Blog

02 Sht
0

Rezoluta e Partisë Demokratike në Kuvendin Kombëtar

PARTIA DEMOKRATIKE E SHQIPËRISË

REZOLUTË

Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike i mbledhur më datë 2 Shtator 2023

Duke vlerësuar situatën politike, ekonomike dhe sociale që po kalon Shqipëria, si dhe zhvillimet aktuale gjeopolitike;
Të brengosur për emigracionin në masë të shqiptarëve si një nga fenomenet më alarmuese për të ardhmen e vendit tonë;
Të shqetësuar për monopolizimin në duart e një pakice oligarkësh dhe klientësh të qeverisë, kriminalizimit të ekonomisë shqiptare dhe mungesën nga ana e saj të një strategjie për zhvillimin makroekonomik të vendit, mbështetur mbi parimet e ekonomisë së tregut të lirë dhe konkurrencës së ndershme;
Duke dënuar ashpërsisht korrupsionin e thellë e të kudogjendur në nivelet më të larta politike dhe në administratën shtetërore, që është shkaku kryesor që varfëron gjithmonë e më shumë shqiptarët;
Duke konstatuar përgjegjësitë e qarta të papërmbushura, dhe mungesën e reformave nga kjo qeveri, që ka sjellë vonesa në procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian;
Të bindur se dekriminalizimi i jetës politike shqiptare, ka qenë dhe duhet të mbetet prioritet i padiskutueshëm kombëtar;
Të vendosur për ruajtjen dhe forcimin e aleancës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Bashkimin Europian, dhe Britaninë e Madhe si vlerë e patjetërsueshme, e pazëvendësueshme dhe e përhershme, si kusht thelbësor për zhvillimin dhe mirëqënien e Shqipërisë e të gjithë kombit shqiptar;
Të qartë se ndarja, balancimi dhe kontrolli i pushteteve janë garancitë për një shtet ligjor dhe konsolidim të demokracisë funksionale në vend, mbështetur mbi parimin e thellimit të decentralizimit të vetqeverisjes vendore;
Duke përgëzuar dhe inkurajuar hetimet që SPAK ka ndërmarë kundrejt politikanëve të nivelit të lartë për dhënien fund të pandëshkueshmërisë dhe vënien në vend të drejtësisë për shoqërinë shqiptare;
Duke besuar se kapitali i pashtershëm njerëzor shqiptar, i të gjitha fushave, duhet të gjejë vend brenda Partisë Demokratike për të çliruar dhe kapitalizuar potencialin e jashtëzakonshëm që shoqëria jonë ka;
Të vetëdijshëm se Partia Demokratike ka një detyrim moral të pashlyer ende në këto 33 vite kundrejt të përndjekurve politikë gjatë regjimit komunist dhe viktimave të tij;
Duke vlerësuar se diaspora shqiptare ka luajtur një rol jetik në 33 vite pluralizëm në Shqipëri, dhe se kapitali i tyre human është i paçmueshëm për zhvillimin e vendit;
Duke konsideruar se arritja e marrëveshjes finale mes Kosovës dhe Serbisë, mbështetur nga SHBA, BE dhe Mbretëria e Bashkuar dhe njohja e saj nga 5 vendet anëtare të BE-së, do të ishte një kontribut thelbësor për stabilitetin dhe të ardhmen europiane të të gjithë rajonit;

1. Konfirmon orientimin euroatlanik të Partisë Demokratike në aleancë me Shtetet e Bashkuara, Bashkimin Europian dhe Britaninë e Madhe. Çdo linjë tjetër gjeopolitike që nuk e shikon të ardhmen e Shqipërisë në integrim të plotë në trupat euroatlantike, është një rrugë e errët për vendin tonë dhe në kundërshtim me interesin kombëtar të shqiptarëve kudo jetojnë.

2. Konfirmon se anëtarësimi i plotë i Shqipërisë në BE, mbetet objektivi kryesor politik i Partisë Demokratike për të realizuar aspiratën e qytetarëve tanë që në gjenezën tonë si forcë politike për Shqipërinë si gjithë Europa.

3. Mbështet institucionet e drejtësisë dhe në veçanti SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke dënuar me forcë çdo përpjekje për të intimiduar, frenuar apo kontrolluar institucionet e drejtësisë në misionin atdhetar për t’i dhënë fund kulturës së pandëshkueshmërisë dhe për të garantuar barazinë para ligjit për çdo qytetar.

4. Mbështet ngritjen e Aleancës Qytetare për Demokracinë si një trupë gjithëpërfshirëse me të gjithë faktorët e shoqërisë shqiptare ku aderojnë njerëz me kontribute publike, intelektualë, dhe pjesëtarë të shoqërisë civile të cilët kërkojnë një të ardhme më të mirë për Shqipërinë.

5. Mbështet me forcë dekriminalizimin dhe dekomunistizimin e politikës shqiptare dhe nxit drejtuesit, dhe përfaqësuesit e saj në të gjitha nivelet, të ndërmarrin nisma ligjore, të zhvillojnë debate, dhe të mbështesin dekomunistizimin e jetës social-politike shqiptare, si dhe të risin kërkesën për përmirësimin e cilësisë së arsimimit, edukimit dhe kujdesit shëndetësor për qytetarët shqiptarë.

6. Bën thirrje për integrimin politik dhe ekonomik të diasporës shqiptare duke garantuar integrimin e saj në sistemin ekonomik shqiptar dhe realizimin e premtimit shumë vjeçar për votën e emigrantëve.

7. Mbështet pa rezerva avancimin dhe konsolidimin e mëtejshëm të shtetit të Kosovës, integrimin e saj në organizatat ndërkombëtare, në NATO dhe në Bashkimin Europian. Mbështet dialogun e Kosovës me Serbinë me ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-ës, me synim arritjen e një marrëveshjeje finale me njohjen në qendër. Kërkon vëmendje dhe angazhim më të madh për garantimin e të drejtave të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc dhe ndalimin e spastrimit etnik që po kryhet atje përmes pasivizimit të adresave. Mbështet përpjekjet e vazhdueshme të shqiptarëve dhe përfaqësuesve të tyre në Maqedoninë e Veriut për avancimin e realizimit të të drejtave legjitime të tyre dhe kontributin e jashtëzakonshëm për integrimin e vendit në BE; Mbështet përpjekjet e shqiptarëve në Mal të Zi për të garantuar të drejtat e tyre dhe përshëndet suksesin e arritur prej tyre në zgjedhjet e fundit parlamentare prej subjekteve shqiptare dhe uron që në qeverinë e re të kenë një përfaqësim dinjitoz pasi kështu do të japin një kontribut të shtuar në përpjekjet e Malit të Zi për t’u bërë pjesë e BE-së dhe për të mos devijuar nga kursi pro-perëndimor i vendit.

8. U bën thirrje institucioneve shqiptare, Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, AMA-s dhe mediave shqiptare, të marrin masa dhe t’i japin fund abuzimit të përdorimit të emrit të Partisë Demokratike nga aktorë të tjerë, në respekt të ligjit shqiptar, vendimeve të Gjykatave dhe Kodit Zgjedhor shqiptar.

9. Shpreh angazhimin e PD dhe të përfaqësuesve të vet politikë, se do vazhdojë të luftojë për të thelluar më tej Reformën Zgjedhore, e bindur se pa garantuar votën e lirë të qytetarëve, demokracia do mbetet një ëndërr e parealizuar për shqiptarët.

10. U bën thirrje, anëtarëve, simpatizantëve dhe qytetarëve shqiptarë, të mbështesin dhe të bashkohen rreth vlerave më të mira të Partisë Demokratike të Shqipërisë për t’u ndarë njëherë e mirë nga e shkuara e korruptuar, për të ndërtuar së bashku një të ardhme europiane për gjithë shqiptarët.

Read More
02 Sht
0

Përmbledhje e ndryshimeve statutore që u prezantuan nga Sekretari për çështjet ligjore në PD, Indrit Sefa

Në ndryshimet Statutore që ju propozohen sot është bërë një përcaktim i qartë i Partisë Demokratike si një parti e qëndrës së djathtë dhe e mbështetur mbi vlerat e lirisë individuale, të besimit në Zot, të respektit për të drejtat dhe dinjitetin njerëzor.

Partia Demokratike beson se liritë dhe të drejtat politike, liritë dhe të drejtat ekonomike, liritë dhe të drejtat fetare, liritë dhe të drejtat për të pasur secili kuptimin e tij mbi jetën dhe qëllimin e saj, janë të pandashme.
Partia Demokratike mbron shenjtërinë e familjes; e sheh familjen si vendin, strehën, shtratin më të natyrshëm dhe më ideal ku mund të rriten fëmijët dhe ku ata, dhe vetëm ata, janë në qendër të saj. Familja dhe fëmijët janë qeliza themelore që përbën shoqërinë.
Ndarja e pushteteve, qeverisja e kufizuar dhe e kontrolluar, përgjegjshmëria fiskale, lufta ndaj fenomeneve të korrupsionit, monopoleve si dhe pastrimi i politikës nga lidhjet kriminale përbëjnë detyrimin kryesor të Partisë Demokratike.
Ndryshimet e propozuara vlerësojnë kontributin e jashtëzakonshëm të Diasporës Shqiptare dhe përcaktojnë si një detyrim thelbësor të Partisë Demokratike garantimin e plotë të të drejtave politike, ekonomike dhe shoqërore të saj.
Në këtë Statut bëhet ndarja përfundimtare me ata që ishin pjesë e vetëdijshme e strukturës së pushtetit politik, e strukturës së dhunës, e Sigurimit të Shtetit dhe asaj të propagandës së regjimit kriminal komunist. Dënimi i krimeve të komunizmit dhe i veprës së gjithë atyre që morën pjesë në mbajtjen gjallë të atij regjimi, përmes bashkëpunimit në këto krime, është përcaktuar si detyrim Statutor i Partisë Demokratike.
Ndryshimet qe I propozohen ketij Kuvendi jane nje hap përpara për modernizimin e mënyrës së funksionimit të partisë dhe një qartësim te pozicionit dhe vizionit të saj politik. Për shumë kohë Partia Demokratike kishte humbur identitetin e saj politik e për pasojë strukturat ishin ngurtësuar dhe nuk kishin eficencen elektorale të nevojshme për një parti që synon të jetë alternativë qeverisëse.
Eshtë zgjeruar koncepti i demokracisë së brendshme dhe roli vendimarrës i anëtareve në përzgjedhjen e kandidatëve të pushtetit qëndror dhe atij lokal, duke ngushtuar kompetencën që kishte Kryetari i Partisë në këtë drejtim.
Për herë të parë janë shtuar kompetencat e Këshillit Drejtues të Qarkut i cili do të ketë një rolë të konsiderueshëm në konsultimin me anëtarët e partisë për përcaktimin e kandidatura për Deputet dhe për Kryetar Bashkie.
Këshillit Drejtues i Qarkut për herë të parë do të ketë dhe përgjegjësi për organizimin partiak vendor si dhe për zbatimin nga ana e degëve të urdhërave, udhëzimeve dhe rregulloreve të nxjerra nga organet qëndrore të Partisë Demokratike duke jetësuar frymën e decentralizimit të përcaktuar në këtë Statut.
Është fuqizuar roli i anëtarit duke e vendosur atë në qëndër të organizimit të partisë. Iniciativa personale e çdo anëtari do të jetë themeli i ku do të ngrihet struktura e Partisë Demokratike.
Është decentralizuar vendimarrja dhe organizimi lokal duke i lënë hapsirë vetë organizimit të degëve duke e bërë strukturën më fleksibël dhe më të përshtatëshme për nevojat e secilës prej tyre.
Është zvogëluar roli i organeve monokratike dhe i është dhënë rëndësi e veçantë organeve kolegjiale duke i shtuar kompetencat në organizimin e partisë dhe në vendimarrjet politike. Në Partinë Demokratike pushtetin do ta kenë anëtarët dhe institucionet dhe jo më individët e përveçëm.
Është bërë e qartë ndarja e pushteteve brënda institucioneve të partisë duke garantuar panvarësinë e tyrë ku rolë të rëndësishëm ka marrë Komisioni i Apelimit i cili do të jetë një garanci për respektimin e dispozitave të këtij statutit nga të gjithë anëtarët dhe organet drejtues.
Eshtë harmonizuar dhe thjeshtuar përmbajtja e Statutit aktual, duke rregulluar pasaktësitë apo duke hequr parashikimet që përsëriten në teksin e tij, por pa prekur thelbin e parashikimeve statutore

Read More
02 Sht
0

Basha: Ata që donin t’ju shisnin dhe blenin dështuan! Ndaj ta mbani kokën lart kur të thoni jam anëtar i PD

Sytë e shqiptarëve janë kthyer sërish nga ne, ata po presin dhe do na dëgjojnë me vëmendje, sot në këtë sallë, dhe nesër anembanë Shqipërisë. Sot nga kjo sallë e mbushur plot me demokratë, me të rinj të reja, do të debatojmë dhe diskutojmë bashkë për të ardhmen e partisë sonë, për të ardhmen e Shqipërisë, për tëe ardhmen e shqiptarëve. Ju do të merrni sot vendime për të ardhmen e partisë sonë, për të ardhmen e Shqipërisë, për të ardhmen e shqiptarëve.

Vetë prania juaj sot këtu është shpresë dhe sjell shpresë. Këto dy vite të vëeshtira kanë lënë gjurmët e tyre tek ne.Ju jeni përballur me sulme, fyerje, dhe shpifje mga më cnjerëzoret. Dinosaurët e vjetër të kastës së Tranzicionit hodhën gjithë cfarë mundën nga sëndukët e tyre mbi ju dhe familjet tuaja
Ata donin t’ju thyenin
Ata Donin t’ju blinin
Ata Donin t’ju shisnin
Ata donin që t’ju zhvasnin nga e drejat juaj për të marrë vendime.
Donin dhe duan të vendosin ata
Për ju, për familjet tuaja, për fëmijët tuaj
Për PD për Shqipërinë

Duan të vendosin ata duke ju zhveshur nga e drejta e madhe që ne ndihmuam cdo shqiptar të fitojë 33 vjet më parë. E drejta për të vendosur për veten tuaj. Por nuk ja dolën Sepse sot vendimet do ti merrni ju. Të gjitha vendimet e rëndësishme për drejtimin dhe përfaqësimin politik të partisë demokratike do të jenë në dorën tuaj. Ndaj Ata që donin tju ulnin kokën tju rrëzonin sytë përdhe tju shuanin zërin dhe tju topisnin vullnetin sot marrin përgjigjen nga kjo sallë me votën tuaj.
Ushtrojeni këtë të drejtë. Vendosni sot në këtë Kuvend. Dhe pasi ta keni bërë këtë mund të ktheheni në Tropojë dhe Dibër, në Fier, në Korcë dhe Elbasan, Në Gjirokastër, Berat dhe Vlorë, në Lezhë, Durrës, Tiranë dhe Shkodër dhe ta mbani kokën lart kur të thoni “jam anëtar i Partisë DEMOKRATIKE”

Read More
02 Sht
0

Basha vëmendje te veçantë shqiptarëve në rajon: PD mbështet marrëveshjejen finale Kosovë- Serbi me njohjen reciproke në qendër

Partia Demokratike duhet të ketë një qëndrim të qartë për interesat dhe të drejtat e shqiptarëve kudo që ata jetojnë. Vecanërisht një mbështetje të pa kufijshme për Shtetin e Kosovës. Ne jemi për konsolidimin e plotë të shtetit të Kosovës në aleancë me SHBA dhe BE. Ne mbështesim planin franko-gjerman dhe i bëjmë thirrje të gjithë forcave politike të Kosovës që të përforcojnë pa humbur kohë partneritetin me perëndimin. PD mbështet dialogun e Kosovës me Serbinë me ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA, me synim arritjen e një marrëveshjeje finale me njohjen reciproke në qendër. Ne do të kërkojmë vëmendjedhe angazhim më të madh për garantimin e të drejtave tëshqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanovc dhe ndalimine spastrimit etnik që po kryhet atje përmes pasivizimit tëadresave.

Partia Demokratike mbështet përpjekjet e vazhdueshme tëshqiptarëve dhe përfaqësuesve të tyre në Maqedoninë e Veriutpër avancimin e realizimit të të drejtave legjitime të tyre dhekontributin e jashtëzakonshëm për integrimin e vendit në BE.
Ne mbështesim përpjekjet e shqiptarëve në Mal të Zi për tëgarantuar të drejtat e tyre dhe përshëndesim suksesin e arritur në zgjedhjet e fundit parlamentare prej subjekteve shqiptare duke uruar që në qeverinë e re të kenë një përfaqësim dinjitoz pasikështu do të japin një kontribut të shtuar në përpjekjet e Malit tëZi për t’u bërë pjesë e BE-sëdhe për të mos devijuar nga kursi pro-perëndimor i vendit.
Ne besojmë që përpjekjet për të drejtat pronësore të popullsisë çame meritojnë të kenë mbështetjen e shtetit shqiptar në organizmat ndërkombëtarë ku kjo e drejtë mund të fitohet.
E vetmja linjë gjeopolitike që Partia Demokratike duhet të ndjekë është krah për krah me Perëndimin dhe Shtetet e Bashkuara. Pa këtë aleancë historike, natyrore, nuk mund të ketë prosperitet për bashkëkombasit tanë në Rajon e Ballkanit. Cdo rrugë tjetër, është një delir politik miop. Cdo rrugë tjetër, e ndryshme nga linja Perëndimore në Ballkan është në interes të armiqve të Shqipërisë dhe të shqiptarëve.
Prandaj qëndrimi i Partisë Demokratike, do të jetë një dhe i patjetërsueshëm: Aleancë e pandarë me Shtetet e Bashkuara dhe Europën, me aleatët strategjik të kombit shqiptar.

Basha : Pushteti në PD do jetë ne duart e institucioneve dhe jo individeve te veçantë. Kryetaret ikin e vijne, demokratet dhe PD do te jete aty per te miren e shqiptareve!

PD nuk do të ekzistonte pa degët e saj të mrekullueshme me Kolegjin e Kryetarëve i cili meriton një mirënjohje të vecantëpër mbijetesën e kësaj partie si një parti euroatlantike dhe properëndimore nga sulmi i furishëm nga të gjitha anët nga pushteti i vjetër dhe i ri. Pa qëndresën e tyre, dhe vlerat që ata mbrojnë dhe përfaqësojnë, ne nuk do të ishim sot këtu për tëndërtuar të ardhmen e kësaj partie.
Degët tona, 72 të tilla, janë dhe do të jenë baza në të cilën do të ndërtohet puna jonë, por tashmë kontributi i degëve nuk do të nëpërkëmbet, nuk do të anashkalohet nga të deleguarit e qendrës apo nga qendra, apo nga disa politikanë rastësorë, nga emërime fiktive që dhe unë, për hir të së vërtetës kam bërë në të kaluarën.

Pushteti ne Partine Demokratike do te jete ne duart e institucioneve dhe jo te individeve te vecante. Koha e patrimonise dhe e privilegjeve merr fund bashke me kultin e personalitetit. Qe te ndertojme Shqiperine europiane do te naduhet fillimisht te ndertojme Partine Demokratike bashkekohoredhe europiane, partine e qyetareve dhe anetarëve te saj dhe jo partine e kryetarit. Kryetaret ikin e vijne por demokratet dhePartia Demokratike do te jete aty per te miren e Shqiperise dhe shqiptareve!
Por mbi të gjitha, PD duhet të jetë një parti e cila në thelb ka vend për të gjithë. Ne nuk duhet të bëjmë me të tjerë njerëz opozitë dhe të tjerë njerëz te ndajmë pushtet në të ardhmen. Të gjithë ata, kontributorë nga grup seksionet tek Kolegji i Kryetarëve, sekretarë, koordinatorët, nënkryetarë, janë dhe do të jenë në tribunë, të gjithë të shfaqur, të gjithë të njohur. Ky do të jetë pakti ynë i ri, besëlidhja jonë e re me parim kontributin dhe rezultatin.

Read More
02 Sht
0

Basha: Marrëveshja Berisha-Rama e 2008 bëri që një grup mafioz të kapë gjithçka me oligarkinë ekonomike dhe krimin e organizuar

Gjatë periudhës prej 15 muajsh ndërprerje të politikës aktive, nga takimet e shumta që kam bërë, ajo që kam kuptuar nga njerëzit është pikërisht fakti se për përfshirjën e tyre më tëmadhe në jetën publike mungojnë instrumentat e garës, mungon pikërisht demokracia funksionale. Jo më kot, kudo që munden tërinjtë tanë në shkolla, në universitete dhe në komunitete tëndryshme organizohet në mbrojtje të interesave të tyre. Dhe mbajta larg e të rinjve dhe shoqërisë nga jeta publike, bllokimi instrumentave demokratikë është rreziku më i madh që i kanoset të ardhmes së Shqipërisë.
Autokracitë e sotme , ashtu sikurse është kjo e e Edi Ramës padyshim, nuk kanë nevojë të nxjerrin ushtrinë në rrugë për pushtetin e tyre. Thjesht kanë nevojë për një shoqëri të brishtë dhe të pasigurtë për të ardhmen. E në këtë kuptim vashdojnë e mbajnë pushtetin e gjatë duke luajtur me pasiguritë dhe frikërat që cdo individ apo shoqëri ka.
E pra pushteti i gjatë i Edi Ramës, i cili ka dëmtuar në thelb demokracinë në Shqipëri, ka krijuar një shoqëri të brishtë. Prandaj ne sot kemi nevojë për reforma urgjente për të rrënjosur parimet e demokracisë në Shqipëri.
Si pasojë e ndryshimeve kushtetuese famëkeqe të vitit 2008, sot jemi në kushtet e një demokracie jofunksionale, jemi në kushtet e një bllokimi të përgjithshëm, ku një njeri, një parti, një grup mafioz ka kapur gjithçka në aleancë me oligarkinë ekonomike dhe krimin e organizuar.
Cfarë ka sjellë ky përqëndrim pushteti për shqiptarët përvecse korrupsion galopant?! Korrupsion i cili po del në pah përditë nësytë e shqiptarëve.

Ndërkohë aleanca mes politikës dhe krimit të organizuar e ka kthyer Shqipërinë në vëmendjen botërore si vend kyc për kartelet ndërkombëtare të narkotrafikut dhe pasrimit të parave.
Nuk ka ditë, javë apo muaj që mos të vijnë lajme nga SPAK-upër zyrtarë, ministra apo ish ministra për afera korruptive qindra million dollarëshe. Ne e përshëndesim punën e deritanishme tëSPAK-ut dhe e mbështesim plotësisht dhe pa ekuivok këtë organ të Reformës në Drejtësi.
E pra të dashur miq, korrupsioni i kësaj qeverie është pasojë e drejtëpërdrejtë e përqendrimit të pushtetit në një dorë të vetme dhe mungesës së funksionimit të demokracisë.
Ne do të reformojmë thellësisht sistemin politik duke filluar me një kushtetutë të re, horizonti i së cilës do të kishte një tjetër ekuilibër pushtetesh, do të kishte një president nga populli, i cili brenda kompetencave të kufizuara kushtetuese të mos i merrte dorën kryeministrit që e zgjedh me 71 vota me mbështetje aq të vogël, me shumicë të thjeshtë, për të firmosur këtë apo atë akt. Ne jemi për sanksionimin e parimit të listave të hapura të cilat do të zhbënin kryetarokracinë dhe kapjen e spektrit politik nga dy apo tre njerëz. Ne do ta rifunksionalizojmë garën demokratike përmes listave të hapura.
Vetingu politik është jetik për të mbajtur larg vendimmarrjes publike ata politikanë që kanë tradhëtuar interesin publik duke u korruptuar apo duke u bërë partnerë të hapur apo të heshtur të krimit të organizuar.

Kufizimi i mandateve është në bazë të shëndoshjes së demokracisë. Ne duhet të sanksionojmë jo më shumë se dy mandate, në krye të qeverisë.
Vizioni jonë për demokracinë shkon tek një qeveri e kontrolluar, tek një qeveri e balancuar, tek balancimi i pushteteve dhe tek fryma e institucioneve të cilat bëjnë të mundur pavarësinë e tyre në vendimmarrje në krahasim me vertikalitetin e sotëm nga qeveria qendrore dhe nga kryeministri i radhës.

Është detyrë patriotike, e jona dhe e kujtdo që ka perzemër tëardhmen e këtj vendi të ndërtojë një shoqëri demokratike dhe funksionale, e cila mban larg epshet e pushtetit të gjatë dhe absolut të cilitdo politikan dhe të gjitha pasojat shkatërrimtare qëkjo sjellë për të ardhmen e shqiptarëve.

Read More
02 Sht
0

Basha mesazh demokrateve te Foltores: Jeni te mirpritur në çdo moment, do të krijojmë federatën e djathtë me çdo aleat

Parimi i kontributit dhe rezultatit do të jetë parimi ynë themelor. Askush nuk do të marrë pushtet pa rezultat, askush që ka rezultat nuk do të shmanget nga pushteti. Kjo është pak por e sigurt në rrugën që kemi nisur për të ardhur në pushtet.

Unë sot i bëj një thirrje miqve tanë të Foltores, anëtarëve të thjeshtë deri te strukturat e asaj lëvizje. Të gjithë kanë një vend në partinë e madhe demokratike, të gjithë mund të bashkohen pa asnjë kufizim, në çdo çast, në çdo moment janë të mirëpritur për të ndërtuar një aleancë të madhe jo thjesht mes demokratëve por edhe me shoqërinë shqiptare. Partia Demokratike ka qënë dhe do të mbetet partia e parë e së djathtës, nga historia, nga potenciali dhe nga shpresa që rrezaton.

Ne do të ndërtojmë një federatë të gjerë, jo thjesht me parti të tjera të djathta dhe aleate të cilat janë të mirëpritura në projektin tonë të përbashkët.
Ne do ta zgjerojmë këtë aleancë përtej këtyre partive. Ne do ta zgjerojmë përmes Aleancës Qytetare për Demokracinë që do të sigurojë nesër shumicën e nevojshme për qeverisjen e vendit.

I bëj thirrje nga ky podium, edhe në emrin tuaj, kujtdo që beson te Partia Demokratike, kushdo që beson te një e ardhme më tëmirë , kushdo që kërkon të japë kontribut për Shqipërinë, kushdo që beson te një politikë ndryshe dhe të moralshme, dyert e Partisë Demokratike do të jenë të hapura. Pedagogë, ekspertë nëfusha të ndryshëm, të rinj të talentuar që Shqipëria i ka me shumicë, gazetarë e artistë, apo intelektual publik, profesionistëdhe sipërmarrës të diasporës së mrekullueshme shqiptare, Partia Demokratike, e djathta shqiptare dhe Shqipëria ka nevojë për kontributin tuaj. Prandaj ne jemi të hapur, unë personalisht do tëjem gjithmonë i gatshëm dhe në kërkim të mirëpres kontributin tuaj për të ndërtuar të ardhmen që shqiptarët meritojnë.

Read More
02 Sht
0

Basha: Shqipëria do të bëhet! Konfliktin dhe të shkuarën ja lëmë historisë. Nuk ka asnjë emër të përveçëm përpara interesit tonë kombëtar

Sot në këtë sallë dhe jashtë saj, shumë nga ne kanë akoma me vete shenjat e plagëve nga kjo luftë e brendshme e shëmtuar! Por që sot e tutje ne duhet ta lëmë pas këtë konflikt, t’ja lëmë atëtë shkuarës dhe autorëve të librave të historisë.

Arsyeja pse ne qëndruam dhe sot jemi mbledhur për të nisur bashkë një rrugë të re, janë njerëzit, janë shqiptarët që presin nga ne, janë të rinjtë e papunë dhe ata që duan një vizion për tëardhmen, janë familjet e reja që duan të dëgjojnë nga ne se SHQIPËRIA DO TË BËHET MË MIRË!
Sepse nuk ka asnjë emër të përvecëm që të dalë përpara interesit tonë kombëtar!

Sepse duke parafrazuar një nga mendjet tona më të ndritura, Sami Frashërin:,
Shqiperia ka qënë, Shqipëria është dhe SHQIPËRIA DO TË BËHET!
Sado e vështirë të duket rruga jonë e re sot, ne atë do ta përshkojmë së bashku deri në fund, sepse SHQIPËRIA DO TË BËHET!
Sado pengesa të na hedhin dhe ferra të na ngatërrohen nëpër këmbë, ne do të qëndrojmë e do të vazhdojmë pa asnjë mëdyshje rrugëtimin tonë sepse SHQIPËRIA DO TË BËHET!

Sado e kalbur tju duket politika të rinjve, ajo do të ndryshojë me patjetër sepse SHQIPËRIA DO TË BËHET!
Sado të turbullta tju duken qiejt dhe ujërat e Trekëndeshit tëBermudës, koha do hapet dhe qielli ynë do kthjellohet sepse SHQIPËRIA DO TË BËHET!

Read More
02 Sht
0

Rrefimi i Bashes: Kam qenë i rezervuar sepse besoj që në qender të vëmendjes duhet të jenë njerëzit jo politikanët

Unë besoj se politika nuk duhet të jetë për asnjë emër të përvecëm, AJO DUHET TE JETË NËFUNKSIONIN TUAJ, POLITIKA DUHET TË JETË PËR NJERËZIT;

Unë besoj se sa më shumë kohë harxhojmë ne si politikanë përnjëri-tjetrin, aq më pak vëmendje ngelet për njerëzit, për shqiptarët, për problemet tuaja të përditshme.
Kjo është arsyeja pse kam qenë gjithmonë i rezervuar të flas për veten time, ta vë veten time në qendër të vëmendjes.
Jo se nuk kam cfare te them, përkundrazi! Unë kam bindjet dhe formimin tim, historinë time personale, prejardhjen dhe familjen time për të cilat jam krenar dhe kam shumë për të thënë. Përvoja që kam patur këto vite më ka bërë të njoh, të kuptoj dhe të informohem për thuajse gjithçka, të kuptoj shumë mirëkorridoret e pushtetit dhe të shtetit, paradhomat dhe prapaskenat, dyert e mbyllura dhe skenën e madhe.
Në punën time kam bërë gabimet e mia, por gjithmonë jam përpjekur të mësoj prej tyre. Ama në asnjë rast nuk kam vendosur interesat personale mbi interesat e demokratëve dhe shqiptarëve. SEPSE kështu e kuptoj unë politikën.
Në çdo detyrë kam patur një objektiv konstant: T’i rezistoj dhe të ndryshoj sistemin e vjetër politik shqiptar të ndërtuar mbi shantazh, kërcënim, baltosje, korruptimin dhe kriminalizimin.
Anjëherë nuk jam bërë pjesë e politikës së vjetër. Asnjëherë nëzyrat që kam drejtuar nuk i kam lënë hapësirë krimit tëorganizuar. Për mua clirimi i politikës nga krimi dhe clirimi i ekonomise nga monopolet kanë qenë dhe janë ndër qëllimet mëfisnike të partisë tonë.
Sot, ne fillojmë bashkë një rrugë të re. Edhe unë e ndiej njësoj si ju se asgjë nuk është dhe nuk mund të jetë si më parë. Sepse nëkëto 2 vite, ne kemi përjetuar një situatë të paprecedentë për asnjë parti tjetër.
Por një gjë të dashur motra dhe vëllezër mos e prisni nga unë.
Unë nuk do të bëhem asnjeherë pjesë e teatrit që shfaq për ju cdo ditë kasta e politikës së vjetër, ndërkohë që ndajnë interesat në prapaskenë. Aty ku dëgjoni duke u sharë e shqyer më shumë, aty do të gjeni pazarin me të madh mes tyre, sic e pa mbarë bota në rastin e Kullës-Mal të korrupsionit në qendër të Tiranës.
Unë besoj se arsyeja e shëndoshë, deçenca, përulësia dhe shërbimi ndaj qytetarëve duhet të jenë vlerat e politikanit. Dhuna verbale apo fizike, vjedhja, bërtitja, sharja dhe korrupsioni janëantivlerat e rrënjosura në jetën politike 33 vjeçare. Tashmë ne e dimë që ka mbi një milion shqiptarë të cilët 3 muaj më parë i refuzuan këto antivlera të politikës. Dhe ky do të jetë koalicioni ynë për të drejtuar Shqipërinë – një koalicion vlerash.

Read More
02 Sht
0

Basha: PD u shndërrua nga parti e lirisë në diktatin e një individi. Kjo merr fund përgjithmonë

E di që në mendjet tuaja ka patur shumë pyetje që kërkoninpërgjigje; mbi vendimet e të shkuarës, mbi qëndrimin për non-gratën, të cilave koha tashmë ju ka dhënë përgjigje. Sepse nëfakt koha është treguesi më i mirë i vërtetësisë dhe drejtësisë sëkauzave tona.

Unë i kam marrë përgjegjësitë e mia si kryetari i PD, por një gjëdua të ndaj me ju sot: unë trashëgova një parti të transformuarnga partia e studentëve të dhjetorit në atë të një njeriu te vetëm.Nga partia e lirisë dhe demokracisë në parti të diktatit personal. Kjo merr fund sot njëherë e përgjithmonë! Ne nuk duhet tëharxhojmë më asnjë sekondë me të shkuarën.

Read More
02 Sht
0

Basha: Lufta kundër krimit dhe korrupsionit në politikë betejë jetike për ne

Per ne lufta ndaj krimit dhekorrupsionit ne politike e kudo eshte e pakompromiste. Dhepërballja me të keqen nuk ka ngjyrime apo aleanca, te dukshmeapo te padukshme qofshin!

Sepse vetëm kështu jemi vlerë e shtuar për shoqërinë tonë,
vetëm kështu bëhemi të dobishëm për njerëzit,
vetëm kështu I japim kuptim ekzistencës sonë!
Shqipëria ka plot matrapazë që abuzojnë përditë më pasuritë e saj,
ka plot politikanë që shkelin përditë mbi interesin e saj,
ka parti që po e dëmtojnë të ardhmen e saj.
Ajo që i mungon është një alternative e re, e përgjegjshme, që e cliron potencialin e saj të jashtëzakonshëm, që shkon përtejfasadave, një alternativë e vërtetë për njerëzit. Kjo duhet të jetëPartia demokratike, kështu duhet të bëhemi ne!

Read More