Blog

15 Tet
0

“Qytetarë të varfër, korrupsion i lartë”, Basha me banorët e Njësisë Administrative, Rukaj në Mat: Zgjidhja vjen përmes ndëshkimit të të korruptuarve qeveritar

Gjatë një bisede me banorët e Njësisë Administrative, Rukaj në Mat, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ndërsa numëroi problemet e shumta që ka vendi, tha se zgjidhja vjen përmes ndëshkimit të korrupsionit qeveritar.

“Qytetarë të varfër, korrupsion i lartë. Ky është realitetit që u pa edhe nga dosja e inceneratorëve ku qeveria vepronte si organizate e strukturuar kriminale në vjedhjen e 430 milionë eurove nga xhepat e qytetarëve më të varfër të Europës. SPAK nuk duhet të ndalet, por duhet t’i shkojë deri në fund hetimit për dosjet e korrupsionit, që prej vitesh janë në zyrat e saj”, – tha Basha.

Kreu i PD, renditi 4 zgjidhjet nëpër të cilat duhet të vijë ndëshkimi i korrupsioni që buron nga qeverisja:

Hetimin e mashtrimeve me kontratat dhe fondet publike;

Hetimi pa asnjë përjashtim i kontratave koncesionare;

Hetimi i pasurive të çdokujt që është përfshirë në hartimin, miratimin dhe përfitimin e kontratave koncesionare, nga juristi i thjeshtë deri tek kryeministri;

Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare, apo janë investuar kudo nëpër botë duhet t’u kthehen shqiptarëve.

Statusi i plorë:

Degjova me vëmendje nga banorët e njësisë administrative Rukaj, jo vetëm problemet por dhe propozimet e tyre për masat që nevojiten për ta nxjerrë vendin nga kriza ekonomike dhe për të kthyer shpresën tek të rinjtë që të ndertojnë jetën në vendin e tyre.

Sot të ardhurat e shumicës së shqiptarëve në raport me çmimet, janë më të ultat në Europë, sepse Shqipëria renditet ndër 10 vendet më të korruptuara në botë, sipas perceptimit të qytetarëve të saj.

Qytetarë të varfër, korrupsion i lartë. Ky është realitetit që u pa edhe nga dosja e inceneratorëve ku qeveria vepronte si organizate e strukturuar kriminale në vjedhjen e 430 milionë eurove nga xhepat e qytetarëve më të varfër të Europës.

SPAK nuk duhet të ndalet, por duhet t’i shkojë deri në fund hetimit për dosjet e korrupsionit, që prej vitesh janë në zyrat e saj. Është i domosdoshëm miratimi i një pakete ligjore kundër krimit dhe korrupsionit qeveritar, duke i hequr çdo pengesë dhe dhënë mbështetje të pakushtëzuar SPAK, si për dënimin e korrupsionit edhe për sekuestrimin e pasurive që vijnë nga këto afera.

Duhet nisur menjëherë me:

Hetimin e mashtrimeve me kontratat dhe fondet publike;

Hetimi pa asnjë përjashtim i kontratave koncesionare;

Hetimi i pasurive të çdokujt që është përfshirë në hartimin, miratimin dhe përfitimin e kontratave koncesionare, nga juristi i thjeshtë deri tek kryeministri;

Paratë që u janë vjedhur shqiptarëve dhe kanë përfunduar në llogari bankare, apo janë investuar kudo nëpër botë duhet t’u kthehen shqiptarëve.

Fundi i pandëshkueshmërisë së korrupsionit dhe krimit në nivelet e larta është i vetmi fillim i vërtetë i ndryshimit të Shqipërisë.

 

Read More
15 Tet
0

Basha, vizitë në familjen e ish-të persekutuarit politik në Klos: Brezi i ri duhet të mësojë atë çka ndodhur gjatë regjimit komunist ndaj dhe duhet futur lëndë e posaçme në shkolla

“Ka ardhur koha që shoqëria të çlirohet njëherë e mirë nga prangat që i mbajnë akoma duart e lidhura. Asnjë xhelat i djeshëm nuk mund të jetë një shenjtor i sotëm, ndaj duhet pa humbur kohë miratimi i  ligjit për pastrimin e figurës”, – kështu u shpreh kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,  gjatë bisedës në familjen e Myrteza Gjinit nga fshati Shullbater, ish i persekutuar politik.

Basha tha se PD dhe shoqëria i janë borxhlinj këtyre që luftuan dhe sakrifikuan gjithçka për lirinë edhe në ditët më të errëta të kombit tonë.

Sipas kreut të PD,  brezi i ri duhet të mësojë atë çka ndodhur gjatë regjimit komunist ndaj dhe duhet futur lëndë e posaçme në shkolla.

“Historia jonë meriton të njihet dhe ata që kanë vuajtur torturat çnjerëzorë meritojnë çdo kontribut për të pasur një shoqëri të vetëdijshme si parakusht për suksesin dhe mos përsëritjen e së kaluarës”, – tha Basha.

Statusi i plotë:

Kënaqësi të vizitoja sot familjen  e Myrteza Gjinit, ish-i persekutuar politik, në fshatin Shulbater.

Ne u jemi borxhlinj këtyre që luftuan dhe sakrifikuan gjithçka për lirinë edhe në ditët më të errëta të kombit tonë.

Harresa nuk mund të jetë rruga se si ne do të ndërtojmë një vend më të mirë aq më pak deformimi i të shkuarës, por kujtesa e asaj çfarë ka ndodhur.

Ka ardhur koha që shoqëria të çlirohet njëherë e mirë nga prangat që i mbajnë akoma duart e lidhura. Asnjë xhelat i djeshëm nuk mund të jetë një shenjtor i sotëm, ndaj duhet pa humbur kohë miratimi i  ligjit për pastrimin e figurës që nuk do të jetë vetëm një distancim njëherë e mirë nga diktatura gjakatare 50-vjecare, por edhe një apologji për mbi 30 vite të munguara. Ne u detyrohemi kaq atyre që jetën e humbën nga armët e regjimit gjakatar, atyre që u lindën apo rritën në kampet e internimit,  u dergjën burgjeve të diktaturës, të dhunuar nga një pushtet që kapardisej në luksin e bllokut të udhëheqjes, ndërsa populli terrorizohej dhe zhytej në mjerim të paimagjinueshëm.

Historia jonë meriton të njihet dhe ata që kanë vuajtur torturat çnjerëzorë meritojnë çdo kontribut për të pasur një shoqëri të vetëdijshme si parakusht për suksesin dhe mos përsëritjen e së kaluarës. Ne duhet të fusim në sistemin arsimor edukim të veçantë për këtë periudhë të errët të historisë tonë, dhe sa me pare të ngrihet muzeu në kujtim të viktimave të komunizmit.

 

Read More
15 Tet
0

Basha takohet me fermerët e fshatit Kurdari, në Klos: Mungesa e subvencioneve, largimi i të rinjve dhe mungesën e investimeve, janë shqetësimet kryesore

Gjatë qëndrimit në qytetin e Klosit, kreu i PD, Lulzim Basha, është takuar edhe me fermer të zonës, të cilët i kanë shprehur kryedemokratit shqetësimet për mungesën e subvencioneve, largimin e të rinjve dhe mungesën e investimeve.

Basha shorehet se siç çdo sektor tjetër, korrupsioni ka prekur edhe bujqësinë. Sipas tij, Babëzia e kësaj qeverie, nuk kurseu as fondet e BE-së, që në vend që të shkojnë për fermerët, kanë shkuar për restorante, vila e resorte për qeveritarët dhe klientët e tyre.

Postimi i plotë:

Me fermerët në fshatin Kurdari, bashkia Klos, bisedova për problemet e shumta të sektorit të bujqësisë.

Dëgjova me vëmendje shqetësimet për mungesën e subvencioneve, për largimin e të rinjve, për mungesën e investimeve.

Siç çdo sektor tjetër, korrupsioni ka prekur edhe bujqësinë. Edhe ajo pak mbështetje për fermerët u jepet vetëm atyre që kanë lidhje më pushtetin.

Babëzia e kësaj qeverie, nuk kurseu as fondet e BE-së, që në vend që të shkojnë për fermerët, kanë shkuar për restorante, vila e resorte për qeveritarët dhe klientët e tyre. Për Partinë Demokratike, bujqësia është një nga sektorët prioritarë që kërkon vëmendje dhe mbështetje financiare nga qeveria.

Read More
15 Tet
0

Dita Ndërkombëtare e Grave Rurale, Taulanda Jupi: Duhet mbështetje ekonomike dhe politika fiskale të dedikuara për gratë e vajzat rurale me qëllim fuqizimin e tyre

Reagimi i plotë i Sekretares për Gruan në PD, Taulanda Jupi:

Mbështetja ekonomike dhe politika fiskale të dedikuara për gratë e vajzat rurale me qëllim fuqizimin dhe nxitjen e iniciativës të tyre private, kujdesi shëndetsor dhe social, përfshirja dhe përfaqësimi i tyre në vendimmarrjen e pushtetit lokal, duhet të jenë objektiva në shërbim të mirëqenies dhe fuqizimit ekonomik të grave dhe vajzave rurale, e padyshim themeli i një strategjie kombëtare kundër migrimit të brendshëm dhe emigrimit të gjithë popullsisë së zonave rurale.

̈ ̈̈ ̈ , duke njohur dhe vlerësuar rolin thelbësor që luajnë gratë dhe vajzat rurale në shoqërinë tonë, duhet më së pari të kthejmë realisht vëmendjen nga sfidat dhe vështirësitë me të cilat ato përballen çdo ditë.

Gratë dhe vajzat përbëjnë më shumë se gjysmën e fuqisë punëtore në sektorin e bujqësisë, blegtorisë dhe përgjësisht në sektorët e tjerë të zonave rurale, por përsëri ato përfaqësojnë pjesën më të varfër, më të pambështetur me politika sociale dhe ekonomike të popullsisë së këtyre zonave.

Shumica e tyre punojnë në ngastrat familjare pa asnjë pagesë dhe pa njohje të këtij kontributi. Gratë dhe vajzat rurale për shkak të strukturës patriarkale të familjes, në shumicën e rasteve nuk kanë akses në pronësinë e tokës së familjeve të tyre.

Gratë dhe vajzat në zonat rurale shpesh herë, qoftë për shkak të mentalitetit, pamundësisë ekonomike por edhe për mungesë të infrastrukturës në zona të thella nuk arrijnë të shkollohen apo të kenë akses në arsimin e mesëm apo të lartë nuk marrin arsimimin dhe kujdesin e duhur shëndetsor apo social.

Në zonat rurale vajzat nga familjet e varfra kanë dukshëm më shumë gjasa të martohen para moshës 18 vjeçare, duke ndërprerë edukimin, arsimimin dhe integrimin e tyre social.

Në Ditën Ndërkombëtare të Grave Rurale, duhet së pari të kemi vetëdijen se edukimi, mbështetja dhe fuqizimi i vajzave sot, nga çdo zonë e Shqipërisë do të thotë një shoqëri e një mendësi tjetër nesër.

Read More
15 Tet
0

Basha takohet me qytetarë dhe tregtarë: Në Klos shitësit presin blerësit e munguar

Në Klos, kreu i PD, Lulzim Basha,  pa nga afër këtë të dielë nivelin e varfërisë në mungesën e blerjeve në tregun e këtij qyteti. Basha takoi tregtarë që kthenin mallin sërish në shtëpi dhe blerës pa buxhet që nuk merrnin dot as gjysmën e atyre që duhen për familjen e tyre pasi buxheti nuk u mjafton.

Kreu demokrat bisedoi me shumë tregtarë e qytetarë për situatën e vështirë ekonomike që ka sjellë edhe emigrimin masiv në Klos e jo vetëm.

“Në Klos tregtarët presin blerësit e munguar, e ata pak blerës që erdhën marrin shumë pak gjëra pasi buxheti i vogël në dispozicion nuk ua mundëson të plotësojnë të gjitha nevojat e tyre. Ky është realiteti prej vitësh, dhe tregtarët detyrohen ti kthejne sërish në shtëpi shumicën e produkteve të tyre.

Ata përballen sot me vështirësi të shumta, që nga mungesa  e mbështetjes për shtresat e varfëra, për sekrorin e bujqësisë e blegtorisë, mungesën e tregut dhe vendeve të punës, çka ka sjellë dhe rënie të fuqisë blerëse.”, – tha Basha.

E për të ndryshuar këtë situatë sipas Bashës “sot është jetike ti jepet fund pandëshkueshmërisë, të korruptuarit duhet të japin llogari para drejtësisë e paratë që u kanë marrë, shqiptarëve tu kthehen mbrapsht.”

Basha tha se lufta ndaj korrupsionit është jetike për Klosin dhe gjithë Shqipërinë.

 

Read More
15 Tet
0

Basha me banorët e Burrelit: Politikat e qeverisë po dëmtojnë të varfërit dhe biznesin e vogël dhe po favorizojnë oligarkët

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë një ecje përgjatë qendrës së Burrelit, takoi dhe bisedoi me shumë qytetarë e sipërmarrës të vegjël, të cilët ngritën pothuajse të njëjtat shqetësime, nivelin e lartë rë varfërisë dhe mungesën e vëmendjes nga qeveria. Basha ndërsa dëgjoi banorët e një prej zonave më të varfëra të vendit, tha se “politikat e qeverisë po dëmtojnë shtresat më të varfra dhe biznesin e vogël dhe po favorizojnë më të pasurit dhe oligarkët.”

Statusi i plotë:

Kënaqësi të bashkëbisedoja me banorë dhe sipërmarrës përgjatë rrugës Kuvëndi i Dukagjinit në Burrel.

Varfëria dhe emigrimi mbeten një realitet i dhimbshëm për një pjesë të konsiderueshme të Shqipërisë.

Ata tregojnë se rritja e çmimit të naftës, taksat dhe rënia e fuqisë blerëse, janë arsyet që po çojnë drejt nbylljes masive të bizseseve dhe e vetnja rrugë për ta mbetet emigrimi.

Rreth 44% e popullsisë është në kufijtë e varfërisë, përqindja më e lartë në BE dhe në rajon.

Shumica e vendeve të punës ofrojnë paga të ulëta që nuk përballojnë as minimunin jetik të nevojave për një familje.

Politikat e qeverisë po dëmtojnë shtresat më të varfra dhe biznesin e vogël dhe po favorizojnë më të pasurit dhe oligarkët.

 

Read More
15 Tet
0

Kreu i PD, Lulzim Basha, nis ditën në qytetin e Burrelit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,  vazhdoi këtë të dielë turin e tij me takime në të gjithë vendin. Ditën sot, kreu demokrat ka vendosur ta ndajë me qytetarët e Burrelit ku do të zhvillojë takime në gjithë territorin e kësaj bashkie. Mëngjesin e ka nisur me një kafe me disa banorë në qendër të qytetit.

“Mirëmëngjes nga Burreli ☕️☀️“, – shkruan Basha krahas fotove më rrjetet sociale.

Read More
14 Tet
0

Basha me qytetarët e Kombinatit: Vettingu në politikë që Shqipëria të çlirohet nga korrupsioni dhe politikanët e korruptuar

Gjatë një bisede me qytetarë në njësinë 6 në Tiranë, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka përsëritur edhe njëherë nevojën për vetingun në politikë që Shqipëria të çlirohet nga korrupsioni dhe politikanët e korruptuar.

“Një Shqipëri e çliruar nga korrupsioni është prioritet sot i çdo qytetari të këtij vëndi”, – tha Basha teksa dëgjoi shqetësimet e shumta të qytetarëve të cilët nuk e ndjejnë aspak kujdesin e qeverisë e cila nuk e ka mendjen tek ata por tek por te legjitimimi i industrive kriminale për llogari të klientëve të pushtetit apo legalizimi që i ka bërë vjedhjes përmes inceneratorëve, check up, tenderave dhe koncesioneve korruptive.

“Sot Shqipëria ka nevojë për pastrimin e politikës, ndarjes me krimin dhe largimit nga sistemi të politikanëve të korruptuar. Kjo është plotësisht e mundur përmes vetting-ut në politikë”, – deklaroi kreu i PD.

Statusi i plotë:

Kënaqësi të bisedoja me banorë të Njësisë Administrative Nr.6 në Tiranë, të degjoja shqetësimet e tyre dhe të diskutonim për alternativën që kanë sot nevojë shqiptarët për ti dhënë fund kësaj situate.

Sot shqetësimi i qeverisë nuk janë hallet dhe problemet e qytetarëve, të rinjve që po emigrojnë masivisht, por

legjitimimi i industrive kriminale për llogari të klientëve të pushtetit apo legalizimi që i ka bërë vjedhjes përmes inceneratorëve, check up, tenderave dhe koncesioneve korruptive.

Një Shqipëri e çliruar nga korrupsioni është prioritet sot i çdo qytetari të këtij vëndi.

Sot Shqipëria ka nevojë për pastrimin e politikës, ndarjes me krimin dhe largimit nga sistemi të politikanëve të korruptuar. Kjo është plotësisht e mundur përmes vetting-ut në politikë. Nuk është e lehtë, por është dëshmia e parë e cila ndan ata që e kanë frikë, me ata që skanë asgjë për të fshehur.

Partia Demokratike po ndërton një aleancë gjithëpërfshirëse me të gjithë faktorët shoqërorë, për një projekt ndryshimi që nis me adresimin e çështjeve që mbajnë të bllokuar sistemin politik dhe atë ekonomik.

 

Read More
14 Tet
0

Takimi me qytetarë dhe sipërmarrës të vegjël të Kombinatit, Basha: Ekonomia është e kapur nga interesat e një grupi të ngushtë dhe se ajo fatkeqësisht nuk ju ofron atyre mundësitë që meritojnë

Kryetari i PD, Lulzim Basha, gjatë paradites takoi dhe bisedoi me shumë qytetarë e sipërmarrës të vegjël të Kombinatit, një prej zonave më të varfëra të Tiranës. Sipas Bashës varfëria mbetet një realitet i dhimbshëm për një pjesë të konsiderueshme të Shqipërisë, ku shumica e vendeve të punës në dispozicion, ofrojnë paga të ulëta që nuk përballojnë as minimunin jetik.

Kreu i PD drejtoi gishtin nga qeveria si përgjegjëse për këtë situatë. “Shqipëria është ndër të vetmet vende në botë ku politikat e qeverise ndihmojnë të pasurit, që po bëhen më të pasur dhe të varfërit me të varfër”, – tha Basha gjatë takimeve rastësore me banorët e Kombinatit.

Statusi i plotë:

Çdo ditë pranë njerëzve, për t’i dëgjuar ata nga afër, për ta vënë politikën në shërbim të tyre.

Varfëria mbetet një realitet i dhimbshëm për një pjesë të konsiderueshme të Shqipërisë, ku shumica e vendeve të punës në dispozicion, ofrojnë paga të ulëta që nuk përballojnë as minimunin jetik të nevojave për një familje.

Qytetarët, tregtarët, sipërmarrësit në Kombinat, më thonë atë që çdo shqiptar di dhe ndjen në xhepin e tij, se ekonomia është e kapur nga interesat e një grupi të ngushtë dhe se ajo fatkeqësisht nuk ju ofron atyre mundësitë që meritojnë.

Shqipëria është ndër vendet me nivelin më të lartë të pabarazisë në rajon.

Biznesi i vogël po dëmtohet nga rritja e çmimit të naftës, taksat dhe rënia e fuqisë blerëse.

Konkurrenca e pandershme e bizneseve që mbështeten nga qeveria, po i falimenton bizneset e vogla por edhe të mëdha.

Shqipëria është ndër të vetmet vende në botë ku politikat e qeverisë ndihmojnë të pasurit, që po bëhen më të pasur dhe të varfërit më të varfër.

#partiademokratike #nëshërbimintuaj

Read More
14 Tet
0

Denoncimi i PD: Drejtoritë Rajonale të OSSH Elbasan dhe Burrel, shpenzuan 822.6 milionë lekë për roje dhe sisteme sigurie alarmi

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina dhe inxhinierim Azmer Duleviç, kanë denonocuar vjedhjen e radhës të institucioneve publike në vend.

Karabanina shprehet se aferat e qeverisëm si inceneratorët, Check up dhe sterilizimi u kanë kushtuar qytetarëve miliona euro, ndërkohë që Shqipëria renditet e fundit në Europë për të ardhurat për frymë dhe fuqinë blerëse sepse vjedhja dhe korrupsioni është në nivelet më të larta.

Ndërsa inxhinieri Duleviç ka sjell në vëmendje dy tendera të Drejtorisë Rajonale të OSSH Elbasan dhe Drejtorisë Rajonale të OSSH Burrel, të cilat do të shpenojnë në total 822.6 milionë lekë për roje dhe sisteme sigurie alarmi.

 

DEKLARATA E ZËDHËNËSES SË PARTISË DEMOKRATIKE, MIRELA KARABINA, DHE INXHINIERIT, AZMER DULEVIÇ

 

Përshëndetje,

 

Vjedhja dhe korrupsioni i qeverisjes së Edi Ramës çdo ditë po varfëron dhe vështirëson jetën e qytetarëve.

Paratë e tenderave dhe koncensioneve korruptive përfundojnë në xhepat e matrapazëve të korrupsionit.

Afera e inceneratorëve iu kushton shqiptarëve 430 milionë euro, sterilizimi i instrumenteve kirurgjikale 17 milionë euro, shërbimi i kontrollit shëndetësor “Check up” 120 milionë euro dhe shumë afera të tjera miliona e miliona euro, për zbardhjen e të cilave Partia Demokratike ka bërë një betejë publike, tashmë të faktuara si të drejta nga arrestimet dhe sekuestrimet e SPAK.

 

Pra, para ka por ato vidhen!

 

Ndërkohë që Shqipëria sot renditet e fundit në Europë për të ardhurat për frymë dhe fuqinë blerëse sepse vjedhja dhe korrupsioni është në nivelet më të larta. Varfëria mbetet një realitet i dhimbshëm ku shumica e vendeve të punës ofrojnë paga të ulëta që nuk përballojnë as minimunin jetik të nevojave për një familje.

Pothuajse 1/3 e shqiptarëve jetojnë me rreth 5 dollarë në ditë, këto familje nuk sigurojnë as ushqimin bazë për mbijetesë.

Studentët  dhe të rinjtë braktisin vendin pasi jo vetëm nuk investohet për to, për arsimim cilësor të tyre, por nuk u sigurohet as punë e as pagë dinjitoze për të ndërtuar një jetë të mirë.

Shqipëria bëhet një vend i mirë pasi ka potencial të jashtëzakonshëm, të cilat një qeveri e përgjegjëshme i shndërron në mirëqenie për qytetarët.

Ndaj, lufta kundër vjedhjes dhe korrupsionit, si një nga shkaktarët kryesorë të situatës së rëndë ekonomike në të cilën ndodhet vendi, është prioritet kryesor i Partisë Demokratike.

Partia Demokratike për qytetarë dhe në krah të tyre do të denoncojë çdo veprim që cënon interesin qytetar dhe pengon zhvillimin e vendit. Ajo i kërkon institucioneve përkatëse të reagojnë dhe të marrin masa dhe t’i shkojnë deri në fund ndëshkimit të zyrtarëve apo politikanëve të korruptuar që po varfërojnë Shqipërinë.

Inxhinieri Duleviç sot do të bëjë një tjetër denoncim të një tjetër afere korruptive, pasojat e të cilit vështirësojnë mbi qytetarëtjetën e qytetarëve.

 

DENONCIMI I INXHINIERIT, AZMER DULEVIÇ

 

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe OSSH-SHA/ Drejtoria Rajonale Elbasan vazhdon me abuzimet me taksat e qytetarëve shqiptar dhe kryesisht qytetarëve të Elbasanit.

Në datën 29.09.2023 ka lidhur kontratën për Shërbim sigurie i ruajtjes fizike të ndërtesave, aseteve dhe njerëzve të Drejtorisë Rajonale të OSSH dhe FSHU Elbasan për roje dhe sisteme sigurie alarmi!

Vlera totale përfundimtare e kontratës me gjithë TVSH është 177.561.198,52 Lekë për 3 vite.

Thënë më thjeshtë për qytetarët, për roje Drejtoria e OSSH Elbasan do të paguajë 1 miliardë e 775.6 milionë lekë.

Se çfarë do të ruajë me 1.77 miliardë lekë OSSH e Elbasanit, hajde e mere vesh! Edhe po të vendosin nga një roje në çdo shtyllë elektrike, përsëri mbesin e teprojnë lekë në këtë abuzim.

Nga ana tjetër kemi mungesë të thelluar të investimeve në qarkun e Elbasanit në sistemin e shpërndarjes. Kemi zona kryesisht rurale që nuk janë ndërruar përcjellësit, ose telat elektrik siç I njohin qytetarët sot e 38 vite. Kemi përcjellësa të arnuar, kabina elektrike të para viteve 90 që në shiun e parë që bie qytetarët rrinë me orë të tëra pa energji elektrike nga rrjeti i amortizuar!

Pas PPP të famshme, duket se është gjetur një formë tjetër për të grabitur lekët e shqiptarëve sepse të njëjtën procedurë po bën dhe OSSH Burrel që ka shpallur tenderit për roje me një vlerë 64.512.541 Lekë (645 milion lekë). Pra është e papranueshme dhe e papjustifikueshme që për ruajtjen e sigurisë fizike në këto ambiente, të bëhet fjalë për vlera të tilla, sepse nuk e justifikojnë aspak qëllimin për të cilat po kryhen.

Prandaj Partia Demokratike do të denoncojë çdo vjedhje dhe abuzim që i bëhet qytetarëve të elbasanit, të Burrelit dhe në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

Qytetarët e Elbasanit dhe të Burrelit dhe të gjithë vendit duhet ta dinë që fokusi i kësaj qeveria nuk janë ata por xhepat e pushtetarëve të Edi Ramës.

Faleminderit!

 

 

 

 

Read More