Blog

10 Nën
0

Incidenti në Kuvend/ Reagon nënkryetari i PD, Kreshnik Çollaku: Nuk e kisha imagjinuar kurrë, ish-kolegu realizoi një skenë të turpshme për t’ia mbyllur gojën deputetëve të opozitës

DEKLARATË E PLOTË E NËNKRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE,  KRESHNIK ÇOLLAKU

 

Në fakt jam i detyruar të dal publikisht e të sqaroj opinionin publik dhe qindra mesazhet e shqetësuara dhe të irrituara që po marrë nga mbështetësit apo votuesit e mi lidhur me incidentin e turpshëm i cili ndodhi sot në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë. Unë jam njeri që jam aangazhuar 30 vite në politikë. S’kam preferuar dhe nuk preferoj të flas për vete, por mbase sot është dita. Jam një ndër studentët e dhjetorit 1990. Unë jam një ndër 723 studentët e grevës së urisë së shkurtit të 91-it. Jam themeluesi i Partisë Demokratike, jam një ndër drejtuesit e forumeve rinore të Partisë Demokratike që në vitin 97 mes armëve dhe rebelimit komunist, me rrezikun e jetës, përpiqeshim të organizonim rezistencë duke u futur deri në Universitetin e Vlorës në ato kushte ku jeta nuk ishte e sigurtë. Jam njeri që kam mbrojtur pikpamjet e mia në Partinë Demokratike, kam dashur një Parti Demokratike europiane, të reformuar, nuk kam pasur asnjë lloj pengese për t’i mbrojtur këto ide, të debatoj, të përplasem, të reflektoj mbi to, të gjej forcën për t’u ribashkuar. Kam zhvilluar fushata elektorale kur nuk bliheshin vota, por kur sipër kokave kërcënonin automatikët dhe plumbat në mes të Tiranës dhe të gjithë Shqipërinë. Jam njeri i cili kam pak prpfesione në jetë. Prej 20 vitesh kam dhënë dhe jap mësim si pedagog në Universitetin e Tiranës që kur kam mbaruar studimet. Përveç kësaj, kam një eksperiencë të shkurtër por shumë të rëndësishme si diplomat, zëvendës ambasador i Republikës së Shqipërisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Jetën time e kam bazuar në punën time, familjen time siguruar nga puna jonë e përditshme dhe angazhimi politik ka qenë konstant. Angazhimi më i fundit prej dy vitesh, kam mandatin e deputetit të qarkut Dibër, me një votë që jashtëzakonisht më bën krenar dhe detyrues karshi atyre njerëzve. E kam besuar politikën gjithmonë si mision, si përpjekje e njerëzve të arsyes, të mendjes, të idealeve për të ndryshuar për mirë diçka. Për të ndryshuar për mirë vendin.

 

As në dhjetor të 90, as në shkurt të 91, as në 97 e tmerrshme kurrë nuk e kisha imagjinuar dhe ua them siqerisht kurrë nuk e kisha imagjinuar që mund të gjendesha në situata të tilla të ngjashme që u ndodha sot në Komisionin për Çështjet Europiane, në ambientet e Kuvendit të Shqipërisë. Unë jam anëtar i Komisionit për Çështjet Europiane, një anëtar që përpiqem të jem aktiv në kontributin tim në jetën parlamentare si një individ që kuptoj rëndësinë e jashtëzakonshme që ka integrimi europian për Shqipërinë dhe sidomos në mënyrë më specifike për brezin tim, brezin e studentëve të 90-ës që filluan lëvizje të jashtëzakonshme për të bërë Shqipërinë si gjithë Europa. E sot unë jam ndjerë krenar që kam pasur mundësinë të kontribuoj modestisht por me shumë pasion që procesi i integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian, të afrohet dita ditës. Sot unë kam marrë pjesë në një mbledhje të Komisionit për Çështjet Europiane, i cili siç e dini drejtohet ndër të paktët komisionet që drejtohet nga opozita, nga kryetarja, mikja ime Jorida Tabaku. Kam marrë pjesë si i ftuar nga kryetarja e komisionit zonja Tabaku në mënyrë të përsëritur dhe gojarisht dhe me shkrim. Vajta të marrë pjesë në një mbledhje të thirrur nga kryetarja e komisionit. U gjenda në sallë në një situatë surprizë. Mbledhja drejtohej nga nënkryetarja e komisionit dhe të pranishëm në sallë ishin kolegë dhe ish kolegë të mi të djathtë të cilët nuk janë anëtar të komisionit. Kjo as nuk më shqetësonte dhe as nuk vura re ndonjë problematikë në këtë mes. Për shkak të rëmujës dhe të kontestimeve, në një pjesë të drejta, të cilat unë i mbështes në kauzën e dhe pretendimin e një pjese të opozitës për mbkedhjen e Komisioneve Hetimore Parlamentare, është një e drejtë e jona. Unë jam bashkëfirmëtar në shumë kërkesa për ngritjen e komisioneve hetimore parlamentare, është një gjë që është e drejtë e opozitës, kështu që nuk më ndante asgjë në thelbin e kërkesës të kolegëve të mi. Po për shkak të zhurmës nuk arrita dot seancën e komisionit për të dëgjuar ministren për çështjet e integrimit, nuk arrita dot t’i thoja dhe që mendoj që ky është dëmi më i madh që i bëmë sot atij debati, nuk arrita dot t’i thoja se Shqipëria dhe qeveria e Edi Ramës është përgjegjëse kryesore për vonesën e rëndimit të hapave të Shqipërisë drejt plotësimit të kërkesave për integrim në Europë.

 

Doja t’i thoja se pavarësisht fjalëve të bukura, shkak kryesor është qeveria e Edi Ramës. Madje përgjegjësin e kishim dhe në komision, që po dëshmonte në krah të ministres. Një ish ministër të qeverisë së Edi Ramës, Ilir Beqja i cili duhej të ishte kontigjent i SPAK-ut sot, na u shfaq në komision dhe fliste për suksesin e qeverisë Rama drejt procesit të integrimit. Pikërisht doja ta pyesja zotin Beqja me çfarë kurajo paraqitej në komisionin e integrimit për të mbrojtur apo justifikuar rrugën e Shqipërisë drejt procesit të integrimit. Kur dihet qartësisht se pengesat kryesore të qeverisë Rama, është pikërisht korrupsioni i nivelit të lartë, i zyrtarëve dhe i ministrave të tij. Dhe njëri nga ata e kishim dhe në sallë. Po për shkak të zhurmës së krijuar bga kolegët e mi, nuk arrita dot t’i them këto fjalë në komision dhe në sy të zotit Beqja. Po sikur e gjitha kjo të mos mjaftonte, në të dalë të mbledhjes së komisionit u ballafaqova me një ngjarje e cila duke parë gjithë historikun tim që nga dhjetori i 90-ës, ditën e parë të angazhimit tim në politikë, më turpëron si qytetar i këtij vendi, si student dhjetori, si anëtar i Partisë Demokratike, si deputet. Më turpëron me skenën me të cilën u përballa. Me një sulm të pakuptimshëm dhe të paarsyetueshëm verbal që pastaj përfundoi dhe me goditje fizike, një ish kolegu im, deputet që deri dje kemi qenë, mendoja se ishim të paktën në kauza të përbashkëta dhe pse jo në prejaedhje apo në formate të përbashkëta, realizoi një skenë e cila mendoj që turpëron çdokënd, çdo deputet të këtij parlamenti. Unë e kuptoj se çndodh. E kuptoj se ka një vullnet për të heshtur opozitën. E kuptoj se akuzat tona karshi kësaj qeverie duan të heshten. E kuptoj që ka një aleancë për të heshtur, siç ndodhi në seancën për rezolutën e Kosovës, ju e dini. “Argat i Vuçiç, argat i Vuçiç” 10 vite, dhe pastaj bashkuan votat me argatim e Vuçiçit për të heshtur për Kosovën. Për të kaluar një rezolutë që edhe Vuçiç vet do ta votonte. Unë e kuptoj që ka një aleancë të tillë, ka një përpjekje të tillë. Nuk është çështja dhe shqetësimi im politik. Shqetësimi im politik është njerëzor, se si mund të degradojë deri në këtë pikë, në këtë nivel jeta parlamentare. Unë si një ish pedagog, një ish diplomat, si një djal i rritur në këtë qytet dhe besoj kushdo si unë pavarësisht bindjeve majtas apo djathtas, duhet të ndihet i fyer nga kjo skenë, pasojë e së cilës në mënyrë totalisht të pa dashur përfundova unë. Megjithatë dua t’ju them të gjithëve, qoftë atyre që humbasin arsyen dhe dinjitetin e tyre personal dhe shkojnë e lejojnë veten deri në këtë nivel, qoftë atyre në pushtet që fërkojnë duart kur opozitës në parlament ose çdo lloj deputeti opozitar në parlament i mbyllet goja me këto forma, dua t’u them se e kanë bërë llogarinë gabim. Të paktën sa më përket, e kam vënë veten në sprova të vështira në 30 vitet e angazhimit politik. Përveçse zhgënjimit, trishtimit, askush nuk do të mund të më pengoj mua të them ato që mendoj, si i mendoj dhe t’i drejtoj kujt të dua dhe kë vlerësoj që janë objekt i kritikës apo opozitës time.

 

Unë mendoj që kjo sot është ditë që turpëron parlamentin. Nuk më shqetëson, nuk më tremb, por sigurisht më motivon më shumë të komunikoj me njerëzit në çdo cep të Shqipërisë. Që të ndihmojmë ata njerëz, ata votuesit tanë, të cilët mendojnë djathtas apo majtas, mendoj se parlamenti është institucion i rëndësishëm i këtij vendi. Të mendojnë mirë kur shesin apo kur falin vota, të mendojnë mirë se me votën e tyre vijnë njerëz në parlament që kanë në dorë fatet, përgjegjësitë, ligjet e këtij vendi. Ngjarja e sotme është një apel se njerëzit kur votojnë, duhet në radhë të parë të zgjedhin njerëzit e pastaj partitë. Duhet të zgjedhin të vërtetat e pastaj miqtë apo aleancat. Ky është meazhi që doja t’u dërgoja sot. Gjithë miqve që më shkruajnë t’iu them që nuk jam i shqetësuar, kam parë shumë e më keq në këto 30 vite politikë. I thellë është zhgënjimi, i thellë është trishtimi dhe shpresoj që ky rast të shërbej që histori të tilla mos të përsëriten më kurrë. Ju faleminderit!

Read More
10 Nën
0

“Do bëjmë gjithçka që zëri juaj të dëgjohet”/Basha me banorët e Ali Demit: Mbështesim SPAK, lufta ndaj korrupsionit prioritet

Kryetari i PD,  Lulzim Basha,  ishte sot në degën 1 të PD në Tiranë ku zhvilloi takim me qytetarë e sipërmarrës të vegjël  të zonës së Ali Demit.

“Sot kemi dy Shqipëri, ajo e shumicës së ndershme të qytetarëve që përballen çdo ditë me një realitet të hidhur ekonomik dhe social, dhe një Shqipëri tjetër, e mbyllur në godinat e pushtetit, që dëgjon vetëm veten në teatrin e përditshëm të halleve të politikanëve”, – u shpreh Basha.

Kreu demokrat foli edhe për planin e PD për të ndryshuar këtë situatë.

“Unë dhe Partia Demokratike do të bëjmë gjithçka që të dëgjohet zëri i Shqipërisë normale, përmes një politike që është vetëm në shërbim të njerëzve.

Sot vendi ynë renditet i fundit në Europë për të ardhurat për frymë dhe me fuqinë më të ulët blerëse. Kjo situatë ka detyruar të rinjtë të emigrojnë masivisht, ndërsa qeveria vazhdon të çojë paratë e shqiptarëve të koncesionet korruptive, siç janë inceneratorët dhe strelizimi, para që përfundojnë në xhepat e pushtetarëve dhe klientëve të tyre”

Për kryetarin e PD, “lufta kundër korrupsionit në çdo nivel dhe në çdo kohë duhet të jetë prioritet kombëtar.”

“Për këtë ne mbështesim dhe inkurajojmë SPAK, që kushdo që ka abuzuar me paratë dhe besimin e shqiptarëve të japë llogari para ligjit”, – tha Basha gjatë bisedës me qytetarët.

 

 

Read More
09 Nën
0

PD, Çollaku: Rreth 900.000 shqiptarë kanë vështirësi apo pamundësi për të shlyer faturën e energjisë elektrike

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, NËNKRYETARI I PD, KRESHNIK ÇOLLAKU

Përshëndetje të nderuar qytetarë.

Prej ditësh po diskutohet projektbuxheti për vitin 2024, buxhet i cili nuk jep asnjë mbështetje domethënëse për familjet e varfëra.

Gjatë vitit 2023 qeveria mburej për mbështetjen e shtresave në nevojë lidhur me pagesën e faturës së energjisë elektrike por ky projektbuxhet nuk jep mbështetje financiare shtesë për faturat e energjisë elektrike për shtresat në nevojë për vitin 2024!

Janë rreth 900.000 shqiptar (pensionistë dhe familje në nevojë) të cilët kanë vështirësi apo pamundësi për të shlyer faturën e energjisë elektrike.

Të nderuar qyterar, nga njëra anë kemi rritje të cmimeve dhe shtrenjtim të kostove të jetesës në vitin 2024 (sipas inflacionit të parashikuar) dhe nga ana tjeter asnjë para shtesë për familjet në nevojë dhe pensionistët për të përballuar së paku faturën e energjisë eleltrike.

Pensionistët dhe shtresat në nevojë i duhet të zgjedhin që të paguajnë bukën e gojës dhe ilaçet ose faturën e energjisë elektrike?

Read More
09 Nën
0

Marrëveshja për emigrantët me Italinë/ Anëtarja e kryesisë së PD, Alfrida Marku: Iniciativë është jo tranparente dhe vendimmarrje individuale e Ramës. Kryeministri të jap sqarime urgjente

Anëtarja e Kryesisë së PD, Alfrida Marku, shprehet se Partia Demokratike po ndjek me shqetësim dhe ka kërkuar në mënyrë urgjente Interpelancë me Kryeministrin Rama për të dhënë sqarime lidhur me marrëveshjen e nënshkruar me Kryeministren e Italisë, për të kthyer Portin e Shëngjinit dhe Gjadrin në dy kampe pritje dhe akomodimi të deri 36 mijë emigrantëve në vit.

Zonja Marku thotë se kjo iniciativë është jo tranparente dhe vendimmarrje individuale dhe jo një product gjithëpërfshirës.

 

DEKLARATA E PARTISË DEMOKRATIKE, ANËTARJA E KRYESISË, ALFRIDA MARKU DEDGJONAJ

 

Të nderuar qytetarë !

 

Partia Demokratike po ndjek me shqetësim dhe ka kërkuar në mënyrë urgjente Interpelancë me Kryeministrin Rama për të dhënë sqarime lidhur me marrëveshjen e nënshkruar me Kryeministren e Italisë, për të kthyer Portin e Shëngjinit dhe Gjadrin në dy kampe pritje dhe akomodimi të deri 36 mijë emigrantëve në vit.

Iniciativë e nxituar, jo transparente, vendimmarrje individuale e jo produkt gjithpërfshirje, që  nuk merr në konsideratë mungesën e infrastrukturës bazë vendore, mungesën e kushteve për të përballuar këtë situatë humanitare, që anashkalon problemet me rendin e sigurinë në vend, e që mund të sjellë pasoja sociale, shëndetësore, mund të ndikojë në ekonominë lokale, kryesisht në turizëm. “”Shqiptarët janë popull mikpritës, bujar, me zemër të madhe, por me supet e rënduara nga qeverisjet e këqija”  Në vendin tonë rendi dhe siguria janë cështje kritike, autoritetet nuk garantojnë mbrojtjen e qytetarëve dhe të drejtave të tyre, krimi i organizuar sfidon e kontrollon çdo sektor, Lezha është zonë “e preferuar”.

Ata që kanë shkaktuar e janë përgjegjës për shpopullimin për shkak të korrupsionit dhe keqqeverisjes, kishin detyrimin ligjor që të zhvillonin një proces transparent e të gjerë diskutimi e konsultimi në nivel vendor e qëndror; kanë detyrimin sot të bëjnë transparencë!

Transparenca dhe përfshirja e qytetarëve në vendimmarrje, është kushti i parë për qeverisje e vendime të përgjegjshme që nuk bien ndesh me interesin publik.

Shqetësimi ynë është paralel edhe me qëndrimet zyrtare të Komisioni Evropian dhe Agjencisë së Kombeve te Bashkuara për Refugjatet.

Partia Demokratike ka kërkuar interpelancë për këtë cështje, sepse qytetarët nuk mund të gjenden përballë faktit të kryer apo të jenë spektatorë të axhendës së Edi Ramës. Gjithashtu, për këtë cështje, Partia Demokratike do ti drejtohet edhe Gjykatës Kushtetuese.

Ne jemi në krah të qytetarëve shqiptarë, në krah të banorëve të Lezhës dhe në mbrojtje e mbështetje të interesit më të lartë të tyre.

Faleminderit !

Read More
09 Nën
0

PD mbështet SPAK, Basha: Kush ka abuzuar me fondet dhe pasuritë e shqiptarëve të shkojë para drejtësisë

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me gra në Belsh, e ka konsideruar luftën kundër korrupsionit prioritet të PD. Sipas Bashës, korrupsioni është ndër shkaktarët kryesorë të situatës ekonomike dhe largimit masiv të të rinjeve.

“Kush ka abuzuar me fondet dhe me pasuritë e shqiptarëve, me besimin e shqiptarëve, të shkojë para drejtësisë. Dhe për këtë, Partia Demokratike i jep mbështetje të pakushtëzuar SPAK-ut, pa asnjë kusht, mbështetje të plotë drejtësisë dhe të vendosë para ligjit këdo që ka abuzuar me besimin, me paratë dhe me pasuritë e shqiptarëve”, – u shpreh kryetari i PD.

Zoti Basha theksoi se krahas inkurajimit dhe nbështetjes së SPAK, PD ka çuar në parlament dhe projktligjin për vetingun e politikanëve, përmes të cilit synon të largojë politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin nga politika.

“ Siç është bërë vettingu i gjyqtarëve dhe i prokurorëve, siç bëhet vettingu i punonjësve të policisë dhe i punonjësve të gardës, të bëhet dhe vettingu i politikanëve. Kush e justifikon pasurinë e vet dhe të familjes së vet, të vazhdojë. Kush nuk e justifikon, nuk mund të vazhdojë më të jetë përfaqësues i interesave të qaytetarëve”

Prononcimi i plote i Bashës:

Kush ka abuzuar me fondet dhe me pasuritë e shqiptarëve, me besimin e shqiptarëve, të shkojë para drejtësisë. Dhe për këtë, Partia Demokratike i jep mbështetje të pakushtëzuar SPAK-ut, pa asnjë kusht, mbështetje të plotë drejtësisë dhe transparencë, si dhe të vendos para ligjit këdo që ka abuzuar me besimin, me paratë dhe me pasuritë e shqiptarëve.
Nga ana tjetër, lufta kundër korrupsionit zhvillohet dhe nga politika. Si zhvillohet nga politika? Duke larguar politikanët e korruptuar. Kemi çuar një ligj për vettingun e politikanëve në Kuvend, i cili parashikon që politikanëve t’iu kontrollohet pasuria dhe integriteti në raport me lidhjet me krimin e organizuar.
Dhe kush nuk e kalon këtë test, nuk mund të vazhdojë më të pretendojë që i shërben njerëzve. Sepse faktikisht ai politikan është problem për njerëzit. Ai dëmton interesin e njerëzve. Siç është bërë vettingu i gjyqtarëve dhe i prokurorëve, siç bëhet vettingu i punonjësve të policisë dhe i punonjësve të gardës, të bëhet dhe vettingu i politikanëve. Kush e justifikon pasurinë e vet dhe të familjes së vet, të vazhdojë. Kush nuk e justifikon, nuk mund të vazhdojë më të jetë përfaqësues i interesave të qytetarëve. Kaq e thjesht është. Ajo që vlen për gjyqtarët dhe prokurorët, ajo që vlen për punonjësit e policisë dhe punonjësit e gardës, të jetë edhe për politikanët. Vetëm duke luftuar korrupsionin, vetëm duke i dhënë fund pandëshkueshmërisë, që do të thotë që t’i vëmë qytetarët të barabartë para ligjit, vendi mund të fillojë të ndryshojë me të vërtetë.
Dhe nuk mund të jetë më peng dhe nuk do të jetë më peng i premtimeve boshe të politikanëve të korruptuar që tjetër gjë thonë për të marrë votën, pastaj sa të vijnë në pushtet nuk e kanë mendjen tek njerëzit, por e kanë mendjen tek interesat e veta, e kanë mendjen tek xhepat e veta. Gjëja e parë që do të bëjmë është një politikë në shërbim të njerëzve, një politikë me fytyrë njerëzore, institucione që i shërbejnë njerëzve, jo institucione që janë privatizuar nga politika dhe kjo pastaj fillon dhe jep rezultat në çdo aspekt. Fillon dhe jep rezultat tek ekonomia, tek shëndetësia, tek arsimi, tek politikat për rininë, tek fermerët të cilët janë më të braktisurit në Europë. Se sot shumicën e kohës e kemi kaluar me fermerët. Fermeri shqiptar pa subvencion, pa mbështetje, pa asgjë, është në kushte mbijetese.

Dhe prandaj është zbrazur Dumreja, është zbrazur Belshi, është zbrazur Shqipëria, sepse 1/3 e popullsisë jeton me tokën. Jo jeton, por mbijeton. Është detyrë e shtetit t’i gjendet afër me mbështetje financiare, me subvencione, me investime për infrastrukturën dhe të garantojë aksesin e prodhimit në treg. Që të shitet prodhimi në fund fare, jo të kalbet, siç është kalbur prej shumë vitesh produktet e Dumresë pas premtimeve boshe të politikanëve. E gjithë kjo punë kryhet në qoftë se ka vullnet, në qoftë se ka vizion, në qoftë se ka vendosmëri që atë vizion me e zbatu.

 

 

Read More
08 Nën
0

Nënkryetarja e PD, Oriola Pampuri: Progres raporti i Komisionit Europian për vitin 2023, tregon se Shqipëria mbetet në vendnumëro në shëndetësi

Nënkryetarja e Partisë Demokratike, Oriola Pampuri, ka reaguar në lidhje me raportin e komisionit europian për Shqipërinë. Zonja Pampuri shprehet se ky raport tregon se Shqipëria mbetet në vendnumëro në Shëndetësi dhe se asnjë hap nuk është ndërmarrë nga rekomandimet e progres raportit të një viti më pare.

Deputetja demokrate gjithashtu thotë se niveli i shpenzimeve publike për shëndetësinë mbetet i ulët, në 3.04% të PBB-së dhe 9.47% të shpenzimeve totale të qeverisë, dhe është më i ulët se në shumicën e vendeve të Evropës Juglindore dhe BE-së.

 

Reagimi i plotë i nënkryetares së PD, Oriola Pampuri:

 

PROGRES RAPORTI I KOMISIONIT EUROPIAN PËR VITIN 2023, TREGON SE SHQIPËRIA MBETET NË VENDNUMËRO NË SHËNDETËSI.

Asnjë hap përpara nuk është ndërmarrë nga rekomandimet e progres raportit të një viti më parë, duke dëshmuar mungesë vullneti të kësaj mazhorance për të mundësuar një sistem shëndetësor cilësor për qytetarët.

“Niveli i shpenzimeve publike për shëndetësinë mbetet i ulët, në 3.04% të PBB-së dhe 9.47% të shpenzimeve totale të qeverisë (sipas të dhënave të qeverisë 2022), dhe është më i ulët se në shumicën e vendeve të Evropës Juglindore dhe BE-së.”, raportohet në Progres Raport, duke dëshmuar se shifrat e qeverisë për këtë vit janë një farse e propagandës së rradhës të dalë boje.

Për të disatin vit rradhazi, Komisioni Europian thekson se Shqipëria mbetet në një fazë të hershme në lidhje me përgatitjet për Kapitullin e 28 “Mbrotja e Konsumatorëve dhe Shëndeti”, ku veçanërisht nevojitet sigurim i kujdesit shëndetësor cilësor për të gjithë.

Korrupsioni vijon të jetë galopant ku Shëndetësia mbetet ndër sektorët më problematikë. Sipas Bankës Botërore, Shqiptarët paguajnë dy herë më shumë “para nga xhepi” në krahasim me vendet e tjera të rajonit për Shëndetësinë. Kjo pasi sipas KE, mungojnë mekanizmat e duhur të kontrollit dhe inspektimit nga ana e adminsitratës publike e cila nga ana e saj mbetet gjërësisht e politizuar dhe me një sistem referencial vlerësim jo në bazë të meritës dhe aftësisë.

Progres Raporti veçon ndër të tjera se vendi nuk ka aftësi të përshtatshme për të siguruar në  parandalimin e sëmundshmërive, por se shpenzon duke prioritizuar më shumë në kujdesin kurativ. Pra më shumë fonde shkojnë për spitalet se sa për kujdesin shëndetësor parësor.

Qartësisht pra kjo qasje nuk adreson nevojat reale të popullatës, ndonëse cdo vit harxhohen qindra miliona euro.

Ndaj dhe 50 milion euro në vit për PPP-të e Shëndetësisë nuk po identifikojnë sëmundshmëritë me risk të lartë në grup-popullatën 35-70 vjec.

Shqipëria, për Komisionin Europian vijon të mos shënojë asnjë progres në fushën dhe mekanizmin referues të niveleve të ndryshme shëndetsore, mungesë trajnimi të stafeve, apo komuniteteve vulnerabël si komuniteti Rom në lidhje me shëndetin riprodhues dhe legjislacionin përkatës.

‼️Vdekshmëria foshnjore 7 për 1000 të lindur, vijon të jetë në nivelet më të larta krahasuar me vendet e rajonit dhe BE e cila e ka 3 për 1000 të lindur.

‼️Kequshqyerja tek fëmijat dhe nënat shtatëzënë mbetet një tjetër shqetësim i paadresuar tanimë, pasi shifrat janë vërtetë alarmanete.

Gjithpërfshirja për shtresat vulnerabël, sidomos komunitetet Rome dhe Egjiptiane vijon të mbetet e pa implementuar në praktikë.

Po ashtu tashmë vijon në disa progres raporte radhazi kërkesa e KE, për një strategjie kombëtare për drogërat, e koordinuar midis Ministrisë se Brendshme dhe asaj të Shëndetësisë.

Për KE: “infrastruktura shëndetësore, pajisjet, burimet njerëzore dhe statistikat mbeten të pamjaftueshme, veçanërisht në zonat rurale.” E në fakt ky është një realitet për shumë qytetare ku shërbimi shëndetësor është jashtë çdo lloj standarti. Kjo ndodh për një arsye të vetme, sepse Qeveria çdo rishikim që i bën buxhetit të shtetit, pakëson shpenzimet për investime të reja në Shëndetësi dhe prioritizon rritjen e faturave të PPP-ve. Kështu ndodhi dhe me miratimin e aktit normativ të fundit, ku më shumë se gjysma e fondeve që ishin parashikuar të përdoreshin për investime u shkurtuan.

Së fundmi, por jo nga rëndësia. Progres Raporti, vijon të shohe me shqetësim situatën e sigurisë së barnave dhe medikamentet si në shëndetësi ashtu dhe në përdorimin veterinar, nga rreziku i shtuar i kontrabandës dhe atyre të falsifikuara. Mungon legjislacioni i duhur për parandalimin e tyre, nga KE, rekomandon shtim të përpjekjeve për të mbrojtur publikun nga produktet mjekësore të falsifikuara dhe për të përmirësuar bashkëpunimin ndërkufitar për aksesin e qëndrueshëm në barna dhe përdorimin e tyre korrekt. Po ashtu Shqipërisë i kërkohet të rrisë investimet dhe ngritjen e kapaciteteve për ekspertizën në dispozicion për produktet mjekësore pediatrike, produktet mjekësore për diagnostikim, terapinë gjenetike dhe qelizore, etj.

Read More
08 Nën
0

Basha në fabriken e vajit të ullirit në Belsh: Në buxhetin 2024 për sektorin e bujqësisë, janë parashikuar më pak fonde

Kryetari i PD, Lulzim Basha, u ndal gjate turit në Belsh, në fabriken e vajit të ulliri, “Paola” shpk Marinzë e cila furnizon tregun vendas dhe atë  ndërkombëtar, ku bisedoi dhe me sipërmarrësin e saj Gezim Paja.

Një nga shqetësimet  e sipërmarrësve ishte emigracioni pasi u mungon krahu i punës. Po kështu pamundësia ekonomike ka bërë që të bjerë kërkesa për të blerë vaj ulliri, ndërsa çmimi me të cilin kërkohet nuk i mbulon as koston.

Zoti Basha tha se Shqipëria është vendi me nivelin më të ulët në Rajon të mbështetjes për bujqësinë, e cila në të njëjtën kohë, është sektori me peshën më të madhe në PBB-së me rreth 19% të saj.

Në buxhetin 2024 për sektorin e bujqësisë, janë parashikuar më pak fonde. Kjo ulje e cila vjen, në një kohë që edhe Bashkimi i Europian ka bllokuar fondet nga skema IPARD për shkak të aferave korruptive që ka gjetur me ndarjen e tyre, është një goditje e madhe për këtë sektor.

 

Read More
08 Nën
0

Kryetari i PD, Lulzim Basha, bashkëbisedon me baorët e Gjolenit në Belsh: Qeveriaka lënë në harrese pensionistët, të papunët, ata me ndihmë ekonomike, sepse paratë vazhdojnë të shkojnë të konçesionet

Kryetari i PD, Lulzim Basha, zhvilloi një bashkëbisedim me banorë të fshatit Gjolenë.

Banorët i thanë zotit Basha se rritja e çmimeve, rritja e taksave, rënia e fuqisë blerëse dhe papunësia e lartë, e ka vështirësuar jetën e tyre dhe  sidomos të pensionistëve.

Kryetari i PD solli në vëmendje raportet ndërkombëtare ku theksohet se 1 në 3 familje nuk kanë mundësi të përdorin naftën, gazin apo energjinë elektrike për transport, ndriçim apo ngrohje gjatë dimrit, duke e bërë edhe më të vështirë situatën për mijëra familje.

“Qeveria, – tha Basha,  ka lënë në harrese shtresat më të varfëra, pensionistët, të papunët, ata në ndihmë ekonomike, sepse paratë vazhdojnë të shkojnë të konçesionet. 380 milion euro  janë dedikur për koncesionet nën hetim nga SPAK në buxhetin e 2024”.

“Paratë që duhet të shkonin te qytetarët, sot përfundojnë në xhepat e një grushti oligarkësh të lidhur me qeveritarë të korruptuar. Për këto  arsye vetingu në politike është shumë i domozdoshëm për ta pastruar atë nga të korruptuarit dhe ata që janë të lidhur me krimin.

Lufta kundër korrupsionit është për Partinë Demokratike prioriteti kryesor”, – tha Basha.

Kryetari i PD theksoi se “PD mbësht dhe inkurajon SPAK-un t’i shkojë deri në fund ndëshkimit të zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të korruptuar që po varfërojnë dhe zbrazin Shqipërinë”.

Read More
08 Nën
0

“Bujqësia është prioritet për PD”, Basha zhvillon takim me fermerë në Belsh: Subvencionet per njësi prodhimi, infrastruktura dhe aksesi në treg janë tre shtyllat e programit tonë

Kryetari i PD, Lulzim Basha, u takua me fermerë në Çestije, Njësia Administrative Kajan, Belsh. Zoti Basha dëgjoi me vëmendje shqetësimet për mungesën e subvencioneve, për largimin e të rinjve, për mungesën e investimeve në infrastrukturë, që e bëjnë edhe më të vështirë përballjen me këtë realitet të hidhur ekonomik.

Një nga çështjet që zoti Basha bisedoi gjatë takimit me fermerët, është ajo e korrupsionit me fondet e bujqësisë.
“Kjo padrejtësi, – sipas Bashës, – dëshmon jo vetëm babëzinë e kësaj qeverie, por edhe arrogancën me të cilën kanë tjetërsuar fondet IPARD të BE-së, që në vend që të shkojnë për fermerët, kanë shkuar për resorte për qeveritarët dhe klientët e tyre.”
“Ndaj, dhënia fund e pandëshkueshmërisë në çdo nivel të qeverisjes dhe lufta pa kompromis kundër korrupsionit, janë prioritet për Partinë Demokratike, implementimi i të cilave do të ndihmojë çdo sektor të jetës ekonomike dhe politike, duke prodhuar mirëqenie për qytetarët shqiptarë”, – tha Basha gjatë bisedës me fermerët.

Bujqësia është prioritet për PD, tha zoti Basha, – duke u ndalur ne tre shtylla:

1- Subvencionet per njësi prodhimi.

2- Infrastruktura (rrugët, uji, energjia, magazinimi, frigoriferimi, agropërpunimi.)

3- Aksesi në treg.
Fermerit ti garantohet që prodhimi t’i shitet me fitim, si kudo në botë, orientimi i fermerit dhe çertifikimi i produktit.

“Një nga çështjët më të rëndësishme që kërkon zgjidhje të shpejtë, është çështja e pronës”, – theksoi kryetari i PD-së.

Read More
08 Nën
0

Basha nga Belshi: Vettingu në politikë do të tregojë shqiptarëve se kush është i korruptuar e kush jo

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me banorët e Belshit i është përgjigjur interesimit lidhur me vettingun në politikë. Zoti Basha tha se tani është koha për t’u treguar shqiptarëve se kush është i korruptuar e kush jo, kush është i lidhur me krimin e kush jo.

PRONONCIMI I ZBARDHUR:

Lulzim Basha: Para dy ditësh kam çuar një propozim në parlament, ligjin për vettingun e politikanëve. Çdo politikani, vit për vit t’i hetohet pasuria e tij, pasuria e familjes së tij, pasuria e rrethit të tij shoqëror një herë në vit. Çdo politikan të kalojë në sitë, e justifikon apo jo. Pra, këtu ndahet shapi nga sheqeri. Këtu ndahet kush e ka luftën kundër korrupsionit për sy e faqe dhe kush e ka në të vërtetë.

Do vij ligji në parlament, ata që votojnë pro do të thotë që janë të sinqertë. Pse nuk do e votosh ti këtë? Këtij procesi i nënshtrohen gjyqtarët, këtij procesi i nënshtrohen prokurorët, këtë kontroll e bëjnë edhe policët, këtë kontroll e bën edhe punonjësi i gardës, pse most ë bëhet kontrolli për politikanët? Për deputetët, për kryetarët e bashkive, për ministrat, të gjithë institucionet e rëndësishme të shtetit të bëhet kontroll, verifikim i thelluar i pasurisë me parimin ndiq paranë. Kaq e thjesht është. Kjo që po bëjmë ne nuk ka të bëjë me SPAK-un, kjo ka të bëjë pastrimin e politikës nga politikanët të cilët nuk justifikojnë pasurinë e tyre.

 

Read More