Blog

14 Tet
0

Denoncimi i PD: Drejtoritë Rajonale të OSSH Elbasan dhe Burrel, shpenzuan 822.6 milionë lekë për roje dhe sisteme sigurie alarmi

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Karabina dhe inxhinierim Azmer Duleviç, kanë denonocuar vjedhjen e radhës të institucioneve publike në vend.

Karabanina shprehet se aferat e qeverisëm si inceneratorët, Check up dhe sterilizimi u kanë kushtuar qytetarëve miliona euro, ndërkohë që Shqipëria renditet e fundit në Europë për të ardhurat për frymë dhe fuqinë blerëse sepse vjedhja dhe korrupsioni është në nivelet më të larta.

Ndërsa inxhinieri Duleviç ka sjell në vëmendje dy tendera të Drejtorisë Rajonale të OSSH Elbasan dhe Drejtorisë Rajonale të OSSH Burrel, të cilat do të shpenojnë në total 822.6 milionë lekë për roje dhe sisteme sigurie alarmi.

 

DEKLARATA E ZËDHËNËSES SË PARTISË DEMOKRATIKE, MIRELA KARABINA, DHE INXHINIERIT, AZMER DULEVIÇ

 

Përshëndetje,

 

Vjedhja dhe korrupsioni i qeverisjes së Edi Ramës çdo ditë po varfëron dhe vështirëson jetën e qytetarëve.

Paratë e tenderave dhe koncensioneve korruptive përfundojnë në xhepat e matrapazëve të korrupsionit.

Afera e inceneratorëve iu kushton shqiptarëve 430 milionë euro, sterilizimi i instrumenteve kirurgjikale 17 milionë euro, shërbimi i kontrollit shëndetësor “Check up” 120 milionë euro dhe shumë afera të tjera miliona e miliona euro, për zbardhjen e të cilave Partia Demokratike ka bërë një betejë publike, tashmë të faktuara si të drejta nga arrestimet dhe sekuestrimet e SPAK.

 

Pra, para ka por ato vidhen!

 

Ndërkohë që Shqipëria sot renditet e fundit në Europë për të ardhurat për frymë dhe fuqinë blerëse sepse vjedhja dhe korrupsioni është në nivelet më të larta. Varfëria mbetet një realitet i dhimbshëm ku shumica e vendeve të punës ofrojnë paga të ulëta që nuk përballojnë as minimunin jetik të nevojave për një familje.

Pothuajse 1/3 e shqiptarëve jetojnë me rreth 5 dollarë në ditë, këto familje nuk sigurojnë as ushqimin bazë për mbijetesë.

Studentët  dhe të rinjtë braktisin vendin pasi jo vetëm nuk investohet për to, për arsimim cilësor të tyre, por nuk u sigurohet as punë e as pagë dinjitoze për të ndërtuar një jetë të mirë.

Shqipëria bëhet një vend i mirë pasi ka potencial të jashtëzakonshëm, të cilat një qeveri e përgjegjëshme i shndërron në mirëqenie për qytetarët.

Ndaj, lufta kundër vjedhjes dhe korrupsionit, si një nga shkaktarët kryesorë të situatës së rëndë ekonomike në të cilën ndodhet vendi, është prioritet kryesor i Partisë Demokratike.

Partia Demokratike për qytetarë dhe në krah të tyre do të denoncojë çdo veprim që cënon interesin qytetar dhe pengon zhvillimin e vendit. Ajo i kërkon institucioneve përkatëse të reagojnë dhe të marrin masa dhe t’i shkojnë deri në fund ndëshkimit të zyrtarëve apo politikanëve të korruptuar që po varfërojnë Shqipërinë.

Inxhinieri Duleviç sot do të bëjë një tjetër denoncim të një tjetër afere korruptive, pasojat e të cilit vështirësojnë mbi qytetarëtjetën e qytetarëve.

 

DENONCIMI I INXHINIERIT, AZMER DULEVIÇ

 

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe edhe OSSH-SHA/ Drejtoria Rajonale Elbasan vazhdon me abuzimet me taksat e qytetarëve shqiptar dhe kryesisht qytetarëve të Elbasanit.

Në datën 29.09.2023 ka lidhur kontratën për Shërbim sigurie i ruajtjes fizike të ndërtesave, aseteve dhe njerëzve të Drejtorisë Rajonale të OSSH dhe FSHU Elbasan për roje dhe sisteme sigurie alarmi!

Vlera totale përfundimtare e kontratës me gjithë TVSH është 177.561.198,52 Lekë për 3 vite.

Thënë më thjeshtë për qytetarët, për roje Drejtoria e OSSH Elbasan do të paguajë 1 miliardë e 775.6 milionë lekë.

Se çfarë do të ruajë me 1.77 miliardë lekë OSSH e Elbasanit, hajde e mere vesh! Edhe po të vendosin nga një roje në çdo shtyllë elektrike, përsëri mbesin e teprojnë lekë në këtë abuzim.

Nga ana tjetër kemi mungesë të thelluar të investimeve në qarkun e Elbasanit në sistemin e shpërndarjes. Kemi zona kryesisht rurale që nuk janë ndërruar përcjellësit, ose telat elektrik siç I njohin qytetarët sot e 38 vite. Kemi përcjellësa të arnuar, kabina elektrike të para viteve 90 që në shiun e parë që bie qytetarët rrinë me orë të tëra pa energji elektrike nga rrjeti i amortizuar!

Pas PPP të famshme, duket se është gjetur një formë tjetër për të grabitur lekët e shqiptarëve sepse të njëjtën procedurë po bën dhe OSSH Burrel që ka shpallur tenderit për roje me një vlerë 64.512.541 Lekë (645 milion lekë). Pra është e papranueshme dhe e papjustifikueshme që për ruajtjen e sigurisë fizike në këto ambiente, të bëhet fjalë për vlera të tilla, sepse nuk e justifikojnë aspak qëllimin për të cilat po kryhen.

Prandaj Partia Demokratike do të denoncojë çdo vjedhje dhe abuzim që i bëhet qytetarëve të elbasanit, të Burrelit dhe në të gjithë Republikën e Shqipërisë.

Qytetarët e Elbasanit dhe të Burrelit dhe të gjithë vendit duhet ta dinë që fokusi i kësaj qeveria nuk janë ata por xhepat e pushtetarëve të Edi Ramës.

Faleminderit!

 

 

 

 

Read More
14 Tet
0

Basha, vizitë në një biznes të madh në zonën e ish-kombinatit: Reduktimi i taksave, ulja e çmimit të energjisë dhe karburantit, janë jetike për t’i krijuar frymëmarrje biznesit

Në Njësinë Administrative 6 në Tiranë, kryetari i PD, Lulzim Basha u ndal në një fabrikë sfungjeri në zonën e ish-kombinatit të drurit, ku bisedoi me punonjësit dhe drejtuesit e kësaj sipërmarrje. Sipas Bashës kriza që ka përfshirë biznesin e për pasojë edhe punëmarrësit vjen si pasojë e çmimeve dhe taksave të larta. “Reduktimi i taksave, përmirësimi i klimës së biznesit, ulja e çmimit të energjisë dhe karburantit dhe marrja e masave për të mbrojtur eksportet, janë zgjidhja e vetme në këtë situatë”, – tha Basha.

Statusi i plotë:

Pata kënaqësinë të takohem dhe të bisedoj me drejtues dhe punonjës të fabrikës së sfungjerit në ish-kombinatin e Drurit Misto Mame.

Rritja e çmimeve dhe taksat e larta kanë prekur si sipërmarrësit ashtu edhe punonjësit. Me rrogat e tyre bëhet gjithnjë dhe më e vështirë për të përballuar nevojat e përditshme.

Reduktimi i taksave, përmirësimi i klimës së biznesit, ulja e çmimit të energjisë dhe karburantit dhe marrja e masave për të mbrojtur eksportet nga kërcenimet siç ishte dhe zhvlerësimi fiktiv i Euros janë jetike për t’i krijuar frymëmarrje biznesit në përgjithësi, dhe atij fason në veçanti.

Mbështetja për këto kompani, përmes uljes së taksave, që t’ju japë atyre mundësinë të rrisin pagat por edhe subvencionimi për punonjësit e rinj, është një kontribut për shtimin e të punësuarve dhe krijimin e kushteve për një jetë më të mirë për shumë familje, që sot nuk plotësojnë as nevojat jetike.

#nëshërbimintuaj #partiademokratike

Read More
14 Tet
0

Turi i takimeve/ Basha nis ditën me banorë dhe sipërmarrës në njësinë administrative 6, në Tiranë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,  këtë të shtunë është ndalur në Tiranë për të ndarë ditën me qytetarët dhe sipërmarrësit në Njësinë Administrative 6.

Këtë vizitë Basha e ka nisur me një kafe mëngjesi me disa prej banorëve, dhe foton e ka ndarë në rrjetet sociale.

“Një kafe mengjesi me miq dhe bashkëpunëtorë në Qytetin e Nxënësve në kryeqytet ☕️☀️“, – shkruan Basha.

Kreu demokrat po vijon turin e tij në të gjithë Shqipërinë për të biseduar me qytetarët për hallet dhe problemet që ka shoqëria shqiptare.  Gjithashtu, Basha ka ndarë gjatë këtyre takimeve edhe vizionin e PD për të qenë në shërbim të vendit e shqiptarëve.

Read More
13 Tet
0

Basha vijon takimet në Lushnje, zhvillon bashkëbisedim me banorët e Allkajt

Kryetari i PD, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim edhe me banorët e njësisë administrative Allkaj në Lushnje. Situata e vështirë ekonomike ishte problemi që u diskutua, ndërsa sipas Bashës në kushtet e një rritje të madhe të çmimeve, shumë familje nuk përmbushin as nevojat jetike për ushqim.

Postimi i plotë:

Me banoret në Njësinë Administrative Allkaj, Lushnjë – biseduam për situatën ekonomike në vend.

Në kushtet e një rritje të madhe të çmimeve, shumë familje nuk përmbushin as nevojat jetike për ushqim. 1/3 e shqiptarëve jetojnë me rreth 5 dollarë në ditë, duke e renditur Shqipërinë në vendin më të varfër të rajonit.

Politikat aktuale kanë bërë që pasuritë e shumta të vendit, të kthehen në të mira materiale për një grup njerëzish në lidhje me qeverinë.

Shqipëria ka nevojë për ndryshim për ta bërë jetën e shqiptarëve më të mirë – për të hapur vende të reja pune, për t’u dhënë të rinjve tanë një të ardhme më të mirë këtu në vendin tonë.

Shqipëria ka mundësi pa fund, thjesht duhet që ato të shndërrohen në mirëqenie për qytetarët tanë. Ky është synimi i Partisë Demokratike, për këtë ne po diskutojmë dhe bashkëpunojmë me ekspertë të njohur dhe qytetarët shqiptarë.

#nëshërbimintuaj #partiademokratike

Read More
13 Tet
0

Basha me qytetarët e Lushnjes: Telenovelat e politikës, shfaqje shterpë për të mbuluar korrupsionin. PD do jetë në shërbim të njerëzve

Kryetari i Partisë Demokratike, takoi e bisedoi gjatë pasdites qytetarë e sipërmarrës në Lushnje me të cilët ndau projektin e PD për të qenë në shërbim të njerëzve.

Për një politikë në shërbim të tyre, që sipas Bashës dëgjon zërin e qytetarëve, që punon për të rritur mirqënien dhe le pas telenovelat e politikanëve.

Fola me shumë qytetarë dhe biznese të vogla në Lushnje për taksat e larta dhe kostot e rritura që kanë vendosur në vështirësi edhe prodhuesit edhe konsumatorët. Për korrupsionin që cënon mirëqenien dhe për largimin masiv të shqiptarëve në emigracion, sepse fatkeqësisht Lushnja , ashtu si dhe qytetet e tjera, nuk ofron mundësi për të ndërtuar të ardhmen dhe një jetë më të mirë.

Përpara tyre dhe gjithë qytetarëve shtrohet çdo ditë e më shumë pyetja, nëse do të vazhdojmë kështu apo do të punojmë të gjithë bashkë për njw ndryshim të vërtetë. Për një politikë në shërbim të tyre, që dëgjon zërin e qytetarëve, që punon për të rritur mirqënien dhe le pas telenovelat e politikanëve. Qellimi i ketyre telenovelave është që të fshehë klientelizmin dhe korrupsionin e politikës pas një shfaqje shterpë që nuk jep asgjë për njerëzit. Partia Demokratike është e vendosur të punojë bashkë me çdo shqiptar për të mundësuar këtë ndryshim, për të ndërtuar së bashku një të ardhme më të mirë.

Read More
13 Tet
0

Vizita në familjen e qëndrestarit të PD, Basha: Pa qëndresën e idealistëve si Llazari ne nuk do të ishim sot anembanë vendit, për të ndërtuar të ardhmen

Në kuadër të takimeve me qytetarë në Lushnje, kreu i PD Lulzim Basha vizitoi edhe familjen e qëndrestarit të PD, Llazar Prifti.

Basha shprehet se pa qëndresën e idealistëve si Llazari ne nuk do të ishim sot anembanë vendit, për të ndërtuar të ardhmen, që t’ju shërbejmë njerëzve.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të vizitoja shtëpinë e Llazar Priftit, në Toshkëz, Lushnje; qëndrestar dhe kontributor i pakursyer i të djathtës dhe i Partisë Demokratike.

Pa qëndresën e idealistëve si Llazari ne nuk do të ishim sot anembanë vendit, për të ndërtuar të ardhmen, që t’ju shërbejmë njerëzve, për t’u dhënë atyre alternativën tonë, për vende pune për të rinjtë tanë, për rritjen e të ardhurave për familjet shqiptare, që të kenë mundësi, arsim dhe shëndetësi më të mirë.

Për këtë ne qëndruam me vendosmëri në mbrojtje të vlerave dhe orientimit tonë properëndimor dhe sot po ndërtojmë Partinë Demokratike moderne, partinë e qytetarëve dhe anëtarëve dhe jo partinë e kryetarit. Sepse kryetarët ikin e vijnë, por demokratët dhe Partia Demokratike do të jetë këtu në shërbim të Shqipërisë dhe shqiptarëve!

#partiademokratike #nëshërbimintuaj

Read More
13 Tet
0

Basha me fermerët e Fier-Sheganit: Përballen me vështirësi të shumta si mungesa e mbështetjes për bujqësinë, mungesa e tregut, rritja e çmimeve, rënia e fuqisë blerëse

Kryetari i PD, Lulzim Basha, deklaroi sot nga Lushnja se shumë shpejt PD do të ketë gati program, ekipin dhe vizionin për të ardhmen dhe për një politikë në shërbim të tyre.

Basha u ndal e foli me fermerët e Fier-Sheganit me të cilët foli për zgjidhjet që Partia Demokratike,  po përgatit për të nxjerrë bujqësinë nga kriza.

 

POSTIMI I BASHËS:

 

Me banorë të Fier-Sheganit, diskutuam për problemet e tyre dhe për zgjidhjet që nevojiteb për ta.

 

Ata përballen me vështirësi të shumta, që nga mungesa e mbështetjes për bujqësinë, mungesa e tregut, rritja e çmimeve, rënia e fuqisë blerëse, largimi i të rinjëve, për shkak të mungesës së perspektivës nga keqqeverisja dhe korrupsionit i përhapur kudo.

Dëgjova me vëmendje sugjerimet e tyre për t’i dhënë fund kësaj situate. Partia Demokratike është në krah të tyre. Ne jemi çdo ditë pranë njerëzve, diskutojmë dhe bashkëpunojmë me ta, për të ndërtuar sëbashku alternativën që qytetarët presin. Shumë shpejt do të kthehem pranë tyre për t’i njohur ata me programin, ekipin dhe vizionin tonë për të ardhmen dhe për një politikë në shërbim të tyre.

Read More
13 Tet
0

Basha nga serat e fermerit, Armend Cjapi, në Fier-Shegan: Fondet e BE qeveria i ndan për resorte e vila të qeveritarëve

Duke qenë se Lushnja është një nga bazat më të rëndësishme të prodhimit bujqësor, kryetari i PD, Lulzim Basha, i ka kushtuar vëmendje të veçantë këtij sektori. Në Fier-Shegan, nga sera e fermerit Armend Cjapi, Basha ndërsa renditi problemet e bujqësisë,  drejtori gishtin e akuzës ndaj qeverisë që sipas tij, më vend që të ndihmojë fermerët,  fondet e BE i ndan për resorte e vila të qeveritarëve.

 

Postimi i Bashës:

 

Në Fier-Shegan, në serën e Armend Cjapit, me të cilin bisedova për problemet e shumta të sektorit të bujqësisë.

Dëgjova me vëmendje shqetësimet për mungesën e subvencioneve, për largimin e të rinjve, për mungesën e investimeve në infrastrukturë, që e bëjnë edhe më të vështirë përballjen me këtë realitëet të hidhur ekonomik. Një nga çështjet kryesore që kam dsikutuar gjatë në çdo takim me fermerët anembanë vendit, është ajo e korrupsionit me fondet e bujqësisë. Indinjata e tyre është e madhe, sepse kjo padrejtësi dëshmon jo vetëm babëzinë e kësaj qeverie, por edhe arrogancën me të cilën kanë tjetërsuar fondet IPARD të BE-së, që në vend që të shkojnë për fermerët, kanë shkuar për resorte për qeveritarët dhe klientët e tyre. Ndaj dhënia fund e pandëshkueshmërisë në çdo nivel të qeverisjes dhe lufta pa kompromis kundër korrupsionit, janë prioritare për Partinë Demokratike, implementimi i të cilave do të ndihmojë çdo sektor të jetës ekonomike dhe politike, duke prodhuar mirëqenie për qytetarët shqiptarë.

 

Read More
13 Tet
0

Takimet në Lushnje, Basha viziton familjen e ish-të persekutuarit Ramadan Toska

Kryetari i PD, gjatë ditës së sotme në Lushnje i ka kushtuar vëmendje të përsekutuarve dhe të dënuarve politikë të diktaturës, pasi Lushnja dhe fshatrat përreth u përcaktuan si vendi kryesor i internimeve dhe ndëshkimeve mizore nga ana e regjimit komunist. Basha ishte në familjen e persekutuar të Ramadan Toskës, ku tha se vuajtjet dhe sakrificat e tyre janë busulla jonë morale, njohja dhe nderimi i kalvarit të përndjekurve dhe pasardhësve të tyre janë jetike për rimëkmbëjen shpirtërore të kombit tonë.

Postimi i Bashës:

“I nderuar të isha për vizitë në familjen e Ramadan Toskës, i persekutuar politik.

Për dekada Lushnja dhe fshatrat përreth u përcaktuan si vendi kryesor i internimeve dhe ndëshkimeve mizore nga ana e regjimit komunist. Në kampet e kësaj zone vuajtën dënimin 30 mijë burra, gra, vajza, djem dhe të mitur. Vuajtjet dhe sakrificat e tyre janë busulla jonë morale, njohja dhe nderimi i kalvarit të përndjekurve dhe pasardhësve të tyre janë jetike për rimëkmbëjen shpirtërore të kombit tonë.”

 

Read More
13 Tet
0

Basha viziton Memorialin e të përndjekurve politikë në Lushnje: Detyrimet tona, materiale e morale ndaj tyre

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, vizitoi sot Memorialin e të përndjekurve politikë në Lushnje. Kreu demokrat tha se emri i PD duhet pastruar, duke braktisur çdo nuancë, çdo trend apo tundim intolerant, autokratik dhe delirant, që ka dëmtuar dhe dëmton ashtin dhe vlerat e saj.

“Te memoriali i të përndjekurve politikë në Lushnje, për të nderuar e kujtuar viktimat e regjimit më çnjerëzor në Europë. Detyrimet tona, materiale e morale, ndaj të përndjekurve dhe pasardhësve të tyre, janë shtysë për të reflektuar mbi rolin tonë si Parti Demokratike.

Për përgjegjësinë që kemi mbi supe për të mbrotjur atë që është e vlefshme nga trashëgimia jonë dhe nga historia e të djathtës. Për  pastrimin e emrit të saj, duke braktisur çdo nuancë, çdo trend apo tundim intolerant, autokratik dhe delirant, që ka dëmtuar dhe dëmton ashtin dhe vlerat e Partisë Demokratike”, – shkruan Basha në rrjetet sociale.

 

 

 

Read More