Blog

27 Dhj
0

Reagimi i zëdhënëses së PD, Mirela Karbaina: Berisha ka dy vite që i mban me gënjeshtra mbështetësit e tij për t’i përdorur si mburojë ndaj drejtësisë

 

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina i është përgjigjur akuzave të Sali Berishës ndaj PD. Karabina shprehet se Berisha ka dy vjet që i mban me gënjeshtra mbështetësit e tij për t’i përdorur si mburojë ndaj halleve me drejtësinë me SHBA apo me Britaninë e Madhe.

Ajo gjithashtu thotë se i vetmi ndryshim i sotëm është se PD vazhdon ringritjen e saj dhe  përgatitjen për zgjedhjet, ndërsa Sali Berisha do të duhet të përballet me akuzat për korrupsion, ndërsa është edhe në listën e zezë të SHBA dhe Britanisë së Madhe.

 

REAGIMI I ZËDHËNËSES SË PARTISË DEMOKRATIKE

 

Berisha ka dy vjet që i mban me gënjeshtra mbështetësit e tij për t’i përdorur si mburojë ndaj halleve me drejtësinë me SHBA apo me Britaninë e Madhe. Fitorja e sotme e pretenduar e Berishës është njësoj si ajo në Francë kundër Sekretarit të Shtetit të SHBA.

I vetmi ndryshim i sotëm është se PD vazhdon ringritjen e saj dhe  përgatitjen për zgjedhjet, ndërsa Sali Berisha do të duhet të përballet me akuzat për korrupsion, ndërsa është edhe në listën e zezë të SHBA dhe Britanisë së Madhe.

Sa do të mundohen, sado të investojnë në mediat e tyre me paratë e krimit dhe korrupsionit për të shpërndarë lajme të rreme, aleanca e kullave Rama-Berisha nuk do ta mbajnë dot perng PD.

PD pret që me shpejtësi dhe pa vonesë gjykata e Apelit të shqyrtojë këtë çështje për të mbyllur njëherë e mirë diskutimet rreth PD.

Read More
26 Dhj
0

PD: Shqipëria mbetet vendi me nivelin më të lartë të varfërisë

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA, MIRELA KARABINA DHE INXHINIERI, AZMER DULEVIÇ

Sot kemi dy Shqipëri, ajo e shumicës së ndershme të qytetarëve që përballen çdo ditë me vështirësitë e jetesës për arsye të realitetit të rëndë ekonomik dhe social, rritjes abuzive të çmimeve dhe mungesa e ndihmës sociale për çdo kategori në nevojë, dhe me një Shqipëri tjetër të mbyllur në godinat e pushtetit që punon vetëm për interesa të saj dhe larg qytetarëve.
Shqipëria, sipas Agjensisë Europiane të Statistikave kryeson Europën për përqindjen e lartë të njerëzve të rrezikuar nga varfëria ose përjashtimi social, pasi gati gjysma e popullsisë së saj 43% është e rrezikuar nga varfëria.

Edhe në Ballkanin Perëndimor Shqipëria mbetet vendi me nivelin më të lartë të varfërisë.
Rreth 67% e shqiptarëve jetojnë me 5.5 dollarë në ditë, situatë kjo që rrit nivelin e rrezikur të varfërisë (Eurostat).

Shqipëria ka nivelin e varfërisë më të lartë në Rajon dhe në Europë pasi qeveria e saj bën më pak se çdo qeveri tjetër për mirëqënien e jetesës së qytetarëve të saj, mbrotjen dhe mbështetjen e shtresave në nevojë.

Korrupsioni i lartë në çdo ind qeverisës, mungesa e pandëshkueshmërisë ndaj shpërdoruesve të veshur në pushtet kanë thelluar nivelin e varfërisë dhe vështirësuar jetën e qytetarëve.

DEKLARATA E INXHINIERIT, AZMER DULEVIÇ

Jemi në Dimër dhe jo të gjithë qytetarët kanë mundesi për të siguruar ngrohjen.
Jo të gjithë qytetarët e kanë mundësinë ekonomike të ngrohin të gjithë banesën!
Mbështetja nga qeveria është zero gjithashtu subvencionet për energjinë elektrike mungojnë dhe janë qesharake.
Për këtë arsye dhe Instat në shifrat e fundit tregon që qytetarët përdorin lëndën drusore pothuajse në mënyrë të barabartë me energjinë elektrike.
Sipas Instat qarqet që përdorin më shumë lëndën drusore për ngrohje janë Dibra dhe Kukesi por e vërteta është që banorët e këtyre zonave kanë ndërprerje të vazhdueshme të energjisë elektrike për shkak të difekteve dhe rrjetit të amortizuar ku linjat e shpërndarjes 04 Kv kanë mbi 35 vite pa u ndërruar.
Kompensimi i energjisë elektrike për pensionistët 648 lekë në muaj është qesharak dhe i pamundur për tu përfituar nga burokracitë e shumta.
Dështimi tjetër i qeverisë Rama1,2 dhe 3 është që në 10 vite nuk ka shtrirë 1 meter tubacion për shpërndarjen dhe gazifikimin e vendit.

Prandaj Partia Demoktratike eshte ketu per t’i thënë qytetarve që në programin e saj do të pëfshihet subvencionimi real i energjisë për pensionistët, familjet të cilat trajtohen me ndihmë ekonomike, familjet që kanë në përbërje anëtarë me aftësi të kufizuara, të verbër dhe paraplegjikët e tetraplegjikët.

Read More
25 Dhj
0

Zjarri në Lushnje, reagon deputetja e PD, Eralda Tase Bano

Deputetja e Partisë Demokratike, Eralda Tase Bano, ka reaguar në lidhje me zjarrin që përfshiu ditën e sotme qendrën tregtare “Metropol” në Lushnje. Deputetja demokrate shpreh solidarizim me qytetarët e rrezikuar dhe të lenduar, si dhe me zjarrëfikset e forcat e rendit.

Reagimi i plotë i deputetes së PD, Eralda Tase Bano:

Kaos dhe panik në Lushnjë! Kati i dytë dhe i tretë i qendrës tregtare ‘Metropol’, qendër e cila ndodhet në një pallat 12 katësh, është përfshirë nga flakët! Fillimisht flakët kanë përfshirë katin e dytë dhe të tretë, por zjarri më pas është përhapur edhe në katin e katërt dhe më pas në apartamentet që janë në godinën e Qendrës Tregtare. Solidarizim me qytetaret e rrezikuar dhe tëlenduar. Zjarrëfikset e forcat e rendit.
Po e ndjekim me shqetesim e vemendje gjithë situatën.
Uroj me zemër që asnjë qytetar mos të jetë i lënduar.

Read More
24 Dhj
0

Kryetari i PD, Lulzim Basha, urim për Krishtëlindje

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar Krishtëlindjet të gjithë besimtarëve të krishter, Në mesazhin e tij, kreu i PD uron që drita që lind nga errësira e kësaj nate të shenjtë i mbushtë me shpresë dhe besim zemrat e çdo shqiptari.

 

Mesazhi i plotë i kreut të PD, Lulzim Basha:

 

Të dashur besimtarë të krishterë, ju uroj nga zemra Gëzuar Krishtlindjen!

Drita që lind nga errësira e kësaj nate të shenjtë i mbushtë me shpresë dhe besim zemrat tuaja. Zoti na udhëheqtë drejt mirësisë, paqes dhe begatisë për çdo shqiptar.

Krishtlindje të bekuar dhe nga mot gëzuar!

 

Read More
24 Dhj
0

Këshilltarët e PD, kërkesë Prefektit të Tiranës: Anullo vendimet e marra në mbledhjen e Këshilli Bashkiak të Tiranës

 

DEKLARATË E KËSHILLTARËVE TË PARTISË DEMOKRATIKE NË BASHKINË E TIRANËS

 

Grupi i këshilltareve bashkiake te Partia Demokratike e Shqipërisë, i ka drejtuar nje kerkese Prefekti i Qarkut Tiranë, per te anulluar vendimet e marra ne Mbledhjen e Këshilli Bashkiak Tiranë, te 22 Dhjetorit 2023.
Ne ate mbledhje, pas nderhyrjes se nje keshilltari nga kualicioni Bashke Fitojme, kryetarja e Keshillit Bashkiak perjashtoi nga mbledhja keshilltarin e BF dhe pas nje pushimi 5 minutesh konsultimi, vetem me Kryetarin e Bashkise dhe kryetarin e Grupit te keshilltareve te PS, pa mbledhur kryesine e keshillit bashkiak, dhe pa ju dhene fjalen asnje nga kryetareve te grupeve te tjera, per procedure, dhe duke mos lejuar asnje keshilltar tjeter te merrte fjalen, ka shkelur Rregulloren e Keshillit Bashkiak dhe Ligjin per Veteqeverisjen Vendore, duke ju mohuar dhe shkelur te drejtat e keshilltareve bashkiake te PD, gjate mbledhjes se Keshillit.

Perpjekjet tona per te perfaqesuar qytetaret e Tiranes do te vijojne, ne Keshill dhe jo vetem. I sigurojme qytetaret, qe do te ndjekim te gjitha rruget e tjera institucionale per te vene ne vend dinjitetin dhe te drejtat e shkelura te qytetareve te Tiranes nga vendimarrjet abuzive, te shprehura ne Keshill nga kartonat dhe duartrokitjet arrogante te keshilltareve te PS dhe PSD.

 

Read More
24 Dhj
0

Festat e fundvitit dhe buxheti 2024, nënkryetarja e PD, Pampuri: Qindra miliona euro për koncesionet dhe PPP-të, asnjë lek për pensionistët e shqiptarët në nevojë

 

REAGIMI I NËNKRYETARES SË PARTISË DEMOKRATIKE, DEPUTETJA ORIOLA PAMPURI

 

Për pensionistët, prindërit tanë, nuk duhet rreshtur së foluri çdo ditë të vitit. Është e papranueshme që në këtë fundvit pensionistët përballen me pamundësi për tu ndjerë nën atmosferën e festave të fundvitit, si cdo qytetar i këtij vendi.

Në një vend ku qeveria akordon qindra miliona euro në vit për djegësa që nuk punojnë, për analiza e instrumenta mjekësore që nuk adresojnë në mënyrë reale sëmundshmëritë dhe pasojat në shëndetin publik të popullatës e as justifikojnë impaktin ndaj qytetarëve, taksapaguesve të këtij vendi.

Edhe nga ana tjetër ka munguar një trajtim financiar pëe qindra mijëra qytetarëve, pensionistët e Shqipërisë, për tu mundësuar një jetesë që së paku të ndjehen të denjë për kontributin dhjetëra vjecar që ata kanë dhënë shoqërisë sonë shqiptare, për ekonominë e vendit, për kombin dhe per vetë brezat që i kanë përvijuar.

Përgjatë gjithë këtij viti, pensionet u rritën me një vlerë prej vetëm 600 Lekë në muaj në muaj apo 20 lekë në ditë. Qeveria shpërndau një fond vetëm 2 javë para nisjes së fushatës për zgjedhjet lokale, pavarësisht se ishte në shkelje të Kodit Zgjedhor për përdorimin e programeve të qeverisë me efekte financiare. Një fond i dytë u shpërnda vetëm për 3 muaj e fundit të vitit.

Ndërkohë sipas të dhënave të INSTAT çmimet e produkteve të shportës përgjatë vitit që po mbyllim janë rritur së paku 15% krahahsuar me një vit më parë. Sipas EUROSTAT vetëm për muajin nëntor indeksi mesatar në Shqipëri shënoi vlerën 4.5%, rritje kjo më e lartë se sa vetë mesatarja e vendeve të eurozonës që ishte vetëm 3.1%. Për 11 muaj rradhazi më shumë se gjysma e produkteve bazë të konsumit të popullatës vijoi të kishte një rritje me dyshifra, një trend që tregon për vështirësim të fuqisë blerëse në vend.

Sot, mbi 700 mijë qytetarë, pensionistë gjenden në kufirin e varfërisë, pasi të ardhurat e tyre mujore janë nën minimumin jetik.

Dukshëm kjo shtesë prej vetëm 600 lekë në muaj përgjatë harkut kohor 12 mujor, nuk ka mundur të përballojë as gjysmën e barrës së shpenzimeve shtesë nga efekti i rritjes së çmimeve të produkteve bazë.

Raporti i zëvendësimit është duke arritur drejt ezaurimit, ku për vitin 2022 ishte 1.1 kontribues për 1 pensionistë. Më shumë se 1/3 e fondit të pensioneve plotësohet nga të ardhurat e buxhetit të shtetit, çka po e bën të gjithë skemën të jetë në rrezik afatgjatë.

Zgjidhje për të ndryshuar situatën sigurisht që ka, por kjo qeveri e ka dëshmuar për 10 vite tashmë që ska asnjë lloji vullneti për ta zgjidhur. Mjafton të vështrosh hendekun midis pagave dhe pensioneve që nga viti në vit thellohet e ku sot, një pension është sa ¼ e pagës mesatare.

Partia Demokratike e Shqipërisë, dhe unë si ligjvënëse propozuam 8 amendetet për buxhetin e vitit të ardhshëm, me synim në rradhë të parë fokusimin ndaj njerëzve, ndaj qytetarëve që përballen me vështirësitë, ndaj pensionistëve dhe të pamundurve, ndaj fermërëve, ndaj të rinjve dhe ndaj biznesit.

Ky buxhet i ka të gjitha mundësitë për të bërë rishpërndarjen e duhur të taksave të tyre në shoqëri. Një jetë me dinjitet e meriton çdo familje shqiptare, dhe shteti ka detyrimin moral dhe përgjegjësinë ta mundësojë.

Read More
22 Dhj
0

Këshilltarët e PD në Bashkinë e Tiranës: “Show dhe cirku” kanë zëvendësuar angazhimin politik për t’ju përgjigjur problematikave të qytetarëve të Tiranës

 

DEKLARATË E KËSHILLTARËVE TË PARTISË DEMOKRATIKE NË BASHKINË E TIRANËS

 

I njejti skenar si ne parlament, u perdor sot ne Mbledhjen e Keshillit Bashkiak Tirane, ku palet aleate inskenuan sebashku, duke mbyllur dhe miratuar PBA 2024-2026 ne me pak se dy minuta.
“Show dhe cirku” jane ngjarjet qe kane zevendesuar angazhimin politik dhe institucional per t’ju pergjigjur problematikave te qytetareve te Tiranes.
Rekord i ri i inskenimit te ngritjes se kartonave dhe duartrokitjeve arrogante te shumices, qe ia kaloi dhe kohezgjatjes se miratimit te buxhetit ne parlament.

Sot qytetareve te Tiranes ju mohua e drejta per te propozuar ndryshime konkrete ne PBA e 2024-2026.

Kete vendimarrje do e ankimojme duke ndjekur te gjitha hallkat institucionale.

Read More
21 Dhj
0

PD: Deputetët e Partisë Demokratike mbeten në mbështetjen e SPAK dhe heqjen e imunitetit të çdo person që është kërkuar nga drejtësia

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË

 

Deputetët e PD mbeten të vendosur në mbështetjen e SPAK dhe heqjen e imunitetit të çdo personi që është kërkuar nga drejtësia. Ky është standart i vendosur dhe do të ndiqet gjithmonë nga PD dhe deputetët e saj.

Mosfunksionimi normal i seancave parlamentare pamundësoi sot pjesëmarrjen dhe votimin e grupit parlamentar të PD pro heqjes së imunitetit për deputetin Sali Berisha.

Deputetët e PD nuk do të behen kurrë pjesë e skenarëve të pergatitura nga Edi Rama dhe Sali Berisha per ti perdorur si argument për ti ikur drejtësisë. Ata bënë gjithçka për të bllokuar dhe defunksionalizuar drejtësinë por nuk ia dolën.

Shfaqja e shëmtuar që dyshja Rama Berisha u ofron çdo të enjte shqiptarëve, mungesa e debatit dhe bllokimi i jetës parlamentare janë akte që i shërbejne një qeverie të dështuar dhe një segmenti opozitar që së bashku përpiqen ti fshihen drejtësisë.

PD është e vendosur në mbeshtetjen ndaj SPAK dhe hetimeve të thella, të drejta dhe të paanshme për të gjjthë ata qeveritarë apo ish qeveritarë që kanë shpërdoruar besimin e shqiptarëve dhe përvetësuar pasuritë e tyre.

Çdo lloj aleance e dukshme e kullave, apo e padukshme për ti bërë bisht drejtësisë nuk do mund ta mbajë peng PD dhe misionin e saj për ti dhënë shqiptarëve normalitetin, sigurinë dhe mirëqenien që meritojnë.

Read More
20 Dhj
0

Projektligji i paraqitur në Kuvend për ndryshimin e ligjit Për Komisionet Hetimore në vlerësimin e Partisë Demokratike është një përpjekje e maxhorancës aktuale për të kufizuar hapësirën që Kushtetuta i garanton opozitës

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE TË SHQIPËRISË, NËNKRYETARI KRESHNIK ÇOLLAKU

 

Projektligji i paraqitur në Kuvend për ndryshimin e ligjit Për Komisionet Hetimore në vlerësimin e Partisë Demokratike është një përpjekje e maxhorancës aktuale për të kufizuar hapësirën që Kushtetuta i garanton opozitës në fushën e kontrollit parlamentar.

Përkufizimi që projektligji i propozuar i bën konceptit “çështje e veçantë”, koncept i përcaktuar nga neni 77 i Kushtetutës është hartuar me qëllim kufizimin e mundësisë së ngritjes së komisioneve hetimore.

Kriteret e parashikuara për ekzistencën e çështjes së veçantë jo vetëm që janë detajuar përtej nevojës ligjore dhe traditës parlamentare por krijojnë edhe paqartësi në raport me organin e parlamentit që ka tagrin e vlerësimit paraprak të plotësimit apo mosplotësimit të këtyre kritereve.
Vlerësimi përfundimtar lidhur me përmbushjen ose jo të kritereve sipas projektligjit do të varet nga vullneti i shumicës parlamentare ç’ka bie ndesh me parashikimet ligjore të kushtetutes dhe rolin kontrollues që kushtetuta i ka njohur pakicave parlamentare.

Read More