Blog

23 Sht
0

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua me sipermarrës, fermer dhe banorë në Gramëz

Mungesa e mbështetjes për bujqësin dhe vështirësit e shumta, kanë bërë që shumë të rinj të largohen nga vendi ndërsa baborët e mbetur mezi e mbyllin muajin. Kjo është ajo çka u evidentua gjatë takimit që Basha zhvilloi me banorët e këtij fshati të Krujës

“Qytetarë të varfër, korrupsion i lartë. Ky është realiteti sot”, – tha kreu i PD.

“Me këtë qeverisje vendi po rrëshqet çdo ditë e më shumë në ekonominë e centralizuar të oligarkëve dhe koncesioneve, duke shpartalluar çdo ditë e më shumë lirinë ekonomike dhe ekonominë e tregut.”

Sipas Bashës, vendimi i Brukselit për pezullimin e granteve për bujqësinë të programit IPARD, tregon babëzinë e kësaj qeverie, që abuzon edhe me fondet e BE.

“Fundi i pandëshkueshmërisë së korrupsionit në nivelet e larta, është fillimi i fundit të tranzicionit dhe ndryshimi i vërtetë që shqiptarët presin.

SPAK nuk duhet të ndalet, por duhet t’i shkojë deri në fund hetimit për dosjet e korrupsionit, që prej vitesh janë në zyrat e saj. Është i domosdoshëm miratimi i një pakete ligjore kundër krimit dhe korrupsionit qeveritar, duke i hequr çdo pengesë dhe dhënë mbështetje të pakushtëzuar SPAK, si për dënimin e korrupsionit edhe për sekuestrimin e pasurive që vijnë nga këto afera”, – u shpreh Basha gjatë bisedës me fermerët e fshatit Gramëz.

Read More
23 Sht
0

“E ardhmja e vendit”, Basha takim me të rinjtë e Krujës: Duhet punuar pa humbur kohë për mirëqenien e tyre

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim të rinjtë e qytetit të Krujës.

Basha ka ndarë foto nga takimi në Facebook, ku shkruan se rinia është e ardhmja e vendit dhe se duhet punuar pa humbur më kohë për ta dhe mirëqenien e tyre.

Postimi i plotë:

Tani pasdite u takova me të rinj dhe të reja krutanë. Rinia është e ardhmja jonë, dhe ne duhet të punojmë pa humbur më kohë për ta dhe për mirëqenien e tyre.

#partiademokratike #nesherbimintuaj

Read More
23 Sht
0

Basha viziton familjen e ish-të përndjekurit politikë Zyber Sallaku në Krujë

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka vizituar familjen e ish-të presekutuarit politikë Zyber Sallaku në Krujë.

Basha shprehet se shoqëria jonë u ka borxhe të mëdha të përndjekurve politikë dhe sipas tij është i domosdoshëm nderimi i sakrificave të tyre, edhe përmes ngritjes së muzeut në kujtim të viktimave të komunizmit.

Postimi i plotë:

Sot në Krujë tek familja e Zyber Sallaku, ish-i persekutuar politik.

Shoqëria jonë u ka borxhe të mëdha të përndjekurve politikë. Është i domosdoshëm nderimi i sakrificave të tyre, edhe përmes ngritjes së muzeut në kujtim të viktimave të komunizmit dhe monumenteve të tjera të kujtesës.

Që historia e genocidit komunist në Shqipëri të mos gjejë kurrë, jo vetëm asnjë avokat, por asnjë personazh që ka lidhje me atë regjim, duhet rishikuar legjislacioni për pastërtinë e figurës së zyrtarëve.

Read More
23 Sht
0

Basha pas takimeve me qytetarë dhe sipermarrës në Krujë: Folëm për situatën ekonomike dhe gjendjen e vështirë me të cilën po përballet shumica e familjeve krutane

Kreu i PD Lulzim Basha, pas takimeve që zhvilloi sot në qytetin e Krujës me qytetarë dhe sipërmarrës shprehet se është folur për gjendjen e vështirë me të cilën po përballet shumica e familjeve krutane.

Në një postim në Facebook, Basha shkruan se sot të ardhurat e shumicës së shqiptarëve në raport me çmimet janë më të ulëtat në Europë sepse korrupsioni në Shqipëri është në nivelet më të larta.

Statusi i Bashës:

Kënaqësi të takoja e bisedoja paradite me qytetarë dhe me sipërmarrës në Krujë.

Folëm për situatën ekonomike dhe gjendjen e vështirë me të cilën po përballet shumica e familjeve krutane.

Sot, të ardhurat e shumicës së shqiptarëve në raport me çmimet janë më të ulëtat në Europë, sepse fatkeqësisht korrupsioni në Shqipëri është në nivelet më të larta.

Ne do jemi tërësisht në shërbim të njerëzve, që t’i ndihmojmë gjithë familjet shqiptare të ndërtojnë një të ardhme më të mirë. Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm!

 

Read More
23 Sht
0

Basha me sipermarrësit krutanë: Shqipëria ka potencial të jashtëzakonshëm! Në shërbim të njerëzve për të ndërtuar një të ardhme më të mirë

Në vijim të turit të takimeve me qytetarët,  kryetari i PD Lulzim Basha, është ndalur sot në Krujë, duke nisur takimet me qytetarë dhe sipërmarrës të këtij qyteti.

Në keto takime, theksi u vu tek situata ekonomike dhe gjendja e vështirë me të cilën po përballet shumica e familjeve.

Sot të ardhurat e shumicës së shqiptarëve në raport me çmimet janë më të ultat në Europë, sepse Shqipëria renditet ndër 10 vendet më të korruptuara në botë, sipas perceptimit të qytetarëve të saj.

“Ne do jemi tërësisht në shërbim të njerëzve, që ti ndihmojmë gjithë familjet shqiptare të ndërtojnë një të ardhme më të mirë. Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm”, – u shpreh Basha.

Qytetarë të varfër, korrupsion i lartë!

Ky është realitetit që u pa edhe nga dosja e Inceneratorëve ku qeveria vepronte si organizatë kriminale në vjedhjen e 430 milionë eurove nga xhepat e qytetarëve më të varfër të Europës.

Pas mashtrimit që u bëri bizneseve të vogla dhe të vetëpunësuarve, të cilët shumë shpejt do të përballen me faturë taksash më të lartë; pas mashtrimit publik që bëri mazhoranca me nevojën për rritjen e pagave në sektorin publik, por që përfundoi në rritje shumëfish vetëm të pagave për qeveritarë e deputetë dhe jo për masën e madhe të punonjësit publik, si mjekë e arsimtarë, qeveria ka planifikuar të tjera taksa e pagesa shtesë për të rënduar më tej buxhetet familjare dhe të bizneseve.

Read More
23 Sht
0

Basha viziton familjen e aktivistit të PD: Do t’u ofrojëmë shqiptarëve një model të ri bazuar mbi vlera dhe aktet e qendrestarëve

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka zhvilluar një tjetër takim me një familje demokrate.

Në një postim në Facebook, Basha shkruan se Partia Demokratike do t’u ofrojë shqiptarëve një model të ri bazuar mbi vlera dhe aktet e qendrestarëve.

Postimi i plotë:

Një bashkëbisedim miqësor në familjen e Pren Cakës, një aktivist dhe kontributor i pakursyer i PD.

Partia Demokratike do t’u ofrojë shqiptarëve një model të ri bazuar mbi vlera dhe aktet e qendrestarëve. Për ta modernizuar, hapur dhe forcuar familjen tonë politike dhe për ta kthyer në alternativën që presin shqiptarët.

Read More
23 Sht
0

McGonigal pranoi akuzat e lidhura me Shqipërinë, Basha: Të vërtetën nuk mund ta ndalë askush! Shpagim për demokratët që u sulmuan nga Rama e Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar pas pranimit të akuzave nga Charles McGonigal, ish-shefi i kundërzbulimit në FBI lidhur me Shqipërinë. Mes tyre, McGonigal u përgjigj me “Po” kur u pyet nëse kishte hetuar një lobist të një partie kundërshtare të Ramës, ndonëse pa emra.

Kryedemokrati shkruan se të vërtetën nuk mund ta ndalë askush dhe e cilëson shpagim për demokratët që u vunë nën sulme nga Edi Rama dhe Sali Berisha.

Postimi i plotë:

Të vërtetën nuk mund ta ndalë askush, sado të vonojë, sado të investohet kundër saj, sado baltë të hidhet për ta mbuluar.

Mbi të gjitha, kjo e vërtetë është shpagim për demokratët që u vunë nën sulme për t’u bërë pis e për t’u dëmtuar jo vetëm nga Edi Rama, por edhe nga Sali Berisha.

Read More
22 Sht
0

Kreu i PD kafe dhe bisedë të hapur me qytetarë të Tiranës te Pazari i Ri

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka vijuar edhe gjatë pasdites takimet derë më derë, për të dëgjuar e bashkëbiseduar me qytetarët. Situata ekonomike është e veshtirë, papunësia e lartë, çmimet janë rritur dhe vëmendja e qeverisë mungon. Qytetaret duan një alternativë ndryshe, që kujdeset për ta dhe jo për hallet e  atyre që luftojnë për poste e karrige!

Partia Demokratike do të jetë kjo alternativë!

Lufta kundër korrupsionit është prioriteti i PD, – tha zoti Basha. “Për këtë, krahas mbështetjes, inkurajoj dhe SPAK të vijojë luftën kundër korrupsionit, si jetike për ti dhënë fund pandëshkueshmërisë dhe çuar para drejtësisë të korruptuarit”. Po kështu, qytetarët kanë mirëpritur propozimet e Partise Demokratike për listat e hapura, vetingun e politikanëve, votën e diasporës dhe zgjedhjen e presidentit nga populli.

Kthimi i besimit të qytetarëve të vota dhe politika, është kontribut i rëndësishëm për ndryshimin qe duan dhe presin shqiptarët.

 

Read More
22 Sht
0

Deputetja Eralda Tase: Drejtuesi jo legjitim i Akademisë së Shkencave, po kërkon fonde shtesë nga xhepat e qytetarëve

Deputetja Eralda Tase: Drejtuesi jo legjitim i Akademisë së Shkencave, po kërkon fonde shtesë nga xhepat e qytetarëve

Deputetja e Partisë Demokratike, Eralda Tase shprehet se drejtuesi jo legjitim i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushu po kërkon fonde shtesë për rritjen e nivelit.

Tase në reagimin e saj thotë se një njeri si ish ministri i Partisë Komuniste i përkëdhelur nga kryeministri Rama, që  janë kaluar ligje në parlament vetëm që ai të zgjidhet në krye të institucionit, u dashka që shqiptarëve t’u merren para për xhepat e tij.

Postimi i plotë:

Drejtuesi jo legjitim i Akademisë së Shkencave kërkon fonde për rritjen e nivelit.

Një njeri i tillë, i përkëdhelur nga Edi Rama i cili kërcënoi në 2019 se nëse ish ministri i Partisë Komuniste nuk do të zgjidhej në krye të akademisë, qeveria do të ndërpriste fondet.

Pikërisht sot, kjo figurë, e politizuar dhe e korruptuar kërkon fonde kinse për akademinë.

Për Skënder Gjinushin janë kaluar ligje në parlament që i heqin autoritetin Presidentit të Republikës, vetëm që ai të zgjidhet në krye të institucionit më progresiv dhe përparimtar të vendit.

Po për hatër të Skënderit u dashka që shqiptarëve t’u merren para për xhepat e tij.

Sciencia est potentia, por jo kur paratë e buxhetit të shtetit shkojnë për një individ i cili ka lundruar në ujrat e shkencës vetëm sepse ka marrë karburant nga politika meskine e nepotizmave dhe kotësisë.

Read More
22 Sht
0

Basha takohet me banorë dhe përfaqësues të bizneseve të vogla në Sauk të Tiranës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me baorë dhe përfaqësues të bizneseve të vogla zonën e Saukut në Tiranë.

Basha ka shpërndarë foto nga takimi në Facebook, ku shkruan se ka biseduar për situatën ekonomike dhe mënyrën se si t’i jepet mundësi qytetarëve e familjeve të tyre të kenë një jetë më të mirë.

Postimi i plotë:

Me banorë dhe përfaqësues të bizneseve të vogla në Sauk, Tiranë duke biseduar për situatën ekonomike dhe mënyrën se si do të përballemi me vështirësitë dhe t’i japim mundësi qytetarëve e familjeve të tyre të kenë një jetë më të mirë.

#PartiaDemokratike #NëShërbiminTuaj

Read More