Kandidati për kryebashkiak, Halim Kosova, u shpjegon punonjësve të ndërmarrjes fasone në Kashar, projektin për Tiranën dhe parimet e tij menaxheriale
Kandidati për Kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova, u takua me punonjësit e një ndërmarrje fasone në zonën e Kasharit, ku u shpjegoi programin dhe parimet e tij të qeverisjes.
“Nuk është se më janë mbaruar fjalët, por vetëm sapo thashe që, për atë që prodhoni, që del nga duart tuaja, ju lumshin duart. Kur ka një vision në jetë, ka një objektiv, kur ka afate kur ka dëshira të ndihmojmë të tjerët, i realizon ato dhe madje ato realizohen gjithmonë me sukses. E quajta veten si një njeri, ku le ti shtohem asaj pjese aq të rëndësishme për të gjithë popullin, ku fatkeqësisht ndershmëria, përkushtimi, disi ka humbur”, tha Kosova.
Z.Kosova pritet ngrohtë nga qytetarët të cilët i shprehin atij besimin që kanë.
“Shpresa që unë shoh jo vetëm tek ju, por tek çdo takim që unë bëj, do të jetë garancia më e madhe, garancia më e sigurt për atë, që në jetën time kam marrë një nga vendimet më të rëndësishme. Kështu që jam shume i kënaqur që jam sot para jush dhe çdo ditë para banorëve të Tiranës, duke ju premtuar një gjë shumë të thjeshtë. Do të bëj më të mirën që çdo qindarkë që Bashkia ka nën drejtimin tim, t’ua sjell juve në formën e shërbimeve.
Dhe të mirat do të jënë jo vetëm atje ku banoni ju, sepse do ti futem çdo lagjeje dhe do ta kthej përmbys, jo vetëm do të ulim taksat, duke i kthyer në të mira për ju, por mbajeni mend, Tirana do të ketë ujë 24 orë”, tha Halim Kosova.
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 5 Qershor 2015