Të  nderuar kolegë,

Te nderuar qytetare,

Perpara nesh kemi sot per miratim projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Ndërkombëtare për Rindërtim dhe Zhvillim, për projektin “ofrimi i shërbimeve publike me në qendër qytetarin”.

Gezojuni pra ketij  projektligji, kesaj mareveshje huaje, sepse sic e dini, sic po e provoni ne kurrizin tuaj perdite, sic po e shihni ne tryezat tuaja famijare, qeveria jone me te do te permbushe  nje nder prioritetet e saj- “Mirëqeverisjen inovative”.

Gezojuni pra sepse cdo gje behet per ju…..cdo lek qe merret hua per projekte, tendera, koncesione, partneritete, salltanete… ka ne qender qytetarin.

Keshtu thuhet vertete, e ju ne daci mos e besoni  qe gati 30 milion euro hua do te shkojne ndermjet te tjerave per sisteme informative!!!

Si shume te tjera para ketyre edhe keto do te jene te shoqeruara me:

 1) Mungese totale te Transparences apo me nje injektim informacioni ne tregun mediatik te percipte, qe si gjithmone me shume  krijon paqartesi dhe mbulon me sa te mundet  abuzimin me fondet.

2)  Korrupsioni Kleintelist. Tashme dihet dhe eshte faktuar se mungesa e transparences ka ardhur per shkak te lidhjeve korruptive-klienteliste te ushtruara nga instancat e caktuara vendimmarrese ne Ekzekutiv, me qellim favorizimin klientelist te grupeve te caktuara sipas interesave te momentit, te kryeministrit dhe te ministrave te tij,   pa pare shume nga interesat publik.

Dhe keshtu, pas gati 3 vite qeverisje tuajen, qytetaret, po e ndjejne, biznesi e fakton dhe statistikat e provojne se ekonomia shqiptare ndodhet në momentin e saj më të keq, ne krizen e saj me te rende, ndërsa nuk kanë të ndalur vjedhjet dhe mashtrimet.

Korrupsioni, kontrabanda, evazioni, koncesionet abuzive, tendera fiktiv, parate e zhdukura ne eter pa asnje investim publik, po  e groposin edhe me shume ekonominë e vendit.

Raportet më të fundit e nxjerrin vendin gjithmonë me bilanc negativ, ndërsa kryeministri vazhdon të marrë borxh me qellimin e vetem që të mbushë xhepat e tij dhe të ministrave të tij të dështuar.

E kam cituar edhe ne fjalen time te séances se kaluar dhe po e perseris, ate qe qytetaret mesuan rastesisht se qeveria, sic nuk kishte ndodhur kurre me pare, preku fondin rezervë të buxhetit për të paguar shkrimin reklamë tek revista ‘The Economist’, pikërisht kur vendi u përball me një situatë të jashtëzakonshme si pasojë e përmbytjeve dhe qindra familje gjendeshin në qiell të hapur.

Që ekonomia ka prekur fundin, ketë na e fakton edhe komisioni Evropian.

Në raportin tremujor për zhvillimet ekonomike në vendet kandidate, Komisioni Evropian konstaton se nga janari deri në nëntor, borxhi publik ka vazhduar të rritet.

 Pas një rritje 10.5% në terma vjetorë, borxhi publik (duke përfshirë garancitë) qëndroi në 73.6% të PBB-së në tremujorin e tretë.

 Qeveria Rama,me sakte mazhoranca Rama&Meta po e certifikon parlamentin si noter për huatë , noter për marëveshje pa bereqet për nxjerrjen e shqiptarëve nga kriza,  si noter për megaskandale korrupsioni dhe mbi të  gjitha për strategjinë  e dhënies me koncesion  të  cdo shërbimi public dhe  të  funksioneve që  vënë  në  pikëpyetje drejpërsëdrejti integritetin e  një  shteti dhe institucioneve të  tij.

Ne mes te gjithe kesaj katrahure, fjalet me te perdorura keto kohe ka qene- “koncesion” dhe “ partneritet”, aq sa te krijohet pershtypja qe nuk do të  jetë  e largët dita, kur Rama të  japë  me koncesion godinat , inftastrukturën dhe vetë  ekzistencën e mazhorancës parlamentare.

Në  një  kuptim më  të  tërthortë  politik, ju jeni dhënë  me koncesion tek vetë  Rama përsa kohë  që  ai përdor vetëm fuqinë  e kartonit tuaj dhe jo të  personalitetit tuaj politik

Në  emer të  shërbimeve më  të  mira për qytetarin, në  emër të  të  bërit shtet pra, në  emër të  Popullit sikurse kryenin krime kundër njerëzimit,  parardhësit tuaj shpirtërorë, ju po thelloni krizën e identitetit të  Shqipërisë  si Republikë  Demokratike, të  një  vendi ku shteti ka humbur  cdo funksion, pra  është  në  falimentim dhe si I tillë  ai duhet të  shitet tek I pari blerës në  ankand.

Studiuar si platform ekonomike dhe politike Partneritet Publik Privat (PPP) I përket  platformave të  djathta, por artikuluar dhe bërë  avokati nga Rama dhe qeverisja e tij, ky instrument I doktrinave liberale te djathta te tregut vishet me manipulim për ta zbukurar dhe për ta shitur si politikë  suksesi dhe vjen ashtu, sikurse është  parashikuar qysh në  fillim- një  taktikë  oligarkike  për të  thërmuar shtetin për ti hapur rrugë  klanit të  interesave të  kryeministrit , ministrave të  tij të  favorizuar dhe segmenteve të  mazhorancës.

 Nuk ka asgjë  më  tronditëse kur shteti ngren duart dhe dorëzohet  para interesave kriminalë , që  nuk kanë  asnjë  lidhje dhe asnjë  domethënie me avantazhet e privatizimit apo përkrahjes liberale për tregun e lirë .

Ne mes te ketij diskutimi mbi mareveshjen e huase rreth 30 miljon euroshe për projektin “ofrimi i shërbimeve publike me në qendër qytetarin” , me lejoni te citoj ministrin e financave ne nje  interviste, para ca ditesh, ku pyetjes se gazetares se perse zgjodhët një partneritet me një kompani private për të ndërtuar dhe për të administruar TVSH? Ai iu pergjigj se…. nuk mund të bëhet nga vetë qeveria pasi ka mungesë të teknologjisë…. Ne kemi investuar pak në teknologji….. Na duhet një teknologji për të mbledhur TVSH…… Përderisa jemi keq në teknologji dhe gjithçka e bazojmë në punën e krahut, që do të thotë mbi disa taksidarë…. Etj etj..

Duke ardhur më në focus të  shqetësimit të  madh që  ka sot opozita si përcjellëse e kritikave apo e depresionit që  ka mbërthyer  shqiptarët nga kriza, më lejoni të  shtroj disa pyetje për të  njohur edhe më  mirë ju, skepticzmin dhe refuzimin tonë dhe ne nga ana tjetër të  bindemi edhe më  qartë se ju sërish po grabisni edhe më  shumë  shqiptarët.

  • Cfarë  përfitojnë  realisht shqiptarët nga mbledhja e TVSH, taksës që  jep në  buxhet afro 10 % të  Prodhimit të  brendshëm Bruto nga një  kompani private?
  • Kush e përcakton të  mirën apo interesin public në  këtë  rast ? Qeveria, parlamenti, shoqëria civile, pra cilët janë  indikatorët e matjes së dobisë së shumicës që ju keni arritur në përfundimin, se TVSH duhet mbledhur nga private dhe jo shteti?
  • Cili do të  jetë  kuptimi dhe funskioni ligjor I administratës tatimore pas këtij koncesioni?
  • A do të  prodhojë  punësim ky partneritet apo ky arbitraritet për shqiptarët? Në  një  kohë  kur modeli ekonomik, I centralizuar I monopolizuar I tenderizuar I Ramës ka sjellë  një  ngrirje totale të  indikatorëve të  biznesit dhe kjo shihet edhe tek rrritja e papërfillshme e sigurimeve shoqërore apo e mbylljes së mbi 8 mijë  biznesve të  vogla e të mesme gjatë gjysmës së  mandatit de juro të  qeverisë ?
  • A shërbue për ju zhgënjimi I madh që dha Croën Agents, te cilet dështuan në përmbushjen e detyrimeve për të rritur të ardhurat doganore me 100 milionë dollarë në vit, por qe ndërkohë përfituan pagesat 8.5 milionë euro në këto dy vite nga taksapaguesit shqiptarë

Sipas të  dhënave dhe informacione të  përditësuara që  ne si opozitë  po marrim lidhur me këtë  superaferë  është  se kompania fituese, si një  process të rësisht io paracaktuar , do të përfitojë një shumë që mund të shkojë afro 150 milion euro.

Dhe ju e keni dëshmuar qartë  dhe pastër cdo muaj të  qeverisjes  se nuk bini  dot nga standarti I përfitimet me disa zero kur vjen fjala për  pazaret me koncesionet.

Cila është  praktika, modalitetitet dhe modeli që  do të  ndiqni në  këtë  koncesionar, pse deri më  tani nuk kemi mësuar qartësisht as edhe një  drejtim të  punës që  do të  kryejë  firma private?

Sa qëndron bazuar në   Kushtetutë, Ligjit të Partneritetit Publik- Privat, Kodi I procedurave tatimore, koncesionari I  mbledhjes se TVSH-së ? Në  cfarë  raporti të  zhdrejtë  qëndrojnë  të  drejtat njerëzore të  taksapaguesve shqiptarë  me përfitimet e firmës private, që  do të  na ngrejë  infrastrukturën dixhitale për mbledhjen e saj?

Të  nderuar kolegë!

Tashmë  dihet që  kjo qeveri ky kryeministër së  bashku me  bandën e tij ministrore kanë  treguar se janë  nxënës të  10-tes  vetëm në  grabitje duke kopsitur letra me kompani fictive që së  bashku dhe me evazionin fiscal cuan në  një  hon të  madh të  ardhurat e pambledhura apo të  vjedhura në  buxhet.

400 milionë dollare që mungojnë në të ardhurat e planifikuara gjatë vitit 2015.

Lufta  e nisur ndaj evazionit dhe informalitetit, dhe pse po imponohet si një reformë e të  bërit shtet , shumë  herë  me kërbac dhe me cënim flagrant të  të  drejtave të  njeriut, ka prodhuar terror dhe zero investime publike.

 Nota ngelëse e radhës për këtë  qeveri të  korruptuar dhe që  funskionon për tendera e koncesione erdhi nga Komisioni Europian I cili në raportin tremujor për zhvillimet ekonomike në vendet kandidate vërejti se Shqipëria ka punuar keq në drejtim të grumbullimit te të ardhurave buxhetor ku nga janari deri në nëntor, të ardhurat buxhetore jane reduktuar shumë poshtë objektivit.

Raporti vëren se mungesa u shkaktua kryesisht nga të ardhurat më të ulëta se sa priteshin nga TVSH-ja (3.8% nën plan) dhe akcizës (10.2% më pak)dhe sic e  citova edhe me lart “Borxhi publik ka vazhduar të rritet, ai qëndroi në 73.6% të PBB-së në tremujorin e tretë.

Pas arritjes së  objektivave me dhunë  dhe terror shtetëror nga aksionet e INUK, CEZ OSHE dhe nga aksionet tatimore, tashmë  përqasja e të  bëri lekë  pa hesap vjen në  një  dritë  të  re, atë  koncesioneve dhe të partneriteteve public privat dhe te gjitha keto ne  një  kohë  kur shqiptarët janë  në  prag të  falimentimit.

Kjo menyrë  qeverisje,  ku partneriteti me privatin është  shndërruar vasaliteti i shtetit ndaj interesit të oligarkeve, nuk mund të  funksionojë  më  si përfaqësim i interesave të  shqiptarëve.

Ne si opozitë  do të  vazhdojme me intensitet shqyrtimin publikimin argumetimin e akuzës ,gjyqësine publike të  pushtetit që  ka kapur shtetin në  cdo dimension të  tij.

Kjo është  jo vetëm detyra e jona politike sot ne opozitë dhe ligjore neser ne qeveri por është  dhe  misioni moral për ti kthyer shqiptarëve besimin e neperkembur, për ti dhënë  dinjitet votës dhe numërimit të  saj.

Opozita cdo ditë  krahas hetimi dhe dëshmisë  publike të  cdo tenderi e koncesionari po ecën paralelisht me shpalosjen e ofertës , e platformë se saj politike për ti kthyer shtetin shqiptareve, për ti kthyer besimin tek ligji dhe funksionimit të  lirisë  dhe pavarësisë  së  institucioneve.

Faleminderit !


Fjalimi në Kuvend e deputetes së PD, Mimoza Hajdarmata, 28 Janar 2016