Kandidati i Partië Demokratike për Bashkinë Kavajë Engjëll Cara, shpalosi prioritetet e platformës së tij përpara banorëve të komunës Helmas. Prioritet, sipas z. Cara, do të jetë bujqësia dhe mbështetja e fermerëve, që të kontribuojnë në zhvillimin bujqësor, të kësaj zone. Gjithashtu, në projektin e tij zë një vend të veçantë edhe lufta ndaj atyre që në mënyrë flagrante, kanë uzurpuar tokat e fermerëve, duke shtuar që do të rishikohet nëse tokat janë ndarë ashtu siç e parashikon ligji.
“Bujqësia do t ketë prioritetin e buxhetit dhe të administratës së ardhshme të Bashkisë Kavajë. Subvencione për fermerët në nevojë. Do të ketë fond të veçantë nga Bashkia e Kavajës, 30% të fondit për bujqësinë do të jetë për subvencione, për njerëzit në nevojë, për fara, për pesticide. Do të bëjmë rivlerësimin dhe risistemimin e të gjitha sipërfaqeve të tokave. Aty ku ka abuzime dhe shkelje, marrim përsipër që gjithsecili, bazuar në ligjin që ka matur tokën, të marrë sasinë e duhur dhe të bëjmë njëherë e mirë ndarjen përfundimtare nga abuzuesit me tokat bujqësore, jo vetëm në këtë komunë, por në të gjitha komunat e Bashkisë së re të Kavajës”.
Gjithmonë në funksion të bujqësisë dhe banorëve, investime do të bëhen dhe në infrastrukturë, për të lehtësuar kështu lëvizjen e fermerëve dhe promovimin e produkteve të tyre, jo vetëm në fshatin e tyre, por edhe në fsharat e tjerë përfshirë dhe qytetin.
“Në investimet në buxhetin tonë i kemi të gjitha në funksion të banorëve. Infrastruktura, lidhjet fshat-qytet për të bërë të mundur transportin urban për të gjitha fshatrat do funksionojë një unazë në Bashkinë e re të Kavajës dhe shërbimi urban është projekti ynë për t’u zbatuar në 4 vitet e ardhshme”.
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 10 Qershor 2015