Erion Veliaj po përsërit PREMTIMET e pambajtura të dy viteve më parë, por kësaj radhë i paraqet me ambalazh për Tiranën. Në 2013-ën Erioni PREMTOI:
“Krijim i programeve dhe kurseve kualifikuese të përshtatura për personat me aftësi të kufizuara”
Ku janë programet dhe kurset kualifikuese të përshtatura për personat me aftësi të kufizuara?
Veç fjalë boshe dhe aspak punë.
Sa persona me aftësi të kufizuara janë punësuar prej këtyre kurseve të PREMTUARA por të parealizuara?
Erioni ishte Ministri përgjegjës për ta realizuar këtë PREMTIM. Ai kishte plot 40% të buxhetit të shtetit për të realizuar këtë dhe dhjetëra premtime të tjera që po ia përmendim çdo ditë qysh prej 3 javësh dhe ia publikojmë në website.
Erioni PREMTOI por MASHTROI.
Si papagall i Ramës, Veliaj PREMTON por i ka vetëm fjalë pasi nuk REALIZON.
Erioni PREMTON veç për të marrë pushtet dhe nuk e ka problem t’i MASHTROJË sërish qytetarët sapo ta ketë pushtetin. Po mbushet java e tretë që çdo ditë po i kujtojmë Erionit nga një tjetër PREMTIM të thyer, çdo ditë nga një tjetër MASHTRIM.
Votuesit nuk janë lodra që të MASHTROHEN përsëri.
Deklaratë për media e deputetit të Partisë Demokratike, Keltis Kruja, 25 Maj 2015