Genc  Deromemaj prezanton programin për Orikumin

Kandidati i Aleancës Popullore për Punë dhe Dinjitet Genc Deromemaj ka publikuar programin e tij për Orikumin. Me një pjesëmarrje të jashtëzakonshme dhe interes të lartë qytetarët, banorë të gjithë zonave përreth kanë dëgjuar projektin konkret të zhvillimit pas 21 qershorit. Projekti parashikon ndërhyrjet imediate në 100 ditëshin e parë, të cilat kanë të bëjnë me taksat dhe shërbimet. Rehabilitim dhe mirëmbajtje në infrastrukture si dhe rivitalizimin e turizmit. Lehtësitë fiskale do të jenë prioritet i Deromemaj në krye të bashkisë. Ai premtoi se do të ulen në masën 50 % taksat për bizneset e kësaj zone, 30% ulje e taksës së shërbimit të pastrimit do të bëhet edhe për familjarët e bzineset, si dhe do të eleminohen tarifat për shërbimet që ofron bashkia. Gjithashtu ai garantoi se do të ulet taksa për akomodim nga 3.5% në 1.5%, duke i dhënë mundësi bizneseve turistike të marrin frymë e gjenerojnë më shumë të ardhura.

Të rinjtë dhe punësimi i tyre janë një tjetër prioritet për Orikumin. Deromamaj tha se do të ngrihet pranë bashkisë një zyrë këshillimore për ta. Këshillim e lobim të fortë do të ketë edhe nga pikëpamja juridke, për problemet e pronësisë dhe energjisë. Deromemaj premtoi se do të bëhet rikonstruksion i të gjitha shkollave, kopshteve e do të dnërtohet një cerdhe me kapacitet 120 fëmijë për Orikumin dhe zonat përreth, ndërsa për nënat kryefamilajre kostoja për këto do të jetë minimale. Gjithashtu do të bëhet rimburism në formën e ndihmës ekonomike për energjinë elektrike për çdo familje në nevojë.

Zhvillimi i turizmit gjeron punësim. Por të kemi turizëm gjithëvjetor, duhet të kthejmë në markë cdo produkt tonin dhe cdo potencial që na ofrohet, tha Deromemaj.  Ai garantoi se Bashkia do të bëjë të mundur promovimin e çdo aseti të Orikumit, ndërsa premtoi se do t’i jepet një rëndësi e veçantë agroturizmin, nëpërmjet panaireve të lëvizshme, ku bashkia do të lehtësojë kostot për bizneset pjesëmarrëse.

Programi për zhvillimin e Orikumit në katër vitet që vijnë parashikon ndërhyrje në shumë akse rrugore, si ai i Tragjasit e Rradhimës. Furnizimi me ujë të pijshëm në mënyrë sistematike. Sistemimin e rehabilitimin e rrjeteve inxhinierike. Pastrimin e kanaleve kulluese për evitimin e përmbytjeve të kësaj zone.

Deromemaj tha se kjo është një alternativë e qartë zhvillimi, për këtë ftoi banorët e kësaj zone që në 21 qershor të votojnë njeriun që do t’i shërbejë gjithë bashkisë së re, me punë e ndjeshmëri të lartë për çdo hapësirë të saj për t’i kthyer dinjitetin Orikumit dhe çdo qytetari.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 8 Qershor 2015