Një javë më parë, Erion Veliaj fshehu shifrat dhe gënjeu kur tha se për fushatën e tij ka një buxhet prej 108 milionë lekë të vjetra.

Eshtë zbuluar se deri dje, Erion Veliaj ka shpenzuar më e pakta 1 milionë e 144 mijë euro vetëm për spote televizive, sipas tarifave zyrtare që mediat kanë depozituar në KQZ.

Kjo shifër sa vjen e rritet, sepse Erion Veliaj çdo ditë që mbetet e shton me dëshpërim shpenzimin e tij me reklama.

Por asnjë ditë ai nuk po bën transparencë për miliona euro që janë hedhur, ndërkohë që vendi është zhytur në varfëri, e familjet mezi mbyllin muajin.

Pyetja është;

Nga vijnë paratë e Erion Veliajt?

Kush është burimi i tyre?

Pse nuk jep shpjegime për lidhjet me rastet e bëra publike deri tani të pastrimit të parave?

A janë paratë e Dzanashvillit që mbulojnë luksin elektoral të Erion Veliajt?

Pse është zonja e tij gjithnjë dezhurn, sa herë bëhet fjalë për pastrim parash?

Erion Veliaj mund të fshihet, por këto janë fakte për të cilat ai do të gjykohet pas 5 ditësh, nga qytetarët e Tiranës.

Sepse nuk mund t’i besojmë votën dhe të ardhmen një njeriu që punën e bazon vetëm në reklama dhe reklamën e bazon në gënjeshtra.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 16 Qershor 2015