Afrimi i datës së zgjedhjeve ka sjellë rritje të agresivitetit të bandave kriminale që janë në shërbim të Ramës dhe Metës.
Ndërkohë që shfaqin sondazhe të paguara për publikun të qartë për humbjen e thellë që i pret, krerët e pushtetit kanë lëshuar lukunitë e banditëve që diku me para e diku me dhunë dhe kërcënime po kërkojnë të ndryshojnë vullnetin e qytetarëve shqiptarë.
Denoncimet për këto akte vijnë nga Puka në Mallakastër.
Kështu, mbrëmë janë kërcënuar me jetë familjarët e kryetarit të komunës Gjegjan në Pukë, njëkohësisht kryetar i shtabit të Partisë Demokratike në atë zonë Ndue Cara.
Shkak është bërë denoncimi që z. Cara i ka bërë pikërisht fenomeneve të shitblerjes së votës, kërcënimeve verbale dhe fizike si edhe presioneve për largimin nga puna që përfaqësuesit e Ramës dhe Metës po kryejnë në atë zonë.
Po mbrëmë në Mallakastër është kërcënuar Gentian Maçaj, anëtar i shtabit të kandidatit të djathtë Agron Kapllanaj.
“ Po mbështet Agron Kapllanajn. 1 mijë euro bën një kallëp tritoli dhe të hedhim në ajër….”
Ky ka qenë mesazhi i bandës së pushtetit që pastaj vazhdon me sharje banale.
Ndërkohë policia e bandës as nuk ka pranuar të marrë kallëzimin me pretekstin se ka kaluar afati.
E gjithë kjo klimë e frymëzuar direkt nga Rama dhe Meta tregon qartazi se mafja po përdor të gjitha mënyrat kriminale për të mbajtur pushtetin e saj.
Por në anën tjetër tërbimi i tyre tregon po aq qartë se çdo ditë e më shumë ata po shohin tu afrohet fundi.
Partia Demokratike i bën edhe një herë thirrje të gjitha institucioneve ndërkombëtare që merren me monitorimin e zgjedhjeve, si edhe përfaqësive të BE-së dhe SHBA-së të përdorin të gjithë influencën e tyre për të mos lejuar një degjenerim të mëtejshëm të situatës zgjedhore që edhe kështu është mjaft e rëndë.
Partia Demokratike u bën me dije të gjithë atyre që sot, duke patur nga pas ramin dhe metën, po bëjnë cubin me opozitën, se nesër, kokë më kokë do të përgjigjen personalisht .
Të jenë të bindur që nuk do t’i harrojmë. Drejtësia do ti ndjekë sikur në fund të botës të shkojnë.
Fitoren tonë nuk ndalin dot as banditët e rrugës e as ata në krye të pushtetit.
Deklaratë për media e /kryetarit të Partisë Demokratike, Edi Paloka, 5 Qershor 2015