Në takimet me banorët e zonës Radenec, kandidati Gjergji Mero vuri në dukje mungesën totale të investimeve publike nga Bashkia në tetë vite të pushtetit lokal. Gjatë bisedave me shumë banorë që takoi nëpër rrugët e zonës, ata i shprehën kandidatit pakënaqësinë e madhe për braktisjen dhe shpërfilljen ndaj tyre, të pushtetarëve lokalë.
Kandidati Mero tha se gjatë këtyre dy javëve po hidhet në mënyrë sporadike çakull elektoral, për ti mbushur mendjen banorëve se Bashkia kujdeset për ta. “Në këto lagje nuk është investuar në asnjë drejtim për tetë vite rresht, pasi fondet kanë shkuar për interesa korruptiv”, tha ai.
Duke ecur më tej nëpër rrugë me gropa, kandidati Mero vuri në dukje se banorët nuk janë trajtuar me respekt të barabartë nga Bashkia dhe kryetari i saj.
“Lagjet e harruara do të jenë në krye të rendit të punëve të Bashkisë së re. Bashkia do të jetë shtëpia e qytetarëve me dyer të hapura dhe me përkushtim e vëmendje të barabartë ndaj çdo halli të qytetarëve. Për mua nuk ka lagje të djathta dhe të majta, por lagje të korçarëve, të gjithë të rëndësishëm për rolin dhe kontributet që iI kanë dhënë qytetit
Banorët u shprehën se tek kandidatura e Gjergj Meros shohin qytetarinë me vlera të Korçës, i cili mban fjalën e dhënë.
Ai theksoi se nuk ka premtuar dhe nuk do të premtojë kurrë të parealizueshmen, por do ti japë zgjidhjet jetike problemeve të qytetit. Duke biseduar me qytetarët, mungesën me shpërfillje të investimeve në ndriçim, kanalizimet e ujërave të zeza, gjelbërim dhe shërbime të tjera, kandidati Mero tha se, që në fillim të mandatit si kryebashkiak do të merret me investimet e lagjeve të harruara.
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 2 Qershor 2015