Kandidati për Bashkinë e Kavajës Engjëll Cara u takua me banorë të lagjeve 2 dhe 5.

Ai  u zotua para banorëve, se në 100 ditëshin e parë të administratës së re, do të zgjidhet njëherë e mirë, problemi i ujit të pijshëm në këtë lagje.
“Menjëherë pas zgjidhjes së problemit të ujit të pijshëm, vëmendja do të kthehet tek problemi i banesave sociale”, -theksoi ndër të tjera z.Cara.
Një shqetësim tjetër i banorëve të kësaj lagje është papunësia dhe presioni ose shantazhi që po u bëhet banorëve nga kryetari aktual i Bashkisë.
Një banor i kthyer nga emigrimi, thotë se ka mbetur i pashpresë, pasi fëmijët janë pa bukë dhe ndër fjalë, ai pa vetëdije thotë: “Unë nuk kam frikë”. Kjo tregon për reprezaljen që po u bëhet banorëve të Kavajës.

Cara vuri theksin tek rëndësia e mirëmenaxhimit të taksave të qytetarëve të Kavajë, pasi, sipas tij, vetëm mirëpërdorimi i çdo qindarke të buxhetit të Bashkisë, do të bëjë që çdo banor të ndjejë “dorën” e Bashkisë, në përmirësimin e cilësisë së jetës.
Gjithashtu, ai u tha banorëve, që administrata e nesërme do të jetë e përbërë nga bijtë dhe bijat më të mira të qytetit të Kavajës, duke i dhënë kështu një përparësi punësimit të rinjve.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 29  Maj 2015