Kandidati Gjergji Mero ishte sot në një takim me komunitetin egjiptian, ku ndër të tjera tha se në bashkinë e re ky komunitet do të funksionojë me zyrën e menaxherëve të tij. Kjo zyrë, tha profesor Mero do të përgatisë projekte dhe raporte për zgjidhjen e kërkesave të komunitetit .
“Varfëria ekstreme për shkak të papunësisë, mbylljes së dyqaneve dhe heqjes së qindra banorëve hallexhinj nga lista e ndihmës apo KEMPi, kanë ardhur si pasojë e kësaj qeverisjeje në dy vjet dhe braktisjes së bashkisë për tetë vite rresht. Ne do të përcaktojmë minimumin jetik dhe me mbështetje sociale nuk do të lejojmë që njerëz nga ju, të burgosen për shkak të pamundësisë së pagesave të dritave dhe ujit. Kandidati Mero tha se bashkia nuk i trajton korcarët në mënyrë të barabartë, por me diskriminime.
Pjesëmarrësit në takim shprehën revoltën e tyre për braktisje:” Nuk na dëgjon njeri, nuk na prêt njeri në bashki tha njëri prej tyre. Banesat sociale u shitën me para, ndihma ekonomike na u hoq dhe nuk u shpërnda asnjë prej tyre për komunitetin tonë.
Kandidati Mero tha se do të ketë program të ri pikësimi për cështjen e shpërndarjes së banesave sociale ndaj komuniteteve në nevojë. Me programin tim banesat sociale do ti shkojnë të pastrehëve që kryesohen nga ju, dhe nuk do të bëhen pazare korruptive me to.
Në takim professor Mero sqaroi programin për ndërhyrjet në infrastrukturë, kanalizime, dhe gjelbërim në zonat ku jeton ky komunitet. Ai tha se bashkia e re do ti trajtojë njerëzit në mënyrë të barabartë dhe se dera e tij dhe e bashkëpunëtorëve do të jetë e hapur 24 orë. Kandidati Mero premtoi se do të ketë përkrahje financiare për studentët egjiptianë për studimet universitare.
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 26 Maj 2015