Kandidati për Korçën Gjergji Mero ishte në Selanik ku u takua me emigrantët shqiptarë. Ata i garantuan Gjergji Meros se do të vijnë në Korçë dhe në qytetet e tjera nga ku kanë origjinën, për të votuar programin e Partisë Demokratike, si shpëtim nga kriza e rëndë ekonomike që ka mbërthyer Shqipërinë. Emigrantët thanë se prindërit dhe të afërmit e tyre nuk po jetojnë dot me pensionet minimale, të cilëve u është privuar dhe rimbursimi i ujit dhe dritave. Çmimet janë rritur, faturat dhe taksat po bëhen gjithnjë e më të papërballueshme. “Në zgjedhjet politike të 2013-ës, kjo qeveri na mashtroi me premtime boshe për ne dhe për të gjithë familjet tona në atdhe, prej nesh solli dhe me autobusa dhe nuk u realizua asgjë nga premtimet e Rilindjes.
Kandidati Gjergji Mero ndër të tjera theksoi se vota për programin e koalicionit të djathtë për Punë dhe Dinjitet, është vota për zhvillimin e Korçës, për zhvillimin dhe kthimin e shpresës për çdo qytet, ku mjerimi ka mbërthyer çdo familje, papunësia e lartë po shkakton problem të rënda sociale, ku taksat rrënuese po mbyllin mijëra biznese dhe po falimentojnë prodhimin vendas.
“Vota juaj tha kandidati Mero është për shpëtimin e fshatit nga falimentimi, ku ju keni derdhur mundin dhe sakrificën e afër çerekshekulli pune të rëndë në emigracion. Ne do të zhvillojmë fermat dhe do të ngjallim tregun e prodhimeve bujqësore, duke rritur ekonominë dhe agrobiznesin.
Kandidati Gjergji Mero vuri në dukje se në Korçë dhe në qytete të tjera, qeveria ka rrëzuar për pak minuta me tritol INUK-u , banesat, bizneset e emigrantëve të ndërtuara me vetësakrifikim dhe të familjeve të tyre në Shqipëri.
Kandidati Mero tha se vota e emigrantëve duhet të jetë vendimtare për fitoren e programit që do të sjellë zhvillimin, do të kthejë shpresën për të rinjtë dhe do të sigurojë punë dhe dinjitet.
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 14 Qershor 2015