PRAPË PREMTIME – PRAPË MASHTRIME
Ditën e djeshme, Erioni ripërsëriti edhe një herë premtimet që dy vite më parë ai dhe shefi i tij i premtuan biznesit të vogël. Premtime që në këto dy vjet nuk janë mbajtur por që paturpësisht i përsëriten biznesit të vogël në prag të zgjedhjeve.
Njësoj si dy vjet më parë, Erioni i premtoi biznesit të vogël uljen e taksave, megjithëse dy vjet në qeveri nuk pati asnjë nismë për të ulur taksat dhe tarifat për këtë biznes, përkundrazi 97% e shqiptareve patën rritje taksash. A mos vallë është lehtësim për biznesin e vogël shtimi i barrës për sigurimet shoqërore? A mos është lehtësim për biznesin e vogël rritja e taksës së ndërtesës? Apo mos është lehtësi fiskale rritja e tarifimit të energjisë elektrike për këto biznese?
Dy vjet më parë, qeveria që premtoi rilindjen e ekonomisë u zotua se politikat fiskale do të ndërtohen në dakortësi me Këshillin Ekonomik Kombëtar. Deri më tani, të dy paketat fiskale të ndërtuara nga qeveria jo vetëm që nuk kanë dëgjuar zërin e biznesit por e kanë shpërfillur atë edhe kur ky zë u ka ardhur në formë amendamentesh.
Të dhënat e INSTAT, flasin për përkeqësimin e klimës së biznesit. Të dhënat e Ministrisë së Financave për katër mujorin tregojnë se kemi rënie të pagesës së biznesit të vogël, nga paaftësia e qeverise. Ndërkohë që Heritage Foundation e ka ulur me 9 pozicione renditjen e vendit tonë në listën e të bërit biznes.
Erioni ne qeveri mbronte idenë qe rritja e taksave sjell rritje punësimi, por kjo solli rritje te papunësisë me 7% sipas vete INSTAT-it te qeverise. PD beson se ulja e taksave sjell punësim.
Veliaj i premtoi bizneseve se do të krijojë fondin e punësimit por ndërkohë harron të na thotë se ku ka shkuar fondi prej 4.5 milionë dollarët që duhet të punësonin të rinj në Fier dhe Vlorë. Si ka mundësi që shqiptarët po largohen nga vendi ndërkohë që ish ministri pergjegjës për punësimin pretendon se ka shpenzuar një fond prej 2.7 milion dollarësh për punësimin? Ku kane shkuar këto para në një kohe qe papunësia u rrit me 7% vetëm ne dy vitet e fundit?
Ndërkohë qe ne dy vjet nuk kane mbajtur asnjë premtim madje e ka zhytur vendin ne varfëri, kane rritur taksat dhe çmimet, kane detyruar mijëra biznese te mbyllen sot na riciklohen me te njëjtat premtime por me një ambalazh ndryshe.
Çdo ditë PREMTIMET e pambajtura do postohen në faqen e internetit: www.drejtimiiduhur.al
Deklaratë për media e deputetes së Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, 21 Maj 2015