Blog

30 Tet
0

Takimet me qytetarë dhe biznese në Fushë Krujë, Basha: Ata kërkojnë që politika të kthehet në shërbim të tyre

Në Fushë-Krujë, kryetari i PD, Lulzim Basha, takoi dhe bisedoi me shumë qytetarë dhe sipërmarrës të vegjël të cilët renditen problemet dhe nevojat që kanë.

“Ata kërkojnë që politika të kthehet në shërbim të tyre, për një qeveri që ua lehtëson punën dhe vepron në mbështetje të shumicës së ndershme të qytetarëve, jo të klientëve dhe monopolistëve të zakonshëm që i kanë marrë frymën ekonomisë”, – shkruan kryetari i PD në rrjetet sociale pas takimit.

Sipas Bashës kjo qasje e dështuar politike pasqyrohet edhe në projektbuxhetin e qeverisë, që pikë refermi vijon të ketë interesat e një grushti të vogël njerëzish, jo ato të qytetarëve që përballen çdo ditë me rritjen e çmimeve, rritjen e taksave, rënien e fuqisë blerëse dhe papunësinë e lartë që ka vështirësuar jetën e tyre.

“Partia Demokratike është në krah të çdo sipërmarrësi të ndershmëm dhe po bashkëpunon me ekspertët më të mirë të botës së biznesit, akademikët dhe këshilltarët tanë nga vendet partnere, për të ndërtuar alternativën ekonomike për të cilën Shqipëria ka nevojë”, – shprehet Basha.

Për kryetarin e PD, lufta ndaj monopoleve dhe korrupsionit është e vetmj rrugë për të çliruar energji më ekonomi.

“Ne jemi të bindur se lufta kundër monopoleve dhe korrupsionit është jetike dhe intensifikimi i saj do të çlirojë energji të jashtëzakonshme në ekonomi , duke i dhënë një perspektivë të re zhvillimit të vendit në rrugën tonë drejt Bashkimit Europian “, – u shpreh kryetari i Partisë Demokratike gjatë vizitës në Fushë-Krujë.

 

Read More
30 Tet
0

Kreu PD, Lulzim Basha ndalet sot në Fushë Krujë, takime me qytetarë me biznese

Kryetari i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha,  në vijim të turit të tij, sot ka zgjedhur degën e Fushë Krujës për të takuar qytetarët e për të biseduar me ta për problemet dhe zgjidhjet që duhen për këto probleme. Ditën e takimeve Basha e nisi me një kafe pune me strukturat e degës së PD në këtë Njësi Administrative.

“Kafe pune në Fushë-Krujë me strukturat e Partisë Demokratike, për të vijuar turin tonë derë më derë pranë njerëzve. Vëmendja jonë, energjia jonë, përkushtimi ynë është vetëm te qytetarët, jo te telenovela politike, që i shërben halleve të pak politikanëve”, – shkruan Basha krahas fotove të postuara në Facebook

Gjatë ditës, Basha do të ketë takime me qytetarë e sipërmarrës në këtë zonë dhe do të shpalosë idetë dhe zgjidhjet që ofron PD për situatën ku ndodhet vendi.

Read More
29 Tet
0

Basha ndjek shfaqjen “Mbreti po vdes”: Performanca e shkëlqyer e brezit të ri të aktorëve, përmes komikes dhe groteskes i flet mjeshtërisht edhe realitetit tonë shoqëror e politik

Kreu i PD, Lulzim Basha, bashkë me bashkëshorten e tij, Aurela Bashën, kanë ndjekur shfaqjen “Mbreti po vdes”, nën drejtimin të regjizorit Armand Bora.

Basha ka shpërndarë foto në facebook me momente nga shfaqja dhe shprehet se performanca e shkëlqyer e brezit të ri të aktorëve i japin jetë një vepre pa kohë të dramaturgut rumun, që përmes komikes dhe groteskes i flet mjeshtërisht edhe realitetit tonë shoqëror e politik.

Postimi i plotë:

Bashkë me Aurelën ndoqëm me shumë kënaqësi shfaqjen “Mbreti po vdes”, vepër e dramaturgut Eugène Ionesco, e realizuar nga aktorë të rinj të Universitetit të Arteve, nën drejtimin plotë përvojë të regjizorit Armand Bora.

Një performancë e shkëlqyer e këtij brezi të ri aktorësh, që përmes talentit të tyre i japin jetë një vepre pa kohë të dramaturgut rumun, që përmes komikes dhe groteskes i flet mjeshtërisht edhe realitetit tonë shoqëror e politik.

Përgëzimet më të sinqerta të gjithë trupës!

 

Read More
29 Tet
0

Basha në familjen e ish të përndjekurit politik: Babai i Martin Gjon Lulati ndër organizatorët e lëvizjes së parë antikomuniste në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ishte sot në familjen e Martin Gjon Lulati, babai i të cilit ishte ndër të parat viktima të diktaturës komuniste dhe njeriu që paralajmëroi për atë që e priste vendin nga komunizmi.

Postimi i plotë:

I nderuar të vizitoja familjen e Martin Gjon Lulati. Babai i tij, Gjon Lulati ishte ndër organizatorët e lëvizjes së parë antikomuniste në Shqipëri, patrioti, që në një fjalë para malësorëve të Bajzës, ndërsa bisedonin për t’u përballur me regjimin komunist, paralajmëroi atë që fatkeqësisht i ndodhi Shqipërisë gjatë pushtimit çnjerëzor të diktaturës:

“Duhet t’i sqaroni njerëzit se komunizmi ju grabit tokë, bagëti, shtëpi e pasuri, ju prish kisha e xhamija, ju ban të mohoni nanën, babën, vëllanë e motrën, ju ban mos me njoftë kushri, fis as kumari. Ju grumbullon si bagtia në një vathë e ju çon me punue e jetue në rresht tuj u grahë e rrahë hori i horave që e vënë komunizmi në krye të huqametit të vet. E kur t’u teket këtyre horrave komunistë edhe ju vret e pret, ju fut në burg, e trupin tuej ju a qet qenve, për mos me u gjetë as kurrë vorret tuaja. Prandaj duke pasë parasyshë këto të këqija që s’kanë fund ju baj thirrje që edhe nëse vdesim sot, të vdesim me nderë e për hatër të fëmijëve tanë që të jenë pa komunistë nesër…”

Gjon Martin Lulati u vra më 25 janar 1945, në përballje me forcat komuniste.

Me mirënjohje dhe respekt për figurën e këtij malësori trim dhe atdhedashës, ne nderojmë kujtesën e të gjithë atyre që sakrifikuan çdo gjë, për një Shqipëri europiane. Kontributi i tyre nuk duhet e nuk do të bjerë kurrë në harresë, për këtë arsye është themelore që vuajtjet dhe aktet e guximit përballë të keqes të kujtohen e të rrëfehen, që brezat e ardhshëm të dinë se edhe në orët më të errëta të vendit tonë, burra dhe gra patriotë qëndruan me vetëmohim në mbrojtje të lirisë. Prandaj ngritja e muzeut në kujtim të viktimave të komunizmit dhe monumenteve të tjera të kujtesës, është një hap i domosdoshëm për bërë që e kaluara e hidhur të mos përsëritet kurrë më.

#partiademokratike #ndërtojmëtëardhmen

Read More
29 Tet
0

Pampuri: Qeveria braktis qytetarët, ulen shpenzimet buxhetore për investime deri në 50% në shëndetësi dhe mbrotje sociale

 

Reagimi i nënkryetares dhe deputetes së PD, Oriola Pampuri:

Akti Normativ i Qeverisë miratuar më 18.10.2023 “PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.84/2022, “PËR BUXHETIN E VITIT 2023”” parashikon një ulje drastike i shpenzimeve për investime në sektorin e shëndetësisë dhe mbrotjes sociale. Më konkretisht:

Strehimi: -900 milione leke (-67 %).

Kujdesi Paresor: – 80 milione leke (-15.7 %).

Kujdesi Dytesor: – 310 milione leke (12.1 %).

Shendeti Publik: – 60 milione leke (-40 %).

Perkujdesi Social: -260 milione leke (-69 %).

Emergjencat Civile: -200 milione leke (-6.1 %).

‼️Në total qeveria ul me rreth 1.81 miliardë lekë ose 17.5mln euro shpenzimet për investime në Shëndetësi dhe Mbrotjen Sociale duke u përkthyer në më pak shërbime të kujdesit për qytetarët, kushte pune më të disfavorshme për punonjësit e shëndetësisë dhe më pak mbrotje ndaj shtresave në nevojë.

‼️Referuar Buxhetit 2023 totali i shpenzimeve buxhetore për investime në Shëndetësi dhe Mbrotje sociale është prej 3.61 miliardë lekë nga ku 1.9 miliardë lekë nga financim i brendshëm pra direkt prej Buxhetit dhe 1.7 miliardë nga financim i huaj.

‼️Plot gjysma e investimeve në Shëndetësi dhe Mbrotje Sociale i hiqen këtij sektori mjaft të rëndësishëm për mirëqënien e qytetarët në një kohë kur konçesionet dhe PPP si ai i sterilizimit të seteve kirurgjikale u provuan nga Drejtësia, që ishin totalisht korruptive.

Ndërkohë qeveria miraton me këtë Akt Normativ rritje me 200 milionë lekë ose afro 2 milion euro investimet në programin e shërbimeve qeveritare.

Është e papranueshme shpërfillja që i bën qeveria nevojës për investime dhe fokus shëndetit publik për qytetarët.

Read More
29 Tet
0

Basha viziton familjen që vuajtur persekutimin e diktaturës komuniste në Koplik

Kryetari i PD, Lulzim Basha, vizitoi sot në Koplik familjen e Rexhep Currit, familje që vuajtur persekutimin e egër të diktaturës komuniste.

“Bashkë me pendesën dhe ndjesën e thellë të Partisë Demokratike për vonesën me të cilën jemi ballafaqur me çështjet themelore si të përndjekurit dhe prona, shpreha vendosmërinë tonë për të hedhur të gjithë hapat e duhur për të shlyer borxhin moral dhe material që shteti dhe shoqëria ka ndaj të përndjekurve politikë” – shkruan Basha në rrjetet sociale.

Postimi i plotë:

Kënaqësit të vizitoja familjen e Rexhep Currit, në Koplik. Një familje që ka vuajtur nga persekutimi i regjimit komunist dhe kontributorë të Partisë Demokratike, që në orët e para të krijimit të saj.

Bashkëbiseduam për problemet dhe harresën me të cilën kjo shtresë e shoqërisë është përballur ndër vite, megjithëse sakrificat e tyre dhe familjarëve të tyre kanë merituar dhe meritojnë mirënjohjen dhe nderimin më të lartë nga të gjithë ne. Bashkë me pendesën dhe ndjesën e thellë të Partisë Demokratike për vonesën me të cilën jemi ballafaqur me çështjet themelore si të përndjekurit dhe prona, shpreha vendosmërinë tonë për të hedhur të gjithë hapat e duhur për të shlyer borxhin moral dhe material që shteti dhe shoqëria ka ndaj të përndjekurve politikë, pasardhësve dhe familjarëve të tyre, në nderimin të sakrificës në shërbim të lirisë dhe Atdheut

 

Read More
29 Tet
0

Kryetari i PD, Lulzim Basha, poston videon nga Kopliku: Anembanë Shqipërisë, me njerëzit dhe për njerëzit, kjo është detyra jonë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është ndalur ditëne sotme në Koplik, për tëzhvilluar takime me qytetarë dhe biznese.

Në videon që ka shpërndarë në Facebook, Basha shkruam se një parti detyra e PD është që t’u shërbejë qytetarëve, t’i dëgjojë, t’u jep zë problemeve të tyre dhe t’i bëj pjesë të vendimmarrjes

Postimi i plotë:

Anembanë Shqipërisë , me njerëzit dhe për njerëzit, kjo është detyra jonë. Një parti që u shërben qytetarëve, i dëgjon, u jep zë problemeve të tyre dhe i bën pjesë të vendimmarrjes, për të ndërtuar të gjithë bashkë të ardhmen që Shqipëria meriton. #nëshërbimintuaj

 

https://www.facebook.com/reel/815120450367705?fs=e&s=TIeQ9V&mibextid=0NULKw

Read More
28 Tet
0

Kryetari i PD, Basha në ekspozitën e piktorit Gazment Leka: “Abel” një dedikim mbi dhimbjen, masakrat, dhe viktimat e luftës në Kosovë

Postimi i plotë:

Së bashku me Aurelën dhe profesoren e Universitetit të Arteve Taulanda Jupin vizituam sot ekspozitën “Abel” të një prej autorëve më të shquar të artit pamor shqiptar, profesor Gazmend Leka.

Ekspozita “Abel” një dedikim mbi dhimbjen, masakrat, dhe viktimat e luftës në Kosovë, ofrohet si kronikë dhe përkujtesë e kalvarit të sakrificave të patregueshme e të patreguara të asaj pjese të shqiptarisë, të cilës i’u desh të paguante çmimin më të shtrenjtë për lirinë dhe pavarësinë.

Me talentin unik dhe ndjeshmëri mbinjerëzore, profesor Leka ka rikrijuar me efekt ngjethës universin e plotë të përjetimeve të luftës së Kosovës, në një kohë kur është më jetike se kurrë tē mos harrosh, dhe të shkundesh nga kurthi i amnezisë.

 

Read More
28 Tet
0

Sulmet ndaj deputetit gjerman/ Nënkryetarja e PD, Oriola Pampuri: Të sulmosh z. Krichbaum me të njëjtin stil të Ramës për halle personale, nuk i shërben as opozitarizimit, as Shqipërisë

 

Për sulmet ndaj deputeti të Bundestagut gjerman dhe zëdhënës i CDU-së Gjermane për çështjet Europiane, Gunter Krischbaum, ka reaguar edhe nënkryetarja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri. Me anë të një postimi në facebook, Pampuri shpreh solidaritet me Krichbaum ku thotë se nuk është hera e parë që vendoset në shinjestër të politikanëve shqiptarë, pasi me ashpërsi është sulmuar më parë nga Edi Rama.

Deputetja demokrate gjithashtu thotë se të sulmosh z. Krichbaum me të njëjtin stil të Ramës, për halle personale, nuk i shërben as opozitarizimit, as Shqipërisë, por vetëm vetes.

 

Reagimi i nënkryetares së PD, Orjola Pampuri

 

Solidarizohem me Z.Gunther Krichbaum, përballë sulmeve të padrejta që ranë mbi të, gjatë vizitës së tij në Shqipëri.

Nuk është hera e parë që z.Krichbaum vendoset në shinjestër të politikanëve shqiptarë, pasi me ashpërsi është sulmuar më parë nga Edi Rama, kur përfaqësuesi i nderuar i CDU, simotra e PD, ngriti me guxim gishtin kundër korrupsionit dhe kriminalizimit të qeverisë Rama.

E njëjta shfaqje e shëmtuar u pa sot në Tiranë, por këtë radhë batareja erdhi nga ata që deri dje publikonin deklaratat e z.Krichbaum si dëshmi të autoritetit të tij ndërkombëtar, ndërsa sot e sulmojnë për të mbrojtur interesat e tyre.

Të sulmosh z. Krichbaum me të njëjtin stil të Ramës, për halle personale, nuk i shërben as opozitarizimit, as Shqipërisë, por vetëm vetes.

Kjo nuk është kultura politike per qytetarët, dhe menyra për t’i dhënë një hov pavarësisë së pushtetit të tretë, siç është drejtësia, për të cilën shqiptarët kanë kaq shumë nevojë.

Shqipëria do të jetë më e mirë kur politikanët të mësojnë të heshtin në momentin që flet drejtësia.

Read More
28 Tet
0

Deputetja e PD, Merita Bakiu, poston fotot dhe ironizon Ramën me fushat e sportit në Krujë

 

Deputetja e Partisë Demokratike, Merita Bakiu, ka postuar disa foto nga fushat e sportit të Krujës të cilat janë të degraduara për shkak të mungesës së investimeve dhe ironizon kryeministrin Rama duke e ftuar për ta vizituar “qytetin e rilindur”.

Postimi i plotë:

Zoti Kryeministër !

Ju ftoj të vizitoni dhe Krujën e rilindur.

Përse jo..të organizoni festën e sportit dhe në qytetin e Krujës.

Ja vlen të krenoheni me punën e bërë!

 

Read More