Kandidatja për bashkinë e Durrësit, Grida Duma bashkëbisedoi me tregtarët e tregut industrial në qytet. Duma tha se bashkia do tu ofrojnë këtyre bizneseve një hapësirë publike në mënyrë që të ulin kostot nga qeraja e lartë që paguajnë sot në hapësirë private. Kandidatja tha se taksat e tyre të shitësve ambulantë do ti ulë me 50 % ndërsa do të ketë amnisti për taksat e papaguara deri në vitin 2014.
“Taksat tuaja do t’i përgjysmojnë menjëherë që në muajin e parë. Tregun publik do e bëjmë sezbën për ju. Do punojmë çdo ditë për të hapur vende pune. E kam thënë që çdo familje të ketë të paktën një të punësuar”, tha Duma.
Tregtarët u ankuan për mungesën mungesën e fuqisë blerëse dhe taksat e larta ç’ka ka bërë që nga 1300 biznese që ishin në këtë treg, kanë mbetur vetëm 700. Ky treg u përmbyt dy ditë më parë duke i vendosur në një situatë edhe më të vështirë tregtarët e tregut më të madh të Durrësit.
Njoftim për shtyp i Partisë Demokratike, 19 Qershor 2015