Blog

11 Nën
0

Gjuha diskriminuese e kryebashkiakut të Lezhës, reagon deputetja Eralda Tase: I bëj thirrje Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe të gjitha institucioneve të marrin masa ndaj këtij individi

Deputetja e Partisë Demokratike, Eralda Tase Bano, ka reaguar për gjuhën diskriminuese të kryetarit të Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.

Kryebashkiaku socialist në një status në facebook-un tij, shpreh një gjuhë jo etike dhe diskriminuese. Për këtë deputetja demokrate i ka bërë thirrje Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe të gjitha institucioneve të marrin masa ndaj këtij individi i cili sot ka diskriminuar një vajzë për shkak të ngjyrës së lëkurës.

REAGIM I DEPUTETES SË PD, ERALDA TASE BANO

Turp e faqja e zezë!

Në një kohë kur Shqipëria pret refugjatë sipas marrëveshjes me qeverinë italiane, pavarësisht kundërshtimit tonë për shkak se gjykojmë se Shqipëria nuk është ende gati për këtë hap pasi problemet te ne mbeten në nivel të mbijetesës dhe skamjes, ky zotëri, kryetari i bashkisë Lezhë bën këtë status i cili është diskriminues në çdo fjalë.

Pronar i Bardhë? Meme?

I bëj thirrje Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe të gjitha institucioneve të marrin masa ndaj këtij individi i cili sot ka diskriminuar një vajzë për shkak të ngjyrës së lëkurës.

Justifikimet se ai status është miqësor janë përbuzje. Ndjej neveri për farën e keqe që po drejton institucionet e këtij vendi!

Partia Demokratike dhe unë personalisht do të sigurohem që kjo shfaqje e shëmtuar racizmi të mos kalojë me kaq.

 

Read More
11 Nën
0

Sekretari i grupit parlamentar të PD, Arbi Agalliu denoncon sërish projektbuxhetin e vitit 2024: Një sektor që ka të punësuar rreth 560 mijë individ, qeveria ulë ndjeshëm financimin

Sekretari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, ka denoncuar sërish projektbuxhetin e vitit 2024, ku shprehet se nuk është në funksion të qytetarëve por të qeverisë dhe klientëve të saj.

Agalliu thotë se pavarësisht se bujqësia është një sektor i rëndësishëm, në buxhetin e vitit të ardhshëm qeveria ka ulur ndjeshëm financimin.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, SEKRETARI I GRUPIT ARBI AGALLIU

Përshëndetje të nderuar qytetar!

Sikurse edhe në daljet e më parshme kemi denoncuar këtë projektbuxhet i cili nuk është në funksion të qytetarëve por të qeverisë dhe klientëve të saj!

Bujqësia pavarsishtë se është një sektor ku ka të punësuar rreth 560.000 individ, qeveria ka ulur ndjeshëm financimin.

Nga ana tjetër edhe ndërkombërarët për shkak të korupsionit në kupolen drejtuese të këtij sektori pezulluan fondet për bujqësinë. E kam fjalën këtu për fondet e IPARD. Ata të cilët goditen janë pikërisht fermerët.

Po kështu subvencionet ne bujqesi për vitin 2024 janë totalisht të pa mjaftueshme lidhur me nevojat që fermeri dhe bujku shqiptar ka.

Janë rreth 31.7 milione euro, njesoj sic ishte edhe vitin aktual buxhetor, duke e renditur Shqipendi të fundit ne rajon persa i perket subvencioneve ne kete sektor shume te rendesishem. Shpesh herë këto fonde shkojnë të orientuara tek klientët e qeverisë ose për të menaxhuar flukset e votës.

Për me tepër mbështetje aspak domethënëse ka ky buxhet për dëmet që ju shkaktohen fermereve nga fatkeqësitë natyrore si rreshjet e permbytjet apo edhe mungesa e tyre të cilat dëmtojnë rëndë prodhimet bujqesore. Madje mund të përmendim këtu faktin investimet ne sistemet e kalaneve ujitese janë të pa përfillshme.

Të nderuar qytetar përtej cdo fjale ajo që duhet të kuptojmë është pikërisht se viti 2024 do të ketë më pak para për bujqësinë. Më pak paea për fermerin. Më pak para për rreth 560.000 të punësuar në këtë sektor duke i lene të përballen të vetëm në një treg të deformuar nga korrupsioni dhe klientelizmi.

Faleminderit!

Read More
11 Nën
0

Vettingu në politikë dhe porpozimet për Zgjedhore, Basha: Nisma të konsultuara me qytetarët, për t’u dhënë fuqinë të zgjedhin depuetin dhe qeverinë që duan

Gjatë kësaj jave Partia Demokratike e Shqipërisë ka depozituar disa nisma shumë të rëndësishme për të sotmen dhe të ardhmen e vendit tonë.

Shqipëria renditet mes vendeve më te korruptuara, çka ka ndikuar në zhvillimin ekonomik dhe emigrimin masiv të shqiptarëve.

Një vend nuk mund të ketë një korrupsion kaq të përhapur, pa politikanë të korruptuar. Shqipëria prej kohësh po vuan dhe nga një plagë tjetër, që është lidhja e politikës me krimin, inkriminimi i pushtetit, kontrolli i vendimarrjes nga krimi.

Prandaj është koha që, ashtu siç bëmë me dekriminalizimin, të hedhim një hap tjetër shumë të rëndësishëm për pastrimin e politikës, me vetting-un politik.

Përtej sulmeve të përditshme, llumit të pakufi që hidhet në arenën e debatit politik dhe mediatik, shqiptarët kanë të drejtë të dinë kush është i korruptuar e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo.

Është koha të tregojmë vullnet dhe përgjegjshmëri para shqiptarëve.

Përveç kësaj, Partia Demokratike depozitoi në Komisionin për Reformen Zgjedhore propozimet për:

1️⃣ Listat e hapura;

2️⃣ Shqipëria 1 zonë zgjedhore;

3️⃣ Votën e diasporës.

Me këto propozime, listat e kandidatëve për deputetë çlirohen nga kontrolli i kryetarëve të partive, duke i dhënë mundësinë qytetarëve të zgjedhin drejtpërdrejtë deputetin që duan dhe duke rikrijuar lidhjen ndërmjet votuesit dhe deputetit, të cilat u shkëputën nga ndryshimet kushtetuese të vitit 2008.

Përmes propozimit Shqipëria 1 zonë zgjedhore krijohet barazia e votës së qytetarëve duke eliminuar difererencat ndërmjet qyteteve të ndryshme. Kështu vota do të ketë të njëjtën vlerë, si për qytetarin e Kukësit dhe të Fierit, të Tiranës dhe të Vlorës.

Me propozimin për votën e diasporës, u kthejmë, pa asnjë kufizim, shtetasve shqiptarë me qëndrim të përhershëm, apo të përkohëshëm jashtë Shqipërisë, të drejtën e tyre kushtetuese të zgjedhjes së përfaqësuesve në Kuvend. Në përputhje edhe me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, shqiptarët jashtë Shqipërisë do të mund të ushtrojnë të drejtën e votës në vendin ku ata jetojnë.

Këto nisma, të cilat ne i kemi konsultuar paraprakisht me qytetarët, kanë një mbështetje maksimale, prandaj tani është momenti që dëshirën dhe vullnetin e shqiptarëve ta shndërrojmë në ligj për t’u dhënë atyre fuqinë e vërtetë në përcaktimin e deputetëve dhe qeverisë së ardhshme.

Read More
10 Nën
0

Hapja e garës në sistemin politik”/ Basha: Propozimeve tona për Reformën Zgjedhore, vendosin interesat e njerëzve në qendër të politikës

Kryetari i PD, Lulzim Basha,  vazhdoi takimet në degën 1 në Tiranë, ku bisedoi me banorët e zonës së Tregut elektrik.

Sipas kryetarit të PD, rritja e çmimeve, rritja e taksave, rënia e fuqisë blerëse, papunësia e lartë dhe emigrimi masiv, bëjnë që e ardhmja të duket e zymtë.

“Është jetike që ekonomia jonë të hapet dhe të bëhet konkurruese. Në funksion të saj është edhe garantimi i garës në sistemin politik, përmes propozimeve tona për Reformën Zgjedhore. Një parlament përfaqësues i vullnetit të qytetarëve është i domosdoshëm për të vendosur interesat e njerëzve në qendër të politikë-bërjes, duke dhënë atyre forcën për të ndërtuar të ardhmen që duan dhe meritojnë.

Ne duhet të bëjmë gjithçka për t’u kthyer atyre besimin te vota dhe te politika. Prandaj dhe ata mbështesin iniciativat tona për:

Lista të hapura

Vetting për politikanët

Barazia e votës

Vota e diasporës

President nga populli

Fund imunitetit nga ndjekja penale

Këto janë propozime konkrete, për ta vendosur politikën në shërbim të njerëzve, për të ngjallur shpresën dhe besimin te instrumenti i vetëm që kemi për të sjellë ndryshimin që qytetarët presin”, – tha Basha.

 

Read More
10 Nën
0

Basha: Lista të hapura dhe vetting ne politikë për një Shqipëri të drejtë e të zhvilluar

Gjatë mesditës, kryetari i PD zhvilloi takime rastësore me qytetarët më zonën e Ali Demit në Tiranë.
Basha bisedoi me shumë prej tyre fhebu tha atyre se ai dhe PD, kanë zgjedhur të qëndrojmë çdo ditë pranë njerëzve, në një bashkëbisedim të vazhdueshëm me shoqërinë, për të ndërtuar të gjithë bashkë të ardhmen që famijet shqiptare meritojnë!

“Kam dëgjuar me vëmendje problemet e tyre, për çmimet e papërballueshme, për taksat që godasin dhe varfërojnë shtresnë e mesme, për familjet që mpaken dita ditës për shkak të emigrimit masiv, për korrupsionin që vret garën e lirë dhe konkurrencën. Kjo duket edhe në projekt-buxhetin që qeveria po përgatit, i cili u shërben klientëve të qeverisë, përfituesve të PPP-ve dhe koncesioneve, e jo qytetarëve të ndershëm të këtij vendi. Është fatkeqësi që një nga vendet më të varfra në Europë, të përdor taksat përherë e më të larta për projekte korruptivie”, – tha Basha.

Basha ripërsëriti edhe njëherë kërkesën e qytetarëve që sa vjen e rritet për vettingun në politikë dhe reformën zgjedhore.

“Qytetarët e duan vetting-u në politikë për faktuar se kush janë politikanët e korruptuar. Ata duan ta zgjedhin vetë deputetin e tyre përmes listave të hapura, bashkëyqtetarët tanë që jetojnë jashtë vendit duan të kenë mundësi të votojnë në zgjedhje nga aty ku jetojnë, e po kështu njerëzit duan që Presidentin ta zgjedhë drejtpërdrejt populli.
Me mbështetjen tonë pakushte për SPAK, ne kërkojmë t’i jepet fund paprekshmërisë së politikanëve të niveleve të larta, për një Shqipëri të drejtë dhe të zhvilluar”.

 

 

Read More
10 Nën
0

“Lista të hapura, sistemi zgjedhor proporcional kombëtar…”, PD prezanton konkluzionet që do të paraqesë në Komisionin e Reformës Zgjedhore

 

Partia Demokratike ka prezantuar sot draftin që do t’i paraqitesë Komisionit të Reformës Zgjedhore, lidhur me tre çështjet kryesore që ky komision do të duhet t’i trajtojë. Nënkyetari i PD, njëherësh edhe bashkëkryetar i Reformës Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj, tha se forca politike ku bën pjesë është e bindur se sistemi zgjedhor në Republikën e Shqipërisë do të duhet të ndryshojë.

Në daftin e PD, kërkohen lista të hapura, sistemi zgjedhor në Shqipëri të jetë proporcional kombëtar dhe të jetë një zonë zgjedhore, si dhe garantimi i votës së emigrantëve e cila tashmë është edhe detyrim Kushtetues.

 

DEKLARATA E SEKRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PD DHE BASHKËKRYETARI I KOMISIONIT TË REFORMËS ZGJEDHORE, ENKELEJD ALIBEAJ

 

Përshëndetje!

Në emër të Partisë Demokratike, në cilësinë edhe të bashkëkryetarit të Reformës Zgjedhore, jam sot para jush së bashku edhe me ekspertin e caktuar nga Partia Demokratike pranë këtij komisioni, për t’iu bërë më dije konkluzionet e Partisë Demokratike që do t’i paraqiten Komisionit të Reformës Zgjedhore, lidhur me tre çdështjet kryesore që Komisioni i Reformës Zgjedhore do të duhet t’i trajtojë dhe që kanë të bëjnë saktësisht me këto çështje.

 

Së pari, Partia Demokratike është e bindur se sistemi zgjedhor në Republikën e Shqipërisë do të duhet të ndryshojë. Do të duhet të ndryshojë duke konkretizuar dhe mishëruar atë që ka qenë kërkesë e kaherëshme e publikut shqiptar, e zgjedhësve shqiptar dhe që konsiston në faktin që Partia Demokratike sot është e bindur dhe ka arritur në një draftim dhe që do t’ia paraqesi këtij komisioni, lidhur me sistemin zgjedhor. Sistemi zgjedhor I propozuar prej nesh bazohet tek listat e hapura. Listat e hapura të cilat janë edhe një detyrim edhe të një vendimi të Gjykatës Kushtetuese, I cili ka udhëzuar Kuvendin e Republikës që në kodin zgjedhor, sistemi do të duhet të bazohet pikërisht tek këto listat e hapura. Sipas së cilave do të duhet që t’i japin të drejtë qytetarëve shqiptarë të jenë ata që zgjedhin përfaqësuesin e tyre. Të jenë ata që zgjedhin deputetin e tyre dhe të mos jetë kryetari I partisë I cili përcakton se kush do të jetë përfaqësuesit dhe qytetarët të jenë të detyruar të bëjnë një zgjedhje që ia cakton dikush tjetër.

 

 

Së dyti, sistemi I listave të hapura I jep qytetarit shqiptar, I jep zgjedhësit shqiptar të drejtën që të përcaktojë edhe elementin e konkurrencës brenda partive politike. Deputetët do të jenë të tillë që do të kenë një garë të ndershme brenda partive politike dhe ai I cili do të gëzojë mbështetjen e zgjedhësve, ai do të jetë dhe përfaqësuesi I tyre. Është një detyrim për të optimizuar dhe për të demokratizuar edhe vet partitë politike. Vetëm sistemi I listave të hapura e garanton këtë gjë. Së treti, heqja përfundimisht e monopolist, e autoritetit që kryetari I partisë ka në përcaktimin e deputetëve. Me sistemin e listave të hapura garantohet kjo gjë.

 

Dhe kjo është çështja e parë. Çështja e dytë e cila shkon në të njëjtën linjë logjike, ka të bëjë me atë që sistemi zgjedhor në Shqipëri do të duhet të jetë proporcional kombëtar. Dhe propozimi i Partisë Demokratike që do të depozitohet në komisionin e reformës zgjedhore, të jetë që Shqipëria të jetë një zonë zgjedhore. Sistemi I deritanishëm, I cili fragmenton në 12 qarqe, në 12 zona zgjedhore, ka nxjerr të gjitha defektet dhe manipulimet me sistemin që bëhet zgjedhjes dhe përfaqësimit të shqiptarëve në parlament. Sistemi me një zonë zgjedhore krijon atë që është nevojë dhe detyrim kushtetuesm barazinë e votës të çdo qytetari shqiptar. Si zgjedhësi në Kukës ashtu edhe zgjedhësi në Tiranë, vota e tyre do të jetë e barabartë, pasha e tyre e zgjedhjes së deputetit do të jetë e barabartë. Ndaj këto janë dy element që shkojnë në harmoni me njëri-tjetrin, listat e hapura dhe sistemi proporcional kombëtar, pra me një zonë zgjedhore.

 

Së treti, që ndoshta është më e rëndësishmja është që Partia Demokratike ka konkluduar, ka draftuar edhe projektligjin që do të depozitojmë në komisionin e reformës zgjedhore përsa I përketë votës së diasporës, ose më mirë me thënë votës së shqiptarëve jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë. Jo vetëm si një detyrim që vjen prej Gjykatës Kushtetuese, I cili ka udhëzuar Kuvendin e bashkë me të edhe partitë politike si kontribues në Komisionin e Reformës Zgjedhore që do të garantohet në mënyrë efektive dhe jo iluzive, vota e diasporës, vota e emigrantëve jashtë Shqipërisë.

 

Ka dhe një arsye tjetër akoma më të rëndësishme se kaq. Sipas statistikave, lista formale e zgjedhësve në Republikën e Shqipërisë nukëmron rreth 3.6 milionë zgjedhës. Efektivisht marrin pjesë në zgjedhje në Republikën e Shqipërisë, një numër që varion në 1.7 apo 1.8 në rastin më të mirë të zgjedhësve. Dhe përllogariten rreth 2 milionë zgjedhës shqiptarë me të drejtë vote të cilët nuk marrin pjesë në zgjedhje për shkak se ndodhen jashtë kufijve të territorit të Shqipërisë. Kushtetuta garanton barazinë e të drejtave, një prej të cilave është edhe e drejta e votës. Të marrësh një detyrim vetëm prej Kushtetutës, jo vetëm prej vendimit të Gjykatës Kushtetuese, por është një detyrim mbi të gjitha moral për të garantuar në mënyrë efektive votën e emigrantëve shqiptarë, të diasoporës shqiptare, të shqiptarëve të cilët janë të detyruar të braktisin vendin e tyre për të qenë pjesë në përcaktimin e fatit dhe të qeverisjes së këtij vendi.

 

Vota e diasporës sipas asaj se çështë pikëpamja jonë, analiza jonë, do të duhet të zbatohet të implementohet dhe të realizohet nëpërmjet votimit elektronik. Votimi elektronik siç bëhet brenda territorit të Republikës, të zbatohet po ashtu edhe për shqiptarët jashtë vendit. Vota e diasporës, përveçse është një detyrimsiç e thash dhe më sipër, është edhe një masë efektive, immediate, që do të duhet t’I garantohet Republikës së Shqipërisë për faktin e dhimbshëm të braktisjes dhe të largimit të shqiptarëve nga ky vend. Do të duhet që edhe nëpërmjet njohjes, garantimit, të së drejtës së tyre, të krijojmë edhe një herë lidhjn e fortë të shqiptarëve me vendin e tyre, me atdheun e tyre. Dhe nuk ka më mirë, mjet efektiv më të mirë sesa t’I japësh në dorë kët mjetm mjetin e votës. Ndaj këto janë 3 çështjet kryesore për të cilat grupi I punës, ekspertët tanë pranë komisionit të reformës zgjedhore kanë analizuar, I kanë studiuar duke thither të gjitha ndjeshmëritë  jo vetëm atyre që vijnë për shkak të deyrimeve institucionale, por edhe ndjesitë që grupime të ndryshme të diasporës të organizuar, ndjejnë dhe dëshirojnë të realizohen.

 

Ndaj ne kemi dreftuar dhe javës tjetër do të depozitojmë në komisionin e reformës zgjedhore  projektligjin e plotë që trajton këto çështje. Shpresojmë, urojmë që edhe qëndrimi I mazhorancës t’I bindet detyrimeve kushtetuese, detyrimeve institucionale që burojnë nga vendimet e Gjykatës Kushtetuese dhe mbi të gjitha asaj se çfarë shqiptarët duan. Nëpërmjet këtyre 3 çështjeve kryesore, I kthejmë, I japim në dorë shqiptarëve të drejtën për të vendosur ata mbi fatin e qeverisjes në dorë. Shumë faleminderit!

 

Read More
10 Nën
0

Aleanca e kullave dhe non grata-ve nuk do e mbajnë peng PD dhe Shqipërinë me paratë e krimit që po financon baltën mediatike dhe politike për t’i ikur drejtësisë

 

DEKLARATË E ZËDHËNËSES SË PARTISË DEMOKRATIKE, MIRELA KARABINA

 

Tymueset e Sali Berishës për t’ju  fshehur hetimeve të SPAK, nuk habisin më askënd. Fushata e tij e mjerueshme tregon se ai për interesat e tij personale është gati të bëjë gjithçka, të gënjejë e mashtrojë duke përgënjeshtruar edhe vetvetven.

 

Edi Rama dhe  Sali Berisha, ishin dhe janë bashkë në përpjekje për të mbrojtur interesat e tyre dhe për të mos u përballur me drejtësinë.

 

MCgonigal ka pranuar para gjykatës të gjithë operacionin kriminal me qëllim përbaltjen e Lulzim Bashës dhe është dënuar.

 

Për fatin e keq të Sali Berishës, megjithë manipulimet prit e ngjit, ua faktoi dhe gazetari duke deklaruar se nuk kanë gjetur asnjë lidhje me financime ruse, e madje duke theksuar edhe faktin se hetimet u nisën nga McGonigal për shkak të bashkëpunimit të tij të ngushtë me zyrtarë të lartë shqiptarë.

 

Perpjekjet e mjerueshme për të ricikluar shpifjet e kundërshtarit politik, tregojnë hallin e madh të Sali Berishës. Ashtu si nuk e zgjidhi dot hallin me amerikanët dhe britanikët në 2 vjet mashtrime dhe sulme ndaj Lulzim Bashës, ashtu as nuk e fsheh as nuk e zgjidh dot me mashtrimet e dala boje as hallin që ka me SPAK.

 

Aleanca e kullave dhe non grata-ve nuk do ta dëmtojnë dot PD e as nuk do ta mbajë peng Shqipërinë me paratë e krimit dhe korrupsionit që po financon baltën mediatike dhe politike për ti ikur drejtësisë.

Read More
10 Nën
0

Basha: Vettingu largon të korruptuarit nga politika, duke i hapur rrugë atyre që përfaqësojnë interesat e qytetarëve

Kryetari i PD, Lulzim Basha, gjatë një bisede në biznesin e Ilir Pashës në Njësinë 1 në Tiranë, foli për problemet e mëdha në të cilën ndodhet biznesi dhe qytetari shqiptar.
Sipas Bashës, “situata e vështirë në të cilën ndodhen sipërmarrësti është pasojë e mungesës së vëmendjes nga qeveria, e taksave të larta, e korrupsiont të përhapur në çdo nivel, që e ka bërë vendin të pajetusheëm dhe pa perspektivë për të rinjtë që largohen duke krijuar vakuum në tregun e punës.”

Basha foli edhe për programin e Partisë Demokratike, në të cilin sipërmarrësit e ndershëm, të vegjël e të mëdhenjë, do të gjejnë mbështetje dhe lehtësira financiare, liri dhe konkurrencë, që të zhvillijnë potencialin dhe të rrisin mirëqenien e qytetarëve.

Gjatë bisedës Basha iu përgjigj interesit për nismën e tij për vettingun në politikë.

“Lufta kundër korrupsionit, dhënia fund e arrogancës qeverisëse dhe taksidarëve të saj qëndrorë e lokal, kalon edhe përmes pastrimit të politikës. Propozimi ynë për vetting-un e politikanëve, largon të korruptuarit nga poltitika, duke i hapur rrugë njerëzve që shkojnë në parlament dhe bashki për t’u shërbyer qytetarëve, jo interesave klienteliste dhe kriminale. Siç është bërë vettingu i gjyqtarëve dhe i prokurorëve, siç bëhet vettingu i punonjësve të policisë dhe i punonjësve të gardës, të bëhet dhe vettingu i politikanëve. Kush e justifikon pasurinë e vet dhe të familjes së vet, të vazhdojë. Kush nuk e justifikon, nuk mund të vazhdojë më të jetë përfaqësues i interesave të qytetarëve”, – tha kryetari i PD.

 

 

Read More
10 Nën
0

Deputetja e PD, Eralda Tase, ngre disa pyetje për institucionet e vendit, pas dhunës së ushtruar ndaj 3-vjeçares në kopshtin privat

Deputetja e Partisë Demokratike, Eralda Tase, ngriti disa pyetje në lidhje me ngjarjen e rëndë në një kopsht privat në Tiranë ku pak ditë më parë u dhunua barbarisht një vajzë 3-vjeçare.

Zonja Tase shpreh mbeshtetjen ndaj prindërve të vogëlushes dhe ndaj vajzës për të cilën Iiuron ta harroj si episod dhe të ketë jetë sa më të gjatë, me shendet dhe e rrethuar me sa më shumë dashuri.

 

DEKLARATË E DEPUTETES SË PARTISË DEMOKRATIKE,  ERALDA TASE BANO

 

Të nderuar qytetarë,

Ngjarja tronditëse e ndodhur disa ditë më parë në një kopësht privat na ka tronditur të gjithëve. Si nënë e dy femijëve, nuk kam fjalë dhe ndjej keqardhje për gjithë situatën. Dua të shpreh mbeshtetjen time ndaj prindërve të vogëlushes dhe ndaj vajzës për të cilën shpresoj që ta harroj si episod dhe të ketë jetë sa më të gjatë, me shendet dhe e rrethuar me sa më shumë dashuri.

Si një qytetare dhe perfaqesuese e tyre, këroj zbardhjen deri në detaje të kësaj situate aspak normale. Kam pritur derisa të dilnin të gjitha detajet, për të pasur një panoramë më të qartë të dinamikave, të kësaj situate që çdo ditë e më shumë po nxjerr në pah detaje të cilat sic kanë thënë dhe koleget e mia, bëhen vetëm në filma dhe mesa duket kjo ngjarje duhet të futet në zhanrin e filmave horror. Nga kjo ngjarje dalin shumë pikëpyetje të cilat mendoj se duhet të kenë përgjigje për të gjithë qytetarët. Duhet dhënë përgjigje sesi ka mundësi të ndodhë që në qënder te Tiranës, në qëndër të Bashkisë Tiranë që del dhe flet vazhdimisht për arritjet dhe për ndërtimin e kopshteve të reja, të lulëzoj një kopësht pa licensë?

Si ka mundësi që i shpëetoi gjithë zinxhirit shtetëror, Inspektoriatit shëndetësor, tatim-taksave, AKU?

Si ka mundësi që vetëm 500 metra larg një komisariati të ndodhin episode dhune të tilla të cilat nga të dhënat që po dalin në dritë, nuk janë raste të izoluara në këtë të ashtëquajturin kopsht fëmijësh?

Janë marrë në pyetje dy efektivë policie që kanë fshehur këtë rast dhune, edhe pse prindërit e kanë denoncuar rastin në datën 2 nëntor. A janë ata të vetmit që kanë gisht në këtë gjë? Si ka mundësi që policia bëhet palë me agresorin dhe nuk ndihmon qytetarët për të cilët dhe kanë një detyrë për ta bërë. Nga të dhënat që zotëroj, pronarët e kopshtit kanë lidhje të drejtpërdrejtë me policinë e shtetit, duke pasur shpatullat e ngrohta. I bëj thirrje prokurorisë që të thellojë hetimet dhe ti shkojë deri në fund kësaj rrjete kriminale që ka zënë policinë tonë pasi cdo vonesë dhe çdo mosreagim është në kurriz të qytetarëve.

Si ka mundësi që Drejtoresha e një institucioni të mbulojë punojëset e veta për dhunë të përsëritur dhe të mos marrë asnjë masë ndaj këtyre njerëzve që duhet të dëbohen për jetë nga kontakti me institucione që kanë të bejnë me fëmijët?

Si ka mundësi që policia bashkiake e Tiranës që nuk ka lënë arka banane pa kapur në trotuaret e Tiranës, i shpëton një instutucion pa leje për të ofruar këtë shërbim? Apo leja vlen vetëm për ata që shesin banane dhe mistra të cilët as nuk rrezikojnë jetë fëmijësh por duan vetëm të sigurojnë bukën e gojës?

Si ka mundësi që Ministria e Arsimit nuk ka pasur djeni që ky kopsht ka qënë pa leje? Apo kur janë fëmijë të vegjel i dhunojmë dhe më pas kur rriten dhe bëhen studentë i mbajmë me zor dhe peng këtu? A është kjo ajo që duam të lëmë si pasuri brezave që vijnë?

Këto raste nuk janë të izoluara. Çfarë masash janë marrë për ti ndaluar këto episode? Janë bërë kopshtet si banda kriminale që mesa duket asnjë institucion nuk e di se ku rrinë dhe çfarë bëjnë.

Këto janë pyetje që kërkojnë përgjigje sa më parë dhe nuk janë pyetje që më vijnë vetëm mua ndërmend por janë pyetje që ka çdo qytetar në këtë vend.

Read More
10 Nën
0

Incidenti në Kuvend/ Reagon nënkryetari i PD, Kreshnik Çollaku: Nuk e kisha imagjinuar kurrë, ish-kolegu realizoi një skenë të turpshme për t’ia mbyllur gojën deputetëve të opozitës

DEKLARATË E PLOTË E NËNKRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE,  KRESHNIK ÇOLLAKU

 

Në fakt jam i detyruar të dal publikisht e të sqaroj opinionin publik dhe qindra mesazhet e shqetësuara dhe të irrituara që po marrë nga mbështetësit apo votuesit e mi lidhur me incidentin e turpshëm i cili ndodhi sot në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë. Unë jam njeri që jam aangazhuar 30 vite në politikë. S’kam preferuar dhe nuk preferoj të flas për vete, por mbase sot është dita. Jam një ndër studentët e dhjetorit 1990. Unë jam një ndër 723 studentët e grevës së urisë së shkurtit të 91-it. Jam themeluesi i Partisë Demokratike, jam një ndër drejtuesit e forumeve rinore të Partisë Demokratike që në vitin 97 mes armëve dhe rebelimit komunist, me rrezikun e jetës, përpiqeshim të organizonim rezistencë duke u futur deri në Universitetin e Vlorës në ato kushte ku jeta nuk ishte e sigurtë. Jam njeri që kam mbrojtur pikpamjet e mia në Partinë Demokratike, kam dashur një Parti Demokratike europiane, të reformuar, nuk kam pasur asnjë lloj pengese për t’i mbrojtur këto ide, të debatoj, të përplasem, të reflektoj mbi to, të gjej forcën për t’u ribashkuar. Kam zhvilluar fushata elektorale kur nuk bliheshin vota, por kur sipër kokave kërcënonin automatikët dhe plumbat në mes të Tiranës dhe të gjithë Shqipërinë. Jam njeri i cili kam pak prpfesione në jetë. Prej 20 vitesh kam dhënë dhe jap mësim si pedagog në Universitetin e Tiranës që kur kam mbaruar studimet. Përveç kësaj, kam një eksperiencë të shkurtër por shumë të rëndësishme si diplomat, zëvendës ambasador i Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jetën time e kam bazuar në punën time, familjen time siguruar nga puna jonë e përditshme dhe angazhimi politik ka qenë konstant. Angazhimi më i fundit prej dy vitesh, kam mandatin e deputetit të qarkut Dibër, me një votë që jashtëzakonisht më bën krenar dhe detyrues karshi atyre njerëzve. E kam besuar politikën gjithmonë si mision, si përpjekje e njerëzve të arsyes, të mendjes, të idealeve për të ndryshuar për mirë diçka. Për të ndryshuar për mirë vendin.

 

As në dhjetor të 90, as në shkurt të 91, as në 97 e tmerrshme kurrë nuk e kisha imagjinuar dhe ua them siqerisht kurrë nuk e kisha imagjinuar që mund të gjendesha në situata të tilla të ngjashme që u ndodha sot në Komisionin për Çështjet Europiane, në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë. Unë jam anëtar i Komisionit për Çështjet Europiane, një anëtar që përpiqem të jem aktiv në kontributin tim në jetën parlamentare si një individ që kuptoj rëndësinë e jashtëzakonshme që ka integrimi europian për Shqipërinë dhe sidomos në mënyrë më specifike për brezin tim, brezin e studentëve të 90-ës që filluan lëvizje të jashtëzakonshme për të bërë Shqipërinë si gjithë Europa. E sot unë jam ndjerë krenar që kam pasur mundësinë të kontribuoj modestisht por me shumë pasion që procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, të afrohet dita ditës. Sot unë kam marrë pjesë në një mbledhje të Komisionit për Çështjet Europiane, i cili siç e dini drejtohet ndër të paktët komisionet që drejtohet nga opozita, nga kryetarja, mikja ime Jorida Tabaku. Kam marrë pjesë si i ftuar nga kryetarja e komisionit zonja Tabaku në mënyrë të përsëritur dhe gojarisht dhe me shkrim. Vajta të marrë pjesë në një mbledhje të thirrur nga kryetarja e komisionit. U gjenda në sallë në një situatë surprizë. Mbledhja drejtohej nga nënkryetarja e komisionit dhe të pranishëm në sallë ishin kolegë dhe ish kolegë të mi të djathtë të cilët nuk janë anëtar të komisionit. Kjo as nuk më shqetësonte dhe as nuk vura re ndonjë problematikë në këtë mes. Për shkak të rëmujës dhe të kontestimeve, në një pjesë të drejta, të cilat unë i mbështes në kauzën e dhe pretendimin e një pjese të opozitës për mbkedhjen e Komisioneve Hetimore Parlamentare, është një e drejtë e jona. Unë jam bashkëfirmëtar në shumë kërkesa për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, është një gjë që është e drejtë e opozitës, kështu që nuk më ndante asgjë në thelbin e kërkesës të kolegëve të mi. Po për shkak të zhurmës nuk arrita dot seancën e komisionit për të dëgjuar ministren për çështjet e integrimit, nuk arrita dot t’i thoja dhe që mendoj që ky është dëmi më i madh që i bëmë sot atij debati, nuk arrita dot t’i thoja se Shqipëria dhe qeveria e Edi Ramës është përgjegjëse kryesore për vonesën e rëndimit të hapave të Shqipërisë drejt plotësimit të kërkesave për integrim në Europë.

 

Doja t’i thoja se pavarësisht fjalëve të bukura, shkak kryesor është qeveria e Edi Ramës. Madje përgjegjësin e kishim dhe në komision, që po dëshmonte në krah të ministres. Një ish ministër të qeverisë së Edi Ramës, Ilir Beqja i cili duhej të ishte kontigjent i SPAK-ut sot, na u shfaq në komision dhe fliste për suksesin e qeverisë Rama drejt procesit të integrimit. Pikërisht doja ta pyesja zotin Beqja me çfarë kurajo paraqitej në komisionin e integrimit për të mbrojtur apo justifikuar rrugën e Shqipërisë drejt procesit të integrimit. Kur dihet qartësisht se pengesat kryesore të qeverisë Rama, është pikërisht korrupsioni i nivelit të lartë, i zyrtarëve dhe i ministrave të tij. Dhe njëri nga ata e kishim dhe në sallë. Po për shkak të zhurmës së krijuar bga kolegët e mi, nuk arrita dot t’i them këto fjalë në komision dhe në sy të zotit Beqja. Po sikur e gjitha kjo të mos mjaftonte, në të dalë të mbledhjes së komisionit u ballafaqova me një ngjarje e cila duke parë gjithë historikun tim që nga dhjetori i 90-ës, ditën e parë të angazhimit tim në politikë, më turpëron si qytetar i këtij vendi, si student dhjetori, si anëtar i Partisë Demokratike, si deputet. Më turpëron me skenën me të cilën u përballa. Me një sulm të pakuptimshëm dhe të paarsyetueshëm verbal që pastaj përfundoi dhe me goditje fizike, një ish kolegu im, deputet që deri dje kemi qenë, mendoja se ishim të paktën në kauza të përbashkëta dhe pse jo në prejaedhje apo në formate të përbashkëta, realizoi një skenë e cila mendoj që turpëron çdokënd, çdo deputet të këtij parlamenti. Unë e kuptoj se çndodh. E kuptoj se ka një vullnet për të heshtur opozitën. E kuptoj se akuzat tona karshi kësaj qeverie duan të heshten. E kuptoj që ka një aleancë për të heshtur, siç ndodhi në seancën për rezolutën e Kosovës, ju e dini. “Argat i Vuçiç, argat i Vuçiç” 10 vite, dhe pastaj bashkuan votat me argatim e Vuçiçit për të heshtur për Kosovën. Për të kaluar një rezolutë që edhe Vuçiç vet do ta votonte. Unë e kuptoj që ka një aleancë të tillë, ka një përpjekje të tillë. Nuk është çështja dhe shqetësimi im politik. Shqetësimi im politik është njerëzor, se si mund të degradojë deri në këtë pikë, në këtë nivel jeta parlamentare. Unë si një ish pedagog, një ish diplomat, si një djal i rritur në këtë qytet dhe besoj kushdo si unë pavarësisht bindjeve majtas apo djathtas, duhet të ndihet i fyer nga kjo skenë, pasojë e së cilës në mënyrë totalisht të pa dashur përfundova unë. Megjithatë dua t’ju them të gjithëve, qoftë atyre që humbasin arsyen dhe dinjitetin e tyre personal dhe shkojnë e lejojnë veten deri në këtë nivel, qoftë atyre në pushtet që fërkojnë duart kur opozitës në parlament ose çdo lloj deputeti opozitar në parlament i mbyllet goja me këto forma, dua t’u them se e kanë bërë llogarinë gabim. Të paktën sa më përket, e kam vënë veten në sprova të vështira në 30 vitet e angazhimit politik. Përveçse zhgënjimit, trishtimit, askush nuk do të mund të më pengoj mua të them ato që mendoj, si i mendoj dhe t’i drejtoj kujt të dua dhe kë vlerësoj që janë objekt i kritikës apo opozitës time.

 

Unë mendoj që kjo sot është ditë që turpëron parlamentin. Nuk më shqetëson, nuk më tremb, por sigurisht më motivon më shumë të komunikoj me njerëzit në çdo cep të Shqipërisë. Që të ndihmojmë ata njerëz, ata votuesit tanë, të cilët mendojnë djathtas apo majtas, mendoj se parlamenti është institucion i rëndësishëm i këtij vendi. Të mendojnë mirë kur shesin apo kur falin vota, të mendojnë mirë se me votën e tyre vijnë njerëz në parlament që kanë në dorë fatet, përgjegjësitë, ligjet e këtij vendi. Ngjarja e sotme është një apel se njerëzit kur votojnë, duhet në radhë të parë të zgjedhin njerëzit e pastaj partitë. Duhet të zgjedhin të vërtetat e pastaj miqtë apo aleancat. Ky është meazhi që doja t’u dërgoja sot. Gjithë miqve që më shkruajnë t’iu them që nuk jam i shqetësuar, kam parë shumë e më keq në këto 30 vite politikë. I thellë është zhgënjimi, i thellë është trishtimi dhe shpresoj që ky rast të shërbej që histori të tilla mos të përsëriten më kurrë. Ju faleminderit!

Read More