Ministri Ilir Beqja po i shton krizës së shëndetësisë edhe gënjeshtra e mashtrime, duke e thelluar më tej agoninë e sektorit më jetik për qytetarët shqiptarë.

Një nga shenjat, provat e rënda të krizës që ka shkaktuar kjo qeveri me shëndetësinë është largimi i kompanisë Glaxo Smith Kline Export Limited, Kline 1 Actaves. Sado të mundohet të përgenjështrojë Ilir Beqa, Glaxokompani është larguar nga Shqipëria. Ja ku është dokumenti që e provon. (dokumenti i bashkangjitur ne email).

Sot po i tregojmë publikut  deklaratën e kompanisë  Glaxo, drejtuar Ministrisë së Mirëqënies sociale ku dëshmohet mbyllja e zyrës dhe pushimi kolektiv i punonjësve të saj nga puna.

Motivi është i shkruar bardhë mbi të zezë; Kriza e tregut, kriza ekonomike në tregun lokal.

Tashmë është e qartë dhe e kuptueshme se situata e 

rrezikshme e monopoleve dhe interesave klienteliste në tregun farmaceutik, e orientuar  nga Rama – Beqja po shkaktojnë ikjen e kompanive më serioze në botë, që furnizojnë tregun me ilaçe cilësore dhe efikase për pacientët.

Kryeministri pretendoi se çmimet e ilaçeve janë ulur me  30%. Por e vërteta është që Beqja-Rama kërkon ta fshehë, pas manipulimit me fjalë, dhe kjo është e rrezikshme. Çmimi me 30 përqind të listës së barnave, është rritur në fakt deri në 150 përqind.

Por jo vetëm kaq, largimi i kompanive më serioze në botë, është sinjal për rënien e sigurisë shëndetësore në vend, për sigurinë e medikamenteve.

Kompanitë serioze farmaceutike si Glaxodhe Aktavis, nuk mund të operojnë në kushtet e një qeverisjeje klienteliste, që i jep hapësirë vetëm firmave të veta.

Zoti kryeministër, ministër i shëndetësisë .

Nga dita në ditë shëndetësia falas po kthehet në një mall luksi për shqiptarët,  ilaçet e kompensuara dhe të ulëta në çmim janë vetëm mashtrim dhe manipulim, ashtu sikurse edhe check-up, që rezultoi krejtësisht fiktiv. Kjo është dita më e keqe për shëndetësinë shqiptare, falë Edi Ramës dhe Ilir Beqës.


Njoftim për shtyp e Partisë Demokratike, 5 Maj 2015

Dokument 1 (1)    Dokument 1 (2)