Blog

19 Tet
0

Parlamenti Europian miraton rezolutën për Kosovën, reagon Kreshnik Çollaku: Lajm fantastik!

Nënkryetari dhe deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, shprehet se Parlamenti Evropian ka miratuar një Rezolutë për Kosovën ku kërkohet të hiqen masat shtrënguese ndaj Kosovës dhe t’i vendosen sanksione Serbisë, për ngjarjet në Veri të Kosovës.

Duke e cilësuar si një lajm fantastik, Çollaku risjell në vëmendje amendamentin e Partisë Demokratike të propozuar prej tij për t’ia shtuar draft-rezolutës së Parlamentit të Shqipërisë, por që u rrëzua nga PS dhe Rithemelimi. Sipas tij, rezoluta PS-Rithemelim për Kosovën nuk gjeti as kurajon e Opozitës serbe në Beograd për të akuzuar Vuçiçin.

Reagimi i plotë:

Parlamenti Evropian sapo ka miratuar nje Rezolute per Kosoven.

Ne Rezolute kerkohet te hiqen masat shtrenguese ndaj Kosoves dhe ti vendosen sanksione Serbise,per ngjarjet ne Veri te Kosoves.

Ky eshte nje lajm fantastik.

Por sot duhet te kujtoj se pikerisht une ne emer te Partise Demokratike propozova si amendamente per tiu shtuar draft-rezolutes se Parlamentit te Shqiperise,kete kerkese (me poshte dokumenti).

Ne dakordesi te plote midis PS-Rithemelimi,amendamentet e Partise Demokratike u rrezuan.

Rezoluta e Parlamentit te Shqiperise per Kosoven perfundoi nje Rezolute e shpelare, vetem me tre fjali, dhe me elemente qe edhe vete Vucic do ti votonte.

Vetem nje jave me pare Rithemelimi bashkoi votat me “argatin e Vucic” per te heshtur mbi Kosoven.

Mjerisht, rezoluta PS-Rithemelim per Kosoven nuk gjeti as kurajon e Opozites Serbe ne Beograd per te akuzuar Vucic si pergjegjsin direkt te agresionit ushtarak serb ne Veri te Kosoves.

 

Read More
19 Tet
0

Konferenca për votën  emigrantëve/ Kreshnik Çollaku: Garantimi i votës së diasporës është një nga prioritetet e PD

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, njëkohësisht anëtar në Komisioni e Reformës Zgjedhore ka marrë pjesë sot në Konferencën Kombëtare “Votimi nga Jashtë vendit-rruga përpara” të organizuar nga BE, SHBA dhe KQZ.

Çollaku shprehet se një ndër prioritetet e Partisë Demokratike, është garantimi i votës së diasporës.

 

REAGIMI I NËNKRYETARIT TË PD, KRESHNIK ÇOLLAKU, NJËKOHËSISHT ANËTAR I KOMISIONIT TË POSAÇËM PËR REFORMËN ZGJEDHORE

 

Sot ne Tirane, ne Konferencen Kombetare “Votimi nga Jashte vendit-rruga perpara”.

Si antar i Komisionit te Posacem te Reformes Zgjedhore, perfaqesues i Partise Demokratike,por dhe si NenKryetar i Nenkomisionit te Diaspores te Kuvendit te Shqiperise.

Partia Demokratike do te angazhoje maksimalisht kontributin e vet qe kjo e drejte e munguar gjysmes tjeter te Shqiperise qe jeton jashte kufijve,te garantohet e te mbrohet.

Partia Demokratike nje nder prioritetet kryesore te saj ka garantimin e votes se Diaspores.

Ne besojme se vota e diaspores pervecse nje e drejte kushtetuese e cdo shtetasi shqiptar qe jeton jashte kufijve,eshte nje mundesi e jashtezakonshme qe permes ketij kontributi te jete percaktuese ne zhvillimet politike ne vend.

 

Read More
19 Tet
0

Sekretari i Përgjithshëm i PD, Enkelejd Alibeaj: Maxhoranca po bllokon reformën zgjedhore. PD e gatshme për të mundësuar votën e emigrantëve dhe listat e hapura

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, njëkohësisht bashkëkryetari I Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Enkelejd Alibeaj ka marrë pjesë sot në një aktivitet të organizuar nga BE, SHBA dhe KQZ për votën e emigrantëve.

Në deklaratën për mediat, Alibeaj tha se maxhoranca po tenton që të bllokojë me qëllim reformën zgjedhore, për mos t’i dhënë të drejtë vote emigrantëve, apo dhe për të shmangur listat e hapura.

DEKLARATA PËR MEDIAT E SELRETARIT TË PËRGJITHSHËM TË PARTISË DEMOKRATIKE, NJËKOHËSISHT BASHKËKRYETAR I KOMISIONIT TË POSAÇËM PËR REFORMËN ZGJEDHORE, ENKELEJD ALIBEAJ

Lidhur me qëndrimin e Partisë Demokratike, lidhur me votën e shqiptarëve jashtë Shqipërisë. Kemi qenë të qartë që në ditën e parë që jo vetëm është një e drejtë Kushtetuese, por edhe në situatën ku ndodhemi të largimit masiv të shqiptarëve duhet që me patjetër t’I garantohet shqiptarëve jashtë Shqipërisë të drejtën e tyre të votës. Ka pasur një tentativë për të prishur reformën e vitit 2020 e cila nuk shkoi asnjëherë në Kuvend. Sepse në atë kohë reforma kishte parasysh që do t’I linte KQZ-n të bënte rregullat e tjera të detajuara, asnjëherë nuk shkoi në fund. Ka pasur një çështje në Gjykatën Kushtetuese e cila ka dhënë edhe një afat sepse ka konstatuar edhe boshllëk legjislativ. Është lënë një hapësirë tjetër të cilin do të duhet Komisioni I Reformës Zgjedhore ta mbush qartësisht dhe saktësisht këtë të drejtë të shqiptarëve. Komisioni është thirrur para zgjedhjeve locale, e mbani mend se cili ka qenë rritmi i takimeve të Komisionit të Reformës Zgjedhore. Partia Demokratike ka paraqitur setin e plotë të të gjitha ndryshimeve që do të duhet të ishin në Kodin Zgjedhor. Listat e hapura për këshillin bashkiak, ndalimet që do të duhej të zgjateshin, vendosja pse jo edhe të disa garancive të tjera dhe më lejoni t’iu kujtoj, qëndrimin refraktar dhe  refuzues të mazhorancës. Është mazhoranca ajo e cila asnjëherë, në asnjë nga mbledhjet e Komisionit të reformës Zgjedhore jo vetëm që ka qenë refraktare por nuk ka dhënë një zgjidhje për listat e hapura, nuk ka dhënë një zgjidhje për ndalimet që do të duhet të jenë përgjatë fushatës zgjedhore. I patë vetë, edhe raporti i OSBE-OHDIR për zgjedhjet e 14 majit, tha pikërisht këtë gjë: shkelje flagrante e ndalimeve ligjore, pra Kodit Zgjedhor, në fushatën zgjedhore. Kështu që kjo është ajo se çfarë ka qenë besoj qëndrimi ynë dhe jo vetëm për këtë çështje por do të duhet ta bëj publikisht sepse besoj që në Komisionin e Reformës Zgjedhore duhet të kuptojmë një gjë, është reforma e shqiptarëve. Nuk është reforma e deputetëve, nuk është reforma e partive politike, çështje të tilla si listat e hapura, proporcional, mundësisht kombëtar, vota e shqiptarëve jashtë Shqipërisë, votimi dhe numërimi elektronik në të gjithë Republikën janë çështje të cilët garantojnë atë që është pasuria më e madhe e shqiptarëvem vota e lirë.

Read More
18 Tet
0

Denoncimi i PD: ARRSH nuk po përdor me efikasitet fondet publike. Sipas KLSH, janë 477 milionë lekë dëm nga keqmenaxhimi dhe proceset gjyqësore  

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina, dhe inxhinieri, Azmer Duleviç, kanë denoncuar qeverinë dhe institucionet publike se korrupsioni në tenderat publik është shumë i lart. Karabina shprehet se ARRSH në tenderat e saj me vlerë të lartë, ka problem me procedurat ndërsa fitues shpallen operatorë që kanë ofertat më të larta se konkurrentët e tjerë.

Ndërsa inxhinieri Duleviç, duke iu referuar raportit më të fundit të Kontrollit të Lartë të Shtetit në auditimin e kryer pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar, ka vënë në dukje se nuk ka arritur të sigurojë përdorimin me efikasitet të parasë fondeve publike.

DEKLARATA E ZËDHËNËSES SË PARTISË DEMOKRATIKE, MIRELA KARABINA, DHE INXHINIERIT, AZMER DULEVIÇ

Përshëndetje,

Qytetarë të varfër dhe korrupsion i lartë.

Ky është realiteti që qeverisja e Edi Ramës i ofron qytetarëve të saj.

Open Data Albania ka publikuar renditjen e 100 tenderave me vlera të larta të ofertës fituese të finalizuar me kontratë në vitin 2022. Tetë nga dhjetë kontratat me vlerë më të madhe rezultojnë me “flamur të kuq” për procedure të dyshimtë.

Në tenderat me vlerat me të larta por me probleme në procedurë ku mbizotëron si autoritet prokurues ARRSH, fitues është shpallur ose operatori me ofertën më të lartë duke skualifikuar të gjithë të tjerët me ofertë më të ulët, ose gara është zhvilluar me një konkurrent të vetëm, ose procedurë e kufizuar mbi kufirin e lartë monetar duke shfaqur mungesë konkurrence.

Tendera dhe koncesione korruptive do të thotë varëfim i jetës së qytetarëve pasi lekët vidhen dhe nuk shkojnë për investime në arsim, në shendetësi, në paga e pensione, në ekonomi dhe për zhvillimin e vendit.

Shqetësimi i qeverisë nuk janë hallet dhe problemet e qytetarëve, të të rinjve që po emigrojnë masivisht, por legjitimimi i industrive kriminale për llogari të klientëve të pushtetit apo legalizimi i vjedhjes përmes tenderave dhe koncesioneve korruptive

Shqipëria një vend anëtare e NATO-s, vend që aderon për t’ju bashkuar institucionalisht Bashkimit Europian renditet ndër vendet me korrupsion shumë të lartë duke konkuruar me Zimbavian.

Partia Demokratike në  betejën e saj në papajtueshmëri me korrupsionin po ndërton një aleancë gjithëpërfshirëse me të gjithë faktorët shoqërorë, për një projekt ndryshimi që nis me adresimin e çështjeve që mbajnë të bllokuar sistemin politik dhe atë ekonomik.

Është i domosdoshëm miratimi i një pakete ligjore agresive kundër krimit dhe korrupsionit qeveritar si për dënimin e korrupsionit, ashtu edhe për sekuestrimin e pasurive që vijnë nga këto afera.

Partia Demokratike inkurajon dhe mbështet pa asnjë rezervë prokurorisë së posaçme SPAK që t’i shkojnë deri në fund ndëshkimit të zyrtarëve e politikanëve të korruptuar që po varfërojnë Shqipërinë.

Paratë që u janë vjedhur dhe vazhdojnë t’u vidhen shqiptarëve, duhet t’u kthehen!

Fundi i pandëshkueshmërisë së korrupsionit dhe krimit në nivelet e larta është i vetmi fillim i vërtetë i ndryshimit të Shqipërisë.

 

Inxhineri Duleviç do të denoncojë sot pikërisht keqpërdorimin e fondeve publike nga Autoriteti Rrugor Shqiptar.

 

DEKLARATA E INXHINIERIT, AZMER DULEVIÇ

 

Sipas KLSH: Vlerësimi i tenderëve s’ka nxitur konkurrencë, janë bërë pagesa për punime të pakryera.

Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH) ka publikuar së fundmi në auditimin e kryer pranë Autoritetit Rrugor Shqiptar duke vënë në dukje se ARRSH nuk ka arritur të sigurojë përdorimin me efikasitet të parasë fondeve publike.

ARRSH nuk ka rritur eficiencën dhe efikasitetin e procedurave, nuk ka arritur të sigurojë mirëpërdorim të fondeve publike dhe ulje të shpenzimeve procedurale, nuk ka nxitur pjesëmarrjen e operatorëve ekonomikë si dhe nuk ka nxitur konkurrencën ndërmjet operatorëve ekonomikë për të gjitha procedurat e prokuruara.

Nga ana tjetër po të shohim vendimet e Gjykatave, ARRSH rezulton të jetë palë debitore në 18 raste me subjekte të ndryshme në vlerën 373,116,044 lekë. Në dy nga këto raste, nga ana e debitorëve është vendosur urdhër sekuestro në llogaritë e Thesarit me vlerën 41,942,661 lekë.

Në lidhje me zbatimin e kontratave rezultoi se janë përdorur pa efektivitet, eficiencë fonde në shumën prej 104,130,025 lekë pa TVSH si dhe janë përfituar tepër nga ana e sipërmarrësve të kontratave si rrjedhojë e likuidimit të punimeve të pakryera në fakt në shumën totale prej 12,131,741 lekë pa TVSH.

Si shembull flagrant të abuzimeve denoncojmë projektin e Unazës, pjesa “Rehabilitimi i Segmentit Rrugor Mbikalimi Pallati me Shigjeta – Rreth rrotullimi Shqiponja Loti 1 nga dokumentet e vëna në dispozicion, por edhe nga verifikimi në terren rezulton se janë përfshirë në librezat e masave volume pune të pakryera në fakt në vlerën prej 8,490,090 lekë pa TVSH!

Prandaj Partia Demokratike është me qytetarët dhe për qytetarët dhe do denoncojë çdo rast abuziv dhe vjedhjeje nga ana e Qeverisë Rama dhe bashkpunëtorëve të tij!

 

Faleminderit!

 

Read More
17 Tet
0

Kryetarja e degës 2 të PD në Tiranë, i përgjigjet Berishës: Në ka që duhet të qëndrojë larg PD, është mënyra e të bërit politikë pa dinjitet, pa të vërteta dhe pa besim

Kryetarja e degës 2 të PD në Tiranë, Mirlinda Çollaku, i është përgjigjur deklaratave të Sali Berishës. Me anë të një postimi në Facebook, Çollaku shprehet se kur Gazment Bardhi ishte “shoqata Bardhi”m ishte bashkëpunëtor në rasje dhe ishte peng, ndërsa tani që e mbron Berishën, është bërë kryetar I Grupit të Rithemelimit.

Ajo më tej shprehet se nëse ka gjë që duhet të qëndrojë larg PD, është kjo mënyrë e të bërit politikë, ku nuk ka rëndësi dinjiteti.

 

Reagim i kryetares së PD, Dega 2 në Tiranë, Mirlinda Çollaku:

 

Eh mor Doktor, paske patur certifikatat e pastertise‍♀️

Sa Bardhi te sulmonte ty ishte shoqata Bardhi, ishte bashkepunetor ne vrasje, ishte peng, i shitur e me shume se kaq qe per etike nuk thuhen.

Tashme qe Bardhi te mbron ty dhe sulmi e batareja e fyerjeve eshte drejtuar ndaj Bashes, eshte bere Kryetar i Grupit tend parlamentar dhe ata deputete qe vazhdojne qendrojne aty ku besojne ne PD, per ty ata jane te shiturit tashme.

Ne ka nje gje qe duhet te qendroje larg PD e sa te mundem une e kushdo qe do te merret me politike, eshte kjo menyra e felliqur e te berit politike, kur nuk ka rendesi dinjiteti, e verteta, besimi , se celesin e vleresimit apo te baltosjes e ke ti Doktor, ti te shpall tradhetar e ti te shpall hero me nje te kercitur gishtash!

Read More
17 Tet
0

Franca riktheu vizat me Kosovën/ Reagon kreu i PD, Lulzim Basha: Penalizimi i qytetarëve të Kosovës nuk është rruga e duhur për të sjellë palët në dialog e as për t’i dhënë zgjidhje mosmarrëveshjeve me Serbinë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për vendimin e Francës për të rikthyer vizat për qytetarët e Kosovës. Me anë të një postimi në Facebook, Basha shprehet se penalizimi i qytetarëve të Kosovës nuk është rruga e duhur për të sjellë palët në dialog e as për ti dhënë zgjidhje mosmarrëveshjeve mes Kosovës e Serbisë.

Kreu i PD ka theksuar se Europa nuk mund të vazhdojë të sillet sikur asgjë nuk ka ndodhur me 24 shtator dhe as të mbyllë sytë përballë përgjegjësisë së Serbisë, presidenti i të cilës sfidon hapur,  duke refuzuar  sanksionet ndaj Rusisë dhe duke u shfaqur në krah të Vladimir Putin.

Reagimi i plotë i kreut të PD, Lulzim Basha:

Penalizimi i qytetarëve të Kosovës nuk është rruga e duhur për të sjellë palët në dialog e as për ti dhënë zgjidhje mosmarrëveshjeve mes Kosovës e Serbisë.

Europa nuk mund të vazhdojë të sillet sikur asgjë nuk ka ndodhur me 24 shtator dhe as të mbyllë sytë përballë përgjegjësisë së Serbisë, presidenti i të cilës sfidon hapur,  duke refuzuar  sanksionet ndaj Rusisë dhe duke u shfaqur në krah të Vladimir Putin.

Skenarët për destabilizimin e gjithë rajonit janë para syve të çdokujt, ndaj është i domosdoshëmi angazhim maksimal Euro-Atlantik në dialogun Kosovë-Serbi, për zbatimin e planit Franko-Gjerman dhe përmbylljen me një marreveshje që ka në qendër njohjen reciproke.

Si kontribut për paqen dhe stabilitetin në Ballkan dhe Europë tani është koha që 4 vendet e mbetura të NATO-s ti hapin rrugë anëtarësimit të Kosovës në Aleancë duke nisur me përfshirjen në Partneritetin për Paqe.

Read More
17 Tet
0

Deputeti i PD, Arbi Agalliu, takim me ambasadorin e Britanisë

Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu, ka zhvilluar një takim me ambasadorin e Britanisë së Madhe zotin, Alastair King-Smith, me rastin e vizitës së Lordit Stuart Peach.

Në një postim në Facebook, Agalliu shprehet se tematika e diskutimit ishte mbi korrupsionin, sistemin e drejtësisë, demokracinë dhe sigurinë personale.

Postimi i plotë:

Me ambasadorin e Britanisë së Madhe z. Alastair King-Smith, me rastin e vizitës së Lordit Stuart Peach.

Tematika e diskutimit ishte mbi korrupsionin, sistemin e drejtësisë, demokracinë dhe sigurinë personale.

Read More
16 Tet
0

Sekretarja për Gruan në PD, Taulanda Jupi mbështet protestën e studentëve: Diploma nuk do t’i mbahet peng vetëm studentëve të mjeksisë, por edhe atyre që zgjodhën degët prioritare

Sekretarja për Gruan në Partinë Demokratike, Taulanda Jupi, ka reaguar për protestën e studentëve të mjekësisë ku shprehet se diploma nuk do t’i mbahet peng vetëm studentëve të mjeksisë, por edhe atyre që zgjodhën degët prioritare.

Jupi shkruan se ata studentë që do të zgjidhnin degët prioritare ju premtua nga qeveria bursa ne shifrën 40.000  lekë në muaj, por duke mos i thënë se 3 vite do t’i mbahet peng diploma në rast se shteti do ti punësojë diku ne administratë.

Ajo më tej shpreh mbështetjen e plotë ndaj kauzës së studentëve dhe të drejtës së tyre për arsim pa pengmarrje.

Reagimi i plotë:

NJË TJETËR VATËR PROTESTE NDIZET NESËR NGA STUDENTËT

Arnimi i vazhdueshëm i kornizës ligjore mbi të cilën funksionon Arsimi i Lartë, Kërkimi Shkencor dhe institucionet që e ofrojnë atë, është një dëshmi e mungesës së vizionit , vullnetit dhe dështimit të plotë i një qeverie e paaftë për të hartuar politika të drejta në shërbim të një arsimi cilësor.

Diploma nuk do ti mbahet peng vetëm studentëve të mjeksisë, por edhe atyre që zgjodhën degët prioritare. Nesër studentët e Fakultetit të Histori Filologjisë do të ngrihen në  një protestë kundër kontratës që duhet të nënshkruajnë e që ju mbajt e fshehtë.

Ata studentë që do të zgjidhnin degët prioritare ju premtua nga qeveria bursa ne shifrën 40.000  lekë në muaj, por duke mos i thënë se 3 VITE DO TI MBAHET PENG DIPLOMA në rast se shteti do ti punësojë diku ne administratë. Nëse kjo e fundit nuk ndodh, akoma më keq, shteti DO TI MBAJ PENG DIPLOMËN PËR 6 VITE.

Pra pa diplomë, pa punë dhe pa të ardhme dhe të prangosur për shkak të dështimit të kësaj qeverie në politikat e arsimit të lartë. Rinia nuk duhet të paguaj keqqeverisjen dhe korrupsionin e kabinetit qeveritar Rama dhe paaftësine e ish-ministrave të arsimit.

Kjo qeveri u mundua të propagandonte bursën 40 000 Lekë në muaj si një arritje të tyren, por me ndryshimet e bëra në  VENDIMIN nr. 386, datë 1.6.2022, të Këshillit të Ministrave, me VENDIM Nr. 397, datë 29.6.2023, sërisht ja fshehën studentëve se nëse ne vitin e parë nuk do të nxirnin mesataren mbi 9.5 atëhërë NUK DO MUND TA MERNIN MË KËTË BURSË.

Në mbështetje të plotë të studentëve dhe të drejtës së tyre për arsim pa pengmarrje.

 

Read More
16 Tet
0

Ndarja nga jeta e Martti Ahtisaarit, Basha: Mik i çmuar i kombit tonë, pasi udhëhoqi me rrugëtimin e pandalshëm drejt 17 Shkurtit 2008, duke realizuar ëndrrën shekullore për liri

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të ish-presidentit të Finlandës, Martti Ahtisaari, i cili ishte një prej arkitektëve të pavarësisë së Kosovës.

Me anë të një postimi në Facebook, Basha shkruan se Ahtisaari është një mik i çmuar i kombit tonë, pasi udhëhoqi me kontributin e tij të jashtëzakonshëm rrugëtimin e pandalshëm drejt 17 Shkurtit 2008, duke realizuar ëndrrën shekullore për liri.

Postimi i plotë i kreut të PD, Lulzim Basha:

Mësova me trishtim ndarjen nga jeta të ish-presidentit të Finlandës, Martti Ahtisaari, njeriun e paqes dhe, si i dërguar i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për Kosovën, një prej arkitektëve të pavarësisë së Kosovës. Mik i çmuar i kombit tonë, Ahtisaari udhëhoqi me kontributin e tij të jashtëzakonshëm rrugëtimin e pandalshëm drejt 17 Shkurtit 2008, duke realizuar ëndrrën shekullore për liri.

Shqiptarët nuk do ta harrojnë kurrë rolin e tij historik.

Në këtë ditë të trishtë të ndarjes nga jeta të Martti Ahtisaari, ne nderojmë me respekt dhe mirënjohje figurën e tij, duke i shprehur ngushëllimet familjes, miqve, bashkëpunëtorëve të tij dhe popullit të Finlandës. U prehtë në paqe!

Read More
15 Tet
0

Basha, vizitë në biznesin e mbarështimit të peshkut në Mat: Ulja e taksave për këto sipërmarrje, do t’u jepte mundësi të punësonin më shumë banorë të zonës

Kreu i PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim edhe me punonjësit dhe sipërmarrësin e biznesit të mbarështimit të peshkut Nazmi Neziri, gjatë qëndrimit në Mat.

Basha shprehet se qeveria duhet të ketë një vëmendje të veçantë për sipërmarrjet që operojnë në zona me vështirësi të mëdha dhe me pak mundësi, pasi janë ndër të paktat që ofrojnë mundësi punësimi.

Postimi i plotë:

Një bashkëbisedim i hapur me punonjësit dhe sipërmarrësin e biznesit të mbarështimit të peshkut Nazmi Neziri.

U njohja me problemet më të cilat përballet dhe vështirësitë që ka në biznesin e tij.

Qeveria duhet të ketë një vëmendje të veçantë për sipërmarrjet që operojnë në zona me vështirësi të mëdha dhe me pak mundësi, pasi janë ndër të paktat që ofrojnë mundësi punësimi.

Mbështetja për këto kompani, përmes uljes së taksave, apo stimujve të tjerë, do t’u jepte mundësi të punësonin më shumë banorë të zonës dhe me paga më të mira.

Në këtë mënyrë do të ndikonin për më shumë mundësi për të rritur mirëqenien dhe për të plotësuar nevojat e përditshme për banorët e këtyre zonave të varfëra.

#partiademokratike #nëshërbimintuaj

 

Read More