Genc Deromemaj prezanton programin për Llakatundin dhe fshatrat përreth
Llakatundi dhe fshatrat e ish – komunës Shushicë ishin ndalesa e radhës e kandidatit të Aleancës Popullore për Punë e Dinjitet, Genc Deromemaj, i cili ka prezantuar programin e tij për zhvillimin e kësaj zone pas 21 qershorit. Ai renditi lehtësitë financiare të parashikuara, duke nënvizuar uljen e taksave në masën 50 %, uljen e taksës së pastrimit në masën 30%. Faljen e të gjitha detyrimeve të biznesit, në masën 50%.
Deromemaj tha se pas 21 qershorit, familjeve në nevojë do t’u falet detyrimi që kanë për ujin e pijshëm. Ai premtoi angazhimin për ndihmë në masën e 35 mijë lekëve të vjetër, për pagesën e energjisë elektrike, e cila do të përfitohet nga të gjitha familjet që janë pjesë e skemës së ndihmës ekonomike.
Bujqësia do të jetë prioritet në programin 4 vjeçar të zhvillimit të bashkisë së re të Vlorës. Bashkia tha Deromemaj, do të bëjë të mundur qartësimin e studimin e tregut për ju, duke marketuar produktet, dhe duke ju garantuar shitjen e tyre qysh në momentin që do të hidhni farën.
Infrastruktura bashkon njerëzit dhe zgjidh punë, e duke i parë rëndësinë Genc Deromemaj ka parashikuar ndërtimin e disa akseve rrugore dhe rehabilitimin e rrugëve në këto fshatra. Përpos tyre Deromemaj tha se do të ndërtohet rruga që do të lidh këtë zonë me superstradën dhe një unazë që gjithë fshatrat të lidhen me njëri-tjetrin. Për projektin e tij të qartë, banorët e kësaj zone garantuan mbështetje, duke u zotuar se në 21 qershor, do të votojnë numrin 3, Genc Deromemaj.
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 16 Qershor 2015