Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma shpalosi programin e saj me banorët e Sukthit. Duma tha se do të heqë taksën e tokës për një periudhë 2 deri në 3 vite derisa të përfundojë plotësisht regjistrimin e sipërfaqeve. Kandidatja tha taksa do të hiqet për të gjitha njësitë që i bashkohen bashkisë së madhe të Durrësit dhe kostoja e heqjes së kësaj takse është e papërfillshme për buxhetin e bashkinë në masën e rreth 30 milionë lekësh të reja. Ajo u shpreh se do të përfundojë i gjithë sistemi i vadistjes dhe kullimit e cila ka një kosto fare minimale.
“Do të vendosim njëherë e mirë se kush janë kufinjtë e pronave me harta të hapura se nuk bëhet historia e azhornimit me harta të mbyllura. Do ta heq taksën e tokës sepse deri tani rri kot. Nëse zona është e zhvilluar me 3 kate dhe në përgjithësi lartësia maksimale është 3 kate, dhe ndonjë ka ndërtuar një kat apo dy, lejen nga Grida Duma do ta merrni me 3 kate. Do ndërtojmë 3 tregje të mëdha rajonalë të produktit bujqësor në 3 pika të rëndësishme që do të funksionojnë si pika grumbullimi të produktit. Më 21 qershor ne do kthejmë faqen dhe do kemi kapitull tjetër. Do kemi bashkinë e madhe, do kemi investime të vërteta, dhe jo me tubacion pa ujë, por dhe tubacion dhe ujë. Zgjidhjen e problemeve të kanalizimeve përfundimisht. Do zgjidhim përfundimisht standardin e ndriçimit, e rrugës me trotuar, e shkollës që të jetë afër dhe atje ku nuk do jetë afër do sigurojmë transportin falas për fëmijët. Zero taksa për të gjithë të rinjtë që hapin një biznes të vogël do përgjysmojmë taksën e pasurisë dhe taksat në tërësi”, tha Duma.
Kandidatja e djathtë tha se do të dëgjojë qytetarët e bashkisë të madhe për çdo hallin e tyre ndërsa vuri theksin tek hapja e vendeve të punës me paga më të mira.
“Duhet ta konsideroni një votë për vete, ta konsideroni një votë ku kryebashkiakja e Durrësit do presë njerëzit sa herë që duan të takohen dhe dëgjohen dhe do zgjidh përditë problemet. Sepse unë besoj që problemet tona nuk janë pak dhe kemi shumë punë për të bërë. Projekti më i madh që kemi për bashkinë e Durrësit është punësimi, rritje pagash, rregullimi i pronës. Subvencioim dhe financim në bujqësi me 30 %, financim në ndërmarrjet fason me paketën e sigurimeve që grave dhe të rinjve menjëherë t’u shkojë paga 40 mijë lekë më tepër. Të gjitha kryefamiljaret dhe të rinjtë që punësohen mbi 10 vetë në kompani do financojmë menjëherë paketën e tyre të sigurimeve. Në fund të 4 viteve, çdo familje e qytetarëve në bashkinë e madhe të Durrësit do ketë të paktën një të punësuar”, u shpreh Duma.
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 16 Qershor 2015