Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me gratë e një biznesi fason në Durrës mbi përpjeket që bashkia do të ofrojë për kushte më të mira pune e paga më të larta. Paketa bashkiake e subvencionimit do të paguajë sigurimet e grave në nevojë dhe të rinjve të sapopunësuar duke sjellë një shtesë në rrogë të paktën me mbi 20 mijë lekë të vjetra në pagat minimale.

“Është detyrim i çdo qytetari të pagujë taksat por ama duhet edhe punësim. Unë jetoj me qera dhe kam dy fëmijë. Punoj vetëm unë. Atëhere çfarë duhet bëj unë? Duhet punë që të paguaj gjelbërimin, shkollën e fëmijëve”, tha një punonjëse.

“Gjithandej papunësia ka rritur në 40 % për të rinjtë. Një shifër krize dhe varfërie. Në rastin e të rinjve dhe të rejave do subvencionojmë me paketë sigurimesh. Duhet domosdosmërisht një rritje rrogash. Ju edhe 20 mijë apo 30 mijë lekë ju bën punë. Do ti ulim taksat plotësisht. Por do heqim edhe taksën e pasurisë që është dyfish por taksat e gjelbërimit e pastrimit që paguajnë këto biznese nuk mund të jenë të barabarta me bizneset e mëdha se këtu fitohet shumë pak”, tha Duma.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 26  Maj 2015