Shqipëria është anëtare e Organizatës Botërore të Tregtisë që prej shtatorit të vitit 2000. Ky anëtarësim ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në zhvillimin e tregtisë së jashtme në vendin tonë në përputhje me OBT, duke sjellë unifikimin e rregullave dhe trajtimin e barabartë të vendit tonë me vendet anëtare të OBT, përmirësimin e legjislacionit dhe të institucioneve të tregtisë së jashtme. Ky protokoll ka objekt marrëveshjen për lehtësimin e tregtisë, e cila synon të thjeshtojë dhe përshpejtojë lëvizjen, kalimin dhe zhdoganimin e mallrave, duke përfshirë edhe mallrat tranzit. Marrëveshja parashikon masa për lehtësimin dhe thjeshtimin e procedurave që zbaton dogana gjatë përpunimit të mallrave në import, eksport apo tranzit (pa përfshirë këtu tarifat doganore). Masa parashikohen edhe për bashkëpunimin efektiv midis doganave dhe autoriteteve të tjera të vendeve anëtare.
Po ashtu, parashikohet Ngritja e sistemit të menaxhimit të rrezikut për kontrollin doganor. Ky kontroll do të orientohet drejt ngarkesave apo mallrave me rrezik të lartë, ndërkohë që do të përshpejtohet kalimi i mallrave me rrezik të ulët.
Per te gjitha sa mesiper, shpreh voten time pro ketij proektligji.
Por ky pjligj nuk I jep fund apo te pakten teminimizoje kontrabanden massive te doganave dhe evazionin galopant te tatimeve qe I shkaktuan buxhetit te shteti ne vitin qe kaloje nje grope galopante prej afro 320 milion $, pa future ketu demin ekonomik qe I eshte shkaktuar shtetit nga doganat prej 31 milion euro dhe nga tatimet rreth 19 milion euro. Por qe prej disa ditesh, kontrabanda ne dogana e bere nga miqte apo klientela e qeverise , qe nuk e ka pare kurre ulur traun e doganes keto dy vjet, nuk eshte e vetmja e keqe, sepse tashme krimi nuk ka shtene ne dore vetem kontrabanden ne dogana, por edhe antikontrabanden, hetimin doganor, sepse tashme krimi ka njerezit e tij ne krye te doganave…aq I madh eshte korrupsioni e kontrbandane dogana sa u detyrua te largohet edhe croën agents I kontraktuar nga ju dy vjet me pare , u largua sepse smund ti bente balle korrupsionit …raporti I saj I publikuar pak dite me pare mbi korrupsionin dhe abuzimet ne dogana,
është një tjetër provë kokëfortë e gjendjes së mjerueshme në të cilat ndodhen doganat, të cilat janë kthyer në fole të korrupsionit dhe abuzimit me postet publike.
Kompania koncesionare që është paguar me 8.2 mln euro për të sjellë në buxhetin e shtetit mbi 100 mln euro, dëshmon në raport, organizimin perfekt të korrupsionit në Drejtorinë e Doganave ku nga Shkurti 2014 deri në Shkurt 2015, raportohet se janë vjedhur 17 mln euro. Përballë këtyre argumenteve, qeveria jo vetëm që nuk ka reaguar, por paturpësisht i ka dekoruar me poste publike përgjegjësit, ata që kanë ngritur traun e doganës për miqtë dhe klientelën.
Zbulimi i Croën Agents është vetëm maja e ajsbergut të korrupsionit dhe abuzimit në Drejtorinë e Doganave, e cila përgjatë këtij viti ka shënuar rekordin më negativ të mbledhjes së të ardhurave. Edhe pse jemi vendi me barrën më të lartë fiskale në rajon, ku për dy vjet rresht u ngritën akcizat, jane pikerisht është pikërisht Doganat shkaku kryesor I mosrealizimit me 70% të të ardhurave.
nuk ka zyrë përgënjeshtrimi apo transparence, që të mohojë raportin e Croën Agents që thotë se kontrabanda e cigareve dhe e naftës po gëlon në vend dhe është në ditët e saj të arta.
Çdokush e di, se as aksionet blic për bujë mediatike me largime nga puna e kthim pas dy javësh të të njëjtëve njerëz në të njëtat vende, as justifikimet qesharake me bursë ndërkombëtare, nuk e fshehin dot faktin se kryedoganeri i Shqipërisë është Edi Rama, dhe vjedhjet në dogana janë vepër e tij.
Miliona euro që vidhen çdo ditë, janë investime të mohuara, rrugë të mohuara, janë shkolla të mohuara, rritje të mohuara të pagave e pensioneve e ndihmes sociale per te cilat kane shume nevoje shqiptaret sot.
Doganat sot nuk jane në shërbim të vendit , por jane biznes fitimprures i kryeministrit, miqve dhe clienteles se tij
Korrupsioni dhe krimi, janë përgjegjësit e dështimit apo përkeqësimit në çdo fushë te ekonomise, jane togfjaleshi qe I shkon me shume per shtat kesaj keqqeverisjeje.
Cdo shqiptar, pa dallim ngjyrimi politik fare pa droje konstaton se keto 28 muaj te qeverisjes suaj jane te mbushura plot me dështime dhe zhgënjime. 28 muaj ku u bene shkrumb e hi premtimet tuaja per parajsen rilindase, 28 muaj , ku shqiptareve iu vra dhe shpresa se ky vend do te behet, nga ju.
Mjerimi, papunësia, padrejtësia, jane ulur kembekryq ne qindra mijera familje shqiptare duke pasur kështu kosto jo të vogla sociale. Te ashtuquaturat Reforma ne emer te shtetberjes e ndërmarra nga qeveria ,skane sjelle gje tjeter vecse mbushjen e burgjeve me te varfer, dhe ne disa raste vetflijimin e tyre, kane rritur papunesine nga 12 ne 18 %, largimin masiv te shqiptareve, duke reflektuar një standard të ulët të jetesës dhe margjinalizimin social të vendit. militantët në administratë po shkatërrojnë të ardhmen e këtij vendi; se koncesionet e paracaktuar ku parate e shqiptareve u jjepen miqve dhe klienteve te qeverise janë taksa indirekte që bien barrë mbi qytetarët.
Ndërkohë që kompani fantazmë , miq apo kliente te qeverise zaptojnë pasuritë natyrore apo shërbime monopol, qytetarët shqiptarë po varfërohen dita-ditës dhe diferenca ndërmjet shtresave të pasura dhe atyre të varfra po thellohet duke u bërë “humnerë”; ku të rinj e të vjetër janë të pashpresë e mbi të gjitha pa të ardhme.
Kemi një rritje të vazhdueshme të papunësisë sidomos te të rinjtë, Pra, po rritet në mënyrë progresive një gjeneratë pa asnjë shpresë për të ardhmen në vendin e tyre, ku zgjidhja më e mirë është lotaria amerikane apo azili.
E si mund te kete shprese kur parate e shqiptareve te varfer, vidhen nga zyrtaret apo qeveritaret per 2015 , Sipas KLSH Rreth 911 miljon euro llogaritet dëmi i shkaktuar buxhetit të shtetit nga abuzimet e qeverisjes suaj vetem nderkohe qe 1 miljarde dollare te shqiptareve u vodhen nga zyrtaret tuaj ne 2014. Simund te kete shprese kur shqiptaret e varfer burgosen per 3 mije leke te vjetra energy te papaguar, apo per nje kupon tatimor, nderkohe qe rreth 330 milone dollare u dhurohen miqve te qeveritareve per check up, sterilizimin e pajisjeve të spitaleve, hemodializa etj vetem ne shendetsi, 110 milione te tjera per koncensionin e TVSH, e po vazhdohet dita-ditës të jepen të reja..
sa shume po u kushton shqiptareve kjo keqqeverisje e korrupsionit dhe e krimit. Vendi eshte drejt falimentimit ekonomik. Vendi eshte ne depression. Shqiptaret jane ne depression, ndersa pushtetaret ne boten e jaguareve.
Koncesionet apo partneriteti publik-privat ka sens vetëm atëherë kur shteti nuk është në gjendje të bëjë një investim në infrastrukturë, por jo vetëm, dhe kërkon ndihmën e një privati ekspert e me likuiditet që të bashkëpunojë për të realizuar veprën në fjalë. Nuk arrijnë dot bashkitë të sigurojnë ngrohjen në shkolla dhe kopshte? Në rregull, atëherë mund të ndërhyjë një privat të instalojë panele diellore në çatinë e kopshtit apo të shkollës, të vendosë dhe impiantin e ngrohjes dhe bashkia t’i garantojë pagesën e energjisë së prodhuar me një çmim pak më te larte se ai i tregut. Nuk ka kopshte dhe shkolla mjaftueshëm për të gjithë? Mund t’u ofrohet privatëve t’i ndërtojnë, duke u garantuar qiranë e hapësirave me çmimin e tregut, plus indeksimin e inflacionit për të paktën 10 vjet. Shteti do të ofrojë shërbime më cilësore në spitale apo një shërbim falas po nuk mundet? Të kërkojë ndihmën e bankave të zhvillimit për realizimin e investimit apo të privatëve për t’u bërë pjesë e investimit, ashtu siç u bë impianti i sterilizimit të pajisjeve mjekësore, ku tani përfundimisht do t’i “dhurohet një koncesionari”, Bashke me 120 miljone euro te tjera para te shqiptareve. Këto janë koncesione apo partneritete publike-private që avantazhojnë shtetin dhe qytetarët, por jo koncesionet allashqiptarçe sI nje distributor cigaresh apo ne firme që s’ka asnjë eksperiencë apo rast suksesi për t’i treguar qeverisë se janë të duhurit, dhe aq me teper kane dhe oferten me cmimin me te larte dhe në këmbim marrin kontrata tejet te majme nga parate e shqiptareve.
Eshte ne interesin e qytetareve te vendit, por mbi te gjitha ne dobine e shendoshjes se ekonomise sone kombetare perdorimi me efektivitet sa me te larte i cdo qindarke qe mblidhet nga taksat apo merret borxh nga shteti.
Ska shqiptar sot qe nuk e ka kuptuar qartesisht se ju nuk po ndërtoni shtet demokratik e ligjor, por pushtet policor, ju po
rrënoni shtetin për hir të pushtetit.
Është e dukshme që politikat fiskale të qeverisë kanë dështuar. Kete e themi ne unison ne,opozita, shqiptaret dhe nderkombetaret.
Sipas raportit te ceshtjeve ekonomike rajonale, nentor 2015,
Shqipëria zgjodhi të përballojë krizën duke rritur taksat direkt mbi individin dhe biznesin. Kjo del nga raporti “Regional Economic Issues” i nëntorit 2015, ku FMN-ja analizon ndikimin e krizës te niveli i taksave dhe konsolidimi fiskal në 17 shtete, përfshirë Shqipërinë. Sipas raportit, shumica e vendeve i janë përgjigjur krizës së borxheve duke ulur shpenzimet. qind. Ndërsa në Shqipëri dhe Serbi kjo taksë u rrit nga 10 për qind që ishte, në 15 për qind.. Sipas FMN-së, Shqipëria dhe Serbia janë aktualisht dy vendet me nivelin më të lartë të tatimit mbi fitimin në Ballkanin Perëndimor me 15 për qind, ndërkohë që në të gjitha vendet e tjera, si në Malin e Zi, Maqedoni, Kosovë dhe Bosnjë, kjo taksë është 9-10 për qind.
indeksi i Lirise ekonomike 2016, “Economic sipas Heritage.
- e rendit Shqiperine ne vendin e 59 ne nivel boteror (nga vendi i 63 qe renditej vitin e kaluar), dhe ne vendin 27 rajonal (nga vendi i 29 qe renditej nje vit me pare).
- Nga 10 indikatore qe perbejne indeksin e lirise ekonomike, 4 rezultojne te permiresuar, 4 te perkeqesuar dhe 2 te pandryshuar Indikatoret e perkeqesuar jane: “shpenzimet buxhetore”, “liria e biznesit”, “liria e tregut te punes” dhe liria tregtare”.
- Sipas ketij indeksi, niveli i larte i korrupsionit demton perspektiven e nje zhvillimi ekonomik afat-gjate. Sipas EU nevojitet reforma ne sistemin e drejtesise dhe fuqizimi i institucioneve me qellim luftimin e korrupsionit dhe krimit te organizuar.
- Rritja e shpenzimeve ka shkaktuar rritjen e borxhit publik, i cili tashme eshte mbi 70%.
- Niveli i infrastruktures se transportit dhe energjitikes mbeten poshte standarteve europiane.
taksat ne rritje progresive, rritja e shfrenuar e cmimit te energjise elektrike dhe karburanteve, pagat e ngrira, tregtia e jashtme ne nivele te ulta, konsumi ne renie, papunesia ne rritje, investimet e brendshme dhe te huaja ne nivele minimale, kreditimi i ekonomise ne stanjacion, mungesa e theksuar e sigurise juridike, presionet ne rritje ndaj subjekteve, te shoqeruara edhe nga nje mungese e qarte vizioni per te ardhmen, fatkeqesisht nuk mund tjeter vecse te “rrisin” akoma edhe me shume pikiaten ekonomike qe tashme ka marre Shqiperia.
Rritja alarmante e prirjes se shqiptarëve të vitit 2015 për t’u larguar nga Shqipëria, një vend që shpreson të hapë negociatat për anëtarësim në BE është rezultat i drejpërdrejtë i politikave të qeverisë për rritje taksash, burgosje të qytetarëve, përkeqësim të kushteve të të bërit biznes, dhe korrupsionit galopant. 100.000 azilantë në Gjermani, dhe kushedi sesa të tjerë në vende të tjera. 200.000 shqiptarë që mbushin kartat e llotarisë amerikane, pavarësisht sa nga këta realisht do kenë mundësi të shkojnë. Po për në Kanada? Zoti e di! Po a është kjo dora e Zotit? Që do t’i shpëtojë shqiptarët nga qeveria e vet? A ka zbritur Mozeja në Shqipëri t’i thotë Edi Rames t’i lërë shqiptarët, njerëzit e Zotit të ikin? Të ikin nga vuajtja që i ka gjunjëzuar?
Dukshëm shqiptarët sot nuk e besojne me qeverine, sepse degjenerimi i politikës, zaptimi i saj nga krimi është sot i dukshëm, i prekshëm si kurrë më parë. Qeveria e Republikës së Shqipërisë është e rrëzuar moralisht teksa shqiptarët ikin nga vendi, duke vendosur të lënë këtu vetëm qeverinë që të qeverisë veten, por jo ata dhe fëmijet e tyre. ajo vazhdon të qëndrojë në këmbë sepse e ka mbushur Parlamentin dhe administrfaten me të inkriminuar. Qeveria e sotme i shikon shqiptarët si bezdi dhe të pagdhëndur. Ajo nuk ka ndërmend t’i shërbejë atyre. Shqiptarët besimhumbur e shohin këtë, dhe zgjedhin Të ikin nga sytë këmbët. Me gjithë familje. A është kjo politikë, dhunë shtetërore, arbitraritet, paturpësi e pafundme një akt gjakftohtë? Banka e Shqipërisë e lajmëron qeverinë se shqiptarët janë 4.8 – 6 përqind më të varfër se në 2013. Pak muaj më vonë dhe INSTAT e lajmëron qeverinë se shqiptarët që punojnë në administratë janë 1-2 përqind më të varfër se në 2013. Lajmerojnë qeverinë e shqiptarëve, se shqiptarët e dinë vetë këtë gjë. Dhe prandaj ikin nga sytë këmbët. Ndërkaq vazhdon të thotë se kjo është një qeverisje e sukseshme. Dhe ka te drejte ne fakt, e sukseshshme ne varferimin dhe mjerimin e shqiptareve. E sukssshme ne cuarjen e ekonomise ne pikiate ne renie te lire.
e suksesshme ne deportimin masiv te shqiptarëve. E sukseshme ne renditjen e vendit krahas vendeve te afrikes ne te berit biznes, e sukseshme ne renditjen e shqiperise e para ne rajon per barren me te larte fiskale. E e mbi te gjitha, ne arritjen e nje suksesi unik, ne raport me te gjitha qeverite e meparshme te majta e te djathta por edhe ne Europe ne kriminalizimin e politikes, administrates dhe parlamentit.
Ne kemi nje kryeminister dhe nje qeveri që nuk e ka problem të marrë 29 automjete “Jaguar” me qera disa miljone euro ,as te paguaje 350 miljon leke per reklamme te vetvetes, njelloj si ti besh makeup nje kufome per tu dukur bukur, Dhe as të harxhojë 3.5 miliarde Lek për të blerë dekodera për të gjithë të varfrit e Shqipërisë. A thua se ata janë të varfër se nuk kishin dekoder për të parë sukseset e qeverisë në TV.
Ata ka të ngjarë të mos kenë as aparat televizori në shtëpi, mund te mos kene as kafshaten e bukes, per te mbajtur frymen gjalle, por crendesi ka kjo. Mjafton te kene perdite, disa ore ne dite live ne TV udheheqesin e rilindjes dhe jo vetem do te mbijetojne, por do te jetojne te lumturuar. Keshtu thote partia. Keshtu thote udheheqesi.
Ndërsa qeveria nuk arrin të mbajë asnjë nga premtimet e saj, shqiptarët po e kuptojnë se ata nuk po qeverisen. E vetmja punë që duket sikur bën qeveria është administrimi i “vjedhjes” në buxhetin e shtetit.
Fjalimi në Kuvend e deputetes Liljana Elmazi, 4 Shkurt 2016