Kandidati për kryebashkiak në Tiranë takohet me qytetarët në lagje e njësi, aty ku ata banojnë.

Kandidati për kryetar Bashkie në Tiranë, Halim Kosova, takohet me qytetarët aty ku banojnë. Ai ndan me ta projektet që ka për lagjen e zonën e tyre por dhe jep sigurinë për garantimin e votës.

“Të jeni të sigurtë që Partia Demokratike, strukturat e saj kanë marrë të gjitha masat që vota që do hidhet aty ku ju mendoni të mos manipulohet rrugës. Atë ku hidhet e keni ju në dorë. Unë jam i bindur që më në fund qytetarët e Tiranës , po dhe më gjërë se kaq, kanë kuptuar që ndershmëria vlen shumë më tepër se fallciteti dhe mashtrimi”, tha Kosova.

“Për ty kemi përshtypjet më të mira se je burrë i vendosur, burrë i mirë, me traditë tamam si i takon një njeriu”, thotë një banor i Bregut të Lumit.

“Kjo lagje, të gjitha shtëpitë, e gjithë lagjia, ka nevojë për shkollë”, ankohet një banor.

“Më vjen shumë keq që nuk është bërë por më vjen mirë që do më ngelë mua rradha për ta bërë”, thotë Kosova.

“Ishallah, ishallah të ngel rradha ty”.

Në takim me banorët e Kasharit, Kosova flet për projektet në këtë zonë.

“Po vure një lule, po u tha, tregon që ka mbërrdhif administrate”.

Me banorët e Fushës së Aviacionit, Kosova gjen mbështetje dhe entuziasëm.

“Ne duam të të bëjmë një dhuratë simbolike nga tenda jonë, këto që kemi”

“T’ju them një gjë? E treta e vërteta, më kollaj se mbahet mend kësaj rradhe”, thotë kandidati për kryebashkiak.

“Rrethimi i numrit 3 dhe 15, të jeni të sigurtë që nuk është për mua se sa është për të gjithë banorët e Tiranës. E kam konsideruar dhe e konsideroj si marrje përgjegjësish për të bërë më të mirën. Partia Demokratike do të tregojë që i ka të gjitha mundësitë që ta çojë Tiranën aty ku duhet që të bëjë më të mirën për të zgjidhur hallet e qytetarëve dhe do t’jua shpërblej të gjithë banorëve të Tiranës sipas votës që ata do më japing, me punë dhe dinjitet, me punë dhe jo fjalë”, tha Halim Kosova.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 16 Qershor 2015