Blog

28 Sht
0

Indrit Sefa, sqaron përjashtimin e 11 deputetëve: Ishte vendim i Kryesisë së PDSH i marrë që para një viti

Sekretari ligjor i Partisë Demokratike, Indrit Sefa, ka sqaruar përjashtimin e 11 deputetëve nga Grupi Parlamentar i PD, ku shprehet se ky është një vendim i Kryesisë së PDSH që është marrë që para një viti.

REAGIM I SEKRETARIT PËR ÇËSHTJET LIGJORE NË PD

Në funksion të transparences dhe të debatit publik në lidhje me reflektimin e disa vendimarrjeve të orageneve të Partise Domkratike në vite, dua të theksoj se në datën 26.09.23 i është komunikuar Kuvendit të Shqipërise lista e përditësuar e Grupit Parlamentar të PDSH. Habia që ka kapluar disa deputet është sa për të qeshur aq dhe për të qarë. Kushdo që sot mendon se disponon të vërteten absolute nuk duhet të harrojë vendimarrjet e Kryesisë së PDSH të datës 10.01.2022 ku me votat e tyre përjashtuan dhe pezulluan po keta deputetë që sot i qajnë hallin. Kushdo që nuk njeh organet legjitime të PDSH-së dhe vetëpërjashtohet sa herë që nuk i vjen për shtat vendimarrja, nuk besoj se duhet të shqetësohet. Partia Demokratike nuk ka bëre asgjë më shume sesa i ka lehtesuar dilemen Hamletjane që i kishte pushtuar prej shumë kohësh këta deputetë dhe i ka dhënë mundesinë që të jene ligjerisht, fizikisht dhe menderisht aty ku ata kanë zgjedhur prej kohesh të jenë. Fatmirësisht Partia Demokratike me shumë kujdes administron të gjitha vendimarrjet dhe qendrimet e secilit të mbajtura në organet e brendeshme të PDSH për të gjitha çështjet siç është dhe ky rast. Memoria historike është aset i madh dhe domosdoshëm që na ndihmon mos të bejme gabimet e të kaluarës.

Read More
28 Sht
0

Situata e rënduar e sigurisë publike, reagon PD: Qytetarët kanë humbur besimin tek organet ligjzbatuese!

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE,  SEKRETARI PËR MARRËDHËNIET ME PUBLIKUN, EDVIN KULLURI

Situata e rënduar e sigurisë publike gjatë ditëve fundit, ku kanë humbur jetën tre persona dhe plagosur katër të tjerë ka trazuar sërish opinionin publik. Për shkak të humbjes së besimit tek organet ligjzbatuese, individë që mbartin konflikte të ndryshme e kanë gjetur zgjidhjen tragjikisht tek vetëgjysia. Krimet e paralajmëruara në zona të ashtuquajtura të  “nxehta” me konlikte të njohura për Policinë e Shtetit tregojnë dhe një herë se zgjidhja nuk ka qënë ligji por vetëgjyqësia.

Qeveria shqiptare pëmes ndryshimit të Ministrit të Rendit nuk po arrin dot për të disatin vit rradhazi ti përgjigjet situatës së rënduar kriminale në vend. Jemi sërish në të njëjtat kushte kur Policia e Shtetit është e paaftë në parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale, sa për shkak të energjive të cuara dëm në propagandë të Taulant ballës, aq edhe për zinxhirin e këputur të zotërimit të informacionit në komunitet.

Është e qartë se krimi nuk luftohet as me aktrimet e dobëta të Ministrit të Rendit, as me kërcënime boshe e aq më tepër duke rikthyer në nivelet drejtuese të Policisë së Shtetit oficerë të implikuar në hashashizimin e vendit në vitet 2014-2016.

Ndërkohë që Policia e Shtetit dhe prokuroritë e gjykatat e rretheve gjyqësore do kenë gjithë mbështetjen tonë publike në aksionet për goditjen e krimit ordiner, mbetemi të shqetësuar për  mosgoditjen në nivelet e kërkuara të kupolës së krimit të organizuar. Modeli fasadë  përbën një qajse jo eficente në të cilin drejtimi politik po e con situatën e rendit publik.

Partia Demokratike e Shqipërisë, inkurajon qytetarët dhe efektivët e Policisë së Shtetit që të rrisin bashkëpunimin në parandalimin e ngjarjeve të rënda kriminale. Mbetemi të vendosur në përcaktimin e sigurisë së jetës dhe pronës së qytetarëve si detyra themelore e qeverisë.

Read More
28 Sht
0

Basha sërish në Shkodër derë me derë: Të fuqizojmë qytetaret, t’ju shërbejnë atyre. Kjo është politika që duam të ofrojmë

Kryedemokrati Basha duket se ka kaluar edhe natën në qytetin e Shkodrës, pasi këtë mëngjes ai është shfaqur sërish në qytetin verior, në rrugën Bujar Bishanakum duke u takuar me banorë dhe biznese të vogla përgjatë saj. Duket se këto 2 ditë në Shkodër kanë qenë me një agjendë tepër të ngjeshur për kryetarin Basha, të cilat ai i ka ndarë në kohë reale me ndjekësit e tij edhe në faqen e facebook.

“Lagje më lagje, derë më, pranë njerëzve, për të dëgjuar ata e për të gjetur zgjidhjet më të mira për problemet e tyre të vloga e të mëdha. Kjo është politika që ne duam t’u ofrojmë qytetarëve, në shërbim të tyre, e jo të karrigeve.
Pasiguria ekonomike dhe kërcënimi i përditshëm i rendit nga krimi, e bëjnë përherë e më të vështirë jetesën e shkodranëve dhe qytetarëve anembanë vendit. Prandaj është e domosdoshme zhbërja e këtij modeli të dështuar qeverisës. Ky ndryshim do të vij përmes një bashkimi të vërtetë e të sinqertë te gjithe faktorëve shoqërore që kërkojnë fuqizimin e qytetarëve dhe forcimin e llogaridhënies te pushtetareve. Kështu nis ndryshimi i vërtetë, kështu mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për familjet shqiptare”, shkruan Basha kete paradite, duke e shoqerur postimin me nje album fotografik nga takimet gjate kesaj ecje.

 

Lagje më lagje, derë më, pranë njerëzve, për të dëgjuar ata e për të gjetur zgjidhjet më të mira për problemet e tyre të vloga e të mëdha.
Kjo është politika që ne duam t’u ofrojmë qytetarëve, në shërbim të tyre, e jo të karrigeve.
Pasiguria ekonomike dhe kërcënimi i përditshëm i rendit nga krimi, e bëjnë përherë e më të vështirë jetesën e shkodranëve dhe qytetarëve anembanë vendit. Prandaj është e domosdoshme zhbërja e këtij modeli të dështuar qeverisës. Ky ndryshim do të vijë përmes një bashkimi të vërtetë e të sinqertë të të gjithë faktorëve shoqërore që kërkojnë fuqizimin e qytetarëve dhe forcimin e llogaridhënies së pushtetarëve. Kështu nis ndryshimi i vërtetë, kështu mund të ndërtojmë një të ardhme më të mirë për familjet shqiptare.

 

Read More
28 Sht
0

Ngjarjet kriminale në vend, reagon Sekretari për Sigurinë Kombëtare dhe Koordinimin Euro-Atlantik, Xhemal Gjunkshi

Siguria dhe rendi janë tronditur sërish në vend  Në afro 50 orë nga përplasja me armë, kanë mbetur të vrarë tre persona   dhe pesë të tjerë janë plagosur, mes të cilëve dhe në rrezik për jetën. Në ngjarjen e rëndë në Rrëshen ku mbeti i vrarë një person, janë rrezikuar dhe banorët nga të shtënat e shumta që janë kryer nga atentatorët në distancë

Ky bilanc i rëndë dëshmon se qeveria ka dështuar prej kohësh në këtë sektor strategjik. Lufta kundër krimit dhe elementëve të lidhur me të nuk mund të bëhet me show propagande dhe aq më pak me deklarata pompoze sikurse po e bën stil të vetin qeveria Rama.

Nga ana tjetër është për tu theksuar se mbrapa përballjeve të forta, qëndrojnë dy elementë të fortë të historisë së krimit që gjithmonë injorohen nga qeveria në pushtet:

Hakmarrja dhe lufta për territorin dhe zotërimin e trafikut të drogës. Është evidente se policia ka dështuar në misionin e saj të mbrojtjes dhe sigurisë së komunitetit përsa kohë që në kupolën e saj ka lidhje të forta mes trafikantëve dhe drejtuesve të rendit në komisariate e më tej

Bëj apel që qeveria të jetë e përgjegjëshme dhe të reagojë menjëherë në përballjen e luftës ndaj krimit dhe bandave kriminale.

Read More
27 Sht
0

Basha e mbyll ditën në Shkodër me të rinjtë: Shqipëria do të bëhet ashtu siç e dëshiron kjo rini kaq e talentuar dhe e përkushtuar për ndryshim

Për të mbyllur ditën e tij shkodrane, kryetari i PD, Lulzim Basha, ka zgjedhur të rinjtë me të cilët ka zhvilluar një takim në mbrëmje duke folur për çështje që shqetësojnë ata.

“Mbrëmje e bukur me rininë e mrekullueshme shkodrane. Plot shpresë dhe besim se Shqipëria do të bëhet ashtu siç e dëshiron kjo rini kaq e talentuar dhe e përkushtuar për ndryshim”, – shkruan kreu demokrat krahas fotos së takimit me të rinjtë.

Read More
27 Sht
0

Basha, vizitë në një familje në Dajç: Degjova me vëmendje problemet e banorëve të zonës

Kreu i PD, Lulzim Basha ka zhvilluar një vizitë në familjen e Lek Kopshtit në Dajç të Shkodrës. Basha ka dëgjuar nga afër problemet dhe shqetësimet kryesore që po kalojnë familjet, si dhe ka marrë sygjerime se si mund të ndryshohet situata.

“Pasdite u ndala ne Dajç, në familjen e Lek Kopshtit. Degjova me vëmendje problemet, shqetësimet  por edhe sygjerimet për ta ndryshuar situatën. Kam qënë pranë këtyre banorëve edhe në momente kritike dhe kam mbetur gjithmonë i mahnitur nga forca, mençuria dhe sakrifica e tyre për të bërë gjithçka për një jetë më të mirë për familjet e tyre” – shkruan Basha në Facebook.

Read More
27 Sht
0

Basha në Shkodër, takim me biznesin eksportues: Tasat e rritura dhe çmimi i naftës po i çojnë drejt mbylljes. Ja si duhen mbështetur…

Gjatë vizitës në Shkodër, kryetari i PD, Lulzim Basha, i kushtoi vëmendje edhe sipërmarrjes që ashtu si edhe çdo sektor tjetër në vend, po vuan një krizë të thellë.

Basha ishte sot në kompaninë e prodhimit të veshjeve Melgushi, ku foli me drejtues e punonjës të kompanisë për problemet e biznesit.
Ai ndërsa renditi arsyet e krizës që janë rritja e taksave dhe kostove të prodhimit, premtoi se PD ka program për mbështetjen e biznesit.

“Një bashkëbisedim i hapur me punonjësit dhe sipërmarrësin e kompanisë së prodhimit të veshjeve Melgushi sh.p.k, e krijuar në vitin 1993. Me kapacitet prodhues rreth 40.000 njësi në ditë, kompania më së shumti eksporton në tregun italian. Sipërmarrje të tilla janë një mundësi e mirë për punësimin e grave dhe vajzave në zona të ndryshme të vendit.

Por, me rritjen e taksave, të faturave, të çmimit të naftës dhe të kostove të prodhimit, bizneset po përballen me vështirësi të mëdha. Shumë syresh janë detyruar të shkurtojnë numrin e punonjësve, madje disa prej tyre edhe kanë falimentuar.

Mbështetja për këto kompani, përmes uljes së taksave, që t’ju japë atyre mundësinë të rrisin pagat por edhe subvencionimi për punonjësit e rinj, është një kontribut për shtimin e të punësuarve dhe krijimin e kushteve për një jetë më të mirë për shumë familje, që sot nuk plotësojnë as nevojat jetike”, – shkruan Basha

 

Read More
27 Sht
0

E pret me flamurin e PD në prag të derës, Basha në familjen e Osman Shabës: Emocion dhe frymëzim

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha,  ishte sot në familjen e Osman Shabës në Shkodër, një nga familjet me tradita që u vu në ballë të kryengritjes antikomuniste të Postribës.

“I nderuar të isha sot në shtëpinë e Osman Shabës, familje me tradita e ndër të parët që kanë nisur kryengritjen antikomuniste në Postribë. Derë e madhe dhe frymezuese për çdo demokrat e shqiptar.

Flamuri i PD i vendosur në prag të derës ishte një moment emocionues, për mua dëshmi e vendosmërisë për të mos u dorëzuar përballë sfidave.

Kënaqësi të ndanim mendime dhe të degjoja këshilla të vlefshme që vijnë nga eksperienca, por dhe nga betejat e familjes se tij me regjimin komunist. Nje moment dhe për ti kërkuar ndjesë për premtimet e pambajtura dhe zotimet e tradhëtuara në këto 30 vjet në lidhje me të përndjekurit dhe qëndrestarët e regjimit komunist, një nga arkitrarët mbi te cilat u krijua dhe u rrit Partia Demokratike e Shqipërisë”, shkruan Basha në rrjetet sociale krahas fotove me familjen e Osman Shabës.

 

Read More
27 Sht
0

Denoncimi i PD: Qeveria abuzon me TEC-et në Vlorë. Energjia më e lirë në treg, sesa ta sigurosh përmes TEC-ve

Partia Demokratike ka akuzuon qeverinë se është duke abuzuar me dy anijet TEC të ankoruara prej një viti tanimë në Vlorë. Sipas PD, sot është më lirë të blesh energji në treg, sesa ta sigurosh atë përmes TEC-ve.

Përmes një deklarate për mediet nga selia blu, Mirela Karabina, zëdhënëse e PD dhe inxhinieri Azmer Duleviç, deklarojnë se përmes TEC-ve lundruese në Vlorë po kryhet korrupsion, i cili rëndon në kurriz të qytetarëve.

DEKLARATA NGA MIRELA KARABINA DHE INXHINIER AZMER DULEVIÇ

Përshëndetje!

Faleminderit që keni ardhur!

Abuzimi dhe shpërdorimi me pronat dhe taksat e shqiptarëve janë të kudondodhura, siç është rasti që do të denoncojë sot Inxhinier Azmer Duleviç mbi abuzimet nga Korporata Elektroenergjitike Shqiptare (KESH) për Tecet lundruese në Vlorë.

Aferat korruptive të kësaj qeverie tashmë të konfirmuara jo vetëm nga hetimet e Strukturës së Posaçme, SPAK, por dhe nga organizma ndërkombëtarë dëshmojnë sesi metastazat e korrupsionit janë përhapur në çdo ind të pushtetit.

Dhe kostot e këtij korrupsioni galopant i paguajnë qytetarët!

Partia Demokratike me modelin dhe kulturën e re politike për qytetarët dhe në shërbim të tyre do të denoncojë çdo abuzim që rëndon dhe vështirëson jetën e qytetarëve të saj dhe do të mbështesë pa asnjë rezervë organet e drejtësisë për dënimin e akteve korruptive.

Ftoj Inxhinier Duleviç të denoncojë aferën e rëndë korruptive.

Reagim për abuzimet nga ana e KESH për Tecet lundruese në Vlorë

Në datën 1 tetor 2022 KESH ka marrë dy anije, Tece lundruese, me qera për dy vite për prodhim energjie.

Sot, gati  një vit pasi anijet janë ankoruar në Vlorë, prej tyre nuk është prodhuar as edhe një MËH energji elektrike. Sipas kontratës që mbahet e fshehtë nga ana e KESH por që është bërë publike dhe është e njohur, vetëm për qiranë ditore nga taksat e qytetarëve shqiptarë do te paguhen 63 mije euro në ditë, pa përfshirë mirëmbajtjen dhe karburantin.Nw total për dy vite nga taksat e qytetarëve do të merren mbi 72 milion euro.

KESH me firmën e drejtorit të saj sapo ka shpallur fituesin e tenderit me vlerë 7.2 mln euro që do jetë vetëm për depozitimin e karburantit. Vlera e karburanit që është parashikuar të blihet nga KESH në muajin dhjetor i kalon 100 milionë euro.

Nga të dhënat që kemi nga bursa hungareze, çmimi i energjisë sot është rreth 120 euro/Mëh, ndërkohë po të vihen në punë dy tecet çmimi i MËH i kalon 200 euro pa llogaritur ndotjen.

Kështu që, më lirë bie ta blejmë energjinë në bursë sesa ti ndezim këto 2 Tece lundruese.

Ajo që duhet të dinë qytetarët nuk është gjë tjetër veçse një aferë e radhes që po bëhet me energjinë dhe sesi po shpërdorohen taksat e tyre.

A kanë filluar pagesat për 2 tecet që nuk punojnë?

A funksionon bursa Alpex?

Kur do të kryhen transaksionet e energjisë me Kosovën?

Ndërkohë  KESH vazhdon shet dhe blen energji jashtë bursës Shqiptare ALPEX,  gjë që i ka kushtuar xhepave të qytetarëve mbi 4.4 mln euro për ngritjen e platformës dhe trajnimin e stafit.

Sistemi elektro-energjetik nuk mbahet në këmbë me presione ndaj rritjes së çmimit të energjisë për familjarët e pensionistët por duke pasur vizion dhe një plan të qartë Tekniko-ekonomik, që për fat të keq nuk e ka.

Por kjo është Qeveria e Edi Ramës që në vend të shërbimit ndaj qytetarëve, prioritet ka përfitimin dhe pasurimin në kurriz të tyre!

Read More
27 Sht
0

Kreu i PD takim me drejtues të shoqatës së Ish-të përndjekurve politikë në Shkodër: Biseduam për hapat që duhet të hedhim sëbashku për të shëruar plagët e të shkuarës

Gjatë takimeve në Shkodër, kryetari i PD, Lulzim Basha, zhvilloi një takim më drejtues të shoqatës së Ish-të përndjekurve politikë në Shkodër. Gjatë bisedës me Zenel Drangun dhe Angjelin Dabërdakun, Kryetarin dhe Sekretatin e kësaj Shoqate, si dhe me ish të përndjekur të tjerë, Basha e fokusoi bisedën për hapat që duhet të hedhim sëbashku për të shëruar plagët e të shkuarës, duke shlyer detyrimin e madh që kemi ndaj shtresës që sakrifikoi gjithçka për lirinë në vitet më të errëta për vendin tonë.

“Shoqata e ish-të Përndjekurve Politikë në Shkodër meriton respektin dhe mirënjohjen tonë të thellë, për punën dhe kontributin e vyer në rehabilitimin dhe përkujtimin e të përndjekurve politikë gjatë diktaturës komuniste.

Ishte kënaqësi të bashkëbisedoja këtë paradite me Zenel Drangun dhe Angjelin Dabërdakun, Kryetarin dhe Sekretrin e kësaj Shoqate, si dhe me anëtarë të tjerë të saj, për hapat që duhet të hedhim sëbashku për të shëruar plagët e të shkuarës, duke shlyer detyrimin e madh që kemi ndaj kësaj shtrese të shoqërisë, që sakrifikoi gjithçka për lirinë në vitet më të errëta për vendin tonë”, – shkruan Basha në Facebook

Read More