Kandidati i djathtë për kryetar Bashkie i Kavajës Engjëll Cara, prezantoi projektin e tij në fshatin Bogo, të komunës Synej. Prioritetet në këtë fshat janë punësimi dhe zhvillimi i turizmit duke qenë se ky fshat është një pikë turistike e paprekur dhe e paeksploruar deri sot, siç ësht zona e “Forsilukut”.
“Që në momentin e parë do të bëhet rruga për në “Forsiluk”, do ta bëjmë plazh publik për banorët e Bagosë, Synejit dhe të gjithë Kavajës së re”.
Përsa i përket punësimit, kandidati Cara, theksoi se çdo, shtëpi do të ketë, minimumi, një të punësuar:
“Marrim zotimin që çdo familje e kësaj zone të ketë të punsuar një pjestar të familjes”.
Më tej kandidati Cara, zbuloi për banorët se kandidati i majtë Ervin Rroshi është një person i dënuar në mungesë, në vitin 2000 për plagosje me dashje.
“Sot, ne kemi një dokument në dorë që flet për dënimin e Ervin Rroshit, pavarsisht që gjykatat e asaj kohe ishin të Fatos Nanos, ishin të Rexhep Mejdanit, ai është dënuar me vendim të Gjykatës së Parë në mungesë”.
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 11 Qershor 2015