DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, DEPUTETJA MERITA BAKIU
Në këtë prag fillimi të vitit të ri shkollor 2023-2024, si një mësuese me përvojë afro 30 vjeçare, si deputete e Kuvendit të Shqipërisë,
anëtare e Komisionit të Edukimit,
në emrin tim dhe të forcës politike që unë përfaqësoj,
ju përcjell urimet më të mira, mësuesve, nxënësve, vëçanërisht atyre që fillojnë klasën e parë në arsimin bazë dhe prindërve të tyre
Duke shpresuar për një vit të mbarë e të suksesshëm, tërheqim vëmendjen për një sërë problematikash, të cilat mund të pengojnë mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe edukativ në arsimin parauniversuitar.
ndaj ju siguroj qe perpjekia e partise demokratike do te fokusohet ne te gjitha ceshtjet e problematikat qe lidhen me arsimin.
Ndër më të spikaturat nga këto problematika do të veçoja:
Infrastrukura shkollore:
Sot pas 4 vitesh nga tërmeti i nëntorit 2019, ende nuk janë rindërtuar shkollat e dëmtuara prej këtyre fatkeqësive natyrore. Më e rëndë situata është në qarkun e Durrësit.
Vetëm Bashkia Durrës, raporton për 14 shkolla e kopshte, që ende nuk do të çelin dyert e tyre ne vitin shkollor 2023-2024 dhe se më shumë se 7200 nxënës, do të bëjnë mësim me dy turne
Në qytetin e Durrësit, gjimnazet ikone, “Gj. K. Skënderbeu” dhe “Naim Frashëri”, presin ende të jenë funksionale Është rasti të sjellim në vëmendjen e opinionit publik, deklaratën eKryeministri Edi Rama në dhjetorin e 2019-s, në lidhje me rindërtimin e shkollave pas tërmetit. I cili ka deklaruar se“Shkollat, kopshtet, spitalet, qendrat shëndetësore të dala jashtë funksionit, do të rindërtohen nga e para deri në shtatorin e ardhshëm (të vitit 2020
.
Po ashtu në Tiranë duke filluar nga shkolla “Emin Duraku”, “Musine Kokalari” dhe një seri shkollash të tjera do të jenë në rikonstruksion. Ndërkohë që edhe në shkolla të propaganduara si të gatshme për të filluar procesin mësimor, sikundër është rasti i gjimnazit “Partizani” ende nuk jane vene ne funksion
Çdo vit të ri shkollor syri dhe mendja të shkon tek regjistrimet e nxënësve në të gjtiha nivelet e arismit parauniversitar.
Të dhënat e marra deri sot tregojnë një panoramë mjaft të zymtë pothuaj në gjtihë Shqipërinë. Le të flasim më konkretisht. Sipas të dhënave të marra deri në datën 8 shtator 2023, rezultonte se “27 mijë nxënës , të regjistruar në klasat e dhjeta dhe krahasuar me një vit rezulton të jenë i 1000 nxënës më pak. Shifrat zyrtare pitet të bëhen publike sot
por deri më tani rezulton se do te mungojnë 33 klasa me 30 nxënës ose dy shkolla me 500 nxënës në arsimin mesëm të lartë.
Situata është alarmante në Bashki të vogla e të mëdha të Shqipërisë. Sipas raportimeve në Bashkinë Kukës, këtë vit shkollor do të ketë 225 nxënës më pak në të gjtihë arsimin 9 vjeçar ose gati 8 klasa që nuk do të hapen më.
Në bashkinë e Librazhdit për vitin shkollor 2023-2024 do të ulen 421 nxënës më pak se viti paraardhës
Në Korçë raportohet për 5 klasa të para më pak të hapura në qytet, stiuatë është e njëjtë në Vlorë e në shumë rrethe të tjera.
Nje problematike tjeter eshte
Rritja e barrës së prindërve për kostot e shkollimit të nxënëssve
Ndërsa flitet për tekste falas e kushte më të mira për shkollim, e vërteta është krejt ndryshe. Ndërsa në arsimin fillor dhe pjesërisht në atë 9 vjeçar librat jepen falas ose dhurohen nga vitet parardhëse, në arsimin e mesëm kosto e teksteve shkollore shkon nga 100-140 euro, pa mjetet ndihmëse, .
Duhet të sjellim në kujtesën e qeverisë dhe publikut se gati 40% e popullsisë në vendin tonë marrin pagën minimale prej 40 mijë lekësh të reja,
Prindërit paguajnë transportin e fëmijëve që varion 3500-5000 lek të reja në muaj, qëndrimin e fëmijve të tyre në qendrat e private të stuidimit, pasi shkolle (e cila përfundon që në orën 12.00 për arsimin fillor) kosto e të cilave shkon nga 12 mijë deri 14 mijë lek të reja në muaj,
Qeveria ka hedhur poshtë propozimet tona per keto problematika
Së fundmi dhe jo pa rëndësi janë planet, kurrikulat dhe mënyra e mësimmdhënies, që janë paralajmëruar se do të ndryshojnë gjatë kërij viti shkollor.
Kjo tregon se dështimet në arsim, kërkohen të mbulohen me të ashtuquatjurat reformat të reja, të cilat sjellin pështjellim në radhët e mësuesve, hutim në radhët e nxënësve dhe më pak mundësi për sukses në procesin e mësimdhënies dhe mësimnxënies.
Partia Demokratike ka tërhqeur vëmendjen dhe ka dhënë propozimet e saj konkrete, që arsimi të vihet në shinat e duhura.
Ne kërkojmë sërish që qeveria të refletoje dhe të marri në konsideratë propozimet tona konkrete siç janë:
Rritja e financimit të arsimit, qe duhet të jetë jo më pak se 5% në raport me PPB;
Rritja e pagave të mësueve në nivelet e premtuar dhe të barazvlefshme me rajonin e më gjerë;
Krijimi i kushteve më të mira të punës për mësuesit dhe kushteve për nxënësit;
Rritja e sigurisë së shkollave
Krijimi i një infrastrukture (ndërtesa shkollore, laboratore, mjedise rekreative etj), për të siguruar një proces mësimor edukativ në nivelet bashkëkohore.
Arsimi është në rrezik dhe ne të gjithë duhet ta kthejmë atë në priotitetin e debateve, masave dhe veprimeve konkrete për të dalë nga gjendja tejet e vështirë në të cilën ndodhet sot
Duke uruar sërsih një vit të mbarë shkollor, mbetemi të përkushtuar për të ngritur zërin, për një sisitem arsimor bashkëkohor por jo të këtij niveli që këmi sot.
Ju faleminderit
Read More