Presioni që po ushtrohet për tjetërsimin e vullnetit të votës së tyre, madje edhe të familjareve të tyre në këmbim të vendit të punës  është një rast i paprecedent në një sistem demokratik.

Presioni dhe shantazhi ndaj punonjësve të administratës është shenjë e panikut që i ka zënë dyshen Rama-Meta për humbjen jo vetëm në Tropojë por në gjithë Shqipërinë.

Dhjetëra raste janë denoncuar nga punonjës të hidrocentralit të Fierzës të cilëve u është kërkuar të paraqesin të dokumentuar me foto apo filmim votën e tyre nëse duan të jenë në punë edhe pas datës 22 qershor.

Jemi këtu për të garantuar çdo votues, veçanërisht ata që janë në një presion të tillë që vota e tyre është e shenjtë dhe Partia Demokratike do të jetë pranë çdo qëndre votimi për të vëzhguar, ndaluar dhe denoncuar çdo tendencë për shkelje të fshehtësisë së saj dhe më tej për të mbrojtur këdo që mund të cënohet për shkak të vullnetit të tij politik të përkthyer me votë në dt. 21 qershor.

Askush nuk mund ta kërcënojë apo shantazhojë popullin e Tropojës.
Ne i bëjmë thirrje qytetarëve të Tropojës, votoni masivisht më dt. 21 qershor, shprehni vullnetin tuaj të lirë dhe mos lejoni t’ju nëpërkëmbin.

Personat që kanë kërcënuar punonjësit e hidrocentralit me bukën e fëmijëve do të përgjigjen para ligjit. Bëni kujdes ju njohim j’ua dimë me emër e mbiemër do të mbani përgjegjësi.

21 qershori është festë e demokracisë, tropojanët dhe shqiptarët me votën e tyre do ta ndalin të keqen, do të votojnë për punë dhe dinjitet.


Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 18 Qershor 2015