Blog

27 Tet
0

PD mbështet SPAK dhe e inkurajon atë të hetojë dhe të çojë para drejtësisë këdo qe ka abuzuar me pasuritë e shqiptarëve

Reagimi i nënkryetarit të PD, Roland Bejko:

Halli i Sali Berishes nuk është dhe nuk duhet të jetë më halli i demokratëve, as i shqiptarëve. Kriza e Sali Berishës, nuk mund të jetë edhe kriza e PD, as e demokracisë shqiptare.

Qysh prej ditës së parë kur ai vendosi të kthehej me foltoret e tij, e kemi thënë se Berisha për hallin e vet e çoi në shkatërim PD duke e përdorur atë si një kullë ngujimi nga frëngjitë e së cilës qëlloi qysh atëherë, edhe sot akoma, me gjylet e gënjeshtarve këdo që është kundër tij; sa nga Lul Basha te SHBA-të. Sa nga ambasadorja amerikane, tek ai i Britanisë së Madhe.

Përsëri dhe sot si çdo të premte, Berisha vazhdoi avazin e vjetër në një situatë të re, me gjuhën e shpifjeve dhe mashtrimit për të inkurajuar militantët dhe mbështetësit e vet të rënë moralisht e besimthyer, drejt marrëzisë së rradhës duke i ftuar ata për të njëqindën herë t’i bashkohen të ashtuquajturit “revolucionit final”…

Gënjeshtra e tij e rradhës sot për militantët dhe opinionin publik kishte të bënte me një aleancë imagjinare midis Lul Bashës dhe Edi Ramës pas zgjedhjeve të 25 prillit 2021.
Sipas tij Basha i kishte dërguar emisarë që i “kërkuan uratën (bekimin) Berishës, për bashkqeverisje me Ramën…”. E, nëse Berisha, do ta pranonte atë kontratë, sot ai nuk do ishte non grata, dhe as dhëndëri i tij nuk do ishte në burg.

Por, pas kësaj deklarate të Berishës, kushdo që i ka ndjekur prononcimet e tij që nga foltoret e deri te konferencat e shtypit, ka dëgjuar jo një herë, por mijëra herë se ai nuk dinte gjë për vendimet që merrte Lulzim Basha si kryetar i PD-së.

Berisha ka thënë se “Lul Pengu” nuk e ka pyetur për asnjë nga vendimarrjet e mëdha, as për mospjesëmarrjen në reformën territoriale, as për reformën në drejtësi, as për marrëveshjen e 17 majit, as për djegien e mandateve, as për mosfutjen në zgjedhjet lokale të 2019, as për hartimin e listave të deputetëve, pra, për asgjë fare, sepse me demek, ai, Sali Berisha, nuk kishte pikën e influencës mbi vendimmarrjet e Lulit.
Luli vendimet për PD, sipas Berishës së foltores, i merrte nën ndikimin e Edi Ramës si “pengu i tij”.

Por, befasisht, sot, gjatë deklaratës së Berishës, na doli që Lul Basha, i paskësh dërguar emisarë atij për t’i marrë leje të futej në kualicion qeverisës me Ramën…

Pikërisht këtu na lindin disa pyetje:
(i) Ndërkohë që Lul Basha nuk e ka pas pyetur më parë për asgjë Berishën, përse do t’ia merrte mendimin për t’u futur në bashkqeverisje me Ramën?!

(ii) Ndërkohë që Edi Rama kish siguruar mazhorancën i vetëm me Tom Doshin, atëherë përse do t’i duhej Lul Basha në qeverisje?!

(iii) Ndërkohë që Berisha ishte në dijeni të këtyre “piruetave” të Lul Bashës të cilin e akuzon prej dy vjetësh si shitës të interesave të demokratëve, atëherë përse nuk kërkoi dorheqjen e tij pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit 2021, por vazhdoi t’i jepte mbështetje duke e votuar më pas edhe për kryetar të PD-së?!

Pra, sot Sali Berisha, më në fund e ka pranuar me gojën e vet se ai ka qenë “de fakto” gjithmonë pronari i vërtetë i Partisë Demokratike dhe asgjë nuk bëhej pa lejen, dijeninë dhe bekimin e tij.

Kjo në fakt nuk është e re si për shqiptarët, ashtu dhe për ndërkombëtarët.
Prandaj ata ia vunë festen në kokë siç e meritonte duke e dizenjuar non grata si pengues i demokracisë, minues i reformës në drejtësi dhe favorizues i korrupsionit për njerëzit e tij të afërt e bashkëpunëtorët.

Ndaj, në vend të gënjeshtrave kaq të trasha që shpërndan duke e helmuar edhe më shumë mendjen e demokratëve që i kanë besuar, Sali Berisha duhet të shkojë para drejtësisë dhe të provojë pafajësinë e tij. Këtë ua ka borxh të gjithë atyre që e kanë mbështetur për 32 vite me rradhë.

Ai s’mund t’u hedhe më hi syve demokratëve dhe shqiptarëve me përralla të dala boje, me akuza që koha tregoi se ishin veç mashtrime për hallin e tij.
Kulla 64 katëshe në zemër të Tiranës na dëshmoi se ditën e ka të programuar për të sulmuar Edi Ramën që po vret demokracinë, ndërsa natën merr prej tij leje ndërtimi për oborrtarët e vet.

Në fakt, aleanca e kullavë është aleanca më okulte që ka dëmtuar rëndë jo vetëm PD-në, por edhe Shqipërinë dhe shqiptarët, që me korrupsionin masiv dhe kriminalizimin e ekonomisë, u kanë marrë peng të arthmen e fëmijëve të tyre.
Hallin e tij S. Berisha, nuk mund ta bëjë më tej hallin e demokratëve. Malin e shpifjeve dhe të gënjeshtrave demokratët e shqiptarët bashkë, nuk mund ta lejojnë që të bëhet edhe më i lartë se vet kulla sa një mal në mes të Tiranës.

Mashtrimet se Lulzim Basha nga njëra anë, dhe Edi Rama nga ana tjetër, me demek, nuk donin të beheshin kryeministra, por donin të bashkqeverisnin duke “vrarë pluralizmin dhe demokracinë”, nuk ka idiot që i beson.

Si çdo marrëzi, dhe marrëzia e Sali Berishës e ka një fund. Pyetja është, me çfarë kosto?!

Partia Demokratike është plotësisht në mbështetje të SPAK dhe institucioneve të drejtësisë duke i inkurajuar ato në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar në të gjitha nivelet e ndaj kujtdo që ka qenë dje, dhe është i përfshirë sot në këto afera.

Partia Demokratike e ka bërë zgjedhjen e saj tashmë, duke u ndarë qartësisht nga e shkuara, e duke projektuar të ardhmen e duhur për demokratët dhe shqiptarët që besojnë te programi dhe vizioni i qartë pro perëndimor i saj.

Read More
27 Tet
0

Deputeti i PD, Arbi Agalliu reagon për projektbuxhetin e qeverisë për vitin 2024

Reagimi i plotë i deputetit të Partisë Demokratike, Arbi Agalliu:

Qeveria njofton miratimin e projektbuxhetit për vitin 2024.

Kur dëgjon se do të vendoset një nivel i ri lidhur me planifikimin e shpenzimeve publike që tejkalon 7 miliard euro më shumë sesa pritshmëria për impaktin në ekonomi, mendja shkon në rritjen e abuzueshmërisë nisur nga niveli i korrupsionit në administratën publike.

Sipas qeverisë, projektbuxheti mbështet zhvillimin ekonomik, nxitjen e punësimit dhe mbrojtjen sociale. Por si mund të ndodhë kjo kur nuk kemi strategji kombëtare të qartë të zhvillimit ekomonik të vendit. Nuk kemi të përcaktuar qartë modelin ekonomik që duhet të ndjekim.

Nuk kemi te përcaktuar qartë cilat janë avantazhet konkuruese të ekonomisë shqiptare.

Si mund të flasësh për nxitje në punësim kur të rinjtë ikin nga ky vend, sepse jo vetëm shohin nivel të lartë korrupsioni por mbi të gjitha shohin mungesë shprese.

Si mund të flasim për politika sociale kur nuk kemi vendosur ende minimumin jetik.

Si mund të flasim për indeksim të pensioneve kur duhet rritje e ndjeshme e tyre, duke marrë parasysh se pensionistët janë shtresa më e pamundur e shoqërisë sonë.


Shumë pak para për arsimin duke vijuar ende ta lënë në nivele qesharake. Shume pak para edhe për mjekësinë, megjithëse mjekët e infermierët largohen çdo ditë e më shumë.

Asnjë fjalë nuk u tha për ish-pronarët dhe të përndjekurit politik, të cilët edhe sot e kësaj dite vijojnë të mos marrin atë cka meritojnë.

Bara fiskale e lartë dhe taksimi i profesioneve të lira do të vijojë të godasë shtresën e mesme.

Ndaj ky projekt buxhet në pamje të parë të jep përshtyjen e shpërndarjes sipas nevojave klienteliste të qeverisë e jo të shqiptarëve. Ky projekt buxhet, deri me tani, nuk mbështet një model ekonomik por mbështet interesa të caktuara jo në funksion të rritjes ekonomike të qëndrueshme.

Read More
27 Tet
0

Basha me banorët e Mulletit: Sot, të ardhurat e shumicës së shqiptarëve janë më të ulëtat në Europë, sepse fatkeqësisht korrupsioni në Shqipëri është në nivelet më të larta

Në përfundim të takimeve në Njësinë 12 në Tiranë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, zhvilloi një takim me banorë të Mulletit me të cilët diskutoi për problematikat e kësaj zone.

“Sot, të ardhurat e shumicës së shqiptarëve janë më të ultat në Europë, sepse fatkeqësisht korrupsioni në Shqipëri është në nivelet më të larta”, – u shpreh Basha.

Sipas kryetarit të PD, Shqipëria ka nevojë për ndryshim për ta bërë jetën e shqiptarëve më të mirë, për të hapur vende të reja pune, për t’u dhënë të rinjve tanë një të ardhme më të mirë këtu në vendin tonë të mrekullueshëm.

“Së bashku me qytetarët do të ndërtojmë alternativën që ata presin dhe duan për ta zhvilluar Shqipërinë dhe mundësuar një jetë më të mirë për çdo shqiptar”, – u shpreh gjatë takimeve Basha.

Statusi i plotë:

Në takimin me banorë në Mullet, diskutuam për problemet e tyre dhe për zgjidhjet që nevojiten për ta.

Ata përballen me vështirësi të shumta, që nga mungesa e mbështetjes për bujqësinë, mungesa e tregut, rritja e çmimeve, rënia e fuqisë blerëse, largimi i të rinjëve, për shkak të mungesës së perspektivës nga keqqeverisja dhe korrupsionit i përhapur kudo.

Sot, të ardhurat e shumicës së shqiptarëve janë më të ultat në Europë, sepse fatkeqësisht korrupsioni në Shqipëri është në nivelet më të larta.

Shqipëria ka nevojë për ndryshim për ta bërë jetën e shqiptarëve më të mirë, për të hapur vende të reja pune, për t’u dhënë të rinjve tanë një të ardhme më të mirë këtu në vendin tonë të mrekullueshëm.

Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm, dhe ne duhet ta shndërrojmë atë në të mirë të qytetarëve dhe jo të një grupi njerëzish të lidhur me pushtetarët.

Së bashku me qytetarët do të ndërtojmë alternativën që ata presin dhe duan për ta zhvilluar Shqipërinë dhe mundësuar një jetë më të mirë për çdo shqiptar.

Read More
27 Tet
0

Deputeti i PD, Arbi Agalliu takohet me zëdhënësi e CDU: Një nga shqetësimet e Gunther Krichbaum ishte se deputetët nuk duhet të përdorin imunitetit për interesa personal

Kënaqësi të prisnim sot z.Gunther Krichbaum, deputet dhe zëdhënës i CDU-së për Politikat e Bashkimit Europian.

Së bashku edhe me kolegë të Komisionit për Çështjet Europiane diskutuam për çështje të cilat ndihmojnë integrimin e Shqipërisë në BE.

Një nga shqetësimet e z.Krichbaum ishte se deputetët nuk duhet të përdorin imunitetit për interesa personal. Kërkoi mbështetje të SPAK në luftën kundër korrupsionit, sidomos në nivlet e larta të politikës. Gjithashtu shprehu shqetësim mbi faktin se ka deputet që sulmojnë sistemin e drejtësisë e sidomos SPAK-un. Kjo është e pa tolerueshme.

Për më tepër z.Krichbaum shprehu qart se askush nuk është mbi ligjin dhe askush nuk mund të përdorë partitë politike për interesa personale.

Read More
27 Tet
0

“Bujqësia po vuan pasojat e mungesës së vëmendjes së qeverisë”, Basha: Fermerët shqiptarë paguajnë çmimin më të lartë të naftës në rajon

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, pas takimeve që pati me fermerë në periferi të Tiranës, shprehet se bujqësia po vuan sot pasojat e krizës dhe mungesës së vëmendjes së qeverisë.

Sipas Bashës, fermerët shqiptarë paguajnë çmimin më të lartë të naftës në rajon dhe kanë mbështetjen me të ulet me subvencione për prodhimin e tyre.

Postimi i plotë:

Bujqësia po vuan sot pasojat e krizës dhe mungesës së vëmendjes së qeverisë.

Fermerët shqiptarë paguajnë çmimin më të lartë të naftës në rajon dhe kanë mbështetjen me të ulet me subvencione për prodhimin e tyre.

Ndërkohë që fermeri shqiptar është i zhytur në borxhe dhe krejt i vetëm në një treg të pabarabartë, fermeri kosovar dhe ai maqedonas përfiton çdo vit subvencione nga shteti dhe një sërë lehtësirash të tjera.

Bujqësia duhet të jetë prioritet për çdo qeveri. Subvencionet dhe investimet  në infrastrukturën bujqësore duhet të jenë një zë i fortë ne buxhetin e shtetit. Duhet të krijohen lehtësirat e nevojshme për biznese prodhuese, të cilat do t’i përpunojnë produktet bujqësore  që ato të mos kalben, në këtë menyrë ndihmojnë dhe hapjen e vrndeve të reja të punës.

Shqipëria nuk do të punojë më për 5 veta, por do të jetë vendi i shanseve dhe mundësive për të gjithë që duan të jetojnë dhe punojnë ndershmërisht.

Read More
27 Tet
0

Vizita në biznesin e riparimit të mjeteve bujqësore në Baldushk, Basha: Dëgjova me vëmendje shqetësimet për mungesën e mbështetjes për bujqësinë e cila ka vënë në veshtirësi edhe këtë biznes

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar një vizitë në biznesin e riparimit të mjeteve bujqësore të familjes Dybeli, në Baldushk të Tiranës.

Në një postim në Facebook, Basha shkruan se dëgjoi me vëmendje shqetësimet për mungesën e mbështetjes për bujqësinë e cila ka vënë në veshtirësi edhe këtë biznes, për largimin e të rinjve dhe për mungesën e investimeve në infrastrukturë.

Kryedemokrati gjithashtu thotë se bujqësia duhet jetë prioritet i çdo qevetisje dhe për këtë arsye duhet mbështetur me fonde për investime infrastrukturore, mbeshtetje direkte për fermerët dhe subvencion për biznesin prodhues.

Postimi i plotë:

Në Baldushk vizitova biznesin e riparimit të mjeteve bujqësore të familjes Dybeli. shqetësimet për mungesën e mbështetjes për bujqësinë e cila ka vënë në veshtirësi edhe këtë biznes, për largimin e të rinjve, për mungesën e investimeve në infrastrukturë

Dëgjova me vëmendje shqetësimet për mungesën e mbështetjes për bujqësinë e cila ka vënë në veshtirësi edhe këtë biznes, për largimin e të rinjve, për mungesën e investimeve në infrastrukturë, që e bëjnë edhe më të vështirë përballjen me këtë realitet të hidhur ekonomik.

Një nga çështjet kryesore që kam dsikutuar gjatë në çdo takim me fermerët anembanë vendit, është ajo e korrupsionit me fondet e bujqësisë. Indinjata e tyre është e madhe, sepse kjo padrejtësi dëshmon jo vetëm babëzinë e kësaj qeverie, por edhe arrogancën me të cilën kanë tjetërsuar fondet IPARD të BE-së, që në vend që të shkojnë për fermerët, kanë shkuar për resorte për qeveritarët dhe klientët e tyre.

Për mua dhe PD, bujqësia duhet të jetë prioritet i çdo qevetisje dhe për këtë arsye duhet mbështetur me fonde për investime infrastrukturore,  mbeshtetje direkte për fermerët dhe subvencion për biznesin prodhues, që jo vetëm nuk lë të shkojë dëm mundi dhe djersa e fermerëve, por është mundësi për të rritur punësimin në zonat rurale.

Read More
27 Tet
0

Kreu i PD, në familjen e fermerit në Ibë të Tiranës: Situata është e vështirë, qeveria e ka harruar fshatin e bujqësinë, mbështetje nuk ka

Kryetari i PD, gjatë paradites së sotme u ndal në familjen e fermerit Emin Kukli në fshatin Ibë, vetëm pak kilometra larg Tiranës, ku u njoh me shqetësimet e fermerëve të kësaj zone. Ata i thanë kryetarit të PD se situata është e vështirë, pasi qeveria e ka harruar fshatin e bujqësinë, mbështetje nuk ka, ndërsa rinia dhe krahu i punës po ikën përditë.

Sipas Bashës gjendja kërkon ndryshim dhe këtë ndryshim do ta sjellë PD.
“Shqipëria ka nevojë për ndryshim për ta bërë jetën e shqiptarëve më të mirë, për të hapur vende të reja pune, për t’u dhënë të rinjve tanë një të ardhme më të mirë, këtu në vendin tonë”, – tha kreu i PD.

Statusi i plotë:

Me fermerin Emin Kukli, diskutuam për problemet me të cilat përballen fermerët dhe zgjidhjet e duhura për të mbështetur zhvillimin e bujqësisë.

Politikat aktuale kanë bërë që pasuritë e shumta të vendit, të kthehen në të mira materiale për një grup njerëzish në lidhje me qeverinë.

Në kushtet e një rritje të madhe të çmimeve, shumë familje nuk përmbushin as nevojat jetike për ushqim. 1/3 e shqiptarëve jetojnë me rreth 5 dollarë në ditë, duke e renditur Shqipërinë në vendin më të varfër të rajonit.

Shqipëria ka nevojë për ndryshim për ta bërë jetën e shqiptarëve më të mirë, për të hapur vende të reja pune, për t’u dhënë të rinjve tanë një të ardhme më të mirë, këtu në vendin tonë.

Shqipëria i ka mundësit për tu ofruar një jetë me të mirë qytetareve te saj, por duhet që pasuritë e saj të shndërrohen në mirëqenie për qytetarët dhe jo nje grushti njerëzish të lidhur ne qeveritarët.

Read More
27 Tet
0

Turi i takimeve me qytetarë/ Kreu i PD, Lulzim Basha ndalet sot në Njësinë 12 në Tiranë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar turin e tij të takimeve me qytetarët, duke u ndalur sot me banorët e Njësisë 12 në Tiranë.

Kafenë e mëngjesit, kryetari i PD, e ndau me banorët të zonës së Kopshtit Zoologjik, me të cilët foli për situatën e vështirë social ekonomike që po largon rininë nga Shqipëria e po rëndon familjen shqiptare.

“Qeveria nuk ka shqetësim hallet dhe problemet e qytetarëve, të rinjve që po ikin çdo ditë nga Shqipëria në kërkim të një jetë më të mirë, por ka shqetësim legalizimin e vjedhjes përmes inceneratorëve, check up, apo tenderave dhe koncesioneve korruptive”, – tha Basha.

Kreu i PD ndau me qytetarët edhe zgjidhjet që ofron PD për ta nxjerrë vendin nga kjo situatë që nis me pastrimin e politikës

“Shqipëria ka nevojë për zgjidhje dhe kjo sipas Partisë Demokratike vjen me pastrimin e politikës, ndarjes me krimin dhe largimit nga sistemi të politikanëve të korruptuar. Kjo është plotësisht e mundur përmes vetting-ut në politikë”, – u shpreh kryetari i PD.

Statusi i plotë:

Dita me takime në degën 12 në Tiranë, nisi me banorët e zonës së Kopshtit Zoologjik me të cilët bisedova për problematikat dhe hallet që ata kanë si dhe ndava me ta zgjidhjet që PD ofron për shqiptarët.

Qeveria nuk ka shqetësim hallet dhe problemet e qytetarëve, të rinjve që po ikin çdo ditë nga Shqipëria në kërkim të një jetë më të mirë, por ka shqetësim legalizimin e vjedhjes përmes inceneratorëve, check up, apo tenderave dhe koncesioneve korruptive.
Shqipëria ka nevojë për zgjidhje dhe kjo sipas Partisë Demokratike vjen me pastrimin e politikës, ndarjes me krimin dhe largimit nga sistemi të politikanëve të korruptuar. Kjo është plotësisht e mundur përmes vetting-ut në politikë.

Partia Demokratike po ndërton një aleancë qytetare, për të ndërtuar një projekt ndryshimi që fillon me adresimin e çështjeve që mbajnë të bllokuar sistemin politik dhe atë ekonomik.

Read More
27 Tet
0

Basha, pas takimit me zëvendëspresidentin e IRI, Scott Mastic: Biseduam për prioritetet e PD, luftën kundër korrupsionit, zgjedhjet e lira, llogaridhënien politike dhe përfshirjen e sa më shumë të rinjve dhe grave në politikë

Pas takimit qe pati me zëvendëspresidentin e Institutit Republikan Ndërkombëtar, Scott Mastic, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, shprehet se e ka falenderuar për bashkëpunimin dhe kthimin e saj në alternativë qeverisëse dhe promovimin e demokracisë në Shqipëri.

Basha më tej thotë se kanë biseduar me z. Scott për prioritetet e PD, si luftën kundër korrupsionit, zgjedhjet e lira, transparencën dhe llogaridhënien politike dhe përfshirjen e sa më shumë të rinjve dhe grave në politikë.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të prisja sot Zëvendës Presidentin e Institutit Republikan Ndërkombëtar, Scott Mastic.

E falënderova për bashkëpunimin dhe mbështetjen e Institutit Republikan Ndërkombëtar për ndërtimin e kapaciteteve të Partisë Demokratike dhe kthimin e saj në alternativë qeverisëse dhe promovimin e demokracisë në Shqipëri.

Biseduam për prioritetet e Partisë Demokratike, luftën kundër korrupsionit, zgjedhjet e lira, transparencën dhe llogaridhënien politike dhe përfshirjen e sa më shumë të rinjve dhe grave në politikë.

Korrupsioni është pengesa më e madhe për zhvillimin e vendit dhe krijimit të mundësive për të rinjtë, për të ndërtuar jetën e tyre në Shqipëri.

Në këtë kuadër theksova mbështetjen e Partisë Demokratike për SPAK-un dhe angazhimin përmes nismave ligjore në parlament për të kontribuar në luftën kundër korrupsionit, veçanërisht në nivelet më të larta. Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare, apo janë investuar kudo nëpër botë duhet t’u kthehen shqiptarëve.

E njoha zotin Mastic edhe me platformën për luftën kundër korrupsionit dhe për reformën zgjedhore, lista të hapura, vetting për politikanët, vota e diasporës, President nga populli etj.

U ndala edhe te vëmendja e veçantë që po i kushtohet përfshirjes së sa më shumë grave dhe të rinjve gjatë procesit të riorganizimit të Partisë Demokratike,  për trajnimin e të cilëve një kontribut të rëndësishëm po jep edhe IRI.

I prezantova edhe projektin e Aleancës Qytetare për Demokracinë, i cili është koalicioni ynë për të çliruar ekonominë dhe për të çuar përpara ndryshimet që presin shqiptarët.

Read More
27 Tet
0

Basha me zv/presidentin e IRI: Lufta kundër korrupsionit prioritet, mbështesim SPAK, vetingu i politikanëve domosdoshmëri

NJOFTIMI PËR TAKIMIN E KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA, ME ZV.PRESIDENTIN E INSTITUTIT REPUBLIKAN NDËRKOMBËTAR, SCOTT MASTIC

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, priti sot në selinë e Partisë Demokratike, Zëvendëspresidentin e Institutit Republikan Ndërkombëtar, Scott Mastic.

Në takim u diskutua për rolin e rëndësishëm që kjo organizatë luan në promovimin dhe zhvillimin e demokracisë në vendin tonë dhe në botë.

Zoti Basha e falënderoi z. Mastic për bashkëpunimin dhe mbështetjen e Institutit Republikan Ndërkombëtar për ndërtimin e kapaciteteve të Partisë Demokratike dhe kthimin e saj në alternativë qeverisëse.

Në këtë takim u diskutua për priotitet e Partisë Demokratike, si lufta kundër korrupsionit, zgjedhjet e lira, transparenca e llogaridhënia politike dhe përfshirja e sa më shumë te rinjëve dhe grave në politikë.

“Lufta ndaj korrupsionit, i cili është pengesa më e madhe për zhvillimin e vendit dhe krijimit të mundësive për të rinjtë për të ndërtuar jetën në vëndin e tyre dhe jo në emigrim, është dhe priotiteti kryesore i PD”, – tha zoti Basha.

Në këtë kuadër zoti Basha theksoi mbështetjen e PD për SPAK-un dhe angazhimin përmes nismave ligjore në parlament për të kontribuar në luftën kunder korrupsionit, veçanërisht në nivelet më të larta.
“Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare, apo janë investuar kudo nëpër botë, duhet t’u kthehen shqiptarëve”, – tha kreu i PD.

Kryetari i PD i prezantoi edhe platformën për luftë kundër korrupsionit dhe për reformën zgjedhore, që iu jep qytetarëve shqiptarë mundësinë të zgjedhin dhe të përfaqësohen sipas vullnetit të tyre, lista te hapura, vetting për politikanët, votën e diasporës, presidentin nga populli, etj.

Duke folur për riorganizimin e PD, zoti Basha tha se një vëmendje e veçantë po i kushtohet përfshirjes të sa më shumë grave dhe të rinjve, për trajnimin e të cilëve një kontribut të rëndësishëm po jep dhe IRI.

Zoti Basha i prezantoi dhe projektin e Aleancës Qytetare për Demokracinë i cili sipas kryetari të PD është koalicioni për të çliruar ekonominë dhe për të çuar përpara ndryshimet që presin shqiptarët.

 

Read More