PRAPË PREMTIME, PRAPË MASHTRIME
Jemi të detyruar të japim këtë deklaratë si arsye e mashtrimeve dhe vazhdimësia e mashtrimeve të ministrit të mirëqenies Erion Veliaj. Pranë meje kam dëshmitarë okularë që një ministër mashtrues premtoi se brenda 2 viteve do të merrnim dëmshpërmblimin dhe sot kërkon të marrë bashkinë e Tiranës për arsye që e gjithë Tirana dhe Shqipëria i di arsyet e ngushta, meskine interesash si bashkëpunëtor i denjë i kryeministrit Rama, për të vjedhur, për të abuzuar dhe për asgjë tjetër. Sot premton Erion Veliaj premton vëmendjen ndaj shtresave në nevojë. Ishte po ky Erion që në vitin 2013 premtoi dëmshpërblim që në vitin e parë të qeverisjes për të gjithë ish-të burgosurat gra mbi 70 vjeç dhe ish-të burgosur burra mbi 75 vjeç. Dëmshpërblim brenda 2 viteve në vijim të ish-të burgosurve që janë në jetë. Pra, premtoi se të gjithë ata që janë gjallë do të dëmshpërbleheshin brenda 2 viteve. Tha, do t’jua jap me euro. Do jua shtoj, do t’jua bëj me 20 euro në ditë. Jo vetëm që nuk e bëri 20 euro në ditë, por i përjashtoi trashëgimtarët, fëmijët e të pushkatuarve, fëmijët e ish-të burgosurve, nipërit dhe mbesat, motrat dhe vëllezërit. Ky premtim doli mashtrim. Erioni dhe ministria e tij ishin përgjegjës për të realizuar këtë premtim. Përse nuk janë dëmshpërblyer ish-të burgosurit sipas premtimit. Kush ja ka fajin Erionit për këtë mashtrim? Ish- të burgosurit vijojnë të përballen me premtime boshe. Erion Veliaj na premtoi. Ai është përgjegjës ndonëse kishte fonde boll por nuk mbajt i premtimin. Ai mashtroi të gjithë të përndjekurit politikë. Erioni po premton vetëm për të marrë pushtetin dhe nuk e ka problem të na mashtrojë sërish sapo të marrë pushtetin. Por votuesit e Tiranës nuk do të mashtrohen përsëri nga ky zymbyl i Sulltani të Madhërishëm që di vetëm të shesë fiq e asgjë tjetër. Një ministër që nuk ka asgjë në CV-në e tij kontribut për Shqipërinë, sot kërkon të marrë bashkinë e Tiranës. Ta dijë mirë që asnjë votë nga ish-të burgosurit, trashëgimtarët e tyre Erion Veliaj ta harrojë. Sot është fat për Tiranën që është bërë një zgjidhje e shkëlqyer me dr. Halim Kosovën si kandidat për bashkinë e Tiranës. Ne jemi 100% pro si një familjar i rregull, si një shërbëtor i denjë i spitalit duke shpëtuar e sjellë jetë njerëzish, kurse këta vetëm kanë shkatërruar, këta dinë vetëm të premtojnë e të shkatërrojnë dhe asgjë tjetër. Ta harrojnë se të përndjekurit politikë, trashëgimtarët e tyre hedhin votë për këtë qeverisje mashtruese që di vetëm të përdorë burg dhe e ka kthyer në një shtet policor të cilën e vuajtëm për 50 vjet me radhë. Është shtresa që e ndjen më shumë se çdo njeri tjetër neodiktaturën e Shqipërisë sot.
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 15 Maj 2015