Kryetarja e LDGSH-së Albana Vokshi në vijim të takimeve me gratë në zgjedhjet lokale, ishte në Gramsh, ku kandidon Kodhel Çala.
Znj. Vokshi tha se në 21 Qershor me votë vajzat, gratë dhe nënat, do t’i japin goditjen më të madhe kësaj qeverisjeje qëndrore e lokale që ka rrënuar me varfëri e papunësi jetët dhe familjet e tyre. Papunë sia e grave dhe vajzave është sot më e larta në këtë çerekshekulli demokraci, tha znj. Vokshi dhe kjo prapambetje ndodh në saj të braktisjes dhe diskriminimit që kryeministria, qeverisja dhe mazhoranca ka për gratë dhe nënat shqiptare.
Në retorikën dhe propagandën e tyre ata thonë se gjithçka është në drejtimin e duhur , por a është drejtimi i duhur vetfiljimi i nënave , mungesa e parave për të kuruar fëmijët e sëmurë , heqja e ndihmës ekonomike për mbi 20 mijë familje në nevojë , dalja e qindra grave dhe kryefamiljareve nga kjo listë këtu në Gramsh, dhe heqja antinjerëzore e invaliditetit? Mos haroni se gjatë kësaj qeverisjeje janë ndaluar në komisariate dhe gra e nëna të cilat, nuk kanë mundur të paguajnë dritat”, tha ndër të tjera znj. Vokshi.
Ajo dë gjoi hallet e grave të cilat bashkoheshin në një pikë, mjerimi ekonomik, papunësia dhe braktisja.
Banore: Ne nuk punësohemi, sepse nuk kemi teser partie dhe as para që ta blejmë vendin e punës.
Banore: Fëmijët nuk i çoj për shkollim në gjimnaz për shkak të mungesë së të ardhurave.
Deputetja Albana Vokshi tha se gratë dhe vajzat do të sjellin ndryshimin aq shumë të pritur në 21 Qershor jo vetëm në Gramsh por në të gjitha bashkitë , pasi vetë me programet e kandidatëve demokratë kanë projekte konkrete punësimi, zhvillimi, që do sjellin dinjitet për çdo grua e nënë në shoqëri.
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 17 Qershor 2015