Blog

12 Tet
0

Sulmi terrorist i 24 shtatorit/ Basha në KiE: Terroristët janë trajnuar në baza ushtarake në Serbi, armët janë kontrabanduar në Kosovë prej muajsh, për të provokuar një skenar të ngjashëm me atë të Krimesë në 2014

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, mori pjesë dhe mbajti sot fjalën e tij në Asamblenë Parlamentare të KiE, ku që në krye të herës dënoi ashpër sulmin terrorist në Izrael.

Sipas Bashës, Shqipëria dënon ashpër sulmet terroriste, dhe qëndron pranë popullit dhe shtetit të Izraelit në këtë kohë kritike për kombin e tyre dhe për sigurinë dhe stabilitetin e rajonit.

Kreu i PDSH mbajti një qëndrim të fortë ndaj sulmit terrorist në Kosovë 24 shtatorin e kaluar.

“Sulmi terrorist i 24 shtatorit në Kosovë ju ka rënë edhe një herë kambanave të alarmit, për arkitekturën e sigurisë në Evropë. Terroristët janë trajnuar në baza ushtarake në Serbi, armët janë kontrabanduar në Kosovë prej muajsh, me qëllim të provokojnë një skenar të ngjashëm me atë të Krimesë në 2014”, – u shpreh Basha në Asamblenë Parlamentare të KiE.

Sipas kreut demokrat,  24 shtatori nuk mund të ndodhë pa implikimin e autoriteteve shtetërore në Serbi.

“Serbia ka nisur të realizojë idenë e  Botës serbe. 24 shtatori, është përpjekje për të detyruar ndryshimin e kufijve përmes ndarjeve de facto dhe rrëmbimit të territorit. Serbët,  u përdoren si gurë shahu në një lojë të ideuar dhe orkestruar nga Moska”

Basha tha se synimi i Moskes është zhytja e Ballkanit Perëndimor në kaos – minimin e krahut juglindor të NATO-s dhe hapjen e një fronti të ri në zemrën e Aleancës.

Basha apeloi anëtarët e BE-së dhe NATO-s të mos e nënvlerësojnë apo të zvarritin trajtimin e këtij kërcënimi serioz.

“Nevojitet një hetim ndërkombëtar për atë që ndodhi më 24 shtator, sanksione kundër Serbisë. Shtetet anëtare të BE-së nuk mund të veprojnë sikur asgjë  nuk ka ndodhur dhe  të ushqejnë me paratë e taksapaguesve evropianë një makineri shtetërore që punon për destabilizimin e rajonit dhe mbarë Europës”, – tha Basha.

Gjithashtu kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë ftoi

katër vendet e mbetura të NATO-s duhet ta njohin Kosovën, si një kontribut për paqen në Evropë dhe të hapin rrugën për përfshirjen e saj në Partneritetin për Paqe dhe anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO.

Read More
12 Tet
0

Fjala e nënkryetares dhe deputetes së PD, Flutura Açka, në Parlament

FJALA E NËNKRYETARES DHE DEPUTETES SË PD, FLUTURA AÇKA, NË PARLAMENT

 

Do merrem në këto minuta me fjalën e kryeministrit. Një fjalë e gjatë në fakt, gati e mërzitshme, jo e natyrës së tij, as frymëzonte, as kishte asgjë të re. Justidikime, justifikime, justifikime pa fund. Ankesa, ankesa, ankesa pa fund ndaj atyre sharësve nëpër facebook, a thua se kryeministri jonë nuk është institucion që nuk duhet të merret dhe aq shumë me facebookun, por të merret me punët e këtij shteti që s’dihet që ka marrë arratinë me sa duket. A thua se është një Toma Kuçi dhe duhet të frymëzohet nga Facebook-u dhe nga siberspace. Më erdhi shumë keq dhe për ta përshëndet atë fjalimin skandaloz të sotëm me shumë gabime dhe shumë justifikime, jo të natyrës së tij dhe nuk them ndonjë gjë, pot ë them që dikur e kam lexuar me endje këtë këtë njeri në fillimet e para, me shkrimet e para të tij dhe e përshëndes fjalimin e tij të famshëm me një poezi të një poeti meqenëse e fillova me poezi, po e mbyll ashtu. Me një poezinë e një, duhet të jetë autor Facebook-u, nuk ia di emrin që thotë, edhe për ta sharë Rusinë e për ta thënë se sa poshtë kishte rënë Rusia, I kushton tre vargje:

Rusi, Rusi, ke qenë superfuqi, tash s’je më.

Kështu edhe kryeministri jonë me fjalimin e tij sot, më bëri shumë përshtypje. Çështja është që kur I referoheni historisë, se dikush nga parafolësit tuaj foli për historinë e lavdishme tuajën në lidhje me Kosovën, unë do t’u kujtoj vetëm një moment dhe do t’ua lë fjalimin tim se s’kam kohë ta lexoj. Do t’iu kujtoj vetëm një moment në 97-ën, mos harroni koleg të nderuar, pas asaj kafes të famshme, drekës së famshme, konjakut të famshëm me Milosheviçin, menjëherë pas kësaj, Milosheviçi, nga takimi I Nanos me Milosheviçin në Athinë, në Greqi, menjëherë pas kësaj filloi fushata e një genocide serb. Kështu që këto vëllazërimet shterpe, kinse, vëllazërimet sidomos me një Gobel siç është Vuçiçi sot, janë historira të cilat shqiptarët nuk I besojnë shumë. Kam vërtet keqardhje dhe do të kisha diskutuar më gjatë në fakt këtë fjalim, por vetëm do të ndalem në tre momente që më kanë bërë përshtypje. Çshtja e KFOR-it, të cilin e përmendi, është një gjë shumë e rrezikshme. Krahasimi që bëri, krahasimi me luftën e Izraelit, është një gjë shumë e rrezikshme sepse ngatërron mikun me armikun, edhe sfondet historike, edhe gjithçka tjetër dhe është gjëja më e rrezikshme të bësh një paralelizëm sot të këtyre dy konflikteve që s’kanë asgjë të përbashkët veç faktit që e paska zënë me gojë Bill Klinton dhe u dashka zënë me gojë edhe në Kuvendin e Republikës së Shqipërisë. Çështja e korrigjimit të kufijve të mos harrojmë, shpëtoi për pak Kosova nga marrëveshja e fshehtë tribale e të tre kryetarëve e kryeministrave të qeverive tona. Por, edhe çështja e fundit fare, fjala e fundit e korrigjuar e Nolan, fjala është thënë dhe fjala është botuar. Zoti kryeministër e di shumë mirë, kur një gazetë tërhiqet dhe kërkon falje, ia kushton në të njëjtin vend një dritare dhe thotë ndjesë, ky është korrigjim për numrin e kaluar. Gazetari, i cili e kuptoi që duhej të bënte një qokë kryeministrit, vetëm bëri një ciu ciu, vetëm bërin një tëitter dhe e kaloi. Nuk punon kështu gazetaria. Gazetaria punon me ndjesë. Asnjë ndjesë nuk pati, do të thotë se kryeministri i ka thënë ato fjalë dhe kryeministri ka një përgjegjësi shumë të madhe. Dhe fjalimi I tij I sotëm m’u dukë një ftesëm duke bërë këtë paralelizëm të tmerrshëm me Izraelin, m’u dukë një ftesë për Vuçiçin për të filluar spatrimin në Kosovë.

Read More
12 Tet
0

“Rezoluta, e varfër dhe minimaliste”, Çollaku: Ka një akordim midis PS dhe Rithemelimit, për ta heshtur këtë debat

DEKLARATA E NËNKRYETARIT DHE DEPUTETIT TË PD, KRESHNIK ÇOLLAKU, PËR GAZETARËT JASHTË PARLAMENTIT

 

Duke qenë se në sallë po bëhet gjithmonë e pamundur për të marrë të drejtën për të folur, siç ju e dini unë kam interpelancë me kryeministrin e vendit, shtrova pyetjet, dëgjova me shumë durim shtjellimin e tij prej një orë e gjysmë dhe normalisht pas procedurës duhej të kisha pasur mundësinë për të bërë replikën time, duke qenë se drejtpërdrejtë u përmenda apo u atakova. Mjerisht, në sallë po ndodh një aleancë e çuditshme, kryetarja e Kuvendit refuzon të plotësojë këtë detyrim që ka karshi meje si deputet kërkues i interpelancës dhe të më jap fjalën. Fjala shkon në mënyrë të çuditshme tek deputet që përfaqësojnë një grup opozitar, por jo grup të Partisë Demokratike. Dhe pavarësisht kësaj, duket se ka një aleancë për të mbajtur në heshtje atë që paralajmërova dje, kjo është një aleancë e heshtur në parlamentin e Shqipërisë mbi Kosovën dhe situatën e saj. Është paraqitur një draftë rezolutë për t’u votuar. Një rezolutë shumë e varfër, shumë minimaliste, ku dhe tek ky tekst, e thash dhe në sallë, ku dhe tek ky tekst dhe ju jeni gazetarë, ju lutem mund ta hulumtoni apo të pyesni kolegët e dy palëve të aleancës, qoftë Rithemelimin qoftë Partinë Socialiste. I referohet sulmit në datën 24 si një njësi terroristësh serb. Është pikërisht ajo çfarë thotë Aleksandër Vuçiç. Aleksandër Vuçiç nuk e ka mohuar se kanë qenë serb që kanë sulmuar, por serb të Kosovës. Aleksandër Vuçiç mohon implikimin e Beogradit lidhur me këtë sulm. Dhe është e papranueshme që në tekstin e rezolutës të Parlamentit të Shqipërisë, të pohohet ajo çfarë Vuçiç deklaron, që janë terrorist serb, po, por Beogradi nuk ka lidhje se janë serb të Kosovës. Këtë kërkon Vuçiç dhe këtë në mënyrë ose të painformuar, ose dashakeqe po inflirtohet edhe në tekstin e rezolutës të parlamentit të Shqipërisë. Dhe kjo është e papranueshme dhe ky tekst është I papranueshëm. Unë kam kërkuar futjen e tre amendamenteve të cilat do të përpiqen të rekuperojnë sado munden këtë tekst amorf, të pakuptimt. Nuk e di se si do të reagojë kryetarja e Kuvendit, shumica, sepse duket sikur ka një akordim të plotë midis shumicës socialiste dhe pjesës opozitare të Rithemelimit, për ta mbyllur këtë debat, për ta heshtur këtë debat dhe për të shkuar tek kjo rezolutë e pakuptimtë, e pangjyrë, e cila nuk gjen guximin as të opozitës serbe në Kosovë për të folur dhe për të akuzuar Vuçiçin. Rezoluta e parlamentit tonë sot, ky tekst, ku I referohet njësive terroriste serbe pa thënë qartësisht, me zërin e Republikës së Shqipërisë, jo duke u fshehur pas Kosovës se dërguesi dhe drejtuesi politik I asaj çfarë ndodhi në veri të Kosovës është Aleksandër Vuçiç me një plan të qartë, aneksimin e veriut të Kosovës, ne s’kemi thënë asgjë, në rast se ky parlament sot nuk ka guximin të thotë dhe këtë.

Read More
12 Tet
0

Rezoluta për Kosovën/ Fjala e nënkryetarit dhe deputetit të Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, në Parlament

FJALA E NËNKRYETARIT DHE DEPUTETIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, KRESHNIK ÇOLLAKUT, NË PARLAMENT

 

Në rast se do të kisha bërë një bilanc për këtë temë për çështjen e Kosovësm për bilancet politike midis meje, nesh dhe jush, raporti do të ishte shumë zhvendosur në favor tonin. Nuk jam këtu për këtë. Ju mbase se kujtoni, po për mua mbase ka qenë gjëja më e rëndësishme në këtë parlament. Fjala ime e parë në këtë sallë në ditën e parë të miratimit të qeverisë tuaj, ju kam kërkuar 2 gjëra: tërheqjen nga “Open Balkan” dhe ndalimin e marrëdhënieve disproporcionale me Serbinë dhe presidentin Vuçiç. Keni gati një muaj e gjzsmë që jeni tërhequr nga Open Balkan, vetëm e kam përshëndetur, nuk më keni dëgjuar këtu të vij të rah gjoksin të them kisha të drejtë apo ju e kishit gabim. Kur krzeni një akt të mirë, nuk kam asnjë kompleks t’iu përshëndes për atë që kryeni. Por motivi pse ju kam thirrur në këtë interpelancë sot, mendoj që shkon përtej betejave politike, nuk jam këtu as t’iu shaj, fyej as të stimulojë asnjë lloj sensibiliteti, por mendoj se ky parlament sidomos opinioni ka të drejtë të sqarohet për disa akte, deklarime, qëndrime, tuaja, të qeverisë tuaj në raport me Kosovën dhe situatën në veri të saj.

Në datën 19 qershor, ju në një status në tëitter, duke iu shtuar radhës së atyre që e kishin vënë nën presion kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, për të hequr forcat special nga veriu I Kosovës dhe sidomos përmes në qoftë se do t’I quanim një gurë, patjetër një gurë që vjen nga Shqipëria në atë ditë për Albin Kurtin në atë ditë, ishte ndër më të rëndët, keni deklaruar se: Albin, dil nga vetizolimi, deeskalo situatën, tërhiq Forcat Speciale ose në të kundërt rrezikon të kemi një republikë të KFOR-it në very të Kosovës dhe atëhere lamtumirë sovranitetit të Kosovës mbi këtë pjesë. 19 qershor. Në 24 qershor të gjithë e dini se çfarë ndodhi. Një komando e armatosur serbësh, por e dërguar dhe e mbështetur nga Beogradi, tentuan me një agresion ushtarak të aneksojnë pjesën veriore të Mitrovicës me plan të qartë për të vendosur kufirin e Serbisë me Kosovën në Ibër. Dhe pot ë mos kishte qenë reagimi I policisë së Kosovës, atyre Forcave Speciale që iu bënë presion të gjithë, edhe ju, mbase edhe ne, t’I tërhiqninm realisht kufiri rrezikonte të ishte në Ibër.

Vijojmë me qëndrimet. Menjëherë pas ngjarjes së 24 qershoritm ju në disa raste dhe në disa media të huaja, keni kërkuar nga KFOR-i të marrë nën kontroll veriun e Kosovës, që gati ngjante me një lloj replike me atë çfarë kishit paralajmëruar në datën 19. Dhe patjetër, që KFOR-I të marrë nën kontroll veriun e Kosovës, do të ishte një shpallje e padeklaruar e protektariatit ndërkombëtar dhe sigurisht do të ishte një hap drejt ndarjes pastaj të veriut të Kosovës. E sikur kjo të mos mjaftonte, prap në një intervistë diku, herë me keqkuptime herë me korrigjime, të shpresoj nga keqkuptimi por e dyshoj se nga keqkuptimi, keni deklaruar se Veiu I Kosovës është një “tokë pë zot”. Zoti kryeministër, në rast se ju do të më thoni se të gjitha këto janë lapsuse apo gafa politike, kjo interpelancë do të mbyllej këtum unë do të tërhiqesha dhe do të thoja njerëz ndjesë, kryeministri është ngatërruarm ka bërë një lapsus, ndodhin dhe të tilla. Por shqetësimi im është tjetër, sepse të kombinuara njëra me tjetrën dhe duke qenë se ka një precedent të paktën në prezencë të qartë të paqartësisë suaj në raport me një tentativë apo tezë të hedhur vite më parë për shkëmbim kufijsh në very të Kosovës, nuk e keni mbështetur me zë, por as nuk e keni kundërshtuar me zë. Lënë hapësirë për të dyshuar ose për të pyetur nëse ju e besoni se realisht se ky projekt mund të realizohet, nuk jeni i vetmi, nuk është një tabu kjo, ka shumë diplomat të huaj dhe në Bruksel edhe përtej oqeanit që janë familjarizuar me këtë tezë dhe besojnë se ndarja e Kosovës mund të jetë një paqe permanente midis Serbisë dhe Kosovës. Ka diplomat që e pohojnë këtë gjë, ka njerëz që e mbështesin këtë histori. Por pyetja ime është shumë e sinqertë, I nderuar kryeministër ju e besoni se kjo mund të ishte një zgjidhje për Kosovën dhe Serbinë, një zgjidhje e qëndrueshme, pra, ndarja apo shkëmbimi I territoreve midis Serbisë dhe Kosovës? Dhe tjetra, a besoni që në këto kushte mund të hapej loja e lëvizjeve të kufijve nëpër Ballkan? Dhe në rast se po, a ka ndonjë konsultim nga ana juaj me ndonjë partnerët strategjik të besueshëm dhe të pranueshëm për këtë vend, SHBA, BE, apo Britania e Madhe? Dhe në rast se po, a mund t’I deklaroni shqiptarëve që po ka një tezë e cila mund të pritet dhe nga këto aktorë dhe ne të gjithë të reflektojmë për qëndrimet tona. Apo një herë dhe përfundimisht ju duhet të sqaroni për publikun shqiptar, parlamentin por edhe Kosovën se këto ide do të jenë të pa pranueshme në çdo formë apo format për ju, për parlamentin e Shqipërisë, për institucionet e këtij vendi dhe për mbarë shqiptarët në Ballkan. Këto ishin pyetjet e thjeshta që unë kisha pa dashur të hyja në tekste, interpretime apo analiza teksti të asaj çfarë kemi thënë.

Do të doja dhe të ndalesha pak në atë çfarë mbrëmë nga ora 19 e darkës mësova nga mediat televizive se në parlament ka mbëritur një dakordësi për një rezolutë të përbashkët me Kosovën, për Kosovën. Kam qenë gjithmon në favor, kam qenë gjithmonë nxitës I qëndrimeve të unifikuara në raport me Kosovën. Por zonja krzetare e Kuvendit, duke iu referuar sakt asaj çfarë ka vendosur Konferenca e Krzetarëve, referuar dhe ju të gjithë e dëgjuat se për këtë do të duhej të ishte mbledhur Komisioni I Politikës së Jashtme, ku të trajtoheshin debatet mbi draftet dhe eventualisht të dilej me një draft të përbashkët. Unë ndihem I fyer si anëtar I Komisionit për Politikën e Jashtme, besoj dhe kolegë të tjerë. Komisioni për politikën e Jashtme nuk është mbledhur asnjë orë për të trajtuar këtë temë. Dhe unë nuk e di ku ka mbërritur kjo marrëveshje. Sigurisht takimet informale është I lirë t’I bëjë çdokush, por Kosmisioni për Politikën e Jashtme të këtij parlamenti nuk është mbledhur asnjë orë për të dbatuar, apo diskutuar drefte, propozime, amendamente të një deputeti, disa deputetëve, grupe deputetësh, asnjë orë.

Dhe unë sot shoh që keni mbërritur me një tekst, këtë këtu, më një rezolutë me vetëm tre fjali për Kosovën. Sigurisht se fjalia kryesore është se mbështetni rezolutën e Kosovës, por edhe kjo pa e cituar, por vetëm duke iu referuar. Më falni dhe ju shoh të gjithëve të duartrokisni për një arritje të madhe në këtë histori. A jeni në vete?! Po ky është detyrim kushtetues të çdo kryeministri, të çdo njeriu në këtë vend. Po si mundet të mos mbështesësh Kosovën, e të mos shkelësh Kushtetutën e këtij vendi! Kjo është arritja e madhe? Po kaq është zëri I Shqipërisë në raport me Kosovën. Kosova ka mundur të thotë ato që ka mundur të thotë me rezolutën e parlamentit të saj. Dhe jut ë gjithë e dini që Kosova është në një situatë të brisht ndërkombëtare, ka gjëra që I thotë dhe ka gjëra që nuk mund t’i thotë. Parlamenti I shqipërisë nuk mund të fshihet pas pamundësisë së Kosovës për t’i thënë të gjitha gjërat. Parlamenti i Shqipërisë duhet të buças për Kosovën, sepse Shqipëria njihet ndërkombëtarisht në çdo institucionm është anëtare e OKB-së, për fat të mirë dhe anëtare e Këshillit të Sigurimit në këto kohë, është anëtare e NATO-s dhe si mundet Shqipëria të fshihet pas rezolutës së Kosovës?! Por edhe këtu, edhe këtu ka një lapsus që nuk e kuptoj. E kuptoj pjesën tuaj pse mund të ndjeheni komod, por nuk e kuptoj realisht miqtë dhe kolegët e mi. Nëpër ambulën e rezolutës tuaj thuhet tekstualisht: Akti criminal të njësie terroristësh serb. Kaq! Po pikërisht këtë thotë dhe Vuçiç. Vuçiç deklaroi që ata ishin grup terrorist serb, të serbëve të Kosovës. Po pikërisht këtë thotë Vuçiç dhe kjo është posht kurajos të opozitës serbe në parlamentin serb që ia vënë gishtin Vuçiçit si dërgues dhe drejtues i asaj komandoje ushtarake mbi Kosovën. Po as sa opozita serbe nuk kemi ne kurajon të themi për të mbrojtur të drejtën e Kosovës?! Dhe këtë keni shkruar në këtë tekst prej 3 fjalish, I cili është absolutisht një tekst I heshtjes. Nëse ka një dakordësi në këtë sallë sot, është të heshtim, të heshtim për Kosovën! Sigurisht këtë tekst, për sa më përket çdo deputet është I lirë, është vendim sovranm është I lirë t’I qaset si të dojë. Ky tekst për mua personalisht është i papranueshëm, është fyes për këtë parlament, është posht nivelit të opozitës serbe kundër Vuçiçit. Dhe për këtë kam propozuar tre amendamente me shpresën e vakët se do të mund t’I jepnim pak ngjyrë apo zë kësaj resolute eventuale me konsensusin e të gjithë kësaj salle. Nuk e di si do silleni me këto amendamentem ju ftoj t’I hedhim në diskutim, në rast se ka të tjera unë mendoj që kjo rezolutë ka nevojë për amendamente të tjera. Por ua them miqt e mi në mënyrë fare të sinqertë, ky tekst mua personalisht më fyen dhe një votë pro mbi këto tre fjali për Kosovën, mua nuk më bëhet ta jap.

Read More
11 Tet
0

Rezoluta për Kosovën, deputeti i PD, Kreshnik Çollaku,: Kemi përgatitur 3 amandamente për të korrigjuar rezolutën e tre fjalive të përgatitur nga Rithemelimi-PS

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, ka përgatitur tre amendamente për korrigjimin e Rezolutës për Kosovën. Sipas Çollakut, drafti i bërë nga Rithemelimi dhe Partisë Socialiste, dakordëson palët që të heshtin për Kosovën dhe rrezikut që i kanoset nga Serbia.
Në përgjigje të kësaj, deputeti i PD thotë se edhe pse nën shtrëngimin e kohës, pasi vetëm prej disa orësh PD është njohur me dakordësinë e Rithemelimit dhe PS, amendamentet e përgatitura prej tij synojnë korrigjimin e Rezolutës dhe mbrojtjen e parlamentit të Shqipërisë për Kosovën.

 

Reagimi i plotë i nënkryetarit të PD, Kreshnik Çollaku:

Edhe pse nen shtrengimin e kohes jashtezakonisht te kufizuar (pasi vetem prej disa oresh jemi njohur me draftin e dakordesuar Rithemelim-Ps) draft i cili dakordeson palet te heshtin per Kosoven dhe te verteten e saj, per rrezikun qe i kanoset nga Serbia..,ne keto ora te vona kam pergatitur tre amendamente ne perpjekje per te korrigjuar Rezoluten e tre fjalive te pergatitur nga Rithemelim -PS, ne perpjekje per ti dhene ze me te forte Rezolutes qe do te duhet te mbroje parlamenti i Shqiperise per Kosoven.
————————

REPUBLIKA E SHQIPËRISË
KUVENDI
GRUPI PARLAMENTAR I PARTISË DEMOKRATIKE

Nr.____ Prot.
Tiranë, më 11/10/ 2023

DREJTUAR:​Kuvendit të Republikës së Shqipërisë
​​​Kryetare Lindita Nikolla

PËR DIJENI:​Komisionit për Politikën e Jashtme
​​​Kryetare Mimi Kodheli

BAZA LIGJORE:​ Nenet 10/1, pika 1 gërma e); 71, pika 1; 99, pikat 3 dhe 4 të Rregullores së Brendshme të Kuvendit të Republikës së Shqipêrisë, miratuar me vendimin nr. 166, datë 16.12.2004.

E nderuar Znj. Kryetare

Jemi vënë në dijeni nga shtypi mbi tekstin e projekt rezolutës që parashikohet si pjesë e rendit të ditës për seancën plenare të datës 12.10.2023.

Bazuar në faktin që kjo projekt rezolutë nuk është parashtruar për shqyrtim nga Komisioni për Politikën e Jashtme, apo ndonjë Komision tjetër i përhershëm i Kuvendit, duke cënuar në këtë mënyrë mundësinë e parashikuar nga neni 71 i Rregullorës së Brendshme të Kuvendit për paraqitjen e amendamenteve në Komision; në faktin që teksti i rezolutës nuk na është vënë në dispozicion me qëllim paraqitjen e amendamenteve sipas parashikimeve të pikës 3 të nenit 99 të Rregullores së Brenshme të Kuvendit; me qëllim ushtrimin e të drejtave që Rregullorja sanksionon për deputetin, dhe me synimin për të dhënë një kontribut në përmirësimin e tekstit të projekt rezolutës po Ju dërgojmë amendamentet e mëposhtme për t’u parashtruar për diskutim në seancën plenare të datës 12.10.2023.

Kërkojmë që në tekstin e projekt rezolutës të përfshihen amendamentet si vijon:

– Parlamenti i Shqipërisë i bën thirrje 5 vendeve anëtare të Bashkimit Europian, 4 prej të cilave edhe anëtare të NATO-s, që deri më sot nuk e njohin Kosovën të hedhin këtë hap të rëndësishëm, jo vetëm për Kosoven por për paqen e stabilitetin në Ballkan dhe Europë. Kjo do t’i hapte rrugë Kosovës të nisë proceset e anëtarsimit në NATO dhe do t’i mbyllte çdo hapësirë Serbisë dhe vendeve si Rusia qe e perdorin ate per destabilizimin e rajonit.

– Parlamenti i Shqipërisë i kërkon Bashkimit Europian revokimin e masave shtrënguese ndaj Kosovës ,pasi në kushtet aktuale ato po dëmtojnë në menyrë të padrejtë qytetaret e Kosovës. Ngjarjet e 24 shtatorit kërkojnë në reflektim edhe nga Bashkimi Europian në raport me Kosovën siç e ka theksuar dhe ndermjetesi europian Lajçak

– Parlamenti i Shqipërisë bazuar në fakte të pakundërshtueshme për rolin e Serbisë në sulmin e 24 shtatorit ndaj shtetit të Kosovës i kerkon Bashkimit Europian qëndrim të qarte dhe masa ndëshkuese ndaj Serbise, lidershipi i së cilës është angazhuar në akte dhe veprime që cenojnë stabilitetin dhe sigurinë në rajon.

Deputet

Kreshnik Çollaku

Read More
11 Tet
0

“Rezoluta, një turp i madh”, reagimi i nënkryetarit të PD, Kreshnik Çollaku: Rithemelimi dhe PS kanë rënë dakord që të heshtin për Kosovën!

Nënkryetari dhe deputeti i Partisë Demokratike, Kreshnik Çollaku, e ka quajtur një turp të madh Rezolutën vetëm me tre pika për Kosovën, e cila është dakordësuar nga Rithemelimi dhe Partia Socialiste.

Në një reagim në rrejetet sociale, Çollaku shprehet se Shqipëria e cila është anëtare në të gjitha organizatat ndërkombëtare dhe që mund t’i japë zë Kosovës, Kuvendi i Shqipërisë nuk ka zë të denoncojë Serbinë si nxitëse konfliktesh dhe kërcënuese e integritetit dhe stabilitetit të shteteve fqinje në Ballkan.

Ai më tej thotë se Kuvendi i Shqipërisë ka vendosur të heshtë, pasi Rithemelimi dhe PS kanë rënë dakord për Të Mos Thënë Asgjë.

REAGIM I NËNKRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, KRESHNIK ÇOLLAKU

Per turp.

Rithemelimi dhe PS paskan rene dakort te kalojne nje Rezolute vetem me tre pika per Kosoven,ku njera prej te cilave eshte citimi i Rezolutes se Kosoves.
Kosova ne rezoluten e saj aq ka mundur te thote. Pozicioni i Kosoves aq i brishte nderkombtarisht aq i ka lejuar te thote.
Por Shqiperia, e njohur nderkombtarisht ne cdo institucion nderkombetar dhe te sigurise.
Shqiperia antare e OKB, Shqiperia antare e Nato duhet te buciste per Kosoven e ne mbrojtje te Kosoves.

E pra Shqiperia nuk ka ze per Kosoven.
Shqiperia nuk ka ze per sulmin e Republikes se Serbise mbi Kosoven.
Shqiperia nuk ka ze per rrezikun e ndarjes se Kosoves.
Kuvendi Shqiperise nuk ka ze per Njohjen Reciproke mes Serbise e Kosoves si elementi kyc i paqes ne Ballkan.
Kuvendi i Shqiperise nuk ka ze per armatimet ushtarake ruse qe furnizohet Serbia.
Kuvendi i Shqipërise nuk ka ze per bazat ushtarake ruse ne kufi te Kosoves.
Kuvndi i Shqiperise nuk ka ze per te denoncuar Presidentin Vucic si nje kukull e Putin ne Ballkan, dhe drejtues i drejtperdrejte i planit te agresionit ushtarak ne Veriun e Kosoves.
Kuvendi i Shqiperise nuk ka ze te denoncoje Serbine si nxitese konfliktesh dhe kercenuese e integritetit dhe stabilitetit te shteteve fqinje ne Ballkan ,si Kosova,Bosnie Hercegovina ,Mal i Zi.

Kuvendi i Shqiperise nuk ka ze per asnje nga keto ceshtje.

Kuvendi i Shqiperise ka vendosur te heshte, pasi Rithemelimi dhe PS kane dakordesuar per Te Mos Thene Asgje.

Sot si deputet i ketij Kuvendi ndihem i turperuar per kete “Aleance te Heshtjes” ne dem te Kosoves dhe Paqes dhe Stabilitetit ne Ballkan.

Read More
11 Tet
0

Basha me degacionin e Kosoves në KiE: Bashkëveprim të aksionit në mbështetje të Kosovës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë qëndrimit të tij në Këshillin e Europës, ka zhvilluar një takim vëllazëror me delegacionin e Kosovës në këtë organizëm me të cilët ka ndarë vizionin e PD për mënyrën se si Shqipëria duhet të bashkëveprojë në aksionin për mbështetjen e Kosovës dhe anëtarësimit sa më parë të saj në Këshillin e Europës.

Postimi i plotë I kryetarit të PD:

Me ministren e jashtme të Kosovës, Donika Gervalla dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, duke diskutuar për një bashkëveprim të aksionit tonë në mbështetje të Kosovës dhe anëtarësimit sa më parë të saj në Këshillin e Europës.

Detyra e Shqipërisë është të jetë në dispozicion dhe mbështetje të Kosovës me çfarë të ketë nevojë.
Asnjë vendim apo veprim pa kordinim me Kosovën.

Sulmi terrorist i 24 shtatorit është një këmbanë alarmi për faktorin ndërkombëtarë pasi paa tij fshihet skenari i ndarjes “de fakto” i Kosovës.

Duke përdorur Beogradin, Moska po vë në jetë strategjinë e saj të destabilizimit dhe futjes në kaos të Ballkanit Perëndimor, duke minuar krahun Juglindor të NATO-s.
Një organizim i tillë dhe një armatim aq i sofistikuar do të ishtë i pamundur pa përfshirjen e aktorëve shtetërorë. Prandaj është i domosdoshëm një hetim i plotë i kesaj ngjarje, planifikuesve dhe urdhëruesve të saj.

Read More
11 Tet
0

Deputetja e PD, Eralda Tase Bano kujton deputetët e ekzekutuar nga diktatura komuniste në vitin 1947

Deputetja e Partisë Demokratike, Eralda Tase Bano, ka kujtuar deputetët e ekzekutuar nga diktatura komuniste në vitin 1947. Me anë të një postimi në facebook, Tase ka publikuar emrat e të ekzekutuarve, ku shprehet se deputetët që u pushkatuan ishin intelektualë, mendje të ndritura, të shkolluar në universitetet perëndimore.

Ajo më tej thotë se për fatin e keq, komunizmi është prezent edhe sot, jo vetëm si hije, por si mentalitet, veprim, gjykim, vendime dhe në këtë parlament dhe në qeversje.

 

Postimi i plotë:

10 Tetor 1947 ekzekutimi i Deputetëve:

1.Shefqet Beja (me varje)

  1. Enver Sazani (me vdekje)
  2. Sheh Karbunara (me vdekje)
  3. Selaudin Toto (me vdekje)
  4. Irfan Majuni (me vdekje)
  5. Tefik Deliallisi (me vdekje)
  6. Hysen Shehu (me vdekje)
  7. Salim Kokalari (me vdekje)
  8. Sulo Konjari (15 vjet burg)
  9. Ramazan Tabaku (me vdekje)
  10. Gjovalin Vlashi (burg përjetë)
  11. Rustem Sharra (burg përjetë)
  12. Xhevat Xhafa (burg përjetë)
  13. Rram Marku (burg përjetë)
  14. Beqir Çela (me vdekje)
  15. Riza Alizoti (me varje)
  16. Sulo Klosi (me varje)
  17. Paolo Saggioti (me vdekje)
  18. Foto Bala (burg përjetë)
  19. Abdyl Kokoshi (me vdekje)
  20. Shefki Minarolli (burg përjetë)
  21. Pertef Karagjozi (me vdekje)
  22. Mehmet Prishtina (me vdekje)
  23. Agathokli Xhitoni (me vdekje)

 

Një nga historitë më të dhimbshme dhe tragjike të periudhës komuniste në Shqipëri.

Të gjithë deputetët e dënuar ishin personalitete me kontribut të spikatur në shoqërinë shqiptare.

Deputetët që u pushkatuan ishin intelektualë, mendje të ndritura, të shkolluar në universitetet perëndimore. Ata vinin nga familjet që krijuan identitetin tonë kombëtar ndër vite, firmëtarë të pavarësisë, prandaj ata dhe historia e tyre duhej të shuheshin. Ata besonin në vlerat perëndimore dhe me kurajo vendosën të përballen me diktaturën komuniste duke sakrifikuar jetën në emër të lirisë së çdo shqiptari. Ata u ekzekutuan, familjet e tyre u dënuan, u internuan në kampet e përqëndrimit.

Për fatin e keq, komunizmi është prezent edhe sot, jo vetëm si hije, por si mentalitet, veprim, gjykim, vendime dhe në këtë parlament dhe në qeversje.

Sot përulemi para vlerave më të larta që përfaqëson  Grupi i Deputetëve.

Read More
11 Tet
0

Denoncimi i PD: Skema me PPP e Erion Veliajt për ndërtimin e shkollave ka dështuar

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina, në një deklaratë për mediat shprehet se skema me PPP e, Erion Veliaj, ka dështuar. Karabina thotë se edhe pse Bashkia e Tiranës mblodhi gati 45 milionë euro, rezulton se ka dështuar që të realizonte objektivin për ndërtimin e 17 shkollave.

Sipas saj, në listen e investimeve të Bashkisë Tiranë rezulton se nëpërmjet skemës PPP janë ndërtuar vetëm 9 shkolla, të cilat kanë përfunduar të gjitha në vitin 2022, kur mbaroi edhe afati i parë i taksës së përkohshme. Ajo më tej thotë se pasojat e këtij ndështimi janë mësimi me 2 dhe 3 turne në shkollat 9 vjeçare dhe të mesme.

 

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ZËDHËNËSJA MIRELA KARABINA: 

 

Skema me PPP e Erion Veliajt për ndërtimin e shkollave ka dështuar.

Prej 7 vitesh në faturat tatimore të ujit për abonentët familjare dhe biznesit në Tiranë  është shtuar “taksa e përkohshme për infrastrukturën arsimore”, taksë kjo që u prezantua fillimisht nga Bashkia Tiranë (2015) si zgjidhje e përkoshme për të mbledhur para për të përballuar shpenzimet për mirëmbajtjen e ndërtesave të shkollave ekzistuese dhe ndërtimin e godinave të rejave, me qëllim shmangien e mbingarkesës në shkolla dhe mësimit me turne.

Çdo familje në Tiranë paguan 1,800 lekë në vit, ndërsa bizneset, organizatat jo-fitimprurëse, institucionet, profesionet e lira dhe sektori i transportit e kishim taksimin progresiv nga 4 mijë lekë deri në 37 mijë lekë në vit.

Në “fazën e parë” të taksimit të përkohshëm për 7 vitet e kaluara, (sipas ligjit taksa e përkoshme është 3 vjeçare) Bashkia Tiranë mblodhi rreth 4.8 miliardë lekë ose gati 45 milionë euro.

Megjithëse ajo e shtyu afatin për të mbledhur më shumë para edhe për 3 vite të tjera (2023-2025), rezulton se dështoi të realizonte objektivin për ndërtimin e 17 shkollave, përmes një skeme të “Partneritetit Publik Privat” (PPP) që ishte pjesë e vizionit politik të kryebashkiakut Erion Veliaj për përmirësimin e infrastrukturës arsimore.

Studimi i fizibilitetit më 2016-ën “Përmirësimi i infrastrukturës arsimore në Bashkinë e Tiranës” parashikonte ndërtimin e 17 shkollave të reja që do të ngriheshin nga koncensionarët, të cilët do të likujdoheshin brenda 7 viteve nga dorëzimi i shkollës dhe do i paguhej shtesë një interes vjetor 6.28 përqind e kostos së ndërtimit.

Kostoja e parashikuar për koncensionin e parë dhe të dytë PPP – për të cilin u lidhën kontratat, është gati 3.7 miliardë lekë ose gati 35 milionë euro. Ndërsa të ardhurat nga taksa në shtatë vitet e kaluara ishin gati 45 milion euro

Në dy koncensionet e para janë përfunduar vetëm 9 shkolla, duke dëshmuar se skema e taksimit në fazën e parë nuk ishte e mjaftueshme për ndërtimin e të 7 shkollave të tjera ose kostot e ndërtimit kanë qenë përtej parashikimeve të bashkisë.

Bazuar në listen e investimeve të Bashkisë Tiranë rezulton se nëpërmjet skemës PPP janë ndërtuar 9 shkolla, nga 17 që ishin parashikuar, të cilat kanë përfunduar të gjitha në vitin 2022, kur mbaroi edhe afati i parë i taksës së përkohshme.

Pra, skema me PPP e Erion Veliajt për ndërtimin e shkollave ka dështuar!

 

Pasojat e këtij ndështimi janë mësimi me 2 dhe 3 turne në shkollat 9 vjeçare dhe të mesme.

Erion Veliaj gënjen ditën për diell kur thotë se nuk ka më shkolla me turne. Familjet shqiptare, prindërit e dinë fare mirë se mësimi ende në shumë shkolla vazhdon të kryhet me dy dhe tri turne, pasi dendësia e nxënësve nuk e lejon zhvillimin e mesimit normal.

Kujtojmë që Bashkia Tiranë përveç fondit të qeverisjes vendore, përmirësimi i infrastrukturës shkollore lidhet dhe me dy instrument të rëndësishëm financiare pas tërmetit të 2019-ës, programi i  rindërtimit të financuar nga buxheti i shtetit me fond rreth 6 miliardë lekë, si dhe programi “EU4Schools”, i zbatuar nga UNOPS dhe i financuar nga Bashkimi Europian.

Shembulli i Bashkisë së Tiranës për të shtuar të ardhurat për infrastrukturën arsimore është ndjekur nga të paktën 5 bashki të tjera. Bashkitë Kamëz, Kavajë, Dimal dhe Berat i vjelin të ardhurat nëpërmjet tarifave, ndërsa bashkia e Gramshit nëpërmjet një takse të përkohshme.

Në këto njësi vendore nuk ka pasur studim të fisibilitetit dhe të ardhurat e vjela nga taksa arsimore janë të paqarta ku dhe si janë shpenzuar. Madje, Bashkia e Kavajës dhe e Vorës vitin e kaluar kanë qenë në vetëfalimentim se nuk kanë mbledhur taksa të mjaftueshme.

Sipas BIRN, ekspertët e qeverisjes vendore ankohen se ka mungesë transparence nga bashkia e Tiranës dhe njësitë e tjera të qeverisjes vendore mbi mënyrën e shpenzimit të të ardhurave nga taksa apo tarifa për infrastrukturën e arsimore.

Dështimi i “taksës së përkoshme për infrastrukturën arsimore” dhe skemës me PPP është përgjegjësi e Bashkisë Tiranë dhe njësisve të qeverisjes vendore, por jo vetëm, dhe papërgjegjshmërisë së Qeverisë për mungesë kontrolli ndaj rindërtimit dhe ndërtimit të shkollave.

Partia Demokratike për qytetarët dhe në shërbim të tyre do të denoncojë çdo veprim që cënon interesin qytetar dhe në veçanti të fëmijëve dhe të rinjve. Ajo i kërkon institucioneve përkatëse të reagojnë dhe të marrin masa për transaparencë të njësisve të qeverisje vendore në lidhje me taksën për infranstrukturën arsimore me qëllim ndalimin e abuzimit dhe dënimin e tij, dhe realizimin e plotë të saj në përmirësimin e infrastrukturës shkollore.

Faleminderit!

Read More
10 Tet
0

Nënkryetari i PD i përgjigjet Bardhit e Berishës: Halli i madh i ka bërë të lëpijnë atë çfarë kanë pështyrë deri më sot

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Roland Bejko i është përgjigjur deklaratave të Sali Berishës dhe Gazment Bardhit ndërsa thotë se aleanca e kullave dhe non grata nuk fshihet dot pas llumit dhe shpifjeve. Bejko shprehet se 14 maji dhe zgjedhjet e fundit në Kukës treguan se kush i shërben Edi Ramës, kush i garantoi fitore Edi Ramës, madje një fitore të tillë që as vetë s’e kishte imagjinuar.

DEKLARATË E NËNKRYETARIT TË PARTISË DEMOKRATIKE, ROLAND BEJKO

Aleanca e kullave dhe non grata nuk fshihet dot pas llumit dhe shpifjeve. Halli i madh i ka bërë të lëpijnë atë çfarë kanë pështyrë deri më sot, por ky nuk është halli i demokratëve dhe as i shqiptarëve.

14 maji dhe zgjedhjet e fundit në Kukës treguan se kush i shërben Edi Ramës, kush i garantoi fitore Edi Ramës, madje një fitore të tillë që as vetë s’e kishte imagjinuar.

Por tashmë është fakt, se sa më shumë e shajnë dhe sulmojnë PD-në, aq më shumë përfitime, leje për pallate e resorte, prona e shpërblime të tjera me oligarkët e përbashkët marrin nga andRama.

Shqiptarët tani e kanë të qartë, aleancës së kullave u ka dalë boja.

Është nder për këtë vend të jesh në luftë me aleancën e korrupsionit madhor!

Read More