Tani Erion Veliaj po del prapë me PREMTIME për mbështetje ndaj të rinjve.

Por edhe në 2013-ën Erioni PREMTOI “Trajnim brenda 6 muajve të të gjithë të rinjve nën 25 vjeç të regjistruar si të papunë”. Të rinjtë e mashtruar u bënë 27 vjeçarë por nuk panë asnjë punë dhe asnjë trajnim.

Ky PREMTIM doli MASHTRIM siç dolën edhe dhjetëra premtime të tjera përfshi 300,000 vende të reja pune. Erioni dhe Ministria e tij ishin përgjegjësit për ta realizuar këtë premtim. Pse nuk e realizoi? Kush ia ka fajin Erionit për këtë MASHTRIM?

Erioni prapë PREMTON veç për të marrë pushtet dhe nuk e ka problem t’i MASHTROJË sërish qytetarët sapo ta ketë pushtetin. Çdo ditë do t’i kujtojmë Erionit nga një tjetër PREMTIM të thyer dhe nga një tjetër MASHTRIM, sepse votuesit nuk do të MASHTROHEN përsëri.

Çdo ditë PREMTIMET e pambajtura do postohen në faqen e internetit: www.drejtimiiduhur.al


Deklaratë e kandidatit të djathtë për Këshillin Bashkiak të Tiranës, Fabjan Topollaj, 17 Maj 2015