Blog

22 Sht
0

Këshilltarët Bashkiak të Qarkut të Tiranës dhe degët e PD, takim konsultues me IRI-n

Ditën e sotme është zhvilluar një takim konsultues në bashkëpunim të Institutit Republikan Amerikan IRI dhe Këshillave Bashkiak të Qarkut Tiranë, sëbashku me degët e Partisë Demokratike.

Në njoftimin e PD thuhet se qëllimi i takimit është për të forcuar kapacitetet e degëve lokale dhe këshillave bashkiak për të adresuar problemet dhe shqetësimet kryesore të komuniteteve lokale.

NJOFTIM I PARTISË DEMOKRATIKE

Sot u zhvillua një takimi konsultues në bashkëpunim të Institutit Republikan Amerikan IRI dhe Këshillave Bashkiak të Qarkut Tiranë, sëbashku me degët e PDSH. Qëllimi i takimit është për të forcuar kapacitetet e degëve lokale dhe këshillave bashkiak për të adresuar problemet dhe shqetësimet kryesore të komuniteteve lokale.

Qëllimi i takimit konsultues është për të forcuar aftësitë qeverisëse të partive politike dhe lidhjen e degëve të partive lokale me komunitetet e tyre. Instituti Republikan Amerikan do të mbështesë PDSH në zhvillimin e programeve të qeverisjes lokale për të adresuar problemet reale të komuniteteve lokale për të qënë më afër interesit të qytetarëve.

Në bashkëpunimi me Institutin Republikan Amerikan gjithashtu do të fuqizojë rolin e Këshillave Bashkiak për të nxitur më shumë instrumentat kontrollues, transparencës së buxheteve lokale dhe koordinuar aksionin opozitar ndaj afera korruptive të qeverisjes lokale.

Read More
21 Sht
0

Platforma e PD për Reformën Zgjedhore, Basha riposton 6 pikat: Do t’i jap fund këtij sistemi të deformuar që i përjashton qytetarët nga vendimmarrja

Keyetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se prezantimi i platformës pë Reformën Zgjedhore nga PD, i’u jep qytetarëve shqiptarë mundësinë të zgjedhin dhe të përfaqësohen sipas vullnetit të tyre.

Në një postim në Facebook, Basha ka ripërsëritur 6 pikat e platformës ku sipas tij do t’i jap fund këtij sistemi të deformuar që i përjashton qytetarët nga vendimmarrja.

Postimi i plotë:

Sot prezantuam platformën tonë për Reformën Zgjedhore, që i’u jep qytetarëve shqiptarë mundësinë të zgjedhin dhe të përfaqësohen sipas vullnetit të tyre. Për t’i dhënë fund këtij sistemi të deformuar që i përjashton qytetarët nga vendimmarrja:

1️⃣ LISTA TË HAPURA
Votuesit të kenë mundësi të zgjedhin vetë deputetin, jo kryetari

2️⃣ VETTING PËR POLITIKANËT
Pastrim i politikës nga të korruptuarit dhe personat me lidhje kriminale

3️⃣ BARAZIA E VOTËS
Numri i votuesve për mandat deputeti të jetë i njëjtë në të gjithë vendin

4️⃣ VOTA E DIASPORËS
Shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të kenë mundësi të votojnë në zgjedhje nga aty ku jetojnë

5️⃣ PRESIDENT NGA POPULLI
Presidenti të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli

6️⃣ FUND IMUNITETIT NGA NDJEKJA PENALE
Asnjë imunitet për parlamentarët dhe qeveritarët që hetohen nga SPAK

Read More
21 Sht
0

“Votimi dhe numërimi elektronik jep siguri”, Alibeaj në prezantimin e Reformës Zgjedhore: Nuk lejon që partitë politike të shndërrohen në organizma që prodhojnë një ushtri komisionerësh

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj në fjalën e tij gjatë prezantimit të Platformës Zgjedhore, është shprehur se votimi dhe numërimi elektronik duhet të shtrihen në të gjithë Shqipërinë, pasi sipas tij, është një mjet që jep siguri.

Alibeaj tha se votimi dhe numërimi elektronik në përvojat e mëparshme ka rezultuar i suksesshëm, përfshi edhe 14 majin.

Më tej ai tha se kjo nuk lejon që partitë politike të shndërrohen në organizma që prodhojnë një ushtri komisionerësh.

“Përvojat e mëpërshme dhe ato në zgjedhjet e 14 majit, e kaluan testin. Sot votimi dhe numërimi elektronik besoj se është një mjet i mirë që jep siguri, por eleminon edhe politizimin e garancive të ruajtjes së votës. Procesi zgjedhor duhet të dalë nga kurthi i madh i justifikuar dikur, por sot me teknologjinë të marrë besueshmërinë e duhur.

Nuk mund të ndodhë që partitë politike të shndërrohen në organizma që prodhojnë një ushtri komisionerësh pafund, duke ia marrë interesin public atë që është garancia e votës së publikut. Përderisa shqiptarët i besojnë paratë e tyre teknologjisë, atëherë do t’i besojnë edhe votën e tyre teknologjisë. Do të votojnë si diasporë, pra si emigrantë, jo vetëm shqiptarët që kanë ikur dikur dhe tani janë me letra, por do të duhet të votojnë edhe ata që nuk kanë mundur të zyrtarizojnë qëndrimin e tyre jashtë shtetit. Ky ka qenë qëndrimi i KQZ-së dhe i kundërshtuar fortë nga ana jonë. Ka pasur një tentativë nga ana e KQZ-së për të ecur me idenë e votimit në ambasada apo me postë. Proces zgjedhor i diasporës që menaxhohet nga duar të këtij pushteti është jo i besueshëm. Teknologjia e informacionit besoj i kënaq të gjitha interesat e sigurisë të partive politike.

Kemi përgatitur një ligj të ri për partitë politike. Besoj që një nga nevojat e mëdha, një nga kontribuesit kryesorë, janë jo vetëm sistemi zgjedhor, por edhe ai partiak. Po ashtu edhe ndryshimi i ligjit për financimin e partive politike” – është shprehur Alibeaj.

Read More
21 Sht
0

PD prezanton platformën e Reformës Zgjedhore, Basha: I shtrijmë dorën gjithkujt që lë mënjanë ndasitë për t’u bërë bashkë për këto 6 pika

Partia Demokratike ka prezantuar ditën e sotme Reformën Zgjedhore. Kryedemokrati, Lulzim Basha në fjalën e tij tha se për PD, kjo nuk është një mundësi për të shtrirë horizontin drejt një kushtetute të re.

“Për PD, kjo nuk është thjeshtë vetëm një mundësi për të trajtuar problemet e bëra mullar nga zgjedhjet e kontestuara.

Por edhe një mundësi për të shtrirë horizontin drejt një kushtetute të re” – tha Basha.

Kreu i PD gjithashtu i ka shtrirë dorë gjithkujt që lë mënjanë ndasitë për t’u bërë bashkë për Reformën Zgjedhore.

“Ne shtrijmë sot dorën ndaj çdokujt që të lënë mënjanë ndasitë e të bëhemi bashkë për një reformë të rëndësishme” – u shpreh Basha.

Më tej ai prezantoi edhe 6 pikat e platformës së PD. Pika e parë ka të bëjë me listat e hapura, ku sipas PD votuesit të kenë mundësi të zgjedhin vetë deputetin, jo kryetari.

 

Pika e dytë është vettingu për politikanët, që do ketë si qëllim pastrim i politikës nga të korruptuarit dhe personat me lidhje kriminale. Sipas Bashës, “vetingu i politikanëve garanton që listat e hapura të mos kthehen në ankand për pastrimin e parave kriminale.  Listat e hapura marrin kuptim nëse i japim fund pabarazisë së votës”.

Pika e tretë ka të bëjë me barazinë e votës. Në platformën e PD barazia e votës vjen duke bërë që numri i votuesve për mandat deputeti të jetë i njëjtë në të gjithë vendin. Ndërsa Basha për këtë pikë u shpreh se “Shqipëria të jetë një zonë elektorale si Kosova, ose si vendet e BE. Të hapur edhe për ndarje me 3 ose 4 zona elektorale”.

 

Vota e diasporës është pika e katërt e platformës së PD. Për të Basha shprehet se shqiptarët që jetojnë jashtë vendit, të kenë mundësi të votojnë në zgjedhje nga aty ku jetojnë.

 

Pika e pestë parashikon që Presidenti të zgjidhet nga populli. Sipas kreut të PD, paaftësia për mos zgjidhjen e krizave politike ka çuar në kriza kushtetuese. Duhet një president I zgjedhur nga populli.

Ndërsa pika e gjashtë është heqja e imunitetit nga ndjekja penale, ose thënë ndryshe asnjë imunitet për parlamentarët dhe qeveritarët që hetohen nga SPAK.

Read More
21 Sht
0

Kreu i PD pret delegacionin nga Ukraina: Po përballen me guxim heroik kundër agresorit rus

Kryetari i Partise Demokratike, Lulzim Basha, njëherësh reporter i Këshillit të Europës për konfiskimin e aseteve ruse dhe përdorimin e tyre për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, u takua me një delegacion nga Ukraina ne përberje te cilit ishin deputetë, ekspertë të çështjeve politike, opiniinistë dhe aktivistë.

Basha ka shprehur mbështetjen e tij dhe të PD për udhëheqjen dhe popullin e Ukrainës, të cilët vazhdojnë të përballen me guxim heroik me agresorët rusë. Këto janë ditë të errta jo vetë për Ukrainën por dhe për botën demokratike, e cila po përballet me tentativën e tjetërsimit me luftë të tërësisë teritorale të një shteti sovran e të pavarur

Zoti Basha tha se përgjegjësia për krimet dhe dëmet e shkaktuara në Ukrainë nga agresioni i paprovokuar i Rusisë, është i presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, dhe duhet të paguajë për të.

“Federata Ruse ka detyrimin për të kompensuar Ukrainën, qytetarët, sipërmarrjet dhe qeverinë e saj, për dëmet e shkaktuara nga aktet e paligjshme të Federatës Ruse, -tha zoti Basha, sipas të cilit ky është thelbi i rezolutës së propozuar prej tij në Këshillin e Europës dhe që ka një mbështetje të gjerë nga vendet antare të kësaj organizate, – tha zoti Basha.

 

Read More
21 Sht
0

Jorida Tabaku pret në takim deputetin Ukrainas: Diskutuam për agresionin e pajustifikuar të Rusisë ndaj Ukrainës

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku ka pritur në një takim deputetin e Ukrainës Igor Koptyn.

Tabaku shprehet se me deputetin ukrainas diskutoi në lidhje me agresionin e pajustifikuar dhe tërësisht kriminal të Rusisë ndaj Ukrainës.

Postimi i plotë:

Kënaqësi të prisja sot në takim deputetin e Ukrainës Igor Koptyn dhe diskutova me të në lidhje me agresionin e pajustifikuar dhe tërësisht kriminal të Rusisë ndaj Ukrainës.

Diskutuam mbi ndihmën që Shqipëria dhe parlamenti Shqipërisë i ka dhënë Ukrainës. Mbështetja jonë është mbi të gjitha dhe për integrimin e Ukrainës në BE. Pasi siç e pamë ky agresion dëshmoi se sot më shumë se kurrë Europa ka nevojë për një gjeostrategji të re!

Slava Ukraina!

Read More
20 Sht
0

Kreu i PD zhvillon takim me të rinjtë në Durrës: Angazhimi dhe motivimi i të rinjve në jetën publike, është shpresa e shqiptarëve

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar takim edhe me të rinjtë në Durrës ku është shprehur se ata kërkojnë t’u jepen mundësi për të realizuar ambiciet dhe ëndrrat e tyre për të ardhmen.

Basha gjithashtu tha se angazhimi dhe motivimi i të rinjve në jetën publike është shpresa që shohin në horizont shumica e shqiptarëve.

Basha takim me të rinjtë në Durrës

Të rinjtë durrsakë kërkojnë t’u jepen mundësi për të realizuar ambiciet dhe ëndrrat e tyre për të ardhmen, mundësi për arsim cilësor, punësim dhe një jetë më të mirë.

Një shoqëri e drejtë është e vetmja mënyrë për të përballur problemet e mëdha, për të ndalur zbrazjen e vendit. Angazhimi, përfshirja dhe motivimi i të rinjve në jetën publike, është shpresa që shohin në horizont shumica e shqiptarëve. Partia Demokratike është dhe do të mbetur e hapur për ta, si mjet në duart e tyre, për të bërë ndryshimin që presin të gjithë.

 

Read More
20 Sht
0

Basha me qytetarët e Durrësit: Ekonomia shqiptare sot vuan mungesën e garës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar gjatë ditës së sotme një takim me qytetarët në Durrës.

Përmes një reagimi në Facebook, Basha ka publikuar foto nga takimi, ku shkruan se qytetarët janë lënë në harresë për një kohë të gjatë nga politika e zhurmës, që sipas tij, vërtitet rreth halleve për karrige dhe jo problemeve të qytetarëve.

Postimi i plotë:

Në Durrës, për të dëgjuar zërin e atyre që për një kohë të gjatë janë lënë në harresë nga politika e zhurmës, që vërtitet rreth halleve për karrige, jo rreth problemeve të qytetarëve.

Ekonomia shqiptare sot vuan mungesën e garës, e cila është kushti thelbësor për zhvillimin e qëndrueshëm. Kjo vjen si pasojë direkte e mungesës së garës në sistemin politik, që ka krijuar një ekonomi në varësi të vullnetit të qeveritarëve, duke e bërë të brishtë e të pasigurtë të ardhmen e familjeve shqiptare. Rruga për të ndryshuar këtë sistem është e gjatë dhe e vështirë, ne e kemi nisur atë e do të qëndrojmë në krah të qytetarëve për ta vendosur politikën në shërbim të mirëqenies së tyre.

 

 

Read More
20 Sht
0

Basha viziton familjen e ish të persekutuarit Agron Fama në Durrës

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka nisur takimet në degët e PD, ku sot është ndalur në Durrës.

Në një reagim në rrjetet sociale, Basha ka ndarë nga Durrësi një foto nga familja e Agron Famës, ish-i persekutuar në Savër dhe Maliq, ku shprehet se folëm për problemet e tyre si shtresë e margjinalizuar dhe rrugën për të ndryshuar.

Postimi i plotë:

Basha nis takimet në degët e PD

Sot në Durrës tek familja e Agron Famës, ish-i persekutuar në Savër dhe Maliq. Folëm për problemet e tyre si shtresë e margjinalizuar dhe rrugën për të ndryshuar.

Read More
20 Sht
0

PD denoncon kopshtin në Kamëz: Mjetet për fëmijët t’i blejnë prindërit ose të paguajnë 50 mijë lekë

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Mirela Çërraga Karabina, ka denoncuar një kopsht publik në Kamzë, ku drejtoria e kopshtit i ka shpërndarë një listë mjetesh didaktike që prindërit duhet të blejnë për fëmijët.

Në një postim në Facebook, Karabina u shpreh se kjo është një shkelje hapur e ligjit dhe kodit të etikës,ndërsa shton se “është detyrim ligjor i Bashkisë  të krijojë kushte të domosdoshme për mësim, argëtim dhe jetesë të përbashkët të fëmijëve.

Kopshtet në ditë të hallit!

Guxim i madh i drejtoreshës dhe edukatorëve në një kopsht në Kamëz.

Në shkelje hapur të ligjit dhe kodit të etikës, drejtoria e kopshtit i ka shpërndarë këtë listë (paçavure e turpshme) mjetesh didaktike prindërve që çojnë për herë të parë fëmijët 3 vjeçarë në kopsht.

Dhe nëse nuk sjellin këto mjete në listë, mundësia tjetër është që prindi të paguaj 50 mijë lekë (të vjetra), orienton edukatorja.

Me këtë listë mjetesh, duket që kopshti qenka një “haur” pasi prindi gjithçka duket ta sigurojë vetë, përveç mureve dhe edukatoreve…

Ndërkohë, Bashkia Kamëz ka zë të veçantë në buxhet për pajisjen e kopshteve dhe shkollave me mjete mësimore dhe kualifikim profesional të stafit. Është detyrim ligjor i Bashkisë  të krijojë kushte të domosdoshme për mësim, argëtim dhe jetesë të përbashkët të fëmijëve.

Skandal!

E para, në listën e mjeteve të kërkuara, disa prej tyre janë të ndaluara të përdoren për fëmijë tre  e katër vjeçarë, gërshërë e prefëse.

E dyta, është flagrante dhe i rëndë “shënimi” ku në formë taksative detyron prindin që të paguaj 10 mijë lekë (të vjetra). Me ç’të drejtë ?!

Është absolutisht në dëshirë të prindit nëse ka mundësi të kontribuojë

vullnetarisht për kopshtin deri më 10 mijë lekë ( të vjetra).

Dhe, gabim konceptual apo nga padija, mbështetja monetare nga prindi nuk është për Bordin e kopshtit, por për të përmirësuar shërbimin dhe ky kontribut menaxhohet dhe kontrollohet nga Bordi i Prindërve.

Prindërit në mirëkuptim do të bënin ç’të mundnin për fëmijët e tyre, por jo pa filluar kopshti ta pajisin atë me mjete didaktike dhe të detyrohen të paguajnë!

Ky skandal dëshmon qartazi gjendjen e mjeruar në të cilën është përkujdesja dhe edukimi i fëmijëve në kopshte!

Është një rast, por jo i vetëm…

 

Read More