Blog

08 Tet
0

“Shqipëria një zonë elektorale”/Basha: Secili prej anëtarëve të Kuvendit të ketë të njëjtin numër zgjedhësish

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë prezantimit të Reformës Zhjedhore në qytetin e Fierit, foli edhe për dy nga pikat e këtij programi që është vettingu i politikanëve dhe për barazinë e votës.

Pjesë nga fjala e kryetarit Basha:

Çfarë parashikon? Parashikon që 200 apo 220 politikanët kryesor në vend, 140 deputetët, 61 kryetarët e bashkive, kryeministri dhe ministrat, presidenti i Republikës dhe institucionet e tjera Kushtetuese, t’i nënshtrohen të gjithë një kontrolli të thelluar të: pasurisë së tyre, të rrethit të tyre familjar dhe rrethit të tyre shoqëror dhe një kontrolli të thelluar për kontakte të papërshtatshme apo kontakte me botën e krimit. Prej kohësh ne kemi depozituar në Kuvend një projektligj i cili akoma se ka parë dritën e komisioneve përkatëse. Sot, nga Fieri dua t’iu them shqiptarëve që brenda këtij muaji ne do të dorëzojmë një rishikim të ligjit për vettingun në politikë, ku do të kërkojmë që rolin që i kishim ngarkuar me projektligjin e mëparshëm vet parlamentarëve për të kontrolluar parlamentarët, t’i besohet një institucioni kontrolli, një ILDKP-je, por me shumë më shumë “dhëmbë më të mprehtë” në mënyrë që të gjithë këta politikanët kryesorë të vendit, t’i nënshtrohen detyrimisht atij që quhet kontroll i thelluar dhe që aktualisht ndodh vetëm për 5 apo 6 brenda vitit që ndodh sipas një llotarie që hidhet sipas ligjit aktual. Kështu pra, listat e hapura do të garantojnë që njerëz që e shohin politikën si një trampolinë për përfitimet personale apo mbrojtje nga ligji, të mendohen disa herë para se t’i futen asaj që deri më sot është një karierë e frytshme për ta, por që nesër duhet t’i kthehet në një ankth për shkak të kontrolleve apo për shkak të pasoja ligjore dhe pasojave penale të mos kalimit të këtyre kontrolleve.

Vettingu i politikanëve do të thotë që politikanët që nuk justifikojnë pasurinë e tyre, të familjarëve të tyre apo të rrethit shoqëror që shpeshherë i vendosin në emër të tyre, apo që janë në kontakt të vazhdueshëm dhe që mbrojnë e përfaqësojnë interesat e krimit të organizuar, as nuk do të jenë më në institucionet e shtetit as nuk do të mund të hynë më në institucionet e shtetit as përmes garave elektorale, as përmes dritareve apo dyerve të tjera të jetës intitucionale shqiptare. Vettingu i politikanëve është vaksina që mundëson që listat e hapura të jenë realisht instrument në duart e qyteratëve për të dërguar më të devotshmit por edhe njerëzit me integritet në Kuvend dhe në institucionet e tjera të vendit.
Barazia e votës. Mesatarisht 11500 fierakë duhet të votojnë për të çuar një deputet në Kuvendin eShqipërisë. Por vetëm 8500 vlonjatë, 13500 kuksianë. Kjo pabarazi nuk vjen si rezultat i dëshirës së vlonjatit, fierakut apo kuksianit, por si rezultat i manovrave politike të cilat me sistemin aktual me 12 qarqe, kanë bërë që deputetët në Kuvendin e Shqipërisë të vijnë si përfaqësues rajonal dhe jo si pëfaqësues kombëtar. Votën e kanë të barabartë, por përfaqësimin jo. Shqipëria një zonë elektorale dhe të hapur për një diskutim, edhe për dy, tre apo katër zona, por me një kusht: në fund të një procesi të tillë mos të ketë sallamandra elektorale të dukshme apo të padukshme. Vota e shqiptarit të peshojë kudo, secili prej anëtarëve të Kuvendit të ketë të njëjtin numër zgjedhësish që e çon në Kuvendin e Shqipërisë.

Read More
08 Tet
0

“Jemi në shërbim të qytetarëve”/Basha: Për ne pushteti është mjet për të zgjidhur hallet e njerëzve dhe jo njerëzit një mjet për të ardhur dhe mbajtur pushtetin

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, gjatë prezantimit të Reformës Zhjedhore në qytetin e Fierit, foli edhe për një nga pikat e këtij programi që janë listat e hapura.

Pjesë nga fjala e kryetarit Basha:

Dhe në fakt listat e mbyllura janë kthyer në kryedefekt, sepse shqiptarët nuk kanë sot mundësinë të votojnë dhe të çojnë në parlament ata, personin që votojnë. Sepse edhe kur ky person, si parafolësi këtu (Agron Kapllanaj), arrin të marrë 9500 vota, dikush tjetër pavarësisht se merr 1 mijë vota shkon në parlament sepse ndodhet i renditur më lartë listë. Po flasim pra për problemin e listave të hapura. Listat e hapura nuk janë thjesht zotim i yni, nuk janë thjesht një qëndrim politikë, janë shprehje e atyre që marrim nga takimet e përditshme me njerëzit. Është kthimi i normalitetit në këtë hallkë të zinxhirit zgjedhor. Natyrisht e di që kundër listave të hapura ka shumë faktorë. Disa prej tyre janë pjesë e Partisë Demokratike. Ka nga ata që e shohin veten e tyre më kollaj në një listë të renditur nga kryetari i partisë, sesa të futur në një proces ku duhet të trokasin derë më derë për të kërkuar besimin e qytetarëve dhe pasi ta marrin këtë besim e të shkojnë në parlament, të kthehen prap jo një herë në muaj, apo një herë në dy muaj apo një herë në gjashtë muaj, por javë pas jave për t’u matur me prmtimet e tyre kur morën votën, për të qenë pranë njerëzve, për të dëgjuar problemet e tyre, dëshirat e tyre dhe për t’i përkthyer ato në logjislacion, në ligje të reja, për të marrë përgjegjësi. Përgjegjësinë që ka parlamenti dhe si rrjedhojë çdo deputet për të mbikqyrur aktet abuzive të qeverisjes në çdo nivel, nga niveli i kryeministrit deri tek niveli i shefit të komisariatit apo drejtorit të korruptuar të tatimores apo të inspektoriatit, për çdo padrejtësi dhe abuzim që i bie në qafë qytetarëve dhe për ta patur telefonin e tyre 24 orë të hapur për hallet e qytetarëve. Sigurisht që kjo e dyta është më e vështirë, po kush tha që puna e deputetit duhet të jetë fushë me lule? Fushë me lule dëshirojnë ata që prej kohësh e kanë ndarë politikën nga sensi i shërbimit ndaj njerëzve. Ata që njerëzit dhe hallet e tyre i shohin si mjete për të ardhur në pushtet dhe për të administruar pushtetin. Këtu vizionet tona janë krejtësisht të kundërta. Për Partinë Demokratike, për mua, për ju zonja dhe zotërinj të angazhuar prej kohësh në përpjekjet tona të panumërta për një demokraci të standardeve Europiane për shqiptarët, pushteti është një mjet për të zgjidhur hallet e njerëzve dhe jo njerëzit nje mjet për të ardhur dhe mbajtur pushtetin.

Ndaj listat e hapura janë A-ja e alfabetit tonë politikë kur vjen puna tek reforma zgjedhore. Lista të hapura, pa kufizime, pa artifica, pa herës. Kush merr më shumë vota futet në parlament dhe përfaqëson me dinjitet qytetarët që e kanë votuar. Natyrisht në vetvete nuk mund të funksionojë pa disa zgjidhje të tjera. Ne e dimë që sot për shkak të zhvillimeve, elementë të cilët nuk kanë, nuk gëzojnë besimin e njerëzve, por përpiqen ta blejnë atë, janë në parlament, janë në bashki, janë në institucione. Një sistem i listave të hapura, i pavaksinuar ndaj të korruptuarve që përdorin paranë dhe krimit të organizuar që përdor paranë e pisët dhe mjetet e tjera për të diktuar personat që do në Kuvend, apo bashki apo institucione të tjera, pra vaksinimi i listave të hapura përmes vettingut të politikanëve. Kjo është një iniciativë e jona që në fakt është një përforcim i ligjit për dekriminalizimin.

Read More
08 Tet
0

Basha takohet me fermerët e fshatit Buzë Madh në Cakran të Fierit

Pas takimeve më qytetin e Fierit, kryetari i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha,  ishte sot dhe në fshatin Buzë Madh, njësia administrative Cakran, ku bisedoi me fermerët e kësaj zone të cilët si në të gjitjë Shqipërinë, vuajnë pasojat e korrupsionit, rritjes së çmimeve dhe mungesës së mbështetjes nga shteti. Sipas kreut të PD,, korrupsioni është i përhapur kudo dhe po shkatërron dhe sektorin e bujqësisë. Edhe fondet e BE që ishin në mbështetje të fermerëve përfunduan te klientët e zakonshëm të qeverise për të ndërtuar restorante e vila në komplekset luksoze.

Postimi i zotit Basha:

“Me banore të fshatit Buzë Madh në Njësinë Administrative Cakran biseduam për problemet që ka sot sektori i bujqësisë.

Rritja e çmimeve, mungesa  e mbështetjes, rënia e fuqisë blerëse, i ka vendosur fermerët shqiptarë në kufinjtë e mbijetesës.

Korrupsioni i përhapur kudo po shkatërron dhe sektorin e bujqësisë.

Edhe fondet e BE që ishin në mbështetje të fermerëve përfunduan te klientët e zakonshëm të qeverise për të ndërtuar restorante e vila në komplekset luksoze.

Pezullimi i granteve të programit IPARD, tregon makutërinë e kësaj qeverie, që abuzon edhe me fondet e BE-së, duke lënë në mëshirë të fatit fermerët e ndershëm të këtij vendi

Shqipëria ka mundësi pa fund, PD po punon që ato të shndërrohen në mirëqenie për qytetarët tanë.”

Read More
08 Tet
0

“Dëgjova me vëmendje problematikat e tyre”, Basha viziton fermerët e fshatit Frakull në Fier

Në Frakull, pranë njerëzve të palodhur, që me mund dhe sakrifica japin një kontribut të madh për ekonominë e zonës dhe gjithë Shqipërisë. Ky potencial i jashtëzakonshëm njerëzor dhe natyror meriton mbështetje, seriozitet dhe përgjegjshmëri.

Dëgjova me vëmendje problematikat e tyre, kërkesat e drejta për subvencione për serat, për ndihmë për eksportin e produkteve dhe çertifikimin e prodhimeve vendase, që bashkë me pezullimin e financimeve nga programi IPARD, për shkak të korrupsionit të kësaj qeverie, e mbajnë bujqësinë larg standardeve të kohës.

Partia Demokratike qëndron pranë tyre. Ne do të punojmë bashkë me fermerët për të ndërtuar një program për bujqësinë që mbështet dhe shpërblen punën e tyre, duke i dhënë fund korrupsionit, që fondet të shkojnë për fermerët, jo për pushtetarët dhe klientët e tyre.

#partiademokratike #nëshërbimintuaj

 

Read More
07 Tet
0

Kryetari i PD, Lulzim Basha, vizitë në një familje në Arrëz, bashkia Dimal

Kreu i PD, Lulzim Basha, gjatë takimeve në bashkinë Dimal, është ndalur për të vizituar edhe familjen e Shaban Tafës në fshatin Arrëz. Basha shprehet se situata e vështirë ekonomike bën që banorët e zonës ta kenë akoma më të vështirë jetesën.

Kryedemokrati gjithashtu thotë se PD është pranë tyre dhe do të bëjë gjithçka për të zhbërë këtë model të dështuar qeverisës.

Postimi i plotë:

Pasdite u ndala në familjen e Shaban Tafës, në Arrëz të bashkisë Dimal.
Situata ekonomike është e vështirë dhe banorët e zonës e kanë gjithnjë e më të pamundur të përballojnë jetesën në këto kushte, me çmime përherë e më të rritura.

Mungesa e vëmendjes së qeverisë nuk ka goditur vetëm ekonominë familjare, por edhe infrastrukturën, e cila rëndon në zhvillimin e një jete normale, e bërë edhe më e rënduar nga problematikat e shumta me ujin, paçka se kjo zonë kufizohet nga tre lumenj. Dëgjova me vëmendje këto probleme por edhe propozimet e tyre për ta ndryshuar këtë situatë. Ne jemi pranë tyre dhe do të bëjmë gjithçka për të zhbërë këtë model të dështuar qeverisës. Një ndryshim që do të vijë përmes fuqizimit të qytetarëve dhe forcimit të llogaridhënies së pushtetarëve.

#partiademokratike #nëshërbimintuaj

Read More
07 Tet
0

Takimet në Dimal, Basha vizitë në biznesin e sipërmarrësit Miri Hoxha: Lufta kundër monopoleve dhe korrupsionit do t’i japë biznesit frymëmarrjen e nevojshme

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ishte sot më Probat të bashkisë Dimal, ku vizitoi biznesin e sipërmarrësin Miri Hoxha. Basha u njoh me problematikat e biznesit dhe nevojën që ka për mblshtetje. Sipas Bashës, lufta kundër monopoleve dhe korrupsionit do të çlirojë energji të jashtëzakonshme për ekonominë dhe do t’i japë biznesit frymëmarrjen e nevojshme.

“Kënaqësi të takoja e bisedoja sipërmarrësin Miri Hoxha dhe punojnësit e biznesit të tij në Probat. Folëm për situatën ekonomike dhe gjendjen e vështirë me të cilën po përballet shumica e familjeve të kësaj zone. Ne jemi në krah të çdo sipërmarrësi të ndershmëm, dhe në bashkëpunim me ta do të hartojmë programin e Partisë Demokratike, si alternativën e duhur në mbështetje të biznesit, duke krijuar kushtet e nevojshme për zgjerimin e sipërmarrjeve shqiptare dhe afrimin e investitorëve të huaj. Lufta kundër monopoleve dhe korrupsionit do të çlirojë energji të jashtëzakonshme për ekonominë dhe do t’i japë biznesit frymëmarrjen e nevojshme. Në këtë mënyrë biznesit i jepet mundësia të investojë, të rrisë pagat, të shtojë numrin e të punësuarve dhe të rrisë prodhimin.Ne do jemi çdo ditë pranë qytetarëve dhe sipërmarrësve, për të ndërtuar sëbashku një të ardhme më të mire për gjithë shqiptarët”, – shkruan Basha krahas videos së postuar në rrjetet sociale.

 

Read More
07 Tet
0

Sulmet e Hamas/ Reagon kryetari i PD, Lulzim Basha: Tronditëse! Qëndrojmë pranë popullit të Izraelit

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar për sulmet e Hamasit ndaj Iyraelit ditën e sotme. Në një postim në X, Basha shkruan se lutjet e tij shkojnë për viktimat e pafajshme dhe familjet e tyre, dhe i uron shërim të shpejtë të plagosurve.

Reagimi i plotë:

Thellësisht i tronditur nga sulmet terroriste të Hamasit kundër Izraelit. Mendimet dhe lutjet e mia janë me viktimat e pafajshme dhe familjet e tyre, dhe uroj shërim të shpejtë të plagosurve. Ne qëndrojmë pranë popullit dhe shtetit të Izraelit dhe miqve tanë në këtë orë të vështirë për ta.

Read More
07 Tet
0

Basha në familjen e Idajet Çelës në Samaticë: Një familje fisnike me kontribut të pakursyer për të djathtën

Gjatë qëndrimit në Dimal, kryetari i PD, Lulzim Basha, vizitoi edhe familjen e Idajet Çelës në Samaticë, familje e cila nuk ka reshtur asnjë sekondë së mbështeturi PD dhe të djathtën shqiptare.

“Pata kënaqësinë të vizitoja shtëpinë e Idajet Çelës, në Samaticë, Dimal; një familje fisnike me kontribut të pakursyer për të djathtën. Partia Demokratike do t’u ofrojë shqiptarëve një model të ngritur mbi vlerat dhe aktet e qendrestarëve. Një familje politike që harmonizon përpjekjet e brezave, nga themeluesit tek anëtarët me të rinj, për ta bërë një forcë bashkohore, të hapur, të fortë, që dëgjon qytetarët dhe kujdeset për ta e përmes të cilës shqiptarët të ndërtojnë të ardhmen që duan”, – shprehet Basha.

Read More
07 Tet
0

Fermerët e Goriçanit takohen me Bashën: Mungesa e tregut dhe mungesën e mbështetjes, shpesh herë na detyron t’i hedhim produktet

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ishte sot në fshatin Goriçan, në Berat, ku takoi fermerët e kësaj zone me të cilët ndau planin e PD për të kthyer vëmendjen ndaj bujqësisë, pasi sipas tij “Shqipëria ka mundësi pa fund, thjesht duhet që ato të shndërrohen në mirëqenie për qytetarët”.

“Me fermerët e Goriçanit, që me djersën e tyre e kanë kthyer këtë zonë në një nga më prodhueset. Dëgjova me vëmendje shqetësimet e tyre për mungesën e tregut, neglizhencën totale nga autoritetet përgjegjëse dhe mungesën e mbështetjes, që shpesh herë i detyron të flakin produktet, duke i çuar drejt falimentit. Prodhimet e tyre nuk duhet të mbushin kanalet, investimet e tyre nuk duhet të shkojnë dëm, ata dhe fermerët anembanë vendit meritojnë më shumë. Meritojnë një politikë që është në shërbim të tyre, që subvencionet dhe grantet e BE-së i përdor për të nxitur prodhimin vendas, jo klientelizmin korruptiv të qeverisë. Partia Demokratike është në krah të tyre, Shqipëria ka mundësi pa fund, thjesht duhet që ato të shndërrohen në mirëqenie për qytetarët tanë. Ky është synimi ynë, për këtë ne po diskutojmë dhe bashkëpunojmë me të gjitha gurpet e interesit, për të ndërtuar alternativën që qytetarët presin dhe meritojnë”, – shkruan Basha.

Read More
07 Tet
0

Zëdhënësja e PD, Mirela Karabanina: Aleancës së Kullave i është bashkuar së fundmi dhe aleanca e bashkëpunëtoreve të sigurimit të shtetit që hedhin baltë mbi PD-në

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina shprehet se aleanca e kullave, nongratave dhe e bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit nuk do ta mbajnë dot peng Partinë Demokratike të Shqipërisë.
Një postim në facebook, Karabina shkruan se sado të përpëliten nuk do t’i shërbejnë më padronit që i kërcënon me dosje sepse tashmë ato do t’i mësojë çdo shqiptar.

REAGIM I ZËDHËNËSES SË PARTISË DEMOKRATIKE

Aleanca e kullave, nongratave dhe e bashkëpunëtorëve të sigurimit të shtetit nuk do ta mbajnë dot peng Partinë Demokratike të Shqipërisë!

Aleancës së Kullave i është bashkuar së fundmi dhe aleanca e bashkëpunëtoreve të sigurimit të shtetit që hedhin baltë mbi PD-në. Pengjet e së shkuarës së tyre, janë në hall të madh.

Koha e tyre ka mbaruar!

Sado të përpëliten nuk do t’i shërbejnë më padronit që i kërcënon me dosje sepse tashmë ato do t’i mësojë çdo shqiptar. Sado janë munduar t’i fshijnë, gjurmët janë aty, të zezë mbi të bardhë. Prandaj janë tërbuar që pas iniciativës së Partisë Demokratikë për të hapur dosjet. Vjellin vrer në aleancën e tyre me bashkëpunëtorët e sigurimit nëpër media, por e kanë kot.

Balta dhe llumi i tyre as nuk e bëjnë dot pis dhe as e dëmtojnë PD-në!

Shqiptarët e kanë parë se kanë dështuar për turpin e tyre në sulmet ndaj PD-së dhe janë detyruar të lëpijnë vrerin që kanë derdhur.

Sot janë në përpëlitjen e fundit të marrisë së tyre, ku natën marrin leje ndërtimi dhe tendera e favore nga Rama, dhe ditën mundohen të fshihen duke sulmuar PD-në.

Ata janë në hall të madh, por halli i tyre nuk është halli i shqiptarve.

Dhe për hallin e tyre, nuk do t’i mbajnë shqiptarët më peng!

Read More