Te nderuar kolege!
Te nderuar qytetare!
Diskutojme sot “per ratifikimin e marreveshjes per themelimin e fondit te balkanit perendimot dhe statusit te tij”
Fondi i Ballkanit Perendimor (FBP) eshte nje platforme bashkepunimi mes vendeve te Ballkanit Perendimor (Shqiperia, Bosnje-hercegovina, kosova, mali i zi , maqedonia dhe serbia) e ngritur sipas modelit te sukseshem te fondit Nderkombetar te Vishegradit.
Qellimi i Fondit eshte te promovoje:
- zhvillimin e nje bashkepunimi me te ngushte ndermjet paleve kontraktuese;
- forcimun e lidhjeve ndermjet paleve e Kontraktuese;
- integrimin e paleve Kontraktuese ne Bashkimin Evropian;
- prezantimin e perbashket te paleve Kontraktuese ne vende te treta.Faza e pare e kesaj marreveshje ka te beje me implementimin dhe vendimmarrja eshte nderveprimi me shoqerine civile ofrim te qytetareve te rajonit . Per aplikim Fondi do te kete fillimisht 30 mije euro secili vend,
si dhe burimet e tjera nga Bashkimi Evropian dhe donatoret.
Sipas zevends ministres qe erdhi ne kom tone zyra e ketji fondi eshte caktuar pra eshte bere fakt pa u miratuar marreveshja, si dhe eshte perzgjedhur edhe drejtori.
lind pyetja , nese vishegradi funksiononte ( fillimisht 250mij euro dhe sot esht 4milion euro pse krijohet ky fond me qender ne tirane) ?
dhe drejtori a do te jete vertete nje diplomat shqiptar me eksperience ne fushen e insiativave rajonale ?
apo do te jete edhe ky nje emer qe do te prodhoje skandalin e rradhes ne diplomacine shqiptare sic ka ndodhur deri tani?
skandali i fundit qe luajti rol anti-shqiptar dhe ndihmoj serbet me rezoluten ne keshillin e Evropes me nje akt te mirefillet te rakorduar mire me Beogradin nuk dergoi me dt. 8.12.2015 ne bruksel perfaqesuesen e shqiperise Valentina Leskaj mungesa e saj beri te mundur qe perfaqesuesi serb te paraqese dhe miratoje tre amendamente ne dem te kosoves .
papergjegjshmeria e Edi Rames, dhe e kesaj qeverie ministrave te saj tashme eshte bere e qarte ne cdo seance parlamentare,
sot do te ndalem ne nje vendim te diteve te fundit te ministrit Beqaj.
lidhur me sherbimin e urgjences se tiranes.
.dukee marr shkas nga:
- Zhvillimet e javes se fundit, ne lidhje me urdherin e ministrit te shendeetesise per mbylljen e sherbimit te Urgjences Mjekesore Te qytetit te tiranes, si funksion dhe strukture e sherbimit paresor.
- Mos sqarimi mbi detajet funksionale te ketin urdheri nga ana e ministrise si dhe lenia ne nje terr informativ dhe zyrtar personelin mjekesor te urgjences mjekesore tirane . Nuk vjen ne komisjon,
shkeli perseri Kushtetuten!!
E shkeli perseri ligjin!!
Perseri terr, askush nuk di se cfare po behet e do behet me Urgjencen e Tiranes!!
Shperfillje ndaj Kuvendit, Shperfillje ndaj deputeteve, Shperfillje ndaj profesionisteve me te mire ne shendetesi!!
Drejtimi i duhur thote msh.
klientelizem…
Kuraje prej te marri…
Dje prononcimi i MSh ne konference i strukur ne zyre pasi ai ishte i thirrur ne seance degjimore ne komisionin e shendetesise, per urgjencen e Tiranes.
nuk shprehu asgje konkrete, kerkohet te hidhet mjegull.
Ndryshe nga ajo qe thote Ministri, ne mbeshtesim domosdoshmerine e reformimit te thelle te sektorit te Urgjences, jo vetem ambulatore, por dhe te asaj spitalore.
Mbeshtesim krijimin e Sherbimit Kombetar te Urgjences, ngritjen e saj ne nivelet reanimatore, medikale e paramedikale, si dhe atashimin e nivelit te pare me qendrat me shtreter.
Kemi votuar mbeshtetjen italiane per Qendren e Traumes etj, si themelore per sherbimin e urgjences, por qe politika drite-shkurter e qeverisjes ja kaloi Ministrise se Mbrojtjes, gje qe demton te gjithe projektin.
E njejta gje u realizua edhe me njesine e helikoptereve sanitare, me pasoja negative.
Aktualisht po kryhen veprime , jo transparente ne shkelje te ligjit per urgjencat mjekesore. Pikerisht neni 12 .
Qendra Ambulatore e Tiranes, eshte nje qender e konsoliduar ne specialiste, pozicion e tradite dhe si e tille duhet te vazhdoje te qendroje si e tille dhe pjese perberese e projektit te madh, ne nivelin mjekesor e paramjeksor te tij.
Tirana ka nevoje jo vetem per ta ruajtur kete qender, por edhe per disa te tjera te tilla, duke u bazuar ne dimensionet e problemet e Kryeqytetit.
Ne kerkojme transparence e berjen publike te te gjithe ketij projekti e detajeve te tij.
Ne kembegulim qe sherbimi I kesaj urgjence bazale duhet te jete pergjegjesi e shtetit, e organizuar dhe financuar teresisht nga shteti.
Ata ne menyre te papritur, njoftohen se urgjenca mjekesore tirane, qe ka rreth 65veta personel per here te pare ne historikun e saj do te eliminohet nga ana strukturore dhe institucionale dhe do te shperndahet ne QSUT, spitalin Universitar te traumes si dhe “Shefqet Ndroqi” tirane.
Deri me sot nuk ka asnje sqarim apo informacion se cfare do te behet , nga kush do jete varesia, si do funksionoj urgjenca ,
si do pergjigjen thirrjes se qytetareve nepermjet telefonit per ti dhene ndihmen e pare paraspitalore.
Urgjenca mjekesore tirane ka sherbyer per rreth 60 vjet si Urgjence Mjekesore Pre Spitalore, me rret 50 000 raste te dhenies se ndihmes se pare ne vit, duke i ardhur ne ndihme qytetareve te Tiranes si dhe ka lehtesuar barren e QSUT, spitaleve dhe qendrave Shendetesore ne Tirane.
Urgjenca Mjekesore Tirane ka mire administruar te gjithe gravat e urise te zhvilluara ne tirane pas viteve 90, ngjarjet e renda si ajo e vitit 97, e te 21 janarit, gerdecit, mitingjet apo organizmat e ndryshme.
Urgjenca ka personel te trajtuar per emergjencar mjekesore paraspitalore , si dhe personel me eksperience rreth deri 30 vjecare qe ne asnje rast nuk jane gjykuar per mjekimm te gabuar apo mos dhenie te ndihmes se pare .
Ne kuader te zhvillimit te kryeqytetit ne siperfaqe dhe numer banoresh, nepermjet perfaqesuesve tane zyrtar kemi propozuar sherbimin ne “pike” per ti dhene ndihmen e pare sa me te shpejte komunitetit, duke ruajtur strukturen paraspitalore konform protokollit te funksionit te ketij tipi urgjence, sic funksionon edhe me vendet e tjera te BE, konform Manifestit per urgjencat mjekesore te shoqates Europiane per urgjencen mjekesore te vitit 1997 dhe konventare nderkombetare per dhenien e ndihmes se pare.
Shoku minister keni shkel ligjin per urgjencat mjekesore pikerisht
Nenin 12
1.Sherbimi i urgjences mjekesore ne kujdesin paresor organizohet ne qendrat shendetesore.
2.Ministri pergjegjes per shendetesine miraton harten e shperndarjes, standartet e infrastruktures ndertimore, pajisjeve mjekesore dhe te burimeve njerezore te sherbimit te urgjences ne kujdesin paresor.
3.Autoritetet e pushtetit vendor, ne bashkepunim me strukturat lokale te shendetesise, jane pergjegjese per zhvillimim e veprimtarise se sherbimit te urgjences mjekesore ne kujdesin paresor ka te beje me :
- a) pergjigjen e shpejte ne thirrje;
b)dhenien e ndihmes se pare;
c)trajtimin e pacienteve ne vendin e ngjarjes.
Me kete vendim ju nuk merrni parasysh menyren e pageses qe nga njeri sherbim ne tjetrin ndryshon( pra pagat jane me te uleta ne spitalor)
Me kete vendim me e rendesishmja eshte se ju braktisni qytetaret e Tiranes nga sherbimi prespitalor.
Braktisni te pamundurit.
1/3 e popullates marrin sherbim urgjence nga kjo urgjence..
Ngarkoni sistemin terciar.
Kush perfiton nga ky vendim shoku minister?
1-Cfare informacioni keni per Fondacionin Era me president Christianin?
2-A jeni ne dijeni se Era ben vizita paralele sic ben Urgjenca e Tiranes neper familje?
3-Mjeket qe jane punesuar ne Era jane te licensuar nga urdheri i Mjekut?
4- A eshte e licensuar nga Ministria e Shendetsise Era? Tenderi i sherbimit te helikoptereve eshte e vertete qe i eshte dhene Eres?
5- Keni ndonje marreveshje per Koncensionin e Urgjences me Fondacionin Era?
6-A keni dijeni ( per ish konsullin Italian me emrin Masimo, i cili para dy vitesh tentoi te pervetesoje stemen dhe sherbimin e Urgjences? I cili me vone u arrestua nga policia e shtetit per mashtrim ?
7-Ju lutem keni dijeni per Q.V.E.C Qendra Vullnetare te Emergjencave Civile me drejtues Nebi Mucaj? A eshte e vertete qe aa here del ne terren Q.V.E.C paguhet nga shteti 5000leke cdo vizite? Dr. Skender Brataj ne cfare pozicioni eshte ne kuadrin e Urgjences Kombetare? A ka lidhje ky person me fondacionin Era?
8-A jane ambinetet e tre spitaleve ne gjendje te mjaftueshme per personelin e urgjences qe do te teansferohet aty, nese ndodh kjo gje?
9-Personelit te Urgjences i keni premtuar mosndryshim te rroges. Do ta mbani kete premtim?
10-A e njihni gjendjen e Urgjences de Tiranes, gjendjen teknike te autoambulancave?
11-Ju lutem a keni dijeni per tenderin e Xhi-ipi-ese-ve qe jane vendosur ne Autoambulancat e Urgjences? nese po, ju lutem na shpjegoni?
12- Autombulancat a jane te pajisura me sirena, fenelina, oksigjen defibrilatore? Sa eshte konsumimi i naftes be Urgjence ne nje turn, ne nje muaj, ne nje vit dhe sa litra ne te vertete u jepet shofereve?
13-A i kane te gjutha ilacet ne cante infermieret? A kane ilace te skaduara ne cante infermieret?
14- A ke informacion sa personel ka Urgjenca qe paguhen ne urgjence, por nderkohe nuk e dine se ku ndodhet Urgjenca?
15- A keni verifikuar se ne Urgjence ka vjedhje ilacesh dhe aparatura mjekesore, qofte ne urgjence, qofte ne autoambulanca?
16-Kur eshte bere Inventar Audit ne kete Urgjence ndonjehere dhe kur ka qene hera fundit ?
17- C’kriter perdorni per emerimin e personelit ?
18- Kush specialist ka hartuar strategjine e Urgjences Kombetare ?
19- A kane qene dakort specialistet e Ministrise me kete projekt? A jeni konsultuar me personelin e Urgjences dhe me drejtues e tre spitaleve per kete levizje? A kane qene dakort trutullaret e ketyre instutucioneve per kete levizje? Ju lutem nese po, na i thoni mendimet e tyre?
20- Dr Skender Brataj eshte dakort me keto levizje qe beni ju?
21-z minister a do mbani pergjegjesi nese ky projekt deshton?
22- A jane fondet financiare qe ky projekt te realizohet dhe per sa kohe do realizohet?
A po ju thoni ta fillojme njehere dhe shohim e bejme
qytetaret ta marrin ku te duan sherbimin,
Te bejme nje pallat per neobllokmenet…
Ta japim me koncension privateve sic keni dhene cdo pjese tjeter te sistemit.
Keni zhbere gjithcka,, dhe per qytetarin asgje.
Ky vend eshte ne meshire te fatit.
Dhe cfaredo te kemi kur jemi nen urdherat dhe vendimet e dy te cmendurve, te kartelizuar vite me pare,
Dhe hajduteria eshte kryefjala e dites. Spitali Pukes ne gjendje te mjerueshme.
MSh ta inspektoj urgjent.
Sot aty nuk funksionon asgje. Madje dhe godina eshte lene te shprehe fytyren e vertet te Rilindjes( ketu nuk jane kujdes as per fasada sic bejne )
Mungesa ne mjeke specialiste( jane vetem neurologu, kirurgu, pneumologu, obsteter gjenekologu)
Mungesa ne medikamente.
Ne laborator behen vetem analize urine, gjak dhe nuk ka mjek laboratori.
Largohen infermijeret dhe stafi mbeshtetes 49 veta pa asnje kriter( i vetmi kriter ai politik si mbeshtetes te PD
Radiografia dhe as radioscopia nuk punojne.
Pacientet duhet te udhetojne drejt Shkodres ne nje rruge te gjate te vjeter e te pamirembajtur( 1 ore e 30 min)
Pashpirtesia e kesaj qeverie eshte e prekshme kudo.
Ku po shkoni me gjithe kete revansh? Me kete hajduteri? Miliarda dollare nga fondet per te semuret, miliona nga skema fiktive e fondit, para tendera, per vete ( intech) per nipin e ministrit qe gjoja duhet te trajnoje e mesoje mjeket te masin tensionin vetem e vetem per te marre 200 milion leke.
Fundin e keni te percaktuar.
Vuajtjet e njerezve do ti paguani shume shtrenjte.
Jeni te pameshirshem..
Ne gene keni pashpirtesi dhe mashtrim.
Fjalimi në Kuvend e deputetes Albina Deda, 4 Shkurt 2016