Marreveshja e huase, ndermjet Republikes se Shqiperise dhe Bankes Nderkombetare per Rindertim dhe Zhvillim, per projektin “Ofrimi i sherbimeve publike me ne qender qytetarin”, ka per qellim sherbime publike te permiresuara dhe procedura te thjeshtuara per ofrimin e sherbimeve, per te lehtesuar komunikimin me publikun dhe per te shmangur korrupsionin.
Por ne fakt cfare po ndodh me korrupsionin?
A mund te ofrohen sherbime publike per qytetaret nga zyrtare te korruptuar?
Per cfare sherbime per qytetarin mund te flitet, kur parate e taksave te qytetareve shqiptare vidhen dhe shperdorohen?
Qeveria e ka ngritur korrupsionin ne sistem. Dhe shembulli me i mire i ngritjes te korrupsionit ne sistem nga kjo qeveri, jane koncesionet.
Rilindja ka hedhur në treg një lloj të ri grabitjeje, atë përmes koncesioneve, një fushë e pamatë për abuzim.
Por per ta hequr shijen e hidhur te abuzimit, qe po u le qytetareve shqiptare fjala koncesion, Rilindja po perpiqet per ta zevendesuar fjalen koncesion me togfjaleshin partneritet publik-privat.
Jane dhene rreth 700 milione euro koncesione dhe planifikohen te jepen te tjera koncesione ne shendetesi, transporte, dogana, tatime, ne rruge dhe ne shërbime të tjera publike, për miqtë dhe klientët e kryeministrit dhe qeveritareve, duke e dorëzuar shtetin tek një oligarki e dyshimtë dhe duke e rënduar disa herë xhepin e qytetarëve shqiptarë, të cilët paguajnë edhe administratën publike nga njera anë, që nuk është ulur aspak në numur edhe privatët nga ana tjetër, për të njëjtin shërbim.
Mesa duket, qeveria po gjen rrugen me te lehte per te hequr nga vetja ato sherbime, qe ajo i ka per detyre tua garantoje qytetareve te saj.
Kur ishte ne opozite, PS deklaronte se do te rishikonte, madje edhe do ti anullonte mareveshjet koncesionare te qeverise Berisha.
Por sot, pas rreth 3 vjet qe PS dhe LSI qeverisin vendin, numri i koncesioneve po rritet frikshem.
Kjo deshmon jo vetem paaftesine e atyre qe qeverisin, por edhe faktin qe koncesionet jane kthyer ne nje parajse financiare per nje grusht klientesh te qeverise, te cilet grabisin me leje, pasurine e shqiptareve.
Keto 700 milione euro koncesione, dhurata per kompanite private, te kaluara ne xhepat e privateve, kliente te kryeministrit, do ta kishin permiresuar sado pak jeten e qytetareve shqiptare, sikur te kishin kaluar per investime publike, per te rritur punesimin, per te rritur rrogat dhe pensionet.
Koncesioni i check up-it, ose i thene shqip, koncesioni i kontrollit mjekesor falas, ka nje vlere prej 120 milione euro, dhene nje kompanie pa eksperience ne kete fushe, e licencuar vetem 2 dite para hapjes se tenderit, me oferte me te larte se kompanite e skualifikuara.
Por ajo qe eshte me e keqja dhe qe ka indinjuar gjithe opinionin publik eshte fakti se parate jepen koncesionarit sikur sherbimin e kane mare te gjithe qytetaret e moshes 40-65 vjec.
Vetem per periudhen mars-nentor, te vitit te kaluar, koncesionari eshte paguar per 102 mije persona te pakontrolluar, me nje vlere prej 1 miliarde e 700 milione leke, pune e pakryer.
Por cudia nuk mbaron ketu, kontrolli behet me infrastrukturen, pajisjet dhe personelin e qendrave shendetesore, qe paguhen nga shteti.
Koncesioni i sterilizimit te pajisjeve kirurgjikale me vlere 100 milione euro per 10 vjet, i eshte dhene nje kompanie me kapital 8000 euro.
Ne, aktualisht, jemi duke diskutuar marrjen e nje kredie dhe, per sterilizimin, shteti shqiptar ka mare kredi 1.3 milione euro dhe ka siguruar fondet e mjaftueshme per te ndertuar, pajisur dhe vene ne perdorim qendrat e sterilizimit, si dhe eshte trainuar personeli per perdorimin e ketij reparti.
Keto investime behen zero dhe ky sherbim i jepet me koncesion nje privati.
Koncesioni per hemodializen, me vlere 86 milione dollare, eshte fituar nga nje kompani, zanafilla e se ciles eshte nje bar-kafe modeste ne qytetin e Beratit, nderkohe qe pronarja e saj nuk rezulton te kete lidhje me fushen e shendetesise.
Ministria e Shendetesise u mundua te justifikohet se kjo kompani e fitoi koncesionin per hemodializen bashke me Spitalin Amerikan, por me pas rezultoi se Spitali Amerikan ka vetem 15% te aksioneve ne kompanine e re, te krijuar per operimin e koncesionit.
Dhe per te siguruar parate per koncesionet e shendetesise, flaken ne rruge 600 punonjes te personelit shendetesor.
Koncesioni i hekurudhes Fier-Vlore i jepet djalit te deputetes te PS, ne shkelje te procedurave te tenderimit dhe te ligjit per konfliktin e interesit.
Ministria e Financave deklaroi para disa ditesh se koncesioni i TVSH parashikon te ndaje mes qeverise dhe koncesionarit rreth 180 milione euro ne dhjete vjet, ku pjesa dermuese e te ardhurave do ti jepet koncesionarit ne kembim te nje programi kompjuterik.
Me nje llogaritje te thjeshte, koncesionari do te marre mbi 140 milione euro per dhjete vitet e ardheshme, ndersa shteti mund te mare 40 milione euro, pra, perfitime qesharake per shtetin.
Mbledhja e TVSH dhe regjistri elektronik i Tatimeve, jane nje sherbim tipik shteteror. Ato jane detyre ligjore dhe funksionale e administrates shteterore te tatimeve.
Dhenia e ketij sherbimi me koncesion ne nje kompani private eshte jo vetem tregues i paaftesise te qeveritareve per te menaxhuar me sukses grumbullimin e te ardhurave nga tatimet, por eshte dhe nje veprim, qe, per nga menyra si eshte kryer, ngre dyshime se grupe interesi prane kryeministrit kane imponuar kete levizje.
Parate e grumbulluara nga TVSH, sado qe ato te rriten, duhet te derdhen te gjitha ne buxhetin e shtetit, per investime publike, per shtimin e punesimit, per rritje rrogash dhe pensionesh.
Koncesioni i TVSH eshte nje burim i paster korrupsioni per qeveritaret dhe klientelen e tyre.
Kryeministri, ne fjalen e tij tha qe ne shpifim dhe hedhim balte.
Por le ti referohemi FMN.
FMN i ka vleresuar koncesionet si nje nga rreziqet me te medha fiskale, duke pohuar se ato tashme zene 7% te PBB dhe te tjera jane perfshire ne proces.
Ne nje raport te posacem per transparencen fiskale, FMN thekson se qeveria shqiptare nuk eshte transparente ne dhenien e koncesioneve, pasi nuk ben publike kostot dhe perfitimet nga koncesionet.
Ligji i koncesioneve kerkon qe Ministria e Financave te mbaje nje regjister te partneritetit publik-privat per te vleresuar ndikimin e tyre buxhetor, para se ato te jene nenshkruar.
Por qeveria nuk e ka publikuar regjistrin dhe nuk ka dijeni mbi parashikimet e pagesave qe do te beje gjate zbatimit te kontratave.
Vendi yne ka nje historik te deshtuar te dhenies te disa sherbimeve me koncesion, te cilat nuk kane sjelle gje tjeter vecse kosto te shtuara per biznesin dhe qytetaret, si rasti i Croën Agents me doganat.
Kompania koncesionare u pagua me 8.2 milione euro, per te mbledhur 100 milione euro me shume ne dogana. Tashme te gjithe e dine deshtimin e bujshem te ketij objektivi.
Prandaj kalimi i te gjitha sherbimeve tek privati, jo vetem nuk eshte i dobishem, por demton ekonomine.
A do te vazhdoje akoma qeveria te marre borxh per projekte te tilla, si ky qe po diskutojme sot, duke e thelluar borxhin publik deri ne 73.6% te PBB ne tremujorin e trete te vitit te kaluar dhe nderkohe nuk po shohim as edhe nje investim madhor publik.
Komisioni Europian vlereson me nota negative qeverine shqiptare ne lidhje me performancen ekonomike, duke konstatuar deshtimin ne mbledhjen e te ardhurave, ndersa shpreh shqetesimin per rritjen e nivelit te borxhit publik.
Rreth 400 milione dollare mungojne ne mbledhjen e te ardhurave te planifikuara gjate vitit 2015.
Nga ana tjeter, per vitin 2015, borxhi publik pritet te mbyllet, ne nivelin 72.6% te PBB. Me kete nivel qeveria ka deshtuar disa here ne programin per borxhin, gjate vitit 2015.
Niveli i larte i borxhit publik po ndikon ne uljen e besimit nderkombetar te vendit, po demton klimen e biznesit, po ndikon ne uljen e investimeve dhe te rritjes ekonomike.
Kolege deputete!
Ne kete foltore dua te ngre edhe nje shqetesim te drejtuesve, pedagogeve dhe studenteve te Universitetit te Korces, te cileve ne menyre absurde dhe antiligjore, qeveria dhe keshilltaret e majte te Keshillit te Bashkise Korce, po i marrin ketij universiteti godinen e ish Shtepise te Ushtarakeve, prone e hipotekuar e Universitetit, me VKM nr. 530, dt.7.8.2012,per ta kthyer ne Seli te Agjensise te Zhvillimit Rajonal.
Ne kete godine zhvillojne mesim 700 studente te programeve Bachelor dhe Master te Fakultetit te Shkencave te Natyres dhe Humane.
Gjate vitit 2015, kjo qeveri hoqi ne menyre te padrejte nga trupi i kesaj godine universitare dy pjese, asete shume te rendesishme infrastrukturore te universitetit, dhe ja dha Ministrise te Mireqenies Sociale, njeren, per nje nga te famshmet zyra punesimi dhe tjetren, per Qender Rinore, te cilat, aktualisht, nuk kryejne asnje funksion.
Kete jave, qeveria urdheron keshilltaret e majte te bashkise per te mare nje vendim antiligjor, sepse prona eshte hipotekuar ne emer te MAS dhe ne administrim te Universitetit te Korces dhe nuk eshte prone e bashkise, per te cilat ka kopetence ky keshill per te marre vendim tjetersimi.
Prej dy vjetësh, në këtë godinë, me të ardhurat e universitetit, janë bërë investime imediate për ta kthyer atë në gjendje normale për të zhvilluar mësim. Gjithashtu, për këtë godinë është prokuruar dhe hartuar, projekti i rikonstruksionit të saj, konform të gjitha standardeve bashkëkohore, duke synuar transformimin e kësaj godine në një godinë universitare, e cila do t’u shërbejë jo vetem studentëve, personelit akademik e administrativ, por edhe qytetit te Korces.
Ashtu si edhe shume shpenzime te tjera te bera, edhe keto shpenzime, kjo qeveri, me nje te rene te lapsit, i con humbur.
Nga ana tjeter ky vendim absurd dhe i paligjshem cënon ndjeshëm një prej standardeve më të rëndësishme Shtetërore të Cilësisë së Institucioneve të Arsimit të Lartë, dhe konkretisht treguesin e normativës së sipërfaqes së shfrytëzueshme për student, tregues ky i vlerësuar si ndër më kryesorët në procesin e akreditimit, duke e ulur kete siperfaqe nga 2 m2/student ne 1.7 m2/student, kur normativa minimale eshte 4 m2/student.
Nje tjeter aresye kjo, per ta cuar kete universitet drejt mbylljes.
Ju bej thirrje deputeteve te PS dhe LSI te Qarkut te Korces, qe, nese vertet e duan dhe e shohin kete universitet si nje qender te rendesishme akademike dhe te zhvillimit rajonal, te bejne perpjekje per ta ndaluar kete veprim absurd dhe te paligjshem te qeverise dhe te bashkise Korce, ne menyre qe kjo godine ti mbetet Universitetit te Korces dhe te gjendet nje mundesi tjeter per Seli te Agjensise te Zhvillimit Rajonal.
Fjalimi në Kuvend i deputetit të PD Gjergji Papa, 28 Janar 2016