Blog

02 Tet
0

Basha uron studentët: Shqipëria do të bëhet më mirë jo duke ndëshkuar ata që largohen prej kushteve skandaloze në arsim, por duke investuar dhe…

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka uruar studentët dhe pedagogët për vitin e ri akademik. Në një postim në Facebook, Basha shkruan se në takime me studentë e pedagogë është njohur me probleme themelore të cilat përballen çdo ditë.

Ai gjithashtu thotë se ky vit akademik po nis me bojkot të mësimit nga studentët e Mjekësisë, të cilët me të drejtë kundërshtojnë ligjin anti-kushtetues dhe anti-demokratik të ndalimit të dhënies së diplomës së mjekut me kushtin e punësimit prej disa vitesh brenda vendit.

Sipas kreut të PD, Shqipëria do të bëhet një vend më i mirë jo duke ndëshkuar ata që kërkojnë të largohen për shkak të kushteve ku është katandisur arsimi universitar, por duke investuar në arsim dhe kërkim shkencor.

Postimi i plotë:

Sot në nisje të vitit të ri akademik i uroj studentëve dhe pedagogëve një vit të mbarë dhe të suksesshëm. Në takime me studentë e pedagogë  jam njohur me probleme themelore të cilat përballen çdo ditë: mungesa e mbështetjes për mirëkualifikimin e stafit akademik, arsimim jo cilësor e bashkëkohor, mungesë të infrastrukturës fizike e dixhitale, tarifa studimi të larta, politika jo mbështetëse për karrierë e punësim.

Fatkeqësisht, ky vit akademik po nis me bojkot të mësimit nga studentët e Mjekësisë, të cilët me të drejtë kundërshtojnë ligjin anti-kushtetues dhe anti-demokratik të ndalimit të dhënies së diplomës së mjekut me kushtin e punësimit prej disa vitesh brenda vendit.

Studentët largohen nga vendi jo nga dëshira por sepse nuk kanë mundësi, nuk kanë kushte, nuk kanë punë e pagë dinjitoze për të ndërtuar një jetë të mirë në vend, largohen nga shpërfillja e një qeverie që nuk i dëgjon dhe nuk i ofron siguri për të nesërmen.

Shqipëria do të bëhet një vend më i mirë dhe dëshirueshëm për studentët dhe pedagogët jo duke ndëshkuar ata që kërkojnë të largohen për shkak të kushteve ku është katandisur arsimi universitar, por duke investuar në arsim dhe kërkim shkencor, duke rishikuar tarifat studimore, duke ofruar mbështetje konkrete për arsimimin dhe punësimin e studentëve me paga dinjitoze.

#ndërtojmëtëardhmen #partiademokratike

Read More
01 Tet
0

Basha: Me politikat e qeverisë, të pasurit po pasurohen më shumë e të varfrit po varfërohen më shumë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha gjatë pasdites ka vazhduar  takimet me banorë në zonën e Pezë Helmësit dhe të Vaqarrit.

“Gjatë pasdites vijova takimet me banorë në zonën e Pezë Helmësit dhe të Vaqarrit. Varfëria mbetet një realitet i dhimbshëm për një pjesë të konsiderueshme të Shqipërisë, ku shumica e vendeve të punës në dispozicion, ofrojnë paga të ulëta që nuk përballojnë as minimunin jetik të nevojave për një familje, ndërsa mbështetja për bujqësinë nuk egziston në shumicën e fshatrave” – u shpreh Basha.

Sipas kreut të PD, Shqipëria është ndër vendet me  nivelin më të lartë të pabarazisë në Rajon, ndërsa thekson se “të pasurit po bëhen më të pasur dhe të varfërit me të varfër”.

“Shqipëria është ndër vendet me  nivelin më të lartë të pabarazisë në Rajon. Të pasurit po bëhen më të pasur dhe të varfërit me të varfër. Kjo ka sjellë rritje të emugrimit. Të rinjtë po largohen dhe ata që mbeten mezi ia dalin të përmbushin nevojat bazike. Shqipëria ka nevojë për një plan urgjent për t’u krijuar të rinjve kushte të mos largohen dhe pasuritë e shumta që ka Shqipëria t’i shndërrojë në mundësi për një jetë më të mirë për qytetarët e saj” – tha më tej Basha.

Read More
01 Tet
0

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka shprehur mbështetjen e tij ndaj SPAK në luftën e këtij institucioni kundër krimit të organizuar

Në postimin e tij në rrjetet sociale, Basha shprehet se çdo përpjekje e krimit të organizuar me mbështetje apo syshkelje politike për të intimiduar apo shënjestruar SPAK është destinuar të dështojë. Ai shton se kushdo që luan pisët me qëllim njollosjen e SPAK është i paralajmëruar se PD në krah të aleatëve strategjikë është në mbështetje të këtij institucioni.

REAGIM I KRYETARIT TË PD, LULZIM BASHA

Partia Demokratike mbështet fuqimisht dhe pa asnjë rezervë luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit në nivele të larta. Fundi i pandëshkueshmërisë është fillimi i ndryshimit të vërtetë për shqiptarët.

Çdo përpjekje e krimit të organizuar me mbështetje apo syshkelje politike për të intimiduar apo shënjestruar SPAK është destinuar të dështojë. Kushdo që luan pisët me qëllim njollosjen e SPAK është i paralajmëruar: PD në krah të aleatëve strategjikë është në mbështetje të SPAK.

Read More
01 Tet
0

Sulmi në Turqi, reagon Sekretari për Sigurinë Kombëtare dhe Koordinimin Euro-Atlantik në PD, Xhemal Gjunkshi: Dënojmë me ashpërsinë më të madhe këtë ngjarje të rëndë

Sekretari për Sigurinë Kombëtare dhe Koordinimin Euro-Atlantik, Xhemal Gjunkshi dënon aktin terrorist të ndodhur ditën e sotme në zemër të institucioneve më të rëndësishme të Turqisë.

Në reagimin e tij, Gjunkshi shkruan se Turqia, është një ndër aleatët më potencialë në NATO dhe do të dijë edhe kësaj here të tejkalojë pengesat që terrorizmi synon të ngjallë mes shteteve.

Reagimi i plotë:

Akti terrorist në zemër të institucioneve më të rëndësishme të Turqisë është një sulm kundër demokracisë dhe stabilitetit të vendit tonë mik.

Dënojmë me ashpërsinë më të madhe këtë ngjarje të rëndë dhe përcjell ngushëllimet më të thella dhe të sinqerta për humbjen e jetëve të efektivëve të rendit.  Shpreh bindjen se presidenti Erdogan dhe strukturat shtetërore janë të angazhuar plotësisht të vendosin para drejtësisë autorët e vërtetë të atentatit.

Turqia, një ndër aleatët më potencialë  në NATO do të dijë dhe kësaj here të tejkalojë pengesat që terrorizmi synon të ngjallë.mes shteteve. Liria dhe demokracia janë standarde  të pakthyeshme dhe armiqësia ndaj tyre do të ketë gjithmonë dështim të sigurt.

Read More
01 Tet
0

U caktua si raporter nga KiE për sekuestrimin e aseteve ruse/ Basha: Për mua është një përgjegjësi e madhe dhe një besim i madh, hera e parë që Shqipëria ka një raporter për një çështje kaq të rëndësishme

Basha: Agresioni i papaprovokuar, krimi që Putin ka lryer dhe po kryen ka një faturë të jashtëzakonshme mbi Ukrainën  në dëmin e pallogaritur të jetëve njerëzore të humbura të plagosura, të gjymtuara nga lufta, në dëmin e pronës publike e private. I njëjti agressor ka një rrjet të aseteve të veta, në vendet e G7 me një vlerë mbi 300 miliardë dollar, janë asete të Shtetit rus. Detyra ime si raporter i Këshillit të Europës është hartimi i një kuadri që do t’I propzohet vendeve anëtare por dhe vendeve jo-anëtare të Këshillit të Europës, me anë të cilit këto fonde të vihen në dispozicion të rindërtimit të Ukrainës. Për mua është një përgjegjësi e madhe dhe një besim i madh dhe është hera e parë që Shqipëria ka një raporter për një çështje kaq të rëndësishme. Dëmet duhen filluar nga ai që ka shkaktuar këtë dëm. Është një punë voluminoze dhe e komplikuar, por mendoj se do ja dalë me sukses kësaj pune. SHBA dhe BE paguajnë 1 miliardë euro në ditë për Ukrainën.  Është një përgjegjësi që e marrë me kënaqësi dhe si një shenjë besimi ndaj PD të Shqipërisë.

Read More
01 Tet
0

Deklaratat e Ramës për KFOR/Basha: E rrezikshme dhe e dënueshme, PD do të depozitojë nesër kërkesë për interperlancë me Ranën për këtë deklaratë

Kryetari i PD, Lulzim Basha,  gjatë një interviste në Euronews Albania, ka lajmëruar se PD do të kërkojë interpelancë me kryeministrin Rama që të sqarojë deklaratën e tij për largimin e policisë së Kosovës nga veriu.

Basha: Serbia është delja e zezë e Ballkanit është një vend i dyzuar dhe gjithmonë përdorin mjete të tjera për të zgjidhur problemet politike. Aleati më i ngushtë i Vuçiç është shpallur “Non Grata”.   Moska nuk e bën këtë për interesat serbe . Interesi i Moskës është të hap një front të dytë. Në këtë front të dytë po përdor qytetarët e një vendi tjetër.

Rama duhet të sqaroj nëse është i painformuar apo nëse po kërkon largimin e policisë së Kosovës nga Veriu. Të kërkosh që KFOR të vendoset në Veri të Kosovës nëse je i informuar do të thotë të largohet policia e Kosovës. Një deklaratë e tillë është e rrezikshme dhe e dënueshme dhe kur  vjen nga një autoritet i Serbisë e jo më të vijë nga cilido person me përgjegjësi publike në Shqipëri e aq më pak  nga Shefi i qeverisë shqiptare. Nëse Rama ka kërkuar largimin e policisë së Kosovës, Rama urgjentisht duhet të merret nën mbikëqyrje politike dhe të gjithë-anshme. PD do të depozitojë një kërkesë nesër për interperlancë me Ramën për këtë deklaratë

Read More
01 Tet
0

Reagimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për sulmin në Turqi

Në emrin tim dhe të PD dënoj ashpërsisht sulmin terrorist në Ankara. Jemi pranë popullit dhe qeverisë turke në këto momente dhe mbeshtesim luftë e saj kundër terrorizmit që është një kërcënim për mbarë botën. Uroj shërim të shpejtë policëve të plagosur nga sulmet e sotme.

Read More
01 Tet
0

Basha: Qeveria e ka lënë fshatin në mjerim, banorët në vështirësi të shumta ekonomike

Në Pezë Helmes, kreu i PD, u takua dhe bisedoi me një prej aktivistëve të kësaj zone, Qani Memën.

Në bisedën me zotin Mema, Basha u interesua për situatën ekonomike e sociale të kësaj zone, ndërsa vlerësoi zërin e fortë të Qaniut për të mbrojtur të drejtat e fermerëve të varfëruar nga keqqeverisja.

“Pata kënaqësinë të vizitoja familjen e Qani Memës, në  Pezë Helmes.

Qaniu është një zë i fortë në mbrojtje të të drejtave të  banorëve te zonës, të cilët janë

lënë në harresë nga pushtetarët vendorë dhe qendrorë.

Ai denoncon çdo ditë padrejtësitë që u bëhen banorëve të zonës nga pushteti lokal. Qaniu na tregoi të gjitha problemet, se si ai ka shkuar shumë herë te administratori i zonës, por situata mbetet e njëjtë. Gjendja ekonomike është e vështirë dhe banorët e kanë gjithnjë e më të pamundur të përballojnë jetesën në këto kushte, kur të gjitha çmimet janë rritur dhe mbeshtetja nga  qeveria mungon plotësisht”, – shkruan Basha.

Read More
01 Tet
0

Basha: Mirëpresim të gjithë ata duan një PD europiane, partnere me aleatët strategjikë. Kontributi i qëndrestarëve do të vlerësohet

Kënaqësi të takohem me Xhelal Merepezën, një kontributor i palodhur i PD. Idetë dhe sygjerimet e tij janë shumë të vlefshme për ringritjen e modernizimin e PD.

Në PD janë të mirëpritur të gjithë ata që duan një parti modern europiane në partneritet të ngushtë me aleatët tanë strategjik. Kontributi i qëndrestarëve nuk do të harrohet por do të vlerësohet dhe nderohet gjithmonë.

Read More
01 Tet
0

Turi i Bashës nëpër Shqipëri nuk ndalon as të dielën: Kreu i PD e nis ditën me takime në Ndroq

Kryetari i Partisë Demokratike,  Lulzim Basha,  këtë të dielë e nisi me një kafe në njësinë Administrative,  Ndroq. Në kuadër të turit të tij në të gjithë Shqipërinë,  Basha sot do ta kalojë ditën pikërisht me banorët e kësaj zone rurale të Tiranës, për të folur e ndarë problemet e zgjidhjet që duhen ofruar për fshatin e bujqësinë në për përgjithësi.

“Përshëndetje të gjithëve këtë mëngjes plot diell nga Ndroqi”, – shkruan Basha në Facebook

Read More