Qytetarët e vjetër të Lezhës, pjesë e shoqatës “Lezha” janë bërë pjesë e bashkëbisedimit me kandidatin e djathtë për kryetar në këtë njësi vendore Fran Frrokaj, ku kanë trajtuar bashkërisht problemet e qytetit dhe mundësitë e zgjidhjes së tyre. Duke iu drejtuar banorëve autoktonë të Lezhës, Frrokaj e ka konsideruar rivalin e majtë si njeriun që nuk po del dot nga sheshi miliardësh për të parë qytetin e vërtetë që shtrihet në një sipërfaqe të vogël.

Lezhjanët autoktonë kanë reaguar ashpër ndaj keqmenaxhimit që sipas tyre kryetari aktual Viktor Tushaj po e shkatërron qytetit, dhe ndërsa kthehen nga emigracioni pranë familjeve të tyre nuk shohin asnjë ndryshim veç betonizimit të vazhdueshëm.

Nevojë për të menduar të ardhmen duke ndërtuar të tashmen e fëmijëve lezhjanë, ky mbetet objektivi i kandidatit të djathtë për bashkinë Lezhë, Fran Frrokaj  i cili kërkon që qytetari të dënojë me votë keqeverisjen e deritanishme.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 10 Qershor 2015