës së dhënies së punësimit dhe zhvillimit përmes iniciativës së lirë mbi çdo interes tjetër afatshkurtër përmes ndërhyrjeve të gabuara siç ishte politika e rritjes së taksave dhe rritjes së çmimeve në sektorin e energjisë dhe hidrokarbureve. Rezultatet janë të gabuara dhe dërmuese dhe kanë ndikuar negativisht në nxitjen dhe rritjen e aktivitetit të bizneist në Shqipëri. Pra kanë dërmuar konsumatorët shqiptarë dhe kanë larguar dhe po largojnë çdo ditë investimet nga ekonomia jonë e brishtë.

Nuk ka pasqyrë më reale të këtyre zhvillimeve që po ndodhin në sy të gjithë shqiptarëve dhe në sy të opinionit publik, se sa fakti që mijëra shqiptarë po shesin pronat e tyre, shtëpitë e tyre, po shesin orenditë e tyre , po marrin edhe borxh dhe po largohen. Nuk dua të jem absolutist, largimi i shqiptarëve nga vendi është një proces apo një fenomen i shtrirë në gjithë vitet e tranzicionit, por dimensionet e tij kanë shkuar drejt rënies, drejt stabilizimit. Por çfarë ka ndodhur , në 2014, vitin e parë të plotë të qeverisjes aktuale? Numri i azil kërkuesve në vendet e Bashkimit Europian, sipas statistikave zyrtare, arriti në 16.000. Ndërkohë që 16.000 të tjerë kanë kërkuar azil , po sipas statistikave të Bashkimit Europian, vetëm në 3 mujorin e parë të këtij viti, Janar – Mars, është një kataklizëm i vërtetë. Një humbje e qartë e besimit dhe e shpresës që lidhet ngushtësisht me gjendjen e ekonomisë, me përkeqësimin e ekonomisë, në mungesën e besimit se në situatën aktuale mund të ketë një ndryshim të kursit të ekonomisë, dhe mungesën e shpresës se kjo qeveri ka vullnetin apo vizioninpër të marrë masat e duhura për të siguruar një ekonomi të fortë, të shëndetshme dhe një të ardhme të sigurtë. Përkundrazi kemi një ekonomi të dobët dhe pasiguri për të ardhmen. Këto janë arsyet se pse përballemi me këtë eksod masiv. Gjendja aktuale është pasojë e drejtpërdrejtë e politikave të gabuara, të rritjes së taksave, të rritjes së çmimit të energjisë për shumicën dërrmuese të konsumatorve familjarë dhe të gjithë biznesit, rritjen paarsye të borxhit publik përtej të imagjinueshmes, e luftonim 62, ta ulnim 1 %, e ulëm gati 5 %. Ka shkuar në 72% borxhi publik, por ndërkohë nuk kemi asnjë projekt rikonstrukturor ose financiar nga ky borxhi i tyre. Nuk kemi asnjë projekt zhvillimi, nuk kemi asnjë vend të ri pune me këtë borxh të shtuar. Kemi një nivel të lartë të kriminalitetit, të pasigurisë fizike, dhe prezencë të shtuar në nivele të larta të qeverisjes, deri në  strukturat shtetërore të personave me rekorde kriminale, faktorë që ndikojnë negativisht në besuesshmërinë e përgjithshme të publikut dhe domosdoshmërisht në performancën e ekonomisë shqiptare. Eksodit aktual të qytetarve shqiptarë, i ka paraprirë sipas të dhënave të vetë Bankës së Shqipërisë dhe institucioneve të tjera financiare eksodi apo strukja e kreditimit, eksodi i investitorëve, pra eksodi i kapitalit. Niveli i papunësisë në dy vite është rritur nga 13% në 18.8%, afro 7% rritje në dy vite. Ndërkohë që po sipas institucioneve prestigjoze ndërkombëtare që merren me çështjet e eleminimit dhe luftës ndaj varfërisë, varfëria ekstreme sipas definicionit të Bankës Botërore në Shqipëri, u pesëfishua në dy vite.

20.000 familje u hoqën në mënyrë arbitrare nga lista e ndihmës sociale, dhe vetë ndihma sociale u reduktua në 16 dollar për familje, ndërkohë që fatura më e vogël, fatura aforfe, vjen 35 dollarë. Që të kuptohet se për çfarë bëhet fjalë, sigurisht për audiencën dhe për qytetarët, bëhet fjala për një diferencë 16 lekë të vjetra me 35.lekë fatura e energjisë. Kjo është situata përsa i përket varfërisë. Ndërkohë në nivelin e konsumit, nivelin e çmimeve, kemi një normë inflacioni që rrotullohet rreth nivelit minimal, ndonëse Banka e Shqipërisë ka dy vite që kridhet ditë për ditë e më thellë në uljen e normës së interes me zero efekt, me zero efekt në ekonomi.

Themi që kemi një raport të drejtë dhe të vazhdueshëm të uljes së normës së interesit dhe të rënies së rritjes ekonomike . Po ti marim fare shkurt treguesit e tjerë do të shohim se rënia dhe përkeqësimi janë kryefjala. Tregëtia e jashtme, defiçiti është rritur. 10.9% në tre mujorin  e parë krahasuar me tre mujorin e parë të vitit të kaluar. Kreditimi ka një tkurrje prej 40 milionë dollarësh më të ulët se nëntorin e vitit 2014, 60 milion dollarë më të ulët kreditimi i biznesit.

Investimet e huaja kanë rënë me 124 milion euro në raport me vitin paraardhës, edhe po të heqim privatizimet e katër Hece-ve , prap kemi shumë më pak investime të huaja si vlerë totale se sa një vit më parë. E gjitha kjo përkthehet në investimin e biznesit dhe konsumatorëve , treguesit e besimit të biznesit të konsumatorve, sipas Basnkës së Shqipërisë, e kemi në 4.6% më pak në tre mujorin e parë të vitit 2015, ku 3.2% kemi rënien e besimit në sektorin e industrisë, 5.2% në sektorin e ndërtimit, 2.4% në sektorin e shërbimeve, 4% në sektorin e tregëtisë, 2.7% në tërësi rënien e besimit të konsumatorve. Kjo është gjendja aktuale . Pse kemi ardhur këtu? Në pikëpamjen time dhe të opozitës, kjo është kronikë e një rënie dhe përkeqësimi të paralajmëruar që vjen si pasojë e tre shkaqeve. Së pari mungesës së një vizioni koherent të koalicionit që erdhi me votën e 23 qershorit dhe premtimeve të mëdha të cilat janë braktisur publikisht, premtime të cilat nuk u shpjeguan asnjëherë se si do arriheshin. Premtime populiste në tërësi , një pjesë e tyre jo vetëm të parealizueshme por të dëmshme, siç është premtimi absurd për shëndetësinë falas e cila sot jo vetëm s’është falas por kur indeksi i korrupsionit dhe i rryshfetit në këtë sektor , sipas sondazheve të organizatave është rritur, cilësia është përkeqësuar. Pra në tërëzi mungesa e vizionit, mungesa e programit. Së dyti, rikthimi në retorikën dhe në veprimet etatiste , në veçanti përsa i përket eliminimit të taksës së sheshtë , zëvendësimit të saj me taksën progresive përsa i përket të ardhurave personale. Rritjes me 50% të taksës mbi korporatat, me 50%.   Rritjes së taksës së qarkullimit me 240 lekë, apo 24cent dollari për litër naftë, duke e bërë naftën këtu në Tiranë më të shtrenjtë se në Berlin apo në Paris.

Rritjes së çmimit të energjisë përkundër premtimeve që kishin bërë në fushatë për ta ulur çmimin e energjisë , pra në tërësi rritjen e barrës fiskale dhe rrijen e çmimeve ne të gjithë strukturën e ekonomisë. Ka një dobësim të ndjeshëm te  përkushtimit gjtihmonë problematik të kësaj qeverie ndaj shtetit ligjor, ndaj sigurisë juridike, që reflektuan anullimin kolektive të dhjetra kontratave , veçanërisht në sektorin e energjisë , që rekletohet në arbitraritetin e përditshëm në raport me biznesin e vogël, me biznesin e mesëm, me biznesin e madh, që reflektohet me trajtimin selektiv në çështjet e zbatimit të ligjit, shumicës nga njëra anë dhe pakicës klienteliste në anën tjetër, siç i themi këtu në shqipëri shumicës së njerkës dhe pakicës së nënës, ç’ka ka bjerrë edhe më shumë indeksin problematic të besueshmërisë tek shteti ligjor.

Ju keni qenë apo do të jeni në 36 qytete të ndryshme të europës lindore dhe mesiguri që disa nga këto simptoma i vini re edhe diku tjetër . Këto janë siptomat e një sëmundjeje të cilën sekretari I shtetit I SHBA , e konsideroi apo e epiketoi, në shkurt të vitit të kaluar në konferencën e sigurisë në Mynih, si marshimi i oligarkisë. Zëvendësimin e demokracisë me vendimarrje që shkon drejt gjithmonë e më pak duarve, përkatësi e gjithmonë e më pak interesave . Zhbërjes së instrumentave garantues të demokracisë, llogaridhënies demokratike dhe që arrihet përmes intimidimit apo marxhinalizimit të opozitës parlamentare, kapjes së institucioneve të pavarura, kapjes apo nënshtrimit të medias dhe shoqërisë civile, dhe asgjesimit të instrumentit të fundit llogaridhënës të demokracisë që janë zgjedhjet e lira dhe të ndershme. Të gjitha këto nuk kryejnë funknsionin të një klike komuniste që ka për qëllim të rikthejë shtatoren e Enver Hoxhës mes Sheshit Skëndërbej , por të një klike oligarkike të sofistikuar e cila përdor mekanizma moderne dhe të sofistikuara të komunikimit publik për të relativizuar gjëmat që bën në raport me zhbërjen e standardeve demokratike do të thotë që përqëndron pushtetin në më pak duar dhe gjithmonë e më pak duar duke përqëndruar kështu resurset në pak duar dhe duke përdorur këto resurse për të blerë edhe më tej hapsirën ilegjitime, hendekun midis asaj që duan dhe dëshirojnë me të vërtetë votuesit, qytetarët, zgjedhësit dhe asaj cfarë kanë ndërmënd e në plan oligarkët politik.

Së pari është rivendosja e besimit të qytetarëve tek demokracia pjesëmarrëse.  Shqiptarët ikin dhe një pjesë e tyre ikin sepse  besojnë se demokracia ka dështuar, i  ka dështuar pritshëmritë e tyre. Por natyrisht është  konstatim i padrejtë  në raport me  demokracinë por fare i drejtë në raport me situatën. Për sa kohë që shqiptarët nuk kanë besim se me votën e tyre mund të të ndryshojnë sa herë që qeverisja nuk i përmbush pritshmëritë e tyre, ky është një pretendim i drejtë. Detyra jonë si vendimarrës, si politikbërës është të rikthejmë besimin tek demokracia, që do të thotë që të rikthejmë besimin se shqiptarët me votë mund të ndryshojnë dhe të vendosin për platformën më të mirë, jo për mashtruesin më të madh. Se vota e shqiptarit nuk vlen vetëm 20, 30 40 apo 50 euro dhe mbylle gojën, ule kokën për katër vitet e ardhshme. Si mund ta bëjmë këtë ? Së pari duke parë me sy kritik  se cfarë nuk funksionon më ne Republikën 25 vjecare të tranzicionit.

A janë instrumentat aktuale përfaqësuese për qytetarët ? A ndihen qytetarët të përfaqësuar nga këta deputetë, nga ky parlament ?A  është ky parlament në gjendje të përfaqësojë  qytetarët shqiptarë,  interesat e tyre dhe të jetë organi ku jepet llogari nga qeveria dhe jo  qeveria që të kontrollojë ta konsiderojë Parlamentin si Noterin e vet.

Së dyti një reformë e vërtetë kushtetuese. Është e lehtë të drejtojmë gishtin tek sistemi i drejtësisë sepse shumë gjëra nuk funskionojnë, por po aq gjëra nuk funksiojnë sot në llogaridhënien parlamentare. Opozita prezanton pikën e saj të vështrimit, faktet, argumente dhe qeveria kthen kokën në anën tjetër dhe voton si ti dojë qejf , me shumicën e vet të heshur dhe me një përjashtim të rrallë. Tërësisht e heshtur dhe aspak përfaqësuese për zgjedhësit e saj të 23 Qershorit.

Së treti, të forcojmë institucionet e pavarura. Ta bëjmë të pamundur për këdo shumicë sot dhe nesërmos  ti kapë ti intimidojë ti fusë në xhep e ti përdorë për interest e veta. Dhe së treti të rikthejmë shtetin ligjor, forcimin dhe konsolidimin e shtetit ligjor sundimin e ligjit dhe jo sundimin e individit si një normë të paprekshëm dhe jo vullnetin i kryeministrit, tekat e kryeministrit apo kujtdo tjetër, por sundimi i ligjit i barabartë për të gjithë pa selektivitet dhe pa diskriminim.

Ne besojmë se rikthimi i shpresës tek ekonomia shqiptare shkon përmes ringjalljes rindezjes së motorëve të zhvillimit që është inisiativa e lirë, uljes së taksave, uljes së çmimit të energjisë, uljes së çmimit të karburanteve përmes një politike të zgjuar e të mençur, të taksave të ulëta, të cilat kur ne i prezantuam në 2007 jo vetëm dhanë impulse pozitive në zhvillimin ekonomik  por dhanë edhe më shumë të ardhura në arkën e shtetit. Shihni si i keni sot, me taksa të rritura dhe aksiza të rritura, ku e kanë performancën, e kanë më të ulët, mbledhin më pak taksa normalisht. Rritja e taksave është përshëndetur nga ekonomia me informalitet dhe me falimentim. Është një politikë e gabuar e cila nuk ka dhënë rezultat. Nuk ka asnjë arye për të vazhduar më në këtë drejtim, ky është një drejtim i gabuar ndaj edhe ne paraqitëm para dy javësh amandamentet tona në Parlament të cilat morën paraszsh uljen e çmimit të energjisë dhe uljen e çmimit të naftës dhe do të vazhdojmë të insistojmë në fronte institucionale për uljen e taksave sikundër i kemi bërë dhe i bëjmë thirrje shqiptarëve që 21 qershorin ta konsiderojnë edhe një referendum për taksa të ulëta, për taksa të sheshta dhe për uljen e çmimit të naftës dhe të energjisë duke votuar opozitën.

A ka resurse Shqipëria për të dalë nga kjo spirale depresioni? Patjetër që ka. Ka resurse dhe ka potenciale të jashtëzakonshme së pari në shtyllat kryesore të prioriteteve që vendosen dhe që sot vetëm prioritete nuk janë, as në fjalë, në vepra jo e jo nga kjo qeveri. Energjetika, energjia e rinovueshme, bujqësia, turizmi, transporti dhe avantazhet konkuruese të Shqipërisë, në degë të veçanta të industrisë së prodhimit dhe rieksportimit. Asnjë nga këta sektorë nuk ka pasur masa përmirësuese, në të gjithë sektorët.

Qeveria është tërhequr edhe nga roli që ka pasur para 2 vjetësh siç është subvencionet në bujqësi, apo masa të tjera në sektorin e energjisë. Pra unë kam shumë besim se duke konsideruar rritjen ekonomike dhe punësimin qëllimin krzesor, duke konsideruar shtetin ligjor dhe vendimmarrjen demokratike gjithëpërfshirëse, sa më konsensuale ku është e mundur, ne mund të kthejmë Shqipërinë në rrugën e shpresës dhe besimit, në rrugën e zhvillimit ekonomik, drejt një ekonomie të fortë dhe një  të ardhme të sigurt, për një ekonomi që krijon vende të reja pune, një ekonomie që i përgjigjet kërkesave të tregut të punës, në veçanti të rinjve, papunësia e të cilëve ka arritur në 35%. Mund ta bëjë këtë, por pikë së pari të llogaritet se nuk  jemi në rrugën e duhur, jo nga shqiptarët sepse shqiptarët e kanë thënë qartësisht këtë.

Sondazhi i fundit i NDI, Insitutit Demokratik Amerikan, thotë qartë se mbi 60% e shqiptarëve nuk e shohin qeverinë  të ecë në rrugën e duhur. Opozita po kështu është e qartë. Është koha që qeveria ta marrë këtë mesazh. Skam dyshim që sdo e marrë nga kjo konferencë, aq më pak nga unë e ju këtu, pork am bindjen e plotë se qeveria do ta marrë më 21 qershor nga një votë e cila do të tejkalojë dhe duhet të tejkalojë përmasat e zgjedhjeve vendore. Të kthehet në një këmbanë alarmi për të përmirësuar gjërat në vend, për të zgjidhur gjërat në vend, për t’u thënë ik, jo shqiptarëve nga shtëpitë e tyre, por taksave të larta, çmimeve të larta, arbitrariteti, arrogancës, paligjshërisë, selektivitetit, për ti zëvendësuar këto me një shtet llogaridhënës para qytetarëve, me një shtet me një qeverisje të kufizuar brenda kufijve të ligjit me një qeverisje e cila qëllim kryesor të saj ka dhe duhet të ketë mirëqënien e qyetarëve, punësimin dhe zhvillimin ekonomik.


Fjala e Kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, 23 Prill 2015