Blog

07 Mar
0

“SHBA nuk është tërhequr nga SPAK”: Basha citon mesazhin e zyrtarit amerikan: Qëndrimet në mbështetje të Reformës në Drejtësi dhe luftës kundër korrupsionit, janë angazhime parimore të cilat nuk ndryshojnë

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, në një intervistë për Euronews Albania theksoi mbështetje e fortë nga SHBA për reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit. Basha gjithashtu solli në studio edhe mesazhin e një zyrtari të lartë të SHBA, i cili është shprehur se heshtja e përkohshme e administratës amerikane për shkak të procedurave të tranzicionit nuk duhet ngatërruar me ndryshim qëndrimesh.

Ai gjithashtu tha se është një gabim të mendohet që SHBA-të do të ç’angazhohen nga investimet e tyre në Shqipëri dhe Ballkan, duke e quajtur këtë një “debilizëm”. Sipas tij, interesat e sigurisë kombëtare të SHBA-së mbeten të pandryshueshme për rajonin.

Pjesë nga intervista:

Lulzim Basha: Tani dua të them diçka me përgjegjësi të plotë, unë nuk jam zëdhënës i qeverisë Amerikane, nuk jam zëdhënës i presidentit Donald Trump, nuk jam zëdhënës i sekretarit Rubio, por këtë ua them me përgjegjësi maksimale. Citoj, “gabojnë rëndë ata që ngatërrojnë heshtjen e përkohshme për shkak të procedurave të tranzicionit në të gjithë botën, me qëndrimet tona. Qëndrimet tona në mbështetje të të Reformës në Drejtësi, luftës kundër korrupsionit, janë angazhime parimore të cilat nuk ndryshojnë”.

Pyetje: Citim i kujt është?

Lulzim Basha: Këtë s’mund t’jua them.

Pyetje: Zyrtar?

Lulzim Basha: I niveleve më të larta që mund të imagjinohet.

Pyetje: Pra Amerika është këtu, nuk ka ikur thoni ju?

Lulzim Basha: Shiko, është më e pakta dhe dua ta them këtë me një gjuhë që të më kuptojë çdo shqiptar. Më e pakta është debilizëm të deklarosh, që në veçanti në këtë kohë, SHBA do të ç’angazhohen nga investimet e tyre më madhore në kuadër të interesave të tyre të sigurisë. Shqipëria, Ballkani Perëndimor, Europa në tërrësi janë interes esencial i sigurisë kombëtare të SHBA.

Read More
07 Mar
0

Rekursi në Gjykatën e Lartë/ Basha: Tërheqja e ish-përfaqësuesve është çështje politike, ka zero efekt ligjor

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, në një intervistë për Euronerws Albania, foli për çështjen e vulës dhe logos në Gjykatën e Lartë ku ish-përfaqësues të grupimit që ai drejton pretenduan para disa ditësh se ishin tërhequr nga rekursi.

Basha tha se veprimi i tyre është çështje politike dhe ka zero efekt ligjor, pasi komunikimin me Gjykatën e Lartë bëhet prej tij si kryetar i Demokratëve Euroatlantikë. Ai më tej tha se të tjetër që bënë tërheqjen nuk bëjnë më pjesë e këtij formacioni politik, madje kanë krijuar parti më vete dhe kanë interesat e tyre politike.

“Është një çështje politike, nuk është një çështje ligjore. Por sa i takon elementit ligjor mund t’ju them që nuk ka asnjë efekt. Ka zero efekt. Dhe mund t’ju them që komunikimi zyrtar me Gjykatën e Lartë prej kohësh vazhdon nga ana ime si kretar i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë. Dhe si pala e interesuar për legjimitetin dhe për përfundimin sipas ligjit të konteksti ligjor. Madje komunikimi i fundit me gjykatën është rreth datës 19 apo 21 shkurt dhe është bërë në titullin tim. Sepse dihet që të tjerët që bënë tërheqjen prej kohësh, nuk bëjnë pjesë më në këtë formacion politik. Madje kanë krijuar një formacion të tyrin dhe kanë interesat e tyre politike” – tha Basha.

Read More
07 Mar
0

Urimi i veçantë i Bashës për “7 Marsin”, poston foton me mësuesen e tij kujdestare: Shoqëria jonë u ka një borxh të madh arsimtarëve, meritojnë paga më të larta dhe kushte më të mira

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka uruar festën e 7 marsit duke ndarë në rrjetet sociale një foto me mësuesen e tij kujdestare, Meritën, duke rikthyer emocionet dhe kujtimet e viteve të shkollës.

Në mesazhin e tij, Basha shpreh mirënjohje për të gjithë mësuesit, duke i cilësuar ata si prindër të dytë për breza të tërë nxënësish. Ai thekson se mësuesit meritojnë më shumë, jo vetëm për sakrificën e tyre, por edhe për rolin kyç që kanë në edukimin dhe formimin e shoqërisë.

“Shoqëria jonë u ka një borxh të madh mësuesve, dhe sot, me pensionet e tyre, ata nuk e mbyllin dot muajin. Ne duhet dhe do të bëjmë më shumë për ta, me paga më të larta, kushte më të mira dhe trajtim dinjitoz” – shkruan Basha.

Në ditën e Mësuesit, Basha ritheksoi angazhimin për të vlerësuar dhe mbështetur rolin e tyre në shoqëri.

Postimi i Lulzim Bashës:

Me mësuesen time kujdestare, Meritën, ndamë emocione që nuk do të harrohen, sado që vitet kalojnë.
U kthyem pas në kohë me kujtimet tona, ndërsa në sfond shihnim brezin e ri që po rritet me shpresë dhe besim për një të ardhme më të mirë, nën kujdesin e mësuesve që sakrifikojnë çdo ditë për ta.

Mirënjohje pafund çdo mësuesi që është kthyer në prind të dytë për breza të tërë nxënësish!
Shoqëria jonë u ka një borxh të madh, dhe sot, me pensionet e tyre, ata nuk e mbyllin dot muajin.
Ne duhet dhe do të bëjmë më shumë për mësuesit sot dhe nesër, që ata të kenë paga më të larta, kushte më të mira për mësimdhënie dhe trajtim dinjitoz. Mësuesit janë garancia për cilësinë dhe formimin e brezave të ardhshëm.

Gëzuar 7 Marsin! Shqipëria meriton më shumë! Mësuesit meritojnë më shumë!

Read More
06 Mar
0

“Mashtrim “sy më sy”/ Gjergji Nika përgënjeshtron Ramën: Vendimi i kryetarit të bashkisë e thotë qartë që uji i Tragjasit do shkojë për investimet strategjike

Kandidati për deputet i Koalicionit Euroatlantik, Gjergji Nika, ka reaguar në lidhje me deklaratën e kryeministrit Edi Rama që tha se nuk po ua heq ujin fshatit Tragjas. Në një reagim në facebook, Nika thotë se Rama përveçse nuk ka mbajtur premtimin për ujë 24 orë edhe në mandatin e tretë të tij, tani del dhe gënjen publikisht banorët e fshatit.

Sipas tij, kryeministri gënjen duke thënë se uji nuk do t’u hiqet tragjasiotëve për investitorët strategjik, pasi vendimi i kryetarit të bashkisë Vlorë e thotë qartë se uji do të merret për investimet strategjike në zonat Draleos-Drimadhes-Dhërmi.

Ai më tej thotë se një kryeministër që mashtron “sy më sy” duhet shkarkuar me votë më 11 maj.

Reagimi i plotë i Gjergji Nika:

Kryeministri i vendit po e mbyll mandatin e tretë me mashtrime, ashtu siç nisi të parin.
Premtimi për ujë të pijshëm 24 orë, nuk u mbajt kurrë, ndërsa atyre që ujin e kanë, ua heq për t’i shërbyer klientëve të tij, në kurriz të komunitetit të Tragjasit.
Sot deklaron se nuk po ua heq ujin tragjasiotëve, për t’ua dhënë investitorëve strategjik, por kjo gënjeshtër hidhet poshtë nga kryetari i bashkisë Vlorë, pasi në lejen e ndërtimit shkruhet e zeza mbi të bardhë: “FURNIZIM ME UJË TË ZONAVE BREGDETARE ZONAT E INVESTIMIT STRATEGJIK DRALEOS-DRIMADHES-DHËRMI.”
Një kryeministër që mashtron “sy më sy” duhet shkarkuar me votë më 11 maj.
Vlora meriton më shumë
Shqipëria meriton më shumë

 

Read More
06 Mar
0

“Personat me aftësi të ndryshe sot janë pa mbështetje nga shteti”, Pampuri: Subvencionimi i terapive, rehabilitimi, dhe integrimin i tyre në shoqëri duhet të jetë prioritet për çdo qeveri që nuk abuzon me taksat e qytetareve

Kandidatja për deputete e Koalicionit Euroatlantik, Oriola Pampuri, ka theksuar nevojën urgjente për mbështetje më të madhe ndaj personave me aftësi të ndryshme, duke e cilësuar si një prioritet për çdo qeveri që vendos qytetarët mbi korrupsionin dhe abuzimin me taksat.

Sipas saj, shteti duhet të fokusohet në rritjen e ndihmës financiare për familjet, garantimin e punësimit dhe përmirësimin e infrastrukturës për të lehtësuar aksesin në jetën e përditshme. Pampuri gjithashtu thekson rëndësinë e subvencionimit të terapive, të cilat janë jetike për rehabilitimin dhe integrimin e këtyre individëve në shoqëri.

Ajo ka bërë thirrje për krijimin e politikave gjithëpërfshirëse dhe financimin e qendrave rehabilituese në të gjitha qytetet, duke argumentuar se mungesa e mbështetjes shtetërore rëndon familjet dhe shoqërinë në tërësi.

Postimi i plotë i Oriola Pampuri:

•Personat me aftësi të ndryshe sot përballen me sfida të mëdha si papunësia, varfëria dhe mungesa e mbështetjes nga shteti.

•Për të siguruar një jetë dinjitoze për ta, është thelbësore që mbështetja ekonomike të jetë një prioritet.

Prioritet per cdo qeveri qe nuk ka ne fokus korrupsionin dhe abuzimin me taksat e qytetareve, dhe nuk ka me vete njerez te korruptuar, duhet te jete:

1. Rritja e ndihmës financiare për ta dhe familjet e tyre.

2. Punësimi i garantuar si dhe mundësi profesionale. Nxitja e kompanive për të punësuar persona me aftësi të ndryshme përmes subvencioneve dhe stimujve fiskalë.

4. Përmirësimi i infrastrukturës – Sigurimi i aksesit të lehtë në hapësira publike, shkolla, spitale dhe vende pune.

•Gjithashtu shpesh ne degjesat me grupe te ndryshme te PAK, eshte ngritur dhe problemi i terapive, si pamundesi qe kane shume prej tyre per tu perfshire, perpos domosdoshmerise. Nevoja per subvencionim nga shteti i terapive me imediate dhe te domosdoshme eshte prioritet, por ne keto 12 vite kane qene totalisht te lene pas dore dhe te neperkembur.

•Terapite janë jetike për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe integrimin e tyre në shoqëri.

Pse duhet të subvencionohen terapitë?
1. Rëndësia mjekësore dhe rehabilituese

• Terapitë fizike, logopedike, psikologjike dhe të tjera ndihmojnë në zhvillimin dhe mirëmbajtjen e aftësive jetike.
• Mungesa e tyre çon në përkeqësim të shëndetit dhe rritjen e varësisë nga kujdesi i familjes ose institucioneve.

2. Kostoja e lartë për familjet
• Shumë familje nuk mund të përballojnë shpenzimet për terapi të vazhdueshme, duke bërë që personat me aftësi ndryshe të mos marrin kujdesin e nevojshëm.
• Shteti duhet të sigurojë shërbime falas ose me kosto të subvencionuar, në mënyrë që të gjithë të kenë akses të barabartë.

3. Rritja e pavarësisë dhe përfshirjes sociale
• Terapitë ndihmojnë individët të bëhen më të pavarur dhe të integrohen më lehtë në shoqëri, punë dhe edukim.
• Një individ i trajtuar mirë mund të kontribuojë në shoqëri dhe të mos mbetet i izoluar.
4. Zhvillimi i politikave gjithëpërfshirëse

• Shteti duhet të krijojë qendra rehabilitimi me shërbime të specializuara në të gjitha qytetet për të garantuar mbështetje për çdo individ.
• Duhet të ketë programe financimi për terapitë që mbulojnë të gjitha moshat dhe nevojat e ndryshme.

5. Përfitimet ekonomike dhe sociale

• Subvencionimi i terapive nuk është vetëm një detyrim moral, por edhe një investim për të ulur varësinë ekonomike të këtyre personave dhe për t’i bërë më aktivë në shoqëri.
• Mungesa e mbështetjes nga shteti mund të çojë në një barrë më të madhe për sistemin shëndetësor dhe ekonomik.

Nje qeveri e pergjegjshme di te vendose prioritete, di tu vije ne ndihme shtresave me vulnerabel, dhe cdo takse te qytetareve e perkthen ne sherbim te qytetareve.

#ShqiperiaMeritonMeShume

Me 11 Maj vota e secilit prej jush do te mund te beje ndryshimin.

Read More
06 Mar
0

Basha takim me shqiptarët Greqi, dega e Athinës njofton datën

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, në datën 23 mars do të zhvillojë një takim me shqiptarët në Athinë.

Njoftimin e ka bërë të ditur kryetari i degës së Athinës, Fatmir Gjoci, me anë të një postimi në facebook. Takmi pritet të mbahet në orën 17:00, ndërsa adresa është “Divani Caravel 2 Vassileos Alexandou ave”.

 

Read More
06 Mar
0

Partia Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, nuk kanë hequr dorë nga shqyrtimi i rekursit në Gjykatën e Lartë

REAGIM I PD-DEMOKRATËT EUROATLANTIKË:

Partia Demokratike/ Demokratët Euroatlantikë, nuk kanë hequr dorë nga shqyrtimi i rekursit në Gjykatën e Lartë. Çdo kërkesë e depozituar sot, nga individë që nuk janë pjesë e Partisë Demokratike/ Demokratët Euroatlantikë, ka zero efekt në këtë proces.

Ata që kanë shpallur sot tërheqjen janë vetëdemaskuar, si autorët e një shantazhi politik për interesa të ngushta personale. Vetëm dy ditë më parë drejtues të Koalicionit Euroatlantik /PD – Demokratët Euroatlantikë, janë kërcënuar, se nëse Koalicioni Euroatlantik, nuk do t’ju nënshtrohej kushteve për bashkëpunim, duke hequr dorë nga identiteti ynë politik, do të përballeshin me tërheqjen nga rekursi në Gjykatën e Lartë.

Demokratët Euroatlantikë e kanë provuar me vepra, se nuk ka forcë të na shantazhojë dhe se, nuk biem pre e asnjë presioni. Ne kemi qëndruar dhe qëndrojmë për parime dhe vlera. Duhet të marrë fund koha kur interesat politike i mbivendosen të drejtës në këtë vend.

Ne do ta vazhdojmë pa u ndalur, betejën ligjore dhe i kërkojmë Gjykatës së Lartë të marrë një vendim sa më shpejt, bazuar në ligj, pa u ndikuar nga presioni, shantazhet apo lojërat politike që synojnë të marrin peng Partinë Demokratike për tu mbrojtur nga drejtësia.

Read More
06 Mar
0

Muaji i shenjtë i Ramazanit, Basha uron besimtarët: Zoti të na falë dhuratën e shpresës e të na udhëheq drejt rrugës së drejtë

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e fillimit të muajit të shenjtë të Ramazanit.

Në një postim në facebook, Basha shprehu urimet e tij për një agjërim plot paqe, urtësi dhe begati, duke theksuar rëndësinë e durimit, forcës dhe shpresës në këtë periudhë të shenjtë.

Ai uron që ky muaj të shërbejë si një mundësi reflektimi për vlerat më të larta njerëzore, si mirësia, dhembshuria dhe dashuria vëllazërore.

Postimi i plotë i Bashës:

Gëzuar muajin e bekuar të Ramazanit!

Me nisjen e këtij muaji të shenjtë, uroj nga zemra çdo besimtar mysliman, kudo që ndodhet, për një agjërim plot paqe, urtësi dhe begati!

Në këtë muaj të bekuar të Ramazanit, lutemi për durim dhe forcë. Kur sprovat na sfidojnë, lutemi që Zoti të na falë dhuratën e shpresës e të na udhëheqë drejt rrugës së drejtë, ku të shohim dritën hyjnore edhe në ditët më të vështira e në sfidat më të mëdha.

Le të na shërbejë ky muaj si reflektim për vlerat më të larta njerëzore: mirësinë, dhembshurinë dhe dashurinë vëllazërore për njëri-tjetrin.

Agjërim të pranuar!
Paqja dhe mëshira e Zotit qoftë mbi ju!

Read More
26 Shk
0

“SPAK-ut t’i hanë atë që s’thuhet”, Basha për sulmet ndaj drejtësisë: Dosjet e aferave të politikanëve janë në duart e partnerëve. Edhe Enveri të ringjallej s’i bënte dot gjë SPAK-ut

Kryetari i Partisë Demokratike-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka reaguar për sulmet e njëpasnjëshme ndaj drejtësisë.

Në një postim në facebook, Basha shprehet se dosja e politikanëve dhe kriminelëve të lidhur me njëri-tjetrin dhe të përfshirë në afera ndodhen në Francë, Belgjikë, Gjermani, Britani dhe SHBA.

Sipas tij, shërbimet sekrete të këtyre vendeve janë në Shqipëri pasi hetojnë grupet kriminale që kërcënojnë interesat e tyre. Për këtë arsye, Basha thotë se SPAK-ut nuk ka çfarë t’i bëjnë as Rama, as Berisha, madje edhe Enveri po të ringjallej.

Ai më tej thotë se qëllimi i Ramës është që të mbajë me gajret ata që janë frikësuar nga goditja e ligjit dhe po distancohen prej tij.

“Është në dorë të qytetarëve të vendosin, nëse duan t’i japin një shans drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ose të kthehet pas tek të paprekshmit, që abuzojnë me fondet dhe pronat e tyre” – shprehet më tej Basha.

Postimi i plotë i Bashës:

Dosjet e politikanëve dhe kriminelëve të lidhur me njëri-tjetrin dhe të përfshirë në afera, ndodhen në Francë, Belgjikë, Gjermani, Britani dhe SHBA.

Shërbimet e tyre sekrete janë të pranishme kudo në Shqipëri, pasi ata hetojnë grupet kriminale që përbëjnë kërcënim për vetë interesat e tyre.

As Rama, as Berisha, madje as Enveri po të ringjallej, nuk do të mund t’i bënte gjë SPAK-ut.

Për ta thënë me fjalët që hallexhiu i kupton mirë, SPAK-ut i hanë atë që nuk thuhet.

Mesazhi i Ramës është të mbajë me gajret ata që janë frikësuar nga forca goditëse e ligjit dhe po distancohen prej tij, dhe për këtë i sjell në kujtesë Berishën, që premton shkrirje të SPAK-ut.

Është në dorë të qytetarëve të vendosin, nëse duan t’i japin një shans drejtësisë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë ose të kthehet pas tek të paprekshmit, që abuzojnë me fondet dhe pronat e tyre.

Shqipëria meriton më shumë

Read More
26 Shk
0

Basha video-mesazh nga Uashingtoni: Heqja e vizave me SHBA është zotimi ynë në 4 vitet e ardhshme

Kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha, ka përsëritur angazhimin e tij për liberalizimin e vizave mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Në një video-mesazh nga Uashingtoni, ai kujtoi rolin e tij në heqjen e vizave me BE-në dhe theksoi se objektivi i radhës është sigurimi i lëvizjes së lirë të shqiptarëve në SHBA.

Basha u shpreh se Shqipëria ka mbetur mbrapa në krahasim me Kroacinë, e cila tashmë ka përfituar lëvizjen pa viza drejt SHBA-së. Ai premtoi gjithashtu tërheqjen e investimeve amerikane për krijimin e vendeve të reja të punës me paga dinjitoze në Shqipëri.

Postimi i plotë i Bashës:

15 vite më parë mundësuam lëvizjen e lirë të shqiptarëve në Europë. Asokohe në krah të Kroacisë, u anëtarësuam në NATO dhe vijuam anëtarësimin në Bashkimin Europian. Fatmirësisht Kroacia u bë anëtare e Bashkimit Europian dhe mundësoi lëvizjen pa viza edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për qytetarët e saj, Shqipëria mbeti mbrapa. Sot nga Uashingtoni, dua të rikonfirmoj zotimin tim se ashtu siç hoqëm vizat me Bashkimin Europian, do të heqim vizat dhe do të mundësojmë lëvizjen e lirë të qytetarëve shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Do të thithim investime madhore të kompanive amerikane, për të krijuar vende të reja pune me paga dinjitoze për qytetarët e Shqipërisë. Ju përshëndes nga Uashingtoni.

 

Read More