Kandidati Mero ishte në disa fshatra të Korçës, të njohura për prodhimet bujqësore  në të gjithë Shqipërinë  si Dvoran, Biranjë, Belorta, Kamenicë, Neveçisht etj. Z. Mero tha se fshati duhet të kthehet në një motor për zhvillimin ekonomik të Korçës dhe për këtë politikat dhe programi i bashkisë së re ka përfshirë lehtësi fiskale, mbështetje subvencionesh për fermerët, ngritjen e pikave të grumbullimit të produkteve bujqësore dhe përmirësimin e infrastrukturës si rrugë, kanalet vaditëse, etj.

Banorët e fshatit Dvoran,  i njohur për mollët dhe qershitë i thanë profesor Meros se qindra kuintalë mollë dhe qershi kanë mbetur stok ndaj edhe janë prishur për shkak mungesës së politikave për tregtimin e tyre,  brenda dhe jashtë Shqipërisë.  Ata vunë theksin se importi i produkteve të rajonit, po rrënon punën dhjetëra vjeçare të fermerëve të Korçës.

“Ne jemi braktisur nga qeveria pasi nuk u realizua ngritja e magazinave të grumbullimit, u rritën taksat e transportit, ujit dhe dritave dhe nuk u shpërndanë subvencionet tek fermerët në nevojë thanë banorët e Dvoranit. Kandidati Mero siguroi se, fshati me produktet e tij,  është në fokus të prioriteteve për ti kthyer vëmendjen dhe përkushtimin e munguar.  Me bashkinë e re, ndër vendimet e para do të jetë ngritja e pikave të grumbullimit dhe tregtimit,  kanalizimet e  ujërave të zeza dhe përmirësimi i lidhjes së fshatrave me aksin nacional,- u shpreh profesor Mero.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 20  Maj 2015