Kandidati për kryebashkiak në Tiranë u shpjegon banorëve projektin e tij që parashikon ndërhyrje dhe investime në çdo rrugë e lagje të kësaj zone. Transparencë dhe punësim sipas meritës.
Kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë, halim Kosova, prezantoi para banorëve të Njësisë 10, programin e tij për këtë zonë, që parashikon ndërhyrj e investime në cdo rrugë e lagje.
“Duhet të ndërhyhet në këto rrugë: rruga“Kajo Karafili”, “Ibrahim Tukiqi”, sheshet e pallateve në rrugën e Durrësit, degëzimi i rrugës Mihal Duri, rruga “Kont Uran” me trotuaret e saj. Projekti parashikon ndërhyrjen në paketën e shtresave rrugore me gjatësi 500 metra linear në këtë pjesë të lagjes tuaj, ndërtimin e trotuareve me rreth 1500 metra katrorë për të cilat ka nevojë lagjia juaj, ndërtimin e rrjeteve inxhinierike, 500 metra kanalizim të ujërave të shiut dhe 300 metra për ujërat e zeza si edhe ka nevojë për 600 metra kanale ujësjellësi”, tha Kosova.
“Investime nga 2015 deri në 2017 në lagjen tuaj janë kryesisht 5 objekte të mëdha me vlerë 325 486 402 lekë të cilat konsistojnë në përmirësimin e higjenës dhe infrastrukturën e bllokut të kufizuar nga Kajo Karafili, Mihal Duri, Kont Uran dhe rruga e Durrësit. Përmirësimi i infrastrukturës së arsimit parashkollor dhe parauniversitar, shkolla 9 vjeçare “Dora D’Istria”, shkolla 9vjecare “Avni Rustemi”, shkolla 9vjecare “Konferenca e Pezës”, shkolla “Kostandin Kristoforidhi”. Rikonstruksioni i 62 klasave, shtimi i 20 klasave të reja, 2 laboratore, rikontruksioni i 2 palestrave, 3 terrene sportive, instalimi i sistemit të ngrohjes për 4 objekte të tjera”, bëri të ditur Kosova.
Duke u ndalur tek specifikat e zonës, Kosova u shpreh se:
“I takoj dhe gati sa nuk i dalin lotë nga sytë ku shtëpia, prona e vetme që ata kanë është gjysëm e rrënuar me qerpiç, dhe ata janë të detyruar ta lejnë këtë pronë të trashëguar brez pas brezi dhe të marrin shtëpi me qera sepse lagjes së tyre politika i ka vënë një emër, lagje muze. Vecse sebepi muzeut nuk ekziston fare aty. Ky më është dukur një paradoks. Sigurisht do ti jap zgjidhjen e duhur me ekspertët më të mirë përbri duke pasur parasysh interesin qytetar, interesin e pronarit dhe duke mos pasur pranë meje asnjë firmë ndërtimi të favorizuar nga unë, në mënyrë që interesi i qytetit të Tiranës të zbatohet dhe të vijmë afër qytetarit në më të mirën e mundur”.
Mesazhi i kandidatit për kryetar Bashkie është i qartë.
“Unë mendoj komplet ndryshe. Unë mendoj që Tirana nuk ka nevojë as për një individ dhe as për një parti! Tirana ka nevojë për një gjë shumë të thjeshtë dhe që i ka munguar vazhdimisht, të ketë në krye një njeri I cili Bashkinë do ta lejë në shërbim të qytetarëve të Tiranës dhe nuk ka rrugë tjetër që një njeri të rrijë pranë meje në drejtim të Bashkisë të Tiranës përvecse sipas meritës dhe sipas takatit që do ketë për ta ndjekur ritmin tim dhe sipas asaj që çfarë shërbimi, me sektorin që ai do të mbulojë do ti ofrojë banorëve të Tiranës për çdo lloj nevoje që ata do të kenë. Unë kam kandiduar, dhe me shumë dëshirë e kam marrë këtë pozicion të kandidimit dhe me 21 qershor, të detyrës së Kryetarit të Tiranës me votën tuaj, sepse jam i bindur më shumë se kurrë se në këtë qytet, ata që besojnë se ndershmëria përbën thelbin e suksesit tashmë janë shumica e banorëve”, tha Halim Kosova.
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 12 Qershor 2015